Kosova - Shqipėria
e Dytė
Shkruan: Arjan Konomi
Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė botė qė kufizohet me veten e saj. E thėnė
ndryshe ajo kufizohet me territore historikisht shqiptare, pjesa mė e madhe e
tė cilave popullohet mė shumicė dėrrmuese ende sot nga shqiptarėt. Tėrėsia e
kėsaj hapėsire gjeografike e ndodhur jashtė kufijve administrativė tė
Republikės sė Shqipėrisė mund tė konsiderohet si njė "Shqipėri e
Dytė", nga Ulqini deri nė Manastir.
Ta emėrtosh kėtė vend nė kėtė mėnyrė do tė thotė qė
ti largohesh edhe termit Shqipėrisė sė Madhe, qė gjithmonė ka shqetėsuar jo
vetėm fqinjėt, studiuesit si dhe tė politikėn ndėrkombėtare. Ka qenė pikėrisht
kjo shprehje qė kundėrshtarėt jo vetėm tė lirisė sė Kosovės, por edhe ata tė
cilėt kanė ndjekur njė politikė kundėr ndėrhyrjes ushatarake tė Natos, janė
pėrpjekur tė japin argumenta kundra. Dhe kjo propagandė ka patur edhe efekte
negative duke bėrė zgjatjen nė kohė tė zgjidhjeve nė favor tė popullsisė
shqiptare. Mbiemri e Madhe ėshtė pėrdorur gjatė historisė pėr shtetet qė kanė
dashur ta shtrijnė nė emėr tė historisė sė largėt ekspansionin e territorit tė
tyre pothuajse gjithmonė nė kurriz tė popujve tė tjerė. Por asnjėherė nuk
thuhej se ajo qė ekzistonte nė realitet ishte njė Serbi e Madhe qė kėrkohej tė
mbahej nė kėmbė duke shtypur dhe ushtruar dhunė mbi popullsinė shqiptare nė
emėr tė miteve mesjetare, tė betejave tė humbura tė sė shkuarės, nė emėr tė
fesė dhe objekteve tė kultit, duke vepruar nė prag tė shekullit tė 21 ashtu si
nė mesjetė.
Nga ana tjetėr, vetė shqiptarėt, nuk e kanė pėrdorur asnjėherė konceptin e
Shqipėrisė sė Madhe. Ajo qė mė shumė i mėshohet, jo aq nė sensin politik sesa
nė atė nacional patriotik, ėshtė Shqipėria Etnike qė nėnkupton jo realitete
territoriale historike sesa njė realitet prezent tė ekzistencės sė shqiptarėve
nė shumicė dėrrmuese. Ka qenė shumė i fortė edhe komponenti historik, sidomos
nė atė krijimtari intelektuale shqiptare, e cila ėshtė pėrpjekur tė sjellė
argumenta sa mė shumė nė dobi tė lirisė e pavarėsisė sė Kosovės, pra tė
shkėputjes sė saj nga Serbia. Origjina ilire e shqiptarėve, autoktonia e tyre
nė kėto territore, dyndjet e popullsisė sllave nga shekulli VII e mė pas, mite
dhe beteja, me logjikėn se kėto janė argumenta bindėse tė sė drejtės sė kombit
tonė, duke moskuptuar qė nė kėtė mėnyrė arsyetimi ēėshtja shqiptare vetėm
dėmtohej, duke i dhėnė dėshmi botės sė njė mentaliteti tė prapambetur shqiptar.
Pėr politikėn e sotme ndėrkombėtare qė diktoi tėrė zhvillimet e dhjetė viteve
tė fundit nė Kosovė nuk kishte rėndėsi asnjė element historik. As kush kishte
banuar mė parė dhe as kush kishte mė shumė objekte qofshin tė kultit apo edhe
tė tjera, me tė cilėn tė dy palėt si ajo serbe dhe ajo shqiptare kėrkonin tė
kapeshin nė vėrtetim tė sė drejtės sė tyre. Nuk ekziston njė e drejtė
historike, por ekziston njė e drejtė e vetme, qė ėshtė ajo qė nuk lejon
shtypjen dhe dhunėn e njė popullsie ndaj njė tjetre. Kėtė e kuptuan mirė
luftėtarėt e UĒK-sė, lufta propagandistike e tė cilėve ishte shumė mė efikase se
ajo e armėve. Ata ditėn tė shfrytėzonin me efikasitet surprizues zhvillimin e
internetit dhe tė teknologjisė.
Me pavarėsinė e Kosovės kemi lindjen pėr herė tė parė nė histori tė njė shteti
tė dytė tė shqiptarėve dhe duke e ngushtuar gjeografikisht termin qė pėrdora nė
fillim tė kėtij artikulli mund tė themi se sot Shqipėria e Dytė ėshtė Kosova.
Pas festės dhe euforisė sė pavarėsisė shqiptarėt e atjeshėm do fillojnė ta
ndiejnė gjithmonė e mė shumė faktin qė ata edhe pse historia bashkėkohore punoi
nė favor tė tyre, nuk bėjnė pjesė nė shtetin qė quhet Shqipėri. Ashtu si sot e
tutje ata do tė quhen shtetas kosovarė tė kombėsisė shqiptare, njė fjalė kjo qė
e ka etimologjinė e saj nė gjuhėn serbe. Flamurin e ri tė tyre do ta shohim
vetėm nė takime diplomatike apo evenimente politike shtetėrore, sepse padyshim
qė shqiptarėt e Shqipėrisė sė Dytė do tė vazhdojnė tė mbajnė e tė tundin nė
duart e tyre flamurin me shqiponjė po aq tė tyre sa dhe e shqiptarėve brenda
kufijve tė shqiptarėve tė Shqipėrisė.
01.03.2010