Rrėmujė nė oborret e ndėrkombėtarėve, heshtje nė oborret e "kombėtarėve" !

 

Shkruan: Kristina Rasi

 

(“Kur maēoku nuk ėshtė nė shtėpi, minjtė hedhin vallet”).

 

-Kėshtu,  thotė njė fjalė e urtė popullore, kėshtu po ndodhė edhe me Kosovėn e kėsaj kohe, kur si po shihet, qeni nuk po e njeh tė zon“!

-Kohėve tė fundit, Kosova ėshtė kthyer nga ndėrkombėtarėt ligj-sjellės e ligjbėrės tė  drejtėsisė  e Kosovės nė njė rrėmujė ekonomike, politike, ushtarake qė burimin e kanė tek politika e tyre reaksionare.

 

Kush ėshtė mė i "zoti" po mundohet tė "gėlltit" tjetrin, -pozita po mundohet tė "gėlltit" opozitėn, vetėm pėr vjeljen e pushtetit e aspak pėr ēėshtjen e Kosovės -sepse, jo rrallėherė krijohet pėrshtypja nė popull se, nga aspekte tė tjera asnjėrėn si pyet askush pėr asgjė.

Ndonėse, e vėrteta nuk ėshtė krejt ashtu!

 

Pozita dhe opozita janė “vendimmarrėse” vetėm atėherė kur ato hidhen pamėshirė me dhunė e dinakėri qė ta eliminojnė faktorin opozitė deri tani nė fushėbetejėn me marshime nė rrugė- Lėvizjen Vetėvendosje dhe udhėheqėsin e saj, Albin Kurtin.

Kėta zotėrinj kaq shpejt harruan dhe pėrditė po harrojnė qė, Serbia pėrditė po pėrpiqet  ta gėlltitė e ricopėtojė Kosovėn shqiptare.

 

-Kur Albini me Lėvizjen Vetėvendosje po e mbron atdheun me njė mal argumente dhe aksione kėto sulme ndėrkombėtarėt dhe “kombėtarėt” po vėrsulen kundėr tyre dhe, kėshtu po “hahen” frytet e “pavarėsisė” sė Kosovės , kur pėrditė po e shohim se, rreth e rrotull po sillet kjo rrėmujė politike qė po e bėjnė ndėrkombėtarėt nė bashkėpunim tė ngushtė me vendorėt- siē po u pėlqen t“i quajmė ata, nė Kosovėn tonė “tė lirė”.

 

Tani, shtrohet pyetja : kujt po i shkon mė shumė pėrshtati kjo rrėmujė?! 

Dihet mirėfilli se, anipse kaluan mbi 10 vite -pas luftės kjo gjendje nė rrugė pa krye popullit, pandėrprerė iu ėshtė imponuar kėshtu, sikur mund tė konstatojmė qė, njėfarė mėnyre kanė mėsuar  si dikur nė kohė tė errėta tė krajlive tė Serbisė parullat e vėllazėrim-bashkimit ; kurs,e ato tani vetėm e kanė ndryshuar ca “ngjyrėn” politike, por jo edhe pėrmbajtjen e tyre, sipas stilit: "Kurrė s'kemi qenė mė mirė", "Kosova multietnike,  ėshtė e lirė" dhe ajo mė e famshmja dhe mė reaksionarja parullė institucionaliste:  "Bac u kry".

 

-Kėto,  lloje parullash janė produkt i qeveritarėve dhe opozitarėve dėshtakė tė Kosovės, duke u pėrpjekur qė nė kėtė mėnyrė populli tė mashtrohet dhe tė  sundohet mė lehtė, tė qėndrojė sus, i heshtur qė ta pastaj,  t'i kenė duart e lira qė tė mund tė bėjnė lloj-lloj marrėveshjesh me ndėrkombėtarėt, pa e pėrjashtuar kėtu, edhe marrėveshjet e fshehta me Serbinė

-Kėto lloj Marrėveshjesh tė cilat ishin dhe janė nė dėm tė Kosovės dhe nė dėm tė mbarė kombit shqiptar po kundėrshtohen vendosmėrisht, nga "Lėvizja Vetėvendosje", e cila po ngrit fuqishėm zėrin e Rinisė Shqiptare, dhe duke iu treguar se ky vend ka zot dhe kėtu duhet tė sundojė populli shqiptar e jo tė huajt kolonizatorė. Ky kundėrshtim i pakompromise qė po shpijnė deri nė tradhti kombėtare,  nuk po iu shkon aspak pėrshtati as pushtetarėve “kosovarė” dhe, natyrisht  as miqve tė Serbisė, ndėrkombėtarėve tė cilėt kinse  nė emėr paqes dhe pėr tė mbrojtur drejtėsinė kanė ardhur nė Kosovė .

 

-Paskan ardhur nė Kosovė pėr t“i ndihmuar shqiptarėt si tė bėjnė ligje dhe drejtėsi, nė vendin e tyre, nė shtetin e tyre “tė pavarur”.

O, kohėra o zakone!

 

...Dhe, sipas tyre ligjet dhe drejtėsia po filluakan pėr zbaitim;  jo duke i ndjekur ata qindra e  mijėra kriminelė serbė qė po shėtisin tė lirė madje, edhe nė Kosovė, por, duke e ndekur Albin Kurtin tė cilin e pat burgosur dhe regjimi kriminal i S.Millosheviqit. Duke e vrarė e ndjekur burgjeve rininė heroike tė Kosovės, tė cilėn pamėshirė e vrau Serbia ndėr kohėra tė errėta...

Pikėsynimi i “aleatėve” ndėrkombėtarė dhe i puthadorėve tė tyre oborrtarė –shqipfolės ėshtė: ta thyejnė kėtė Lėvizje, qė pastaj tė mos ketė opozitė tė mirėfilltė nė Kosovė dhe tė mos shtrihen mė tej kėrkesat e shqiptarėve sipas projekteve organizative nė gjithė hapėsirėn tonė kombėtare. Ta thyejnė kėtė Lėvizje e cila po pėrkrahet fuqishėm nga i madhi  vizionar atdhetar, Adem Demaēi .

 

-Pėrkujtoj me kėtė rast qė ; nė njė intervistė tė Bacit Adem pas "Pavarėsisė”  sė Kosovės", kur doli ajo parulla mashtruese: "Bac u kry"!E cila i drejtohej r tė madhit, Adem Jashari; - Baci Adem Demaēi pati deklaruar: "Bac, u nis"!

 

Ky mesash i vėrtetė lė tė kuptohet qė:  Kosova nuk ėshtė e pavarur dhe ajo nuk do tė jetė e tillė  pa u arritur ribashkimi i shqiptarėve qė kujtoj ka filluar nga 17 Shkurti 2008, dhe qė duhet shumė mė tepėr punė se qė po bėhet , pėr tė shkuar drejtė kėsaj rruge tė pakthyeshme.

-Ėshtė pėr t“u “ēuditur” se si bashkėsia ndėrkombėtare po fillon "drejtėsinė " e saj pikėrisht me Albinin dhe  Lėvizjen Vetėvendosje, thuaj se, ajo nuk paska punė tė tjera tė mira pėr tė bėrė nė Kosovė, siē janė zbardhja e fatit tė tė  pa gjeturve gjatė luftės nė Kosovė.

-Sipas bashkėsisė ndėrkombėtare krimet serbe qė janė bėrė me dekada e shekuj  mbi popullin shqiptarė nuk na qenkan krime, por, ja qė: qė:  "Lėvizja Vetėvendosje", paska bėrė krime se paska demonstruar mė 10 Shkurt 2007, ja, pse kjo Lėvizje pėrparimtare, qenka e kriminalizuar!!!

 

Ėshtė koha qė, qeveria dhe opozita  e saj nė  Kosovė tani tė mos heshtin, pėrballė kėtij sulmi tejet tė paarsyeshėm tė “aleatėve” tė popullit shqiptar, tė mos solidarizohet me ato, por, tė ngritė zėrin e arsyes.

 

-Sot, ende nuk ėshtė tepėr vonė! Nesėr , do tė bėhet tepėr, tepėr vonė, duke e mbrojtur Albin Kurtin dhe albin kurtėt, ata mbrojnė Kosovėn dhe shqiptarėt...

Nė kohėn kur po bėhen kėto shkelje kaq flagrante nė drejtėsi, qeveritarėt e Kosovės, po shesin”sapun pėr djath” se, kinse Kosovės po i pėrgatiten kushtet pėr t“u bėrė pjesė e bashkimit Evropian!!!

 

Vallė, mos do ta ketė Kosova mė lehtė tė hyjė nė BE, pa bijtė e bijat e saj liridashės?!

-Pasi ata , pėrditė po tė vriten dhe po burgosen ?!

E, si do tė hyjė Kosova e lumtur nė kėtė bashkėsi shtetesh tė pėrparuara,  e ricopėtuar,  e vrarė dhe e riburgosur?!

 

-Sepse, kėshtu ligje tė tilla po bėkan ndėrkombėtarėt “aleatė” sė bashku me pushtetarėt e saj kokėshkretė. Kjo heshtje po vjen prej tyre, sepse ashtu ua duan interesat e tyre personale, partiake e tė tjera...Por, ėshtė e sigurt qė kėshtu nuk ka aspak interesa atdheu ynė, Kosova.

 

-Po kėtė heshtje qyqarllėku po e bėn dhe presidenca e Kosovės. Oborrtarėt e saj nuk po nuk po kuptojnė fare se kjo "loje" ėshtė e rrezikshme!...

Vrasjet dhe  arrestimet  e pastaj, gjykimet e tilla tė padrejta -paparashikueshėm, Kosovėn mund ta kthejnė tek ato “ 11 e 26 “Marset” e lirisė  dhje pėr mė keq mund ta kthejnė marsin e vitit 2004, pėr faktin se po vonohej pavarėsia ; kurse, tani po vonohet realizmi dhe plotėsimi i saj.

 

Kėto, pastaj mund t“i fusin pushtetarėt “demokratė” tė  e Kosovės nė njė "qorr sokak" qė, pastaj doemos do tė detyrohen sikur dikur Ali Shukrioviqėt e Rrahman Morinė-Hiqėrit, tė japin dorėheqje tė parevokueshme.

 

Zvicėr, 26 Shkurt 2010