Athina,
kryeqyteti europian ku dėgjohet kudo shqip
Shkruan :
Rezarta Delisula
Ndėrsa salla e tejmbushur vibronte nga tė qeshurat, ato tė dyja rrinin
kokėvarur. Qė si kish pėlqyer hiē ajo qė kishin parė, as qė vihej nė dyshim,
por dukej qė ndjeheshin keq, ndjeheshin tė fyera. Nė rrugėn Aleksandras, nė
njė prej teatrove tė mėdhenj tė zonės, prej njė viti qėndron e reklamuar
afishja e komedisė Simpetheri ap ta Tirana (Krushqit nga Tirana). Ka
rezultuar pjesė e suksesshme dhe salla mbushet tejet plot sa herė qė ka
shfaqje. Tė veshur keq, pa gusto, me sjellje gjoja franceze nėn petkun e njė
katundarie totale, familja shqiptare do tė vinte nė shtetin helen pėr ti
kėrkuar dorėn vajzės me tė cilėn ishte dashuruar djali i tyre. Ironizimi dhe
tallja me tė dyja familjet, por mė shumė me familjen shqiptare qė ishte nė
epiqendrėn e batutave, i bėri ato tė ndjeheshin keq. Edhe nė viset e humbura
tė Shqipėrisė, po tė kėrkosh nuk gjen familje tė tilla e jo mė nė Tiranė. Ajo
qė na vjen keq ėshtė se kush nuk e ka vizituar vendin tonė do mendojė se jemi
po kaq tė rėndomtė, - thonė zonjat. Dikur, ato tė dyja kishin qenė mėsuese dhe
pėrkthyese tė gjuhės ruse. Jemi nė kryeqytetin e Greqisė, Athinė.
Ndryshe
Nė metro, autobusė, rrugė, dyqane, kafene, shkolla, spitale, lokale nate
kudo
dėgjohet shqip, madje nė tregjet e fruta-perimeve tregtarėt nuk ngurrojnė tė tė
ofrojnė nė gjuhėn e tyre produktet qė shesin. Nga ora 7 deri nė 8 pasdite,
Radio Athina ka program shqip, ndėrsa tė shtunė e tė diel, fėmijėt kanė mundėsi
tė dėgjojnė programe enkas pėr ta. Nga tė gjitha udhėtimet qė kemi bėrė nė
kryeqytetet evropiane, duket se nė Athinė dėgjohet mė shumė shqip se kudo. Eh,
po tani nuk kemi mė frikė nga fshesa e policisė. Thuajse tė gjithė ne jemi
pajisur me letra. Por nuk ėshtė vetėm kjo. Tani edhe nuk na ngasin mė. Kjo
ėshtė pėrgjigjia e zakonshme qė marrim sa herė pyesim shqiptarėt qė jetojnė nė
Greqi. Tė ulur nė njė stol tė sheshit nė lagjen Kipseli, policėt grekė na
anashkalojnė dhe u kėrkojnė dokumentet grupeve tė ndryshme njerėzish qė i
pėrkasin popullsisė arabe dhe indiane. Thuajse ēdo ditė nė ekranet greke
shfaqen pamje tė skafeve, ku rrinė cip mbi cip egjiptianė, sirianė,
palestinezė
Befasi
Njė prej tenorėve tė njohur nė Greqi qė ka bėrė karrierė nė Austri, Niko
Parisi, i bashkohet grupit qė po luan muzikė e tė shoqėruar nga ato interpreton
njė pjesė nga Notre Dame de Paris. Pas tij dy violinat vazhdojnė tė luajnė si
njė e vetme, programin e mbrėmjes. E teksa klientėt janė mbėshtjellė me zėrin e
ngrohtė tė kėngėtares, mornicat na pėrshkojnė trupin; Vajta kalova gjith
Kalabrinė, askund nuk gjeta si Shqipėrinė
Po, po, ajo po kėndon shqip. Lindita
Maria Laro. Kėshtu quhet violinistja shqiptare qė bashkė me pedagogun e
violinės Zeqir Sulkuqi (Xheku), kanė fituar statusin; Violinat e zjarrta.
Lindita ėshtė nga Vlora, mbesė e kompozitorit tė njohur Kujtim Laro, ishte njė
ndėr talentet e rrallė qė kanė hyrė nė Akademinė e Arteve. Zeqir Sulkuqi ėshtė
nga Elbasani, pedagog violine dhe fitues i ēmimit tė dytė nė konkursin e
instrumenteve nė Shqipėrinė e para viteve 90. Pesė vjet bashkė, si njė violinė
e vetme, njė ngjyrė, njė tingull, njė pasion, shokė shumė tė mirė. Mbase ky
ėshtė ēelėsi i suksesit tė ēiftit, i cili ka interpretuar nė skena prestigjioze
tė Athinės, mes tė cilave nė Akademinė Ateneum qė organizon dhe konkursin
evropian tė Maria Kalas. Punėn e parė e fitoi shumė vjet mė parė nė orkestrėn e
Operas Lirike, ndėrsa mė pas punoi si pedagoge nė disa shkolla tė mesme tė
muzikės. Genet i ka trashėguar dhe e bija, Evi, e cila sipas mjeshtrave tė
muzikės, ėshtė njė soprano me shumė perspektivė. Edhe Lindita ka dashur tė
kėndojė qė fėmijė, por kėtė gėrshetim mundi ta realizojė vetėm kėtu. Jam e
lumtur qė bėj punėn qė kam dashur gjithnjė tė bėj. Pėr kėtė kam pasur nė krah
dhe Xhekin, sepse bashkė arrijmė qė emocionet qė pėrjetojmė nė skenė tia
transmetojmė lehtėsisht publikut, - thotė Lindita Maria Laro. Edhe pse ka
rreth 20 vjet nė Athinė, ka pasaportė greke, ka njė vajzė me baba grek, nuk
harron qė nė mes tė repertorit tė shumėllojshėm ti lėrė vend kėngės qytetare
shqiptare. Zemra ime i pėrket Shqipėrisė, - thotė violinistja shqiptare.
Racizėm???
Shumėkush e kujton qartazi atė qė ndodhi kėtu e pesė vjet mė parė nė qendėr tė
Tiranės dhe nė ēdo cep tė saj, ku mllefi i akumuluar nga 1100 arsye tek disa
dhe, kush e di pse, te shumė tė tjerė, u pėrkthye nė thyerjen e makinave me
targa greke dhe djegien e flamurit bardhė e blu. Atėherė, kombėtarja shqiptare
e futbollit fitoi 2 me 0 me atė greke. Nga shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi ėshtė
e vėshtirė tė pėrcaktohet nėse grekėt janė racistė apo jo. Pėr mua mė shumė
janė ziliqarė. Xhelozohen pse shqiptari ka njė makinė tė re, apo shtėpinė ku
rri e ka tė tijėn, - thotė Dritani, njė emigrant nga Saranda. Unė kur kam pasur
nevojė grekėt mė kanė ndihmuar, shoqet mė tė afėrta i kam greke, fqinjėt i kam
po grekė dhe kam marrėdhėnie shumė tė mira, - thotė Sui, e cila prej dy
vjetėsh ka fituar tė drejtėn e pėrhershme tė qėndrimit nė Greqi. Taksisti nga
Vlora qė hasėm gjatė njė udhėtimi tė shkurtėr brenda pėr brenda Athinės, mendon
se shqiptari pėr shqiptarin ėshtė mė ziliqar se ējanė grekėt pėr ne. Sipas
tij, emigrantėt tanė nė Greqi asnjėherė nuk do munden tė kenė njė pėrfaqėsues
tė tyre nė parlamentin grek, pasi tė gjithė do tė duan tė jenė Ai. Eh, i kanė
harruar kėta kohėrat kur nuk flisnim shqip se kishim frikė se na merrnin prej
leckash e na kthenin nė Shqipėri, kur sapo thoshe se je nga Shqipėria, tė
shihnin si vrasės serial; kur fėmijėt nėpėr shkolla i pėrēmonin pse kishin
origjinė shqiptare, kur refuzonin haptas tė na pėrgjigjeshin e ndihmonin sapo
merrnin vesh qė jemi shqiptarė
Kemi vuajtur ėshtė pak tė thuash, - na thotė
Agimi njė 60-vjeēar nga Berati. Shoqėruesi ynė sapo e merr vesh nga jemi, bėn
njė hyrje qė ka shumė miq shqiptarė e mė pas nuk ngurron tė tregojė se si njė i
ri nga Shqipėria e kishte grabitur me armė, apo ngjarjen mė tė fundit tė
pėrleshjes sė policisė greke me dy shqiptarė, si pasojė e sė cilės mbeti i
vrarė njė kalimtar i rastėsishėm, qė pėr fat tė keq ishte sėrish i yni. Hasim
njerėz dashamirės, qė kur marrin vesh se jemi shqiptarė, na thonė disa fjalė nė
gjuhėn tonė, por ende edhe shumė nga ata qė kthejnė kokėn mėnjanė apo
murmurisin kunja nė gjuhėn e tyre.
Koncertet
Nė Athinė gati-gati tė gjitha muret janė tė vizatuara me grafite. Mes ngjyrave
tė forta nuk mungojnė posterat qė pėrsėri flasin shqip
Koncert live, Eli Fara,
Bujar Qamili, por edhe aktorė humori si parodistėt e Vlorės, Cekja apo edhe tė
rinjtė e Portokallisė. Menduam se pronarėt e lokaleve apo organizatorėt
shfrytėzonin festat e Krishtlindjes e Vitit tė Ri pėr tė sjellė artistė nga
Shqipėria, por jo. Thuajse ēdo javė, nė rrugėt e Athinės, lokale tė ndryshme,
mes posterave, njoftojnė ardhjen e tyre. E reklamat mė tė shumta tė kėtij lloji
vendosen nė lagjet ku ka shumė shqiptarė, Ambelokipus, Pire, Kipseli, Nea
Filadelfia
Sigurisht qė para fotografisė provokuese tė Zajminės ndalojnė jo
vetėm shqiptarė...
To Vuno Brosta
Java e Pashkės, e shtuna e madhe. Fishekzjarrėt
pėr festėn e rilindjes sė Krishtit do jenė shkaku i shpėrthimit tė njė
urrejtjeje tė vjetėr ndėrmjet Luanit dhe Thimios, ndėrmjet tė huajit dhe
vendasit, ndėrmjet ateistit dhe fetarit. Historia shkon drejt njė drame ku ai
qė e pėson ėshtė Harris, njė djalė i ri me baba shqiptar. Kėshtu ka menduar ti
risjellė marrėdhėniet greko-shqiptare regjisori
Kriza, ēmimet, kafeja
Kriza ekonomike qė ka pushtuar Greqinė ndjehet
kudo. Nė rrugėt e mbjella me neranxi, shumė dyqane dhe lokale janė mbyllur
ndėrsa tė tjera njoftojnė boshatisjen me tė shitur mallin. Shumė ndėrmarrje tė
vogla janė nė prag falimentimi, ndėrsa tė tjera bėjnė shkurtime punonjėsish. E
vėshtirė ėshtė bėrė edhe pėr shqiptarėt, tė cilėt sė fundmi po vuajnė
papunėsinė. Dikur kishim punė pėr tė pastruar shtėpi gjatė gjithė javės,
ndėrsa tani na marrin apo nuk na marrin njė herė nė dy javė. Ne, verėn e kaluam
nė Shqipėri, se burrė e grua nuk kishim punė e skishim ētė hanim, - thotė
Katerina njė mesogrua nga Lezha. Tani ajo pastron njė shtėpi, ndėrsa i shoqi
ende ėshtė i papunė. Me gjithė kėtė krizė ekonomike, ēmimet nė Greqi janė nė stratosferė.
Njė krem trupi Vanilia i prodhuar nė Gjermani, atje shitet 4.50 euro, ndėrsa
nė Athinė 8.99 evro. E jo vetėm kjo. Shumica e mallrave nė vendin fqinj kushton
shumė mė shumė se nė vende tė tjera evropiane. Pėr tė mos folur pėr kafenė, e
cila nga ēmimi duket sikur po e pi nė Duomo apo nė Champs Elysee. Edhe nė
lagjen mė tė humbur tė Athinės duhet tė paguash 4 euro pėr njė ekspres. Tė
vetmet ēmime tė lira qė kemi hasur janė ato tė veshjeve, qė nė periudhė
skontosh pėsojnė ulje reale dhe tė portokalleve e mandarinave, ku njė kilogram
kushton vetėm 30 cent.
!!!
Athina ėshtė njė kryeqytet evropian i pasigurt, ku sapo arrin nė aeroport tė
kėshillojnė qė ēantėn ta shtrėngosh mirė se romunėt tė grijnė dhe fėmijės tė
mos ia heqėsh asnjė moment sytė se ta rrėmbyen pėr ti marrė ēnjerėzisht
organet. Nė pikat kufitare sheh vetėm fotografi fėmijėsh tė vegjėl me stampėn
i zhdukur. Tė kėshillojnė tė mos kalosh natėn nė njė listė tė gjatė rrugėsh
sepse janė tė rrezikshme. Vihen
bomba nė institucionet shtetėrore dhe vidhen shpesh banka e kompani sigurimesh.
Athina ka njė zbehtėsi arkitektonike, me ndėrtime tė vonshme qė kanė ngjyrė gri
tė shpėlarė, rrugica qė mbajnė po aq erė shurrė sa poshtė urave tė Lanės, kaos
e trafik, mungesė parkimi, rrugė tė ngushta nė formė shisheje qė bllokohen pėr
dhjetėra minuta, ka taksistė qė ta fusin sapo tė dėgjojnė qė je e huaj, ka
lypės, shitės tė vogėlsirave dhe disqeve, qė me gjuhėn e tyre greke me theks
afrikan tė bezdisin pafundėsisht pėr tė tė detyruar qė tė blesh diēka tek to. Ka
policė me papaq, ka vrasės tė ēmendur qė dalin rrugėve e marrin nishan
kalimtarė, ka lajme televizionesh pėr vėllain qė vrau vėllanė, ka thashetheme
televizive qė vazhdojnė javė me radhė se si Eleni Menegaqi, prezantuese e
emisionit tė mėngjesit nė televizionin Alfa, u nda me tė shoqin, apo njė
modele e famshme qė u ndalua nė aeroport se ish i dashuri kishte bėrė padi pėr
tė
Ka prostituta tė rėndomta rrugicave tė errėta nė qendėr, ka drogaxhinj dhe
shiringa tė hedhura sa andej-kėtej
Por Athina, nė ēdo cep tė saj ka teatro dhe
jo lojėra fati si nė Tiranė, ka rrugė tė mbjella me neranxi qė tė krijojnė
idenė e shėtitjes nė kopshte agrumesh, ka shumė zona pedonale e miniparqe ku
shpėton nga era e rėndė e benzinės sė djegur qė lėshojnė makinat, takon njerėz
tė edukuar e miqėsorė qė sapo tė shohin, derdhin njė lumė fjalėsh tė ėmbla e
pėrkėdheljesh pėr fėmijėn qė ke nė krahė
Athina ėshtė kryeqyteti evropian ku
ke pafundėsisht mundėsi argėtimi, ku shijon ushqime fantastike nė uzeritė e
kėndshme poshtė Akropolit, metropoli ku jetė nate bėhet ēdo ditė tė javės
(Gazeta Shqiptare)