Piter Fait dhe
EULEX-i po bėjnė presion, shantazh dhe dhunė politike mbi Komunėn e Vitisė
Shkruan : Xhevat Bislimi
Pėr ditė e mė qartė, ēdo ditė e mė mirė po dėshmohet se Pėrfaqėsuesi Special i Bashkimit Evropian, Piter Fait, me Zyrėn e tij dhe Ivė dė Kermabo me EULEX-in e tij nuk janė neutral ndaj sovranitetit tė Kosovės dhe pavarėsisė sė institucioneve tė saj. Presioni, shantazhi, kėrcėnimet dhe dhuna e hapur politike mbi Komunėn e Vitisė dhe mbi organet e saj e vėrtetojnė mė sė miri angazhimin dhe pėrkushtimin e tyre pėr nėnshtrimin dhe shtypjen e pavarėsisė sė institucioneve tė pavarura tė Kosovės.
Nė fakt, ēėshtė EULEX-i?
Nė faqen e tij zyrtare thuhet: "Misioni
Evropian pėr Sundimin e Ligjit (EULEX) ėshtė misioni mė i madh civil deri mė
tani i CSDP (Politika e Pėrbashkėt pėr Siguri dhe Mbrojtje). Synimi kryesor i
tij ėshtė ti ndihmojė dhe mbėshtesė autoritetet e Kosovės nė fushėn e sundimit
tė ligjit, posaēėrisht nė fushėn e policisė, gjyqėsisė dhe doganave. Qėllimi i
misionit nuk ėshtė tė sundoj apo tė administroj nė Kosovė. Ky ėshtė njė mision
teknik i cili do tė monitorojė, udhėzojė dhe kėshillojė pėrderisa do tė mbajė
njė numėr tė kufizuar tė kompetencave ekzekutive. EULEX vepron nė njė kuadėr tė
pėrgjithshėm tė Rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara dhe ka njė zinxhir tė
njėsuar komandues nė Bruksel". Kurse, Ivė dė Kermabo, thotė, po nė kėtė
faqe zyrtare, se "autoritetet vendore do tė jenė nė ulėsen e
shoferit". Tė njėjtin karakter e deklaron dhe e thotė edhe pėr
"koponentėn" e drejtėsisė, atė tė policisė dhe atė tė doganave.
Mirėpo, EULEX-i, nga njė "mision teknik, i
cili do tė monitorojė, udhėzojė dhe kėshillojė", po merr pėrditė e mė
hapur pėrmasat e njė gjandari tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė Republikės sė
Kosovės, ai de fakto po pėrpiqet ta uzurpoj sovranitetin e popullit tė Kosovės,
tė cilin, deri dje e mbante plotėsisht UNMIK-u, qė edhe sot po pėrpiqet qė
pėrmes Veriut tė Kosovės tė qėndrojė edhe mė tej kėtu, deri nė realizimin e
plotė tė misionit tė tij, sot tė tyre, EULEX-UNMIK. Cili ėshtė ky misioni i
tyre i pėrbashkėt dhe bashkues? Fillimisht thoshin se kanė ardhur ta mbrojnė
pakicėn serbe nga "hakmarrja e ekstremistėve shqiptarė". Pak mė vonė
nisėn tė zbulojnė njė pjesė tė misionit tė tyre: Shndėrrimin e Kosovės shqiptare
nė njė Kosovė "multietnike"!? Nė kohėn qė u pranua kjo pjesė e
projektit nga klasa e mjerė politike e Kosovės, nisi shpalosja e kapitullit
tjetėr tė projektit: Decentralizimi (lexo: copėtimi i saj) i Kosovės! Ky plan
qė ishte miratuar nga Kuvendi i Serbisė u bė themeli i bisedimeve me Beogradin
dhe fitoi legalitetin dhe "legjimitetin" e plotė me emrin
"dokumenti ose plani i Atisarit" (Kushtetuta e Kosovės)! Kapitulli
i fundit i kėtij projekti kundėrshqiptar, finalja e tij u paralajmėrua kėto
ditė nga njė diplomat (ambasador) i huaj nė Prishtinė. Ai si pa tė keq e
ngatėrroi ose e njėjtėsoi decentralizimin me federalizimin, duke lėnė tė
kuptohej se Kosova me 95 pėr qindė tė popullsisė shqiptare mund tė
federalizohet, tė ndahet midis shqiptarėve (95%) dhe pakicės serbe (5%)?! Kjo
ishte shpalosja ose paralajmėrimi mė i "guximshėm" i finales sė kėtij
projekti! Bazėn e kėtij guximi duhet kėrkuar te koncesionet e lehta dhe tė
njėpasnjėshme qė janė bėrė nė tė gjitha fazat e projektit UNMIK-EULEX (dihet
kush qėndron prapa tyre) pėr Kosovėn shqiptare dhe pėr ēėshtjen shqiptare nė
Ballkan. Mund ta kam gabim, por ne shqiptarėve, historikisht kemi jetuar me njė
far psikologjie qė edhe kur na hanė ujku themi: "Jo ore, se jam nė
ėndėrr"! Uroj dhe dua tė besoj qė klasa politike dhe institucionale,
inteligjencia, rinia dhe atdhedashėsit tė paktėn kėsaj radhe nuk do tė bėjnė
lėshime dhe nuk do tė lejojnė finalizimin e kėtij projekti famėkeq me rreziqe
dhe pasoja afatgjata pėr sigurinė, qėndrueshmėrinė dhe paqen nė Ballkan. Tokat
e Shqipėrisė nuk do tė duhej tė shėrbenin mė pėr kusuritje. Nė vend se tė
mendohet, tė flitet, tė shkruhet dhe tė kėmbėngulet pėr tokat shqiptare nėn
Serbi, pėr tokat shqiptare nėn Maqedoni, nėn Mal tė Zi e nėn Greqi, mendohet,
bisedohet, shkruhet (hapur e fshehur) dhe kėmbėngulet pėr
decentralizimin-federalizimin e Kosovės shqiptare! Bartės legal dhe
"legjitim" tė kėsaj ideje dhe tė kėtij projekti pėrveē Zanierit tash
janė edhe Piter Faiti dhe Ivė dė Kermabo.
Decentarlizim-federalizimi
i Anamoravės
Fitorja e ekipit, qė sot drejton Komunėn e Vitisė, duket qė i ka bėrė shumė tė pakėnaqur kėta dy pėrfaqėsues gjandar tė gjoja ligjshmėrisė nė Kosovė. Pakėnaqėsia e tyre ėshtė e lidhur ngushtė me qėndrimet dhe kundėrshtimet e kėtij ekipi pėr krijimin e "komunės" sė Kllokotit nė zemėr tė Komunės sė Vitisė dhe kundėr copėtimit tė Anamoravės dhe pėrpjekjeve pėr ta shndėrruar atė nė njė farė Veriu tė dytė tė Kosovės.
Zyra e Piter Faitit dhe vetė ai, si dhe EULEX-i me argatėt e tij tė bollshėm nė Kosovė, qė dje ishin hyzmeqarė tė Serbisė (mbase janė edhe sot) ka disa muaj qė tėrė fuqinė dhe "kompetencėn" e tyre e kanė pėrqėndruar nė dhe mbi Komunėn e Vitisė dhe organet e saj. Nė kohėn qė nevojat dhe kėrkesat e qytetarėve tanė janė tė mėdha dhe tė ngutshme, nė kohėn qė ka shumė ēėshtje urgjente pėr tu trajtuar dhe pėr tu zgjidhur nė ineres tė Komunės dhe tė zhvillimit tė saj, Piter Faiti me bashkėpunėtorėt e tij dhe EULEX-i kėrkojnė takime herė nė Prishtinė e herė nė Viti me Kryetarin e Komunės, me Kryetarin e Kuvendit, etj. dhe u bėjnė presion dhe shantazh qė ti nėnshtrohen antidrejtėsisė dhe politikave e projekteve tė tyre tė mbrapshta pėr Vitinė dhe Anamoravėn. Nė fund, me njė paturpėsi dhe arrogancė kėrcėnuan hapur Kryetarin e Komunės sė Vitisė me shkarkim! Pėr ta detyruar Komunėn e Vitisė qė ta njohė dhe mbėshtes "komunėn" e Kllokotit, Piter Faiti dhe EULEX-i bėjnė presion me mashat e tyre tė sojit Sadri Ferati (Ministėr), me Agjencionin Kosovar tė Privatizimit (AKP) dhe me gjykatat dhe gjykatėsit qė me aq besnikėri i kanė shėrbyer Jugosllavi-Serbisė dhe vazhdojnė tu shqrbejnė edhe sot me punėn dhe aktvendimet e tyre, herė tėrthorazi, herė drejtėpėrdrejtė. Pėrveē kėsaj, kėto gjykata dhe AKP-ja me Ministrinė e Sadri Feratit dhe kompaninė e tij, me politikat, punėn dhe vendimet e tyre vazhdojnė tu shėrbejnė grupeve mafioze dhe krimit tė organizuar, kuptohet nėpėrmjet "privatizimit", njohjes dhe pranimit tė dokumenteve qė prodhohen ose janė prodhuar nėpėr bodrumet e errėta tė krimit tė organizuar qė mbėshtetet fuqishėm nga shėrbimet sekrete serbe, etj. Kur nuk u bėjnė punė argatėt e tyre e marrin ēėshtjen vetė nė dorė dhe ia tregojnė dhėmbėt Komunės dhe atyre qė nuk u nėnshtrohen...
Komuna e Vitisė hynė
nėnė administrimin e dhunshėm tė Piter Faitit dhe EULEX-it
Tė premten, pas presionit, shantazheve
dhe dhunės politike disa mujore, me kėrcėnimin nė fyt pėr shkarkim, Kryetari i
Komunės sė Vitisė dhe Kryetari i Kėshillit komunal i propozuan Kėshillit
komuanl qė ta shfuqizojė vendimin e vitit 2008, qė kishte vetėm njė qėllim: Ruajtjen
dhe mbrojtjen e tokės dhe tė pronės nga trafikimi dhe kontrabandimi i grupeve
tė krimit tė organizuar. Pjesė e kėtij rrjeti tė krimit tė organizuar gjatė
tetė viteve ishte bėrė drejtėsia (gjykata), kadastri komunal dhe drejtuesit
kryesor tė Komunės. Pa kėta as
nuk mund tė mendohej trafikimi dhe pėrvetėsimi i pronės. Nė vitin 2008 Komuna e
Vitisė kishte marrė kėtė vendim pas pėrpjekjeve tė
Nė shėrbim tė plotė tė kėtij kontrabandimi dhe
trafikimi tė pronės ėshtė vėnė, siē u pa edhe tė premten, mė 5 mars, nė Viti,
edhe Zyra e Piter Faitit dhe EULEX-i. Zėvendėsi i Piter Faitit me disa sejmenė
tė tij, pas presionit dhe kėrcėnimeve nė Zyrėn e Kryetarit tė Komunės, shkuan
dhe zunė vend edhe nė sallėn e Kėshillit komunal dhe qėndruan aty pėr tė bėrė
presion politik e psikologjik deri sa u mor vendimi pėr shfuqizim tė atij
vendimi pėr "shpronėsimin" e Komunės nė interes tė grupeve mafioze
dhe pėrvetėsuesve tė pronės komunale e "shoqėrore", por sidomos dhe ekskluzivisht
pėr punėn e njė prone nė Kllokot tė Vitisė! Kėshtu Komuna e Vitisė hyri nėn
administrimin e dhunshėm tė Piter Faitit dhe EULEX-it! "Konflikti" i
Komunės sė Vitisė me Qeverinė (Ministrinė e Sadri Feratit, qė e ka bėrė
"fet" Mitrovicėn dhe Veriun, dhe me AKP-nė, nė fund tė fundit ishte
dhe ėshtė "konflikt" ndėrinstitucional, brenda institucioneve tė
pavarura tė Kosovės. Piter Faiti dhe EULEX-i nuk i kishin dhe nuk i kanė as
pesė para punė nė kėtė "konflikt". Kėtė kėnaqėsi tė ndėrhyrjes nė
punėt tona ndėrinstitucionale ua jep njė klasė politike dhe institucionale
servile, hipokrite, e pėrēarė dhe, para sė gjithash, ua japin ata qė gjithmonė
janė mėsuar tė rrinė nėn hijen dhe hyqmin e Jugosllavi-Serbisė, UNMIK-ut, etj.
Ēfarė Ministri ėshtė Sadri Ferati, qė gjatė dy vjetėve nuk i ka gjetur dy orė
kohė me ardh dhe me i pa, me i dėgju, me i prek dhe me i trajtu nevojat,
kėrkesat dhe hallet e shumta tė njė Komune? Nė Ligjin pėr vetėqeverisje
lokale as EULEX-i dhe as Piter Faiti nuk pėrmenden me asnjė fjlaė tė vetme, nuk
ekzistojnė! Rrjedhimisht, kjo Zyrė dhe ky mission nuk kanė pse shkelin nė zyrat
e Komunės. Ata mund tė shkilnin dhe tė vinin sikur tė kishin pėr qėllim
ndihmėn pėr Komunėn dhe qytetarėt tanė, sikur tė na ndihmonin pėr projekte dhe
nevoja tė shumta, pėr pengimin dhe luftimin e uzurpatorėve tė shumtė tė pronės
komunale dhe pėr pengimin e luftimin e krimit tė organizuar, por jo pėr
administrim tė dhunshėm. Ata mund tė vinin nė Viti dhe komuna tė tjera sikur
tė vendosnin minimumin e sundimit tė ligjit nė Veri. Pas kėsaj dhune politike
dhe kėtyre kėrcėnimeve dhe pas kėtij poshtrimi qė iu bė organeve komunale dhe
qytetarėve tė Vitisė, unė do ti shpallja tė padėshiruar nė Komunėn tonė. Organet
komunale nuk do tė duhej kurrė ta pranonin nėnshtrimin ndaj kėtyre zyrave dhe
misioneve qė nuk i ndihmuan dhe nuk po i ndihmojnė Kosovės, por po pėrpiqen qė
me mėnyrat dhe mjetet e tyre tė presionit, dhunės dhe kėrcėnimeve politike ta
mbajnė atė nėn administrimin e tyre kundėrshqiptar.
Si pėr koincidencė, ditėn qė u mor vendimi i
dhunshėm dhe fyes pėr Komunėn dhe qytetarėt tanė, lexova nė shtypin e ditės
se Komuna e Zvecanit kishte marrė vendim qė strategjinė e Ylber Hysės pėr
Veriun ta pengonte me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet dhe nė Veri ti fuqizonin
edhe mė tej institucionet shtetėrore tė Serbisė! Secili njeri i interesuar
mund ti hap faqet e tyre zyrtare dhe ta vėrtetojė faktin se edhe statutet,
edhe vendimet dhe e tėrė qeverisja e tyre ėshtė e bazuar tėrėsisht nė
Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Serbisė. Megjithatė, nuk kam dėgjuar qė
Piter Fait dhe EULEX-i tė shkojnė ose ti dėrgojnė sejmenėt e tyre pėr tė bėrė
presion pėr anulimin qoftė tė njė vendimi tė tyre! No koment! Kjo u pa edhe nga
reagimi i mbrėmshėm i njė oficeri tė KFOR-it pėr FSK-nė dhe parakalimin e tyre
me armė pėr nder tė Epopesė sė UĒK-sė dhe Lavdimadhit, Komandantit Legjendar,
Adem Jashari. Kėto reagime dėshmuan edhe njėherė se disa qarqe dhe vende
ndėrkombėtare do tė donin qė ne ta mohojmė vetėveten, ta mohojmė ēdo gjė
shqiptare dhe, ata, me sojin e spahinjėve ta krijojnė njė komb
"kosovar". Kėnaqėsi qė kurrė nuk do ta pėrjetojnė, sa tė jetė toka me
njerėz
Xhevat
Bislimi - Nėnkryetar i Komunės
7.03.2010