Gjuha e
njėsuar shqipe vlerė gjithėkombėtare
![]()
Shkruan:
Dr. Jakup Krasniqi
Ka tė tillė qė edhe sot guxojnė tė marrin mundimin intelektual tė shekullit
XX, tė cilin na e lanė trashėgim intelektualėt dhe politika tradicionale
kriminale e shovinistėve serbė, tė cilėt pėr njė shekull u munduan tė krijoni
nga kombi shqiptar dy kombe: a albancėt (nė Shqipėri) dhe b shifrarėt (nė
Kosovė)! Kėta tė fundit, disa fundėrrina serbofile, tė shfaqura si ēakej e
hiena edhe nė faqet e internetit, i kanė konvertuar shiftarėt si nocion
pėrbuzės e fyes nė komb kosovar. Praktika e politikės serbo-jugosllave, pas
Luftės sė Dytė Botėrore, nė kėtė rrafsh nuk ishte e pasuksesshme nė raport me
tė tjerėt nė hapėsirat e ish-Federatės Jugosllave, por jo edhe nė Kosovė. Me
gjithė mundin e tyre tė pakursyer, tė mendjeve narcisoide tė kombit qiellor,
ata nuk ia arritėn dot ta realizonin atė qėllim djallėzor dhe njėkohėsisht
kriminal. Nėse dyshoni nė kėtė, urdhėroni e shfletojeni shtypin serb nga vitet
80 deri mė sot dhe do tė bindeni. Kuptohet, nėse nuk ju dhimbset fakti se duhet
ta lini rrugėn dhe tė shkoni nė biblioteka pėr tė lexuar, shfletuar e studiuar
me nge. Duke qenė rrahagjoksė tė tillė, besoj se e kuptoni gjuhėn serbe tė
atyre viteve, tė cilėn po e pėrdorni sot me fjalė shqipe e mendėsi serbe.
Tani, nė shekullin e ri, XXI, vetė politika serbe spo ka nge tė merret me kėtė
ēėshtje, sepse ka edhe halle tė tjera, ndaj i ka paguar ca argatė tė punojnė
pėr ta. Tani kėtė detyrė e kanė marrė pėrsipėr (si shpėtim pėr kosovarėt!) disa
pseudointelektualė klandestinė e ēunakė (nuk po mendoj vetėm pėr moshėn e re qė
e kanė) tė Kosovės nėnė, e cila po pengohet nga gėrryerjet e tyre primitive tė
njė lufte ndryshe tė klasės politike e intelektuale sot. Kėto pėrpjekje janė tė
pakohė dhe tė palogjikė, skanė asnjė arsye tė veprimit, skanė asnjė nivel kombėtar
e intelektual, thjesht janė veprime krejt kuturu e pa interes. Janė humbje
kohe. Jam sfiduar tu pėrgjigjem shkurt partizanėve kundėrshtarė te gjuhės sė
njėsuar shqipe, sepse nė adresėn time elektronike mė erdhi njoftimi pėr daljen
e librit Gjuha e kėputur e shqipes, duke mė obliguar kėshtu ti them dy fjalė:
Edhe pse jam i bindur se gjuhėsia ėshtė fushė e rezervuar enkas pėr elitėn
akademike dhe studimore tė gjuhėsisė e jo pėr ata qė nuk arritėn kurrė ta
mėsojnė dhe ta flasin sa e si duhet gjuhėn e bukur shqipe. Mėsimi dhe pėrdorimi
i gjuhės sė njėsuar shqipe, si njė nga vlerat mė tė mėdha kombėtare, ende nuk
ėshtė i lehtė pėr tu shtrirė horizontalisht, se shkollėn shqipe nė Kosovė e
kanė shoqėruar aq shumė pengesa e vėshtirėsi, tė cilat i shkaktoi sistematikisht
armiku shekullor. Kjo nuk duhet tė na pengojė ta mėsojmė, ta pėrdorim dhe ta
kultivojmė, nė familje, nė shkollė, nė administratė, nė media publike e private
dhe kudo tjetėr. Nė thesarin e pasur tė popullit tonė ka fjalė tė urta, qė
shprehin filozofi tė tėrė. Njėra syresh thotė: Kur nuk ke ēka tė bėsh, luaj
derėn! dhe tjetra, Kur ke nge, shti rruaza nė pe! Sigurisht, ata qė kohėn e
kanė tė kotė edhe mund tė merren me kotėsi, ose, mbase, ndokush nė kohėn tonė i
paguan edhe kotėsitė e tė kotėve, pėr tė cilėn gjė, nė fakt, edhe nuk dyshoj
shumė se po ndodh. Nuk dyshoj, sepse ata qė marrin guximin pėr ti pėrbaltur
vlerat kombėtare, jo vetėm gjuhėn e njėsuar, nuk mund tė kenė adresė tjetėr.
Angazhimi i tyre flet vetė.
Duke jua rikujtuar dy fjalė tė urta tė pėrafėrta tė shqipes, qė nė njė mėnyrė
edhe kanė njė kuptim. Dhe, nėse dikush vėrtet ka nge me shti rruaza nė pe dhe
pėr ti pėrbaltur vlerat mė sublime kombėtare, pėrse ne, qė e kemi krijuar, qė e
kemi mbrojtur dhe kemi sakrifikuar shumė pėr kėto vlera tė heshtim para
bjerrakohėsve tė sotėm?! Bjerrakohės, sepse kjo qė kėrkon ky soj e sorollop nuk
do tė gjejė as hapėsirė, as shtrirje nė tabanin tonė kombėtar. Nuk dėshiroj tė
zgjatem shumė, arsyet i thashė mė lart, por dua tė them se gjuha e standarde
shqipe, ėshtė njė nga tė arriturat mė tė mėdha kombėtare tė shekullit tė
kaluar, e barasvlershme me aktin e shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912!
Ky hap i menēur dhe i domosdoshėm atėbotė i pėrfaqėsuesve tė shkencės sė
gjuhėsisė shqiptare, bėri tė njėsohet atėsia e substancės kombėtare, jo vetėm
nė formė, por edhe nė pėrmbajtje. Dhe kėtė e arritėn kolosėt si Aleksandėr
Xhuvani, Eqrem Ēabej, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti dhe dhjetėra shkencėtarė e
dashamirės tė njėsimit tė gjuhės e tė kombit shqiptar. Tashmė kjo ėshtė vlerė
kombėtare dhe meriton tė mbrohet me ligj e shkuar ligjit. Prandaj janė krejt tė
kota krrokatjet e partizanėve tė vegjėl tė kombit kosovarė pinjollėve
titistė, tė mbetur mes kryqrrugėve tė botės, si langonjtė pa gjahtarė, pėr ti bėrė
tė pabėrat, qė dikur i bėnin paraardhėsit e tyre - kundėrshtarėt mė tė vrazhdė
tė pėrparimit tė gjuhės, tė historisė, tė kulturės dhe tė kombit shqiptar nė
pėrgjithėsi.
Kosova, sot, njė shtet i lirė, i pavarur, sovran dhe demokratik ėshtė njė
arritje e madhe, ndonėse jo gjakimi final, por intelektualėve tė vėrtetė u janė
krijuar mundėsi tė shumta qė vendin ta shpien drejt progresit me punė tė ēmuar
intelektuale, dhe jo vetėm intelektuale, me djersė, me mund e me gjak, nė tė
gjitha fushat e jetės pėr tė cilat janė tė pėrgatitur si mėsues, specialistė,
studiues e shkencėtarė. Prandaj, shfrytėzoni kėto mundėsi pėr ēėshtje mė
madhore, nė mėnyrė qė ti njėsojmė pėrbėrėsit e tjerė tė kombit, e jo ta
rrėnojmė tė krijuarėn. Lini kotėsitė dhe mos u merrni me to, ngase nuk i
sjellin dobi as kombit, as kulturės sonė dhe nė fund tė fundit askujt, as
rrėnuesve tė vlerave kombėtare. Ndryshe, kėsaj i thonė punė e kotė ose nėse
doni ndryshe, punė sizifi. Se shqiptarėt e kanė kuptuar tashmė se mbyllja nė
feude, nė krahina bajraqesh, kapedanėsh a trevash nėndialektore, siē ėshtė
Kosova, do tė thotė humbje e ēdo perspektive, tjetėrsim dhe humbje e ardhmėrisė
sė fėmijėve tanė pėr tė jetuar me dinjitet nė shtetin kombėtar.
3.03.2010