Demokracitė Perėndimore Pėrballė
Spastrimit Etnik Modern!
Institucioneve tė Bashkimit Evropian
Komisionit Evropian
Parlamentit Evropian
Tė nderuar Komisar tė Bashkimit
Evropian
Tė nderuar deputet tė Parlamentit
Evropian,
Zonja, Zotėri
Bashkimi Demokratik Shqiptar, pėrmes
letrės sė 20 korrikut tė vitit 2009, adresuar deputetėve tė Parlamentit
Evropian dhe Komisarit pėr Zgjerim tė BE-sė, Z. Oli Rehn, tėrhoqi vėrejtjen se heqja e regjimit tė vizave pėr qytetarėt e
Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė me arsyetim se gjoja kėto shtete kanė plotėsuar kushtet nė luftė
kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit inkurajoi regjimet
antidemokratike tė kėtyre shteteve tė intensifikojnė politikėn e tyre
antishqiptare Bashkimi Demokratik Shqiptar edhe nė kėtė letėr pėrsėriti
faktin, qė pėrmes argumenteve tė pakontestueshme nė shkresat e mėparshme synoi
tė sensibilizojė ndjeshmėrinė Tuaj, se Maqedonia aplikon diskriminim racial
kundėr shqiptarėve nė fushėn ekonomike, politike, sociale dhe kulturore.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u pėrpoq
tė sensibilizojė ndjeshmėrinė Tuaj se si pasojė kėtij diskriminimi racial qė
Maqedonia aplikon ndaj shqiptarėve, populli shqiptar nė Maqedoni, qė pėrbėn mbi
1/3 e popullsisė sė pėrgjithshme tė kėtij shteti, ėshtė populli mė i diskriminuar
dhe mė i varfėr nė Evropė.
Duke u nisur nga fakti se akordimi i
ndihmave financiare paraqet njė rast tė volitshėm qė pėrfaqėsuesit e BE-sė tė
ushtrojnė presionet e nevojshme qė ky shtet tė ndėrpres logjikėn totalitare tė
funksionimit dhe tė diskriminimit tė shqiptarėve ju rikujtojmė se Bashkimi
Demokratik Shqiptar kėrkoi pėrmes letrės qė Ju adresoi mė 21 tetorit 2008:
- qė tė krijohet njė komision i veēantė
i BE-sė pėr tė hulumtuar menaxhimin e ndihmave tė deritanishme tė BE-sė nga ana
autoriteteve tė Maqedonisė,
- qė tė bėhet monitorimi i ndihmave tė
ardhshme pėr tė ndėrprerė thellimin e diskriminimit etnik nė Maqedoni,
- dhe tė mos hapen bisedimet pėr
anėtarėsimin e Maqedonisė nė BE pa i plotėsuar tėrėsisht tė gjitha parakushtet
pėr anėtarėsim.
Ju rikujtojmė se pėrmes letrės qė Ju
adresoi mė 25 shkurtit 2009, Bashkimi Demokratik Shqiptar ju solli faktet se
njė ditė pasi qė Ambasadori i Bashkimit Evropian nė Shkup, z. Ervan Fuere dhe
zėvendėskryeministri i atėhershėm pėr ēėshtje tė euro-integrimeve, Ivica
Bocevski nėnshkruan marrėveshjet financiare pėr realizimin e
programeve nga fondet IPA tė BE-sė nė vlerė prej 40 milion euro, Qeveria e
Maqedonisė ndau 55 milion euro nga buxheti i shtetit pėr realizimin e
projekteve zhvillimore nė 11 komuna ku nuk ka shqiptar. Asnjė euro nuk u parapa
pėr komunat ku shumica e popullsisė ėshtė e pėrkatėsisė etnike shqiptare!
Ju ishit dėshmitarė tė faktit se njė
ditė pas miratimit tė vendimit tė heqjes sė vizave, pėr tė dėshmuar
kapacitetet nė luftė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit Serbia
filloi dhunėn policore nė Luginėn e Preshevės dhe Maqedonia vazhdoi zinxhirin e
kėsaj dhune nė rrethinėn e Kumanovės.
Nga dita e hyrjes nė fuqi i vendimit
pėr heqjen vizave mesatarisht 2000 banorė shqiptarė nė ditė largohen nė drejtim
tė vendeve tė Bashkimit Evropian dhe Zvicrės. Kjo shpėrngulje masive e
shqiptarėve paraqet majėn e ajsbergut tė problemeve qė ka gjeneruar
diskriminimi racial ndaj shqiptarėve.
Ky eksod masiv ėshtė sinjal i qartė se
kjo pjesė e Evropės ndodhet para njė spastrimi etnik modern.
As kthimi nė regjimin e mėparshėm tė
vizave qė propozojnė disa shtete tė Evropės Perėndimore e as masat restriktive
ndaj sipėrmarrėsve qė eventualisht mund tė punėsojnė njerėzit qė vijnė nga kėto
anė nuk mund tė ndalė eksodin.
-Vetėm ndėrprerja e tė gjitha ndihmave
financiare pėrderisa autoritetet qeveritare nė Shkup nuk pranojnė krijimin e njė
komisioni tė veēantė tė BE-sė pėr tė hulumtuar menaxhimin e ndihmave tė
deritanishme akorduar kėtij shteti;
- Pranimi nga ana e autoriteteve
shtetėrore tė Maqedonisė qė tė bėhet monitorimi i ndihmave tė ardhshme pėr tė
ndėrprerė thellimin e diskriminimit etnik dhe rajonal nė Maqedoni; dhe
- Shqyrtimi i mundėsisė qė Fondet e
caktuara tė BE-sė tu ndahen drejtpėrsėdrejti autoriteteve komunale tė
diskriminuara deri tani nga pushteti qendror
do tė pėrbėnin mesazhe tė qarta pėr
qeverinė maqedonase se ndihmat e SHBA-ve dhe tė BE-sė nuk janė ndihma tė
dedikuara vetėm pėr njė etni nė Maqedoni dhe do tė krijonin parakushte qė
qytetarėt shqiptarė qė jetojnė nė varfėri tė skajshme tė orientonin ambiciet
pėr njė jetė mė tė mirė nė vendin e vet.
Nė fund tė shekullit XX demokracitė
perėndimore patėn kapacitetet shtrėnguese tė ndalnin spastrimin etnik dhe katastrofėn humanitare
qė konstruktoi regjimi i Millosheviqit.
Nė fillim tė shekullit XXI demokracitė
perėndimore kanė kapacitete tė ndalin spastrimi etnik modern me tė cilėn
ballafaqohen shqiptarėt.
Mbetemi me shpresė se reagimet do tė
jenė urgjente dhe nuk do tė jemi bashkėfajtorė pėr kėtė katastrofė humanitare
tė pashpallur....
Bashkimi Demokratik
Shqiptar
Kryetar
1 mars 2010