Nė dyert e Romės ka rrėnjė shqiptare

 

Shkruan : Ylli Polovina


Tė rregulluara nė formėn mė tė standardizuar pėr t’u mbajtur sa mė lehtė mend, tė dhėnat kryesore pėr arbėreshėt nė Itali thonė se ata gjenden nė jugun e saj, nė Kalabri dhe Siēili. Ata qė janė mė kuriozė kanė depėrtuar deri tek tė mėsuarit se bashkėkombės tė pesėqind viteve mė parė ndodhen edhe nė krahinėn e Pulias dhe tė Molises, pra nė Italinė qendrore. Dinė po ashtu se tashmė tė asimiluar ata nuk kanė qenė pak mes popullsisė vendase nė ish-territoret e Republikės sė Venedikut, nė verilindje tė Italisė. Akoma mė tė interesuarit kanė pėrvetėsuar informacion se arbėreshėt kanė arritur tė shkojnė gjer nė Torino, nė skajin tjetėr tė gadishullit Apenin, nė atė veriperėndimor dhe se po ashtu nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, saktėsisht nė vitin 1756, njėmijė e shtatėqind e pesėdhjetė e gjashtė tė ikur nga Shkodra u vendosėn nė qytezėn Pianiano (Viterbo), pra vetėm disa dhjetėra kilometra larg Romės.


Prej kėtyre tė gjithėve shumė pak ose nuk dinė fare se nė Grotaferrata, nė njė qytet nė shpatullėn e njė kodre nga mė piktoresket, vend i ajrosur dhe me klimė shumė tė shėndetshme, atje ku artistėt dhe shumė nga vip-at e kryeqytetit italian kanė ndėrtuar vilat e tyre tė shplodhjes, gjendet njė manastir i cili me gjuhėn e vendit shkruhet Monastero di Santa Maria di Grottaferrata.


Cila ėshtė shtysa qė nėpėrmjet kėtij shkrimi na bėn ta vendosim pėr njė ēast kėtė manastir nė vėmendje tė lexuesve dhe sa tė jetė e mundur para opinionit tonė publik?
Nė tė (ka pamjen e njė kompleksi me tė paktėn tetė godina tė stilit tė vyer mesjetar dhe ėshtė i rrethuar me mure tė lartė si tė jetė njė kėshtjellė), ka rreth njėzetė murgj bazilianė katolikė dhe tė gjithė kėta i drejton arkimandriti Emiljano Fabrikatore (Emiliano Fabbricatore). Ai ėshtė njė arbėresh nga Shėn Sofia, nė Kalabri njė nga qytezat mė qėndrestare tė identitetit shqiptar. Kur nė mes tė tetorit 2001 i bėra njė vizitė nė pėrfundim tė takimit ai mė dhuroi librin mbi gjashtėqind faqesh pėr historinė e kėtij manastiri. Nė fletėn e parė tė tij kishte shkruar se ma kushtonte “me dashuri vėllazėrore prej Arbreshė”. U emocionova pikėrisht nga ky formulim. Arkimandriti Emiljano Fabrikatore kishte pėrdorur kodin e vjetėr dhe tė pashuar tė bashkėkombėsve tanė: shqiptarėt e shtetit amė apo tė trojeve tė tjera, si edhe tė gjithė ata qė jetojnė nė emigracion, arbėreshėt i thėrresin vėllezėr. Ėshtė njė fjalė shumė e ngrohtė edhe tani, emėr qė tregon lidhje gjaku, porse nė gojėn dhe tė menduarit e tyre ajo ka njė tė kuptuar edhe mė tė valė, mė tė thellė, mė tė lartė, mė bashkues. Nė tekstin e shkruar nė fletėn e parė tė librit arkimandriti fjalėn e pėrkatėsisė sė tij etnike, arbėresh, nė shenjė krenarie e pati nisur me A tė madhe.


Nė atė mes tetor tė vitit 2001 ndėrsa nisa tė shfletoja librin, ende pa hyrė nė faqet me lėndėn e tij, pikėrisht nė fletėn e dytė, me gėrma tė dukshme shkruhej se botimi qe kryer nėn kujdesin e arkimandritit Marko Peta (Marco Petta). Edhe ky qe njė emėr i padyshimtė arbėresh. Kohė mė vonė kur puna e solli qė pėr kėtė bashkėkombės tė bisedoja me Hasan Aliaj, botuesin dhe njėkohėsisht kryeredaktorin e gazetės dy gjuhėshe “Rrėnjėt-Le Radici”, ky mė shpjegoi se jo vetėm qė Peta ishte njė nga tė emigruarit nė Itali pesė shekuj mė parė, saktėsisht nga Hora e Arbėreshėve (Piana degli Albanesi), qyteza mė e madhe e bashkėkombėsve tanė nė Siēili, por edhe se mendonte tė qe nga Peta e Vlorės. Kėshtu u shpreh, kėtė origjinė pesėqindvjeēare i dha, me siguri jo patjetėr sepse vetė Hasani ėshtė njė vlonjat.


Nuk e pata fatin ta takoja kėtė arbėresh tė ditur, sepse ai tashmė nuk jeton. Ka ndėrruar jetė nė moshėn mbi nėntėdhjetė vjeēare. Pėrveē njė periudhe kur drejtoi Manastirin ai pėr shumė kohė ka qenė edhe drejtori i bibliotekės sė tij. Pikėrisht kėtu, tek biblioteka, ku i gjithė personeli i shėrbimit pėrbėhet nga nėpunės tė shtetit italian dhe jo prej murgjve, gjendet edhe e arsyeja tjetėr pėrse nė kėtė shkrim iu adresuam kėtij institucioni fetar tė Grotaferratės: nė kėtė bibliotekė tė rrallė e tė famshme pėr restaurimin e librave shumė tė vjetėr (midis tyre edhe tė mbi njėmijė hartave dhe skicave, studimeve gjeometrike dhe blloqeve tė shėnimeve tė Leondardo Da Vinēit) gjendet edhe njė seksion shqiptar. Ky tė befason pėr pasurinė e madhe tė librave nė gjuhėn tonė. Patjetėr ėshtė ndėr mė tė rrallėt dhe pėr tė cilin pothuaj nuk dinė gjė deri edhe disa studiues. Kurse ata qė shkojnė tė konsultohen me tė janė shumė tė pakėt.


Kur e zgjodhėm temėn e kėtij shkrimi, pra pėr tė rrėfyer pjesėn shqiptare tė Manastirit tė Grotafferatės, kėtė e bėmė sepse edhe Hasan Aliaj ėshtė njė nga ata qė plotėson kėtė tablo interesante bashkėkombėse tė qytetit panoramik tek dyert e Romės. Prej asaj kodrine kryeqyteti italian tė duket i gjithė tek kėmbėt, madje ėshtė disi e vėshtirė tė dallosh se qė prej qendrės sė tij, siluetės sė Koloseut, ai ka ndonjė vijė ndarėse me Grotafferatėn.

Nė Grotaferrata ka dukshėm prani shqiptarėsh, jo thjesht dhe vetėm prej emigracionit tė ri, por nė tė gjithė historinė e vet. Duket e habitshme megjithatė vetė manastirin nė vitin 1004 e ka themeluar Nilo, njė i shenjtė me origjinė aristokratike, i lindur nė trojet e Kalabrisė buzėt detit Jon, nė Rosano. Para se tė vinte nė dyert e Romės ai ka pasur strehė lutjesh njė shpellė nė San Demetrio (Shėn Mitėr), qytezėn qė mė pas u bė qendėr e arbėreshėve tė emigruar nė Kalabri. Ai qe me mendje shumė tė hapėt, mik i madh i librave dhe i kulturės, njeri i tolerancės dhe i bashkėpunimit. Vetė Manastiri i shpallur njė shekull e gjysmė mė parė pėr italianėt si monument kombėtar dhe i propozuar Uneskos qė tė fitojė statusin e pasurisė sė kulturės botėrore, ėshtė i ritit greko-bizantin, pra i atij riti qė nė Itali e pėrdorin arbėreshėt. Nė njė farė mėnyre ai ėshtė institucioni i tyre. Kjo i ka lidhur fort bashkėkombėsit tanė me kėtė Manastir, i vetmi nė tė gjithė Evropėn Perėndimore, i cili duke qenė i kėtij riti ka mbetur me Kishėn Perėndimore, pra me Vatikanin. I tillė ka qenė nė tė mbi njėmijė vitet e ekzistencės sė tij, i pandarė nga Kisha e Romės, madje edhe pasi Kisha Lindore, ajo e Bizantit, u nda prej saj. Nga Selia e Shenjtė Manastiri i Shėn Mėrisė sė Grotaferretės konsiderohet jo si mur ndarės, por si urė lidhėse mes Lindjes dhe Perėndimit. E pajisur me kėto vlera e gjithė kisha ortodokse arbėreshe nė Itali, pjesė e tolerancės fetare karakteristike shqiptare, e ka kėtė institucion pikė referimi tė saj dhe nė disa piktura tė vendosura nėpėr mure sheh se tradita e drejtimit tė tij prej klerikėve arbėreshė ėshtė shumė e vjetėr dhe e vazhduar. Kur herėn e fundit qemė atje, nė mars 2009, nė hyrjen e sallės sė madhe tė bibliotekės qenė nderur postera pėr njė veprimtari tė kishės sė Horės sė Arbėreshėve.


Do tė ishte shumė e gėzueshme pėr ne shqiptarėt vetėm prania e kėtij institucioni mjaft tė spikatur nė vetė dyert e Romės, por klerikėt arbėreshė tė tij shkojnė shumė mė tej se mbajtja gjallė e ritit fetar tė tyre, ēka nė kushtet e njė popullsie krejtėsisht katolike ka pasur rėndėsi tė jashtėzakonshme sepse u ka ruajtur nė mėrgim identitetin kombėtar. Arkimandriti Emiljano Fabrikatore herė pas here ndihmon financiarisht, ndonjėherė deri edhe me njėqind e pesėdhjetė euro, botimin e gazetės “Rrėnjėt-Le Radici”. Ato shuma nuk i merr prej ndonjė fondi kishtar apo publik, por prej pagės sė vet.


Grotaferrata ėshtė njė vend shumė simbolik pėr ne shqiptarėt edhe sepse aty botohet ky organ mediatik tashmė dymbėdhjetė vjeēar, me njė tirazh nė letėr prej dy mijė kopjesh dhe nė formatin elektronik tė dėrgueshėm nė disa qindra adresa. Ajo gazetė ėshtė njė e pėrmuajshme larg politikės, qė boton histori tė kombit tonė, bėn tė njohur frymėn tonė perėndimore. Me “nė duar” kėtė buqetė tė vlerave shqiptare ajo shkon me postė dhe nėpėrmjet internetit nė tė gjithė botėn. Mbėrrin rregullisht nė paketa me dhjetėra kopje nė disa pika vullnetare shpėrndarjeje nė Austri, nė Angli (ku ndihmojnė kompozitori Thoma Simaku dhe studiuesi i njohur i ēėshtjeve shqiptare Gėzim Alpion), nė Greqi, nė Kanada (kėtu i palodhur nė pėrhapjen e saj ėshtė shkrimtari Faruk Myrtaj), nė disa qytete tė mėdhenj tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė Francė (mė aktivėt kėtu janė Solane D’Angeli, bija e autorit tė librit proshqiptar “Enigma” si edhe Vasil Qesari, punonjės nė televizionin e njohur publik France 3). Gazeta “Rrėnjėt” shkon edhe nė Norvegji, nė Danimarkė, nė Australi. Nė Argjentinė e pret pėr mė pas shpėrndarė nė dhjetėra adresa, kryesisht arbėreshėsh, Mersini, dikur portieri i ekipit futbollistik tė Vlorės.
Kjo e pėrmuajshme qė mbahet nė jetė nga njė pasion i pazakonshėm i njė adhuruesi tė shtypit tė lirė si Hasan Aliaj, shkon gjer nė Zelandėn e Re. Atje ai ka hyrė nė kontakt me njė qytet ku jeton njė bashkėsi shqiptarėsh prej nėntė familjesh.


“Rrėnjėt” vjen edhe nė Shqipėri (Moikom Zeqo ėshtė njė ndėr tė lexuesit e saj). Nė Itali vrapon pothuaj nė tė gjitha vendbanimet e bashkėkombėsve tanė tė vjetėr. Tek Hora e Arbėreshėve e mbėshtet njė pasardhės i derės sė famshme atdhetare tė Skirojve.

Ja pse nuk duhet humbur nga vėmendja, doemos as nga shprehja e mirėnjohjes, Grotaferrata. Nė dyert e Romės ka rrėnjė shqiptare.

 

(Gazeta Shqiptare)