Ēlirimtarėt e Kosovės

 

Nga Rexhep Qosja

 

Jam i nderuar qė edhe sivjet flas nė kėtė akademi pėrkujtimore tashmė tė ēdovitshme.

Ėshtė kjo akademi me tė cilėn e shėnojmė Epopenė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, me tė cilėn nderojmė themeluesin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės; nismėtarin dhe Kryetrimin e Luftės Ēlirimtare, Adem Jasharin; me tė cilėn nderojmė dėshmorėt e kombit qė u flijuan pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės; me tė cilėn nderojmė pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės - ēlirimtarėt e rėnė dhe ēlirimtarėt e gjallė tė Kosovės.

 

Cilėsori ēlirimtar ėshtė cilėsori mė i bukur, mė domethėnės, me vlerė mė tė madhe se ēdo cilėsor tjetėr, qė mund tė meritojė njeriu. Me tė cilėsohen ata qė jetėn e kuptojnė si luftė dhe si sakrificė pėr popullin e vet.

 

Pėr kėto arsye ne tė gjithė do tė duhej tė ndiejmė obligim tė pamatshėm dhe tė gjithmonshėm ndaj Adem Jasharit dhe familjes sė tij, e cila lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės ia fali jo vetėm njė, dy, tre a katėr burra, babė, nėnė e gra, por edhe djemė, vajza, fėmijė, qė do tė rriteshin e tė bėheshin prindėr tė shumė tė lindurve tė tjerė; obligim ndaj dėshmorėve qė dhanė jetėn pėr Kosovėn e lirė e tė pavarur; obligim ndaj ēlirimtarėve, tė cilėt rrokėn armėn tė vetėdijshėm se prej armės mund tė vdesin nė luftėn qė bėnin.

 

Si ēdo herė kur flas pėr luftėn e UĒK-sė ashtu edhe nė kėtė akademi; si ēdo herė kur flas pėr dėshmorėt ashtu edhe nė kėtė akademi; si ēdo herė kur flas pėr bėmėn madhėshtore tė Adem Jasharit dhe tė Familjes sė tij historike ashtu edhe nė kėtė akademi, unė nuk mund tė mos flas pa pėrkushtim tė jashtėzakonshėm ndjenjor dhe mendor nė tė cilin ėshtė i pėrmbajtur adhurimi im i jashtėzakonshėm pėr heroizmin dhe largpamėsinė e tyre.

 

Pse pėrkushtim ndjenjor? Sepse tė gjithė ata vetėdijshėm u nisėn nė rrugėn e flijimit; tė flijimit qė fėmijėt tanė tė mund tė rriten tė lumtur, qė tė rinjtė tanė tė mund tė jetojnė tė sigurt nė atdheun e tyre, qė pleqtė tanė tė mund ta kalojnė tė qetė e tė pafyer pleqėrinė!

 

Pse mendor? Sepse ata e kishin kuptuar, kur, ne, tė tjerėt, nuk donim ta kuptonim, se politika pa veprim pėr njė popull tė pushtuar e tė shtypur, siē ishte populli shqiptar nė Kosovė, ėshtė mashtrim i popullit.

 

Ata e kishin kuptuar mirė se fitorja, nė fund, nuk i takon vetėm tė fortit, aq mė pak pushtuesit, por tė guximshmit dhe atij qė bėn luftė tė drejtė. Ata e dinin dhe besonin, se disa mija qė mbrojnė tė drejtėn pėr tė jetuar tė lirė nė tokėn e vet, janė mė tė fortė se qindra mija qė bėjnė luftė pushtuese.

 

Ata e kishin kuptuar se kėshillave tė kėshillėdhėnėsve tė huaj duhej t’u besohej mė pak se ē’dėshironim t’u besonim, sepse herėt mė tė shpeshta ata tė kėshillojnė duke pasur parasysh interesat e veta e jo tuat. Pėr kėtė arsye ēlirimtarėt tanė nuk qenė tė gatshėm tė pranojnė kėshillat e shteteve tė mėdha evropiane, qė ishin kundėr ēdo qėndrese nė Kosovė. Si mund tė quhej i sinqertė ky mėsim qė jepej prej atyre shteteve qė krejt historinė e kanė luftėra: luftėra mbrojtėse, luftėra ēlirimtare, sidomos luftėra pushtuese dhe koloniale?!

 

Ata e kishin mėsuar mė mirė se gjithė ne tė tjerėt atė mėsimin qė mendimtarėt e mėdhenj evropianė e kishin formuluar shekuj mė parė: ėshtė mėkat t'i shtypėsh tė tjerėt, por ėshtė mėkat edhe tė durosh shtypjen.

 

Ata, ēlirimtarėt tanė, e dinin, njėkohėsisht, se shtetet e mėdha evropiane qė na kėshillonin paqen, durimin e dhunės, gjithmonė i kishin shpėrfillur popujt qė pėr lirinė e vet nuk kishin bėrė mė shumė pėrpos se ishin lutur dhe kishin folur!

 

E gjithė kjo qė e kanė bėrė ata pėr popullin e vet, na obligon ne tė bėjmė ē’na takon neve tė bėjmė, qė nė kujtesėn e popullit, domethėnė nė historinė e tij, t’u jepet vendi i merituar, i cili ende nuk u ėshtė dhėnė. E, do t’u jepet vendi historik, qė nė historinė tonė mė tė re vetėm atyre u takon, kur neve tė na bėhet e qartė, se pėr ēdo shtet serioz, tekstet e historisė janė ēėshtje shumė serioze shtetėrore, nė tė cilat nuk duhet tė lejohen improvizime qė janė aq tė dukshme nė tekstet tona historike. Vendimi i Ministrisė sė Aarsimit, Shkencės dhe Teknologjisė qė ora e parė e mėsimit nė tė gjitha shkollat e Kosovės mė 5 mars t’i kushtohet Epopesė sė UĒK-sė dhe rėnies sė Trimit legjendar, Adem Jashari, tregon se punėt po ndryshojnė pėr tė mirė nė kėtė pikėpamje.

 

E gjithė kjo qė kanė bėrė ata pėr popullin e vet na obligon neve qė tė ruajmė idealet dhe vlerat me tė cilat janė rritur ata dhe prej tė cilave janė frymėzuar ata qė tė rrokin armėt dhe tė luftojnė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės: qė tė ruajmė ato ideale e vlera prej atyre tė cilėt po pėrpiqen qė kufirin midis Kosovės dhe Shqipėrisė ta bėjnė sa mė tė lartė nė vend se tė dėshirojnė tė rrafshohet plotėsisht; qė tė ruajmė njėsinė e kombit prej atyre qė do tė donin qė prej kombit shqiptar tė bėjnė dy kombe tė ndryshme; qė tė ruajmė gjuhėn e njėsuar letrare kombėtare si vlerėn mė tė madhe kombėtare prej atyre qė do tė donin ta ndajnė nė dy gjuhė dialektore letrare; qė tė ruajmė ato ideale e vlera edhe prej njė vargu sjelljesh e veprimesh cenuese e tė papranueshme pėr tė cilat nuk dua tė flas kėtu.

 

Nė Greqinė e lashtė, nė kohėn e Homerit, pėr nder tė heroit tė rėnė nė luftė, ndizej zjarr i madh. Dhe, rreth atij zjarri ecnin shokėt, miqtė dhe adhuruesit e tij: ecnin duke hedhur nė atė zjarr ato qė donin mė sė shumti: kush kalin, kush robin e kush vetveten. Prej shokėve dhe miqve tė heronjve tanė tė rėnė nė luftė nuk mund tė kėrkojmė aq shumė. Aq mė pak mund tė kėrkojmė aq shumė prej tė tjerėve. Mos tė hedhim nė zjarr ato qė duamė. Por, tė mos harrojmė kurrė: liria dhe pavarėsia e Kosovės ėshtė vepėr e largpamėsisė dhe heroizmit tė tyre.

 

Ta pėrfundoj kėtė fjalė.

Adem Jasharin, gjithė tė rėnėt e familjes sė tij historike, dėshmorėt e kombit, t’i nderojmė sonte me mburrje duke shqiptuar fjalinė qė pėrgjithmonė do tė jetė e shėnuar nė historinė shqiptare: emrat e tyre dhe heroizmi i tyre do tė jetojnė derisa do tė jetojė kombi shqiptar, e kjo do tė thotė pėrgjithmonė.

 

Prishtinė, 6.3.2010