Apel pėr krijimin e Kėshillit Kundėr Proceseve tė Montuara Gjyqėsore nė Maqedoni!

 

Lajmi i hapjes sė Procesit Gjyqėsor ndaj Albin Kurtit dhe mobilizimi i pėrgjithshėm nė mbrojte tė tij, la pothuajse nė heshtje tė plotė faktin se nė Maqedoni me 4 shkurt tė kėtij viti  u dėnuan me burg tė pėrjetshėm Harun Aliu, Ismail Etemi dhe Bashkim Bajrami.

Dėnimi i tre pjesėtarėve tė ish Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, nė mesin e tė cilėve edhe Kryetari i Alternativės Kombėtare, z. Harun Aliu dhe apatia shqiptare nė mobilizimin pėr mbrojtjen e tyre dėshmon pėr realitetin tragjik tė ndėrgjegjėsimit tonė kombėtar.

Edhe pse nėnshkruese e peticionit kundėr Procesit Gjyqėsor ndaj Albin Kurtit, Bashkimi Demokratik Shqiptar, gjithashtu mendon qė:

kėto iniciativa nuk duhet tė lėnė nė harresė se nė Maqedoni disa ditė mė parė u dėnua me burg tė pėrjetshėm lideri i Alternativės Kombėtare;

kėto iniciativa nuk duhet tė lėnė nė haresė konfirmimin e dėnimit nga Gjykata Supreme, me 190 vjet burg pėr tė dėnuarit nė procesin e montuar pėr “Rastin e Brodecit”;

kėto iniciativa nuk duhet tė lėnė nė harresė se nė Maqedoni burgjet janė tė stėrmbushura si asnjėherė mė parė me shqiptarė tė dėnuar nė proceset e montuara gjyqėsore;

Alternativa Kombėtare ka qenė forcė politike konkurrente e Bashkimit Demokratik Shqiptar.

 

Por konkurrenca politike nuk mund tė na verbojė dhe tė mos shohim se lideri i kėsaj force politike, njėherit njė nga figurat kryesore tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, ėshtė viktimė e politikės sė montimit tė proceseve gjyqėsore si shumė bashkėluftėtarė tė tij tė ish UĒK-sė.

I rikujtojmė opinionit publik shqiptar se nė tė gjitha raportet e institucioneve ndėrkombėtare, qofshin politike, qofshin tė karakterit pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut dėnohet dhuna qė autoritetet e Shkupit pėrdorin gjatė hetuesisė pėr tė detyruar tė arrestuarit tė pranojnė veprat qė nuk i kanė kryer.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon pėr krijimin e njė kėshilli kundėr proceseve tė montuara gjyqėsore mbi bazat e urrejtjes etnike dhe fetare nė Maqedoni.

 

Nuk duhet tė presim qė pas viteve tė shumta tė torturave, tė maltretimeve dhe vuajtjeve nėpėr burgjet maqedonase njė komision parlamentar tė konstatojė pafajėsinė e shqiptarėve, siē ndodhi me tė dėnuarit e procesit tė montuar pėr “Rastin e Sopotit”.

 

Ėshtė moment i fundit qė tė mobilizohemi si shqiptar pėr lirimin e menjėhershėm tė njerėzve qė padrejtėsisht mbahen nėpėr burgjet maqedonase;

Vetėm tė mobilizuar nė pėrputhje me nevojėn e kohės mund tė kėrkojmė mbėshtetje nga demokracitė perėndimore qė tė ushtrojnė presion dhe t’ua bėjnė tė qartė autoriteteve tė Shkupit se pa lirimin e tė gjithė tė pafajshmėve, pa dėmshpėrblimin e njerėzve qė vuajnė padrejtėsisht nėpėr burgje dhe pa ndėrprerjen e montimit tė proceseve gjyqėsore, rruga e Maqedonisė drejtė institucioneve demokratike euro-atlantike ėshtė e mbyllur!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

28 shkurt 2010