Fjalim i mbajtur nga Kryetari  Degės sė Veteranėve tė UēK-sė nė Viti

 

Qytetarė dhe qytetare tė Vitisė, motra dhe vėllezėr,

 

Jemi mbledhur sot kėtu, nė qendėr tė Vitisė, tė gjithė bashkė: Veteranė tė Luftės Antipushtuese ēlirimtare tė UēK-sė, familje tė dėshmorėve, parti politike, shoqata dhe pėrfaqėsues tė Komunės, qė tė themi fjalėn tonė, ta ngrisim zėrin liridashės tė kėsaj treve, tė protestojmė dhe tė kėrkojmė lirimin e luftėtarit tė lirisė, Xhavit Hasanit, nga burgu. Ne tė gjithė e kemi tė qartė dhe e dimė se dėnimi dhe burgosja e Xhavit Hasanit nuk ishte njė akt juridik, por njė akt politik dhe antishqiptar. Njeriu qė iu kundėrvu pushtuesėve sllavo-maqedonė dhe atyre serbė, jo vetėm me fjalė, por edhe me pushkė, u arrestua dhe po mbahet pa tė drejtė nė burg tash e tetė vjet. Secili prej nesh vazhdon tė pyes: Pse? Sepse, Xhavit Hasani nuk mundi kurrė tė pajtohej qė mbi dhjetė mijė kilometra katrorė tė tokės shqiptare tė mbahen tė pushtuara nga sllavo-maqedonėt. Xhavit Hasani nuk mundi dhe nuk pranoi kurrė tė pajtohej me ndjekjet, burgosjet, shtypjen e egėr dhe dėbimin me dhunė tė shqiptarėve nga shtėpitė dhe tokat e tyre. Ai u angazhua me fjalė e me pushkė pėr liritė dhe tė drejtat kombėtare, politike e demokratike tė shqiptarėve tė pushtuar nga sllavo-maqedonėt. ē’faj ka bėrė Xhavit Hasani qė tė dėnohet dhe tė mbahet nė burg? Sipas gjykatave sllavo-maqedone ėshtė fajtor se ua ka kthyer pushkėn policėve maqedonė! Sipas tyre ai duhej t’i priste me lule policėt sllavo-maqedonė qė persekutonin, arrestonin dhe vrisnin shqiptarėt. Jo vetėm kaq. Xhavit Hasani iu bashkua edhe Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės dhe luftoi deri nė dėbimin e forcave pushtuese serbe nga Kosova. Pas pėrfundimit tė Luftės nė Kosovė, ai i kthehet Luftės pėr clirimin e tokave shqiptare tė pushtuara nga sllavo-maqedonėt. Pėr Xhavit Hasanin nuk ekzistonin kufijtė e vendosur me hekur e zjarr, me dhunė e gjenocid ndėrmjet shqiptarėve dhe mes pėr mes tokave tė tyre. Pėr te, Vitia, Prishtina, Prizreni, Shkupi, Kumanova, Tetova, etj. ishin qytete shqiptare njėsoj si Tirana, Vlora, Shkodra, Durrėsi, etj. Kjo filozofi politike dhe kombėtare e Xhavitit nuk e pengonte vetėm misionin e OKB-sė nė Kosovė, qė quhej UNMIK, por i pengonte edhe disa qarqe dhe vende tjera antishqiptare dhe argatėt e tyre nė Kosovė. Vendosja e UNMIK-ut nė Kosovė nuk kishte pėr qėllim vetėm carmatosjen e UēK-sė. Misionet e imponuara nė Kosovė kishin njė qėllim edhe mė djallėzor. Ato synonin edhe deshqiptarizimin e Kosovės, nė emėr tė krijimit tė njė Kosove multietnike, joshqiptare dhe krijimin e njė identiteti tė ri tė quajtur “kosovar”. Pėr realizimin e kėtij projekti famėkeq duhej tė krijoheshin edhe komuna dhe rajone tė pastra serbe, tė cilat do tė mbanin lidhje tė vecanta me Serbinė! E gjithė kjo politikė dhe i gjithė ky projekt bėhej nė emėr tė decentralizimit! Ky projekt antishqiptar goditi mė sė shumti Anamoravėn. Nga pesė komuna serbe tė krijuara me kėtė projekt dhe plan tė Serbisė, katra u krijuan nė Anamoravė, me miratimin dhe dėshirėn edhe tė Lutfi Hazirit! Njėra prej tyre nė zemėr tė Vitisė. Pengesė pėr zbatimin e kėtyre politikave dhe planeve antishqiptare ishin njerėz atdhetarė dhe tė vendosur nė vijėn kombėtare, si Xhavit Hasani. Kjo ishte arsyeja pse pas mbarimit tė Luftės, UNMIK-u dhe kolaboracionistėt e tij vendorė nuk i hetonin dhe denonin ata qė ushtruan dhunė, terror, gjenocid dhe holokaust nė Kosovė, por filluan njė fushatė tė turpshme pėr ndjekjen, dėnimin dhe burgosjen e luftėtarėve tė lirisė. Midis tyre edhe Xhavit Hasanin, i cili u arrestua dhe u dėnua me 14 vite burg, duke u bazuar nė dėnimet qė kishin shqiptuar gjykatat sllavo-maqedone. Ndjekja, dėnimi dhe burgosja e luftėtarėve tė lirisė nga prokurorė e gjykatės tė huaj, qė fshiheshin pas misionit dhe emblemės sė UNMIK – OKB-sė ngjalli reagime dhe pakėnaqėsi tė pėrgjithshme te populli shqiptar i Kosovės dhe te mbarė kombi shqiptar. Protestat, demonstratatė dhe pakėnaqėsia nė rritje e shqiptarėve i detyroi shpeshherė tė heqin dorė nga dėnimet e tyre, t’i lirojnė luftėtarėt e lirisė nga burgu dhe tė pėrmbahen nga persekutimi i ushtarėve, i komandantėve dhe drejtuesėve politikė tė UēK-sė. Por, Xhavit Hasani dhe disa bashkėluftėtarė tė tij vazhdojnė tė mbahen nė burg edhe sot!

   

Pas shpalljes sė Pavarėsisė shqiptarėt besonin se do tė korrigjoheshin kėto padrejtėsi tė UNMIK-ut. Mirėpo, sic thotė populli, “ke nja na u banė dy”. Para Pavarėsisė e kishim njė UNMIK, kurse pas saj u bėmė me njė UNMIK dhe me njė EULEX, me dy misione. Imponimi i EULEX-it u bė nė emėr tė vendosjes sė ligjit dhe tė drejtėsisė nė Kosovė! Nė fakt EULEX-i po merret me zbatimin e politikave qė nuk mundi t’i zbatojė deri nė fund UNMIK-u. Ky farė EULEX-i nė vend se tė ndihmonte drejtėsinė dhe tė pėrmirėsonte padrejtėsitė e UNMIK-ut po mundohet t’i thellojė padrejtėsitė dhe t’i zbatoj “amanetet” qė ia ka lėnė UNMIK-u pėr ndjekjen e liridashsėve nė Kosovė dhe pėr mbytjen e ndjenjės kombėtare shqiptare nė kėtė vend. EULEX-i nė vend se t’i dėnoj kriminelėt qė vranė bashkombasit tanė duarthatė, mu nė qendėr tė Prishtinės, po ndjek dhe po pėrpiqet ta dėnoj tė panėnshtruarin, Albin Kurtin, i cili angazhohet jo vetėm pėr njė pavarėsi formale, por edhe pėr njė Kosovė sovrane dhe pėr tė drejtėn e kombit shqiptar pėr tė jetuar nė njė shtet tė vetėm dhe nėn hijen e Flamurit kuq e zi tė Gjergj Kastriotit.    

 

Motra dhe vllezėr,

Nuk ka dhe nuk mund tė ketė Kosovė tė lirė, tė pavarur dhe sovrane deri sa tė mbahen nė burg luftėtarėt e lirisė. Nuk mund tė ketė drejtėsi dhe institucione tė pavarura e sovrane tė Republikės sė Kosovės deri sa tė ketė UNMIK dhe EULEX nė Kosovė, nuk mund tė ketė drejtėsi dhe demokraci deri sa nė Kosovė ta bėjnė ligjin Piter Faiti dhe Zanieri.

 

Familja e Xhavit Hasanit, partitė politike, shoqatat dhe Komuna e Vitisė kanė kėrkuar dy herė radhazi nga Kryetari i Republikės, Fatmir Sejdiu, qė ta shfrytėzoj tė drejtėn e tij kushtetuese pėr lirimin e Xhavitit. Por, tė dashur qytetarė, keni dėgjuar dhe lexuar edhe nė gazeta se nga Kryetari i Republikės janė falur dhe janė liruar nga burgu njerėz tė dėnuar pėr vrasje, njerėz tė dėnuar pėr trafikim droge dhe tė burgosur tė tjerė ordinerė, por nuk u lirua Xhavit Hasani dhe asnjė luftėtar i lirisė! Prandaj, ne ju bėjmė thirrje qytetarėve tė Vitisė pa dallim dhe shqiptarėve kudo qė janė qė tė angazhohen me tė gjitha mundėsit, format dhe mjetet pėr lirimin e Xhavit Hasanit dhe tė gjithė atyre qė mbahen pa tė drejtė nė burg si pengje tė politikave antishqiptare. Ne si qytetarė tė kėtij vendi kemi obligim tė pėrpiqemi dhe angazhohemi pėr vendosjen e njė rendi demokratik dhe pėr njė drejtėsi tė bazuar nė ligje evropiane, pėr njė drejtėsi tė liruar nga prangat e UNMIK-EULEX-it, pėr njė shtet ligjor.

 

Liri pėr Xhavit Hasanin, liri pėr tė gjithė tė burgosurit liridashės! Liri, drejtėsi, sovranitet dhe demokraci pėr Kosovėn dhe pėr tė gjithė hapėsirėn shqiptare nė Ballkan!