Si po zbrazet nga shqiptarėt komuna e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės

 

Shkruan : Refik Hasani

 

Ėshtė tepėr shqetėsuese, ku pėr ēdo ditė me dhjetra autobusė me tė rinjė shqiptarė nga Komuna e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės, pas liberalizimit tė vizave po marrin rrugėn e shpėrnguljes. Kjo shpėrngulje pėr nga pėrmasa ėshtė, si qė bėnė baballartė e tyre, para dy e pesė dekadave. Tė rinjėt shqiptarė po marrin rrugėn drejtė tokės sė premtuar, nėpėr shtete tė Europės, ku shtetet mė tė kėrkuara janė: Belgjika, Franca dhe shtete tjera Europiane.

 

Kjo po bėhet nė njė heshtje tė pa paparė , sa mė parė tė mblidhen Kėshilltarėt shqiptarė tė tri Kuvendeve Komunale: Tė Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės dhe tė shqyrtojn kėtė zbrazje, qė nuk mundė tė quhet ndryshe, vetėm si shpėrngulje e madhe nė heshtje. Duhet tė dalin nė terren liderėt politikė, mos tė hargjojn energje pėr themelimin e njė Kėshilli Nacional, por tė mundohen tė shpjegojn nėpėr lokalitete, vendbanime, Lagje dhe qytete, qė mos lėshohen trojet e tė parėve. Po ashtu kėrkohet qė liderėt politik, institucionet e Kosovės dhe diplomacia e Shqipėrisė, duhet tė jenė tė shqetėsuar pėr shpėrnguljet masive.

 

Po ashtu tė bėhet njė reagim i vendosur i politikės dhe diplomacisė tė shtetit shqiptar dhe Kosovar. Kėrkojmė urgjentisht tė ndėrmerren hapa konkret sepse, sa mė shumė qė tė zgjasė kjo gjendje, do tė kemi zbrazje tė kėtyre territoreve nga shqiptarėt. Me zbrazjen e kėtyre tri Komunave nga shqiptarėt, poziocioni shqiptarė nė ballkanė ndoshta nė kėtė formė do tė jetė mė i dėmtuari nė shumė aspekte. Pasi jo vetėm qė Republika e Kosovės, por as Republika e Shqipėrisė, nuk arritėn tė jenė si shtete nė liberalizimin e vizave. Maqedonia dhe Serbia dy shtete fqinje janė pjesė tė ksaj, qė kjo po tregohet shumė e dėmshme .


Ne konsiderojm se Krahina shqiptare e mbetur nėnė admistrimin e Serbisė, ėshtė gati e harruar. Nuk kemi ndonjė strategji unike tė veprimit, njė mbėshtetje, duhet tė thuhet troq se shqiptarėt etnikė nga kjo Krahinė janė tė diskriminuar nga ana e Serbisė, e cila jo vetėm qė ju ka mohuar tė drejtat nacionale, por edhe ato elementare tė njeriut. Me liberalizimin e vizave pėr Serbinė, gjendja e tyre ėshtė duke u pėrkeqėsuar edhe mė shumė. Tė rinjtė shqiptarė tė kėsaj ane po e braktisin vendin e vet dhe po emigrojnė nė vendet perėndimore. Pėrveq qė po pėrballen me varfėrinė dhe papunėsinė, qoftė pėr tė kėrkuar punė dhe pėr t'i shpėtuar familjet e tyre nga varfėria e skajshme .


Shqiptarėt pėrveq qė nuk e kanė tė qartė pozitėn e tyre as pas organizimit tė Referendumit mė 1 e 2 mars 1992, luftės sė armatosur, marrėveshjes sė Konqulit, atyre ju mongon edhe perspektiva e tyre ekonomike. Shqiptarėt nga Komuna e Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės, pėr ēdo ditė po pėrballen me padrejtėsitė e pėrditshme. Serbia me qėllim i ka lėnė tė pazhvilluara ekonomikisht kėto vise shqiptare. Kjo ėshtė edhe njė formė presioni pėr t'i zbrazur kėto troje qė historikisht kanė qenė shqiptare. Pėrkundėr kėsaj gjendjeje, popullata shqiptare e kėsaj ane me tė drejt e konsiderojnė se ėshtė e harruar nga institucionet e Serbisė, pasi nuk ka kurrfarė investimi konkret. Tė alarmohet opinioni se koha nuk pret, shqiptarėt po shpėrngulen nga trojet e tė parėve .


Dėshprimi i tė rinjėve ėshtė ndoshta i arsyeshėm, pasi ka bėrė dhe po ndikon qė ato tė marrin rrugėn, po lėshojn tokėn e tė parėve tė tyre. Vrulli dhe vala e kėtyre njėrzve ėshtė shumė i madh, qė vėrtet po shkojn ku shumica e tyre mendojn tė mos kthehen kurr. Kjo gjendje ėshtė alarmante, sepse duhet tė ndėrrmirret diēka nė kėtė drejtim, por edhe tė njoftohet drejtė dhe tė sensibilizohet opinioni i gjėrė. Kjo shpėrngulje duhet analizuar dhe duhet marrė shumė seriozisht, kėtė fenomen qė ka marrė pėrmasa shqetėsuese qė nga momenti i liberalizimit tė vizave. Tė rinjėt, duke patur parasysh qė nė tri Komunat nuk kan kushedi se ēfarė perspektive, sė pari pėr ēdo ditė jan nėnė presion tė madh nga prania e madhe e forcave tė madha ushatarake. Shkollimin nuk e kanė nė gjuhėn e tyre amėtare, deri mė tani nuk ka fakultet nė gjuhėn shqipe, administarata nuk ėshtė po ashtu nė gjuhėn shqipe, pengohet pėrdorimi i simboleve kombėtare. Ato pak student qė studiojnė nėpėr universitete shqiptare, shumė vėshtir po nostrifikohen diplomat e tyre. Republika e Serbisė nuk ka investuar, kėshtu qė kjo pjesė ka mbetur mė pakė e zhvilluar se rajone e tjera nė serbi dhe Europė. Fluksi i tė rinjėve qė po i lėshojn trojet e tyre me fėmij dhe familje tė tėra, po merrė konotacion tė njė shpėrngulje masive. Kjo shpėrngulje e qetė qė po ndodh, nė kėso pėrmasa gati tė njėta ka ndodhur edhe shpėrngulja pėr nė Turqi, dhe nė vitetet e 90-ta. Kjo nuk mund tė quhet se po shkojn nė kurbet, por po shesin ēdo gjė tė gjallė, pasuri , vetėm e vetėm qė tė ikin nė pėrėndim. Posedimi me dokument udhėtimi dhe hapja e mundėsis qė pėrmesė liberalizimit tė vizave tė vizitohet ēdo shtet i Europės, i ka detyruar popullatėn shqiptare tė tri Komunave tė marrin botėn nė sy. Kjo nuk ėshtė sikur nė vitet e 90-ta, kur banorėt me prejardhje nga blloki socialist kan patur tretman tė posaqėm, nė fitimin dhe marrjen e statusit tė azilantit politik apo ekonomikė. Qytetarėt qė kėrkojnė azil politik apo Ekonomikė nga shtetet qė kan hyrė nė Liberalizimin e vizave, pėr kėto qytetarė jan masa shumė rigoroze pėr kėrkim tė njė azili me familje. Njoftimet nga tri Komunat janė aspak tė mira, sepse popullata shqiptare po shpėrngulet me tė madhe pėr nė Europė. Mė shumė tė jemi afėr qytetarėve dhe t’ju shpjegojm se kjo ėshtė shpėrngulje dhe nuk mundė tė shfrytėzohet liberalizimi i vizave qė me automatizėm tė pranohen si azil nėpėr shtete tė ndryshme tė Europės.


04.03.2010