Lidhur
me iniciativėn e Qeverisė pėr ndyshimet Kushtetuese !
KOMUNIKATĖ
Pasi arritėn tė monopolizojnė pushtetin
legjislativ dhe ekzekutiv, strategjia e VMRO-sė pėr tė siguruar pushtetin
absolut ėshtė orientuar drejtė pushtetit gjyqėsor.
Qeveria e Maqedonisė
« zbuloi » se pushteti gjyqėsor nė Maqedoni ėshtė nėn ndikimin e
partive politike ! E « zbuluan
ujin valė» ! E pėr ata mijėra njerėz tė pafajshėm qė u pėrvėluan nga proceset
e montuara gjyqėsore? Heshtje ! Heshtja ėshtė miratim !
Iniciativa e Nikolla Gruevskit pėr
ndryshime kushtetuese nė kėtė fushė ėshtė iniciative e spastrimit tė gjyqėsorit
nga ndikimet eventuale tė partive tjera dhe krijimin e strukturės qė i bindet
atij.
Sikur qėllimi i Nikolla Gruevskit tė
ishte pėrmirėsimi i funksionimit katastrofal tė gjyqėsorit dhe heqjes sė
ndikimeve tė partive politike mbi kėtė pushtet ai paraprakisht do tė kėrkonte
amnesti tė pėrgjithshme pėr tė gjithė tė pafajshmit qė u pėrvėluan nga proceset
e montuara gjyqėsore e qė dergjen nėpėr burgjet e Maqedonisė.
Kėtė mundėsi e ka. Aq mė tepėr kur
kontrollon nė mėnyrė absolute Presidencėn, Qeverinė dhe Parlamentin e
Maqedonisė.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kėrkon nga
liderėt e partive politike shqiptare qė do ti pėrgjigjen ftesės sė Nikolla
Gruevskit qė njė zėri tė kėrkojnė inicimin e amnistisė sė pėrgjithshme.
Pa njė amnesit tė pėrgjithshme,
konstatimet se gjyqėsori nė Maqedoni funksionon me diktat partiak, fsheh
tendencėn e qėllimeve tė absolutismit tė VMRO-sė dhe pushtetit despotik tė
Nkolla Gruevskit.
Domosdoshmėria e rishikimit tė
tėrėsishėm tė Kushtetutės sė Maqedonisė, e jo vetėm e pushtetit gjyqėsor, ėshtė
njė domosdoshmėri e kohės ! Ndyshimet e saj duhet tė bėhen nė frymėn dhe modelin e demokracive
perėndimore e jo nė frymė tė absolutismit dhe variantit tė tij despotik !
Bashkimit Demokratik
Shqiptar
Kryetar
7 mars, 2010