Shqipėria
Natyrale ėshtė problem i shtruar pėr zgjidhje
Shkruan :
Koēo Danaj
Pavarėsia e Kosovės ėshtė drejtėsi e cunguar. Bashkimi i shqiptarėve ėshtė drejtėsi reale
Nė qoftė se do tė mė kėrkonit t'i pėrgjigjesha me dy fjalė pyetjes madhore "Integrimet
ndėrshqiptare, kur dhe si?", do tė pėrgjigjesha: Tani, me referendum. Por,
lypset njė analize. Po e filloj edhe unė analizėn time. Problemi i bashkimit tė
shqiptareve NĖ njė shtet, nuk ėshtė mė njė dėshirė, as edhe njė aspiratė. Ėshtė
njė problem i shtruar pėr zgjidhje. Tė gjithė ata qė e duan mirėqenien e
shqiptarėve, duhet t'u thonė atyre: Bashkohuni! Tė gjithė ata qė e duan paqen e
rajonit, duhet t'u thonė shqiptarėve: Bashkohuni! Tė gjithė ata qė e duan
progresin e rajonit, duhet t'u thonė shqiptarėve: Bashkohuni!
Bashkėsia ndėrkombėtare ka dhjetė vjet qė po i rregullon padrejtėsitė e shkaktuara
nga vetė ajo nė rajonin e Ballkanit. Kroacisė, sė cilės iu bė njė padrejtėsi
pas shpėrbėrjes sė Perandorisė Austro-Hungareze, iu rikthye drejtėsia, ajo e
fitoi pavarėsinė; Sllovenisė, po kėshtu, Bosnjės po kėshtu. Malit tė Zi, tė
cilit iu mor pavarėsia nė vitin 1919, iu rikthye ajo. Pėr mė tepėr, e fitoi
pavarėsinė edhe FYROM. Ka mbetur vetėm kombi shqiptar! Kemi ta bėjmė me njė
drejtėsi tė vonuar. Por, qė nuk duhet tė jetė drejtėsi e cunguar. Pavarėsia e
Kosovės ėshtė drejtėsi e cunguar. Bashkimi i shqiptarėve ėshtė drejtėsi reale.
Kush duhet ta kėrkojė? Ne shqiptarėt. Kush duhet ta realizojė? Ne shqiptarėt nė
partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare. Kjo hyrje paksa e gjatė mė duhej pėr
tė konkluduar se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė akoma NĖ proces rregullimi dhe rikonfigurimi
tė rajonit tė Ballkanit. Tashmė ajo ėshtė nė pritje se ēfarė do tė bėjnė shqiptarėt:
Do ta kėrkojnė atė qė u takon, apo do tė kėnaqen me disa arnime qė u janė bėrė?
Pse e them kėtė? Sepse deri mė sot, mbi dhe pėr kombin shqiptar janė tri konferenca
ndėrkombėtare, Londėr 1913, Versaje 1919 dhe Jaltė 1945, qė i kanė ndarė nė
disa shtete ose e kanė ruajtur stisus quo-n e copėtimit. Janė edhe 4 konferenca
ndėrkombėtare, tė cilat e kanė arnuar padrejtėsinė, por nuk e kanė eliminuar
atė, Marrėveshja e Rambujesė, e Kumanovės, e Konēulit dhe e Ohrit.
Tė parat kane copėtim tėrėor, tė dytat kanė rregullim pjesor. Prandaj, edhe
sot, kemi dy shtete e gjysmė shqiptare dhe disa pakica shqiptare pėrsėri nė
disa shtete. Atėherė kemi tė drejtė tė kėrkojmė tė bėhemi si tė tjerėt.
Duke e ditur se edhe nė mesin tonė, pra tė shqiptarėve, e mė shumė nė mesin e
bashkėsisė ndėrkombėtare menjėherė do tė hidhet teza bajate, por ekzistente, se
gjoja po t'i lejojmė shqiptarėt tė bashkohen do tė destabilizohet rajoni. Mė
duhet ta bėj njė analizė tė shkurtėr.
E para: Zotėrinj, Ballkani nuk ėshtė ndėrtuar nė kurriz tė shqiptarėve. E dyta:
Ka ardhur koha tė kuptohet dhe pranohet nga tė gjithė se kombi shqiptar nuk
ėshtė zjarrfikėsi i rajonit, por paqebėrėsi kryesor i tij. E treta : Shqiptarėt
janė mė tė vjetrit e rajonit .(Mjafton t'ju kujtoj se
deri mė 1834, edhe kryeqyteti i Greqise ishte Napflio, njė ishull 100 pėr qind shqiptar).
E katėrta: Nė librin e fundit, Platforma e Shqipėrisė natyrale, midis tė tjerash
kam thėnė se mjetet kryesore pėr sendėrtimin e Shqipėrisė Natyrale janė ato
demokratike : Deviza e shqiptarėve ėshtė Dialog me kėdo, Dialog pėr gjithēka,
pa vendosur fillimisht pėr ndonjė gjė. Askush nuk mund ta kundėrshtojė kėtė
devizė. Pra, shqiptarėt i ftojnė tė gjithė nė tavolinė dhe u thonė hajde tė
bisedojmė, demokraci do tė thotė tė mos ketė tabu, pra hajde tė bisedojmė edhe
pėr Shqipėrinė Natyralė, hajde t'i hedhim nė tavolinė faktet, argumentet dhe nė
qoftė se ato janė nė anėn tuaj, ne do tė tėrhiqemi, por nė qoftė se janė nė
anėn tonė, na lini tė lire tė vendosim pėr fatin tonė. Pse tė mos pranohet njė
rrugė e tillė. Ne po shohim qė po mbyllen sytė pėr lloj-lloj totalitarizmash,
pse tė mbyllen sytė pėr fatin e njė kombi, vlerat e tė cilit i bėjnė nder
Bashkimit Evropian. (Vetėm njė shembull: Nė vitin 1924, pra 12 vjet pas daljes
nga Perandoria Otomane, ky komb e pranoi pėr kryeministėr njė peshkop ortodoks,
Fan Stilian Gjergje Noli. A ka civilizim mė tė madh se ky?)
Bashkimi i shqiptarėve ėshtė progres, civilizim, shkėputje pėrfundimtare nga
otomanizmi. Kėshtu siē ėshtė i ndarė sot kombi shqiptar, ėshtė i vetmi komb nė
Evropė qė ka dy presidente, dy kryeministra, 37 ministra, 6
zėvendėskryeministra, mbi 267 deputetė etj. etj. Dhe
tė mos harrojmė se ėshtė rreth 8 milionė banorė. Pra, njė mentalitet dhe
praktikė otomane nė fillim tė shekullit XXI dhe e cila praktikė lejohet e
miratohet nga ata qė na japin pėrditė leksione mbi demokracinė dhe progresin. Ne
duam tė bėhemi europeistė, tė shkėputemi nga vilajetet dhe pashallėqet. Pse nuk
na lejojnė, pse na pengojnė? Pse nė teori na thonė bėhuni si ne, ndėrsa nė praktikė
na nxitin tė kthehemi njė shekull pas.
Domosdoshmėria e Shqipėrisė Natyrale, e bashkimit tė shqiptarėve diktohet edhe
nga nevoja pėr tė mos u shpėrbėrė akoma mė shumė si komb. Kemi njė pėrvojė tė
trishtuar, e cila sot na shėrben vetėm si ngushėllim mortor. Sot ne mburremi se
shumica e heronjve tė revolucionit grek ishin shqiptarė, ndėrkaq Greqia nuk
njeh asfare minoritet shqiptar nė territorin e saj. Edhe atė qė ishte, minoritetin
shqiptar tė krahinės sė Ēamėrisė, e pėrzuri me egėrsi para 60 vjetėve. Ne
kėndojmė kėngė pėr Bubulinėn, Kollokotronin, Miaulin, Bocarin, Xhavellen, kaq,
por ata janė pjesė e historisė greke. Ndėrsa disa prej tyre, si greku me origjine
shqiptare Spiro Milo e Napolon Zerva pėr tė treguar sa besnikė ishin ndaj
Megalidesė greke i vunė zjarrin Shqipėrisė sė Jugut, apo e drejtuan masakrėn
kundėr Ēamėrisė. Kurse i
fundit fare, greku me origjinė nga Labėria, Vasil Bollano, sot ėshtė nė
pararojė tė shovinizmit grek. E fundit fare ėshtė stėrmbesa e kapedanit suliot,
Foto Xhavelles, Niqi Xhavella, e cila duke qenė drejtuese e partisė
ultranacionaliste greke
Stomak tė fortė duhet tė kini pėr ta bluar kėtė kundėrshqiptarizėm! Shqipėria Natyrale po troket te dera. Ėshtė mė e pakta qė mund tė kėrkojnė shqiptarėt dhe mė e pakta qė fqinjėt e tyre duhet ta pranojnė pa hezitim. Mė e pakta qė bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta miratojė. Brukseli, Moska, Londra, Parisi tashmė e kanė kuptuar se tėrmetet e periferisė mund t'i tronditin rėndė edhe qendrat e metropoleve. Jetojmė nė njė botė assesi tė integruar plotėsisht, por gjithsesi tė ndėrvarur plotėsisht. Nė ēėshtjen nacionale nuk ka edhe... edhe. Ka vetėm ose... ose.
Qarkullim i lirė i njerėzve, nuk do tė thotė
qarkullim i lirė i trojeve.
(Botuar nė Infopress Prishtinė,
datė 26 janar)