Ish
stafetisti i Titos, nė garė tė re tė bashkim-vėllazėrimit
~REAGIM~
Shkruan :
Vera Dushi
Nė Intervistėn dhėnė gazetės
serbe Jutarnji List,
Kėshtu Sejdiu fyen rėndė popullin shqiptar me dorėn lypėse tė shtrirė Beogradit pėr bisedime kinse tė barabarta.
Nė qoftė se Sejdiu ėshtė I gatshėm tė harrojė krimet e Serbisė ndaj popullit tė Kosovės, nė kohėn kur Serbia ende nuk I ka kėrkuar falje pėr kėto krime dhe provokon rėndė popullin shqiptar me retorikė serbomadhe, le tė shkojė nė Beograd, por tė mos kthehet mė kurrė nė Kosovėn e vuajtur dhe tė gjakosur nga barbarėt ēetnikė serbė, sepse do ta mallkojnė edhe tė vdekurit e varrėve tė pagjetura!
Kėtij pakurrizori i dhimbset mė shumė se midis Kosovės dhe Serbisė nuk po implementohet si duhet ideologjinė e bashkim-vėllazėrimit, ndaj fton pėr bisedime krerėt e Beogradit
Se sa tė barabarta mund tė jenė bisedimet e mundshme midis Kosovės dhe Serbisė mund tė analizohet nga e kaluara jo shumė tė largėt: kur Grupi i (H)unitetit bėnte negociata me Beogradin dhe nė kėto negociata gjithmonė u lejua udhėhequr vetėm nga vullneti i Serbisė.
Edhe tani, fryma e bashkėpunimit do tė diktonte qė nė bisedimet e mundshme me Beogradin, Sejdiu me kompani tė bėjė lėshime dhe kompromise qė shkojnė deri nė tradhti.
Ėshtė absurd qė tė fallen falas gjithė krimet qė Serbia I ka bėrė popullit shqiptar gjatė 95 vjeteve tė pushtimit dhe kolonizimit, ashtu siē ėshtė edhe tė harrohet se akoma ka troje dhe popull shqiptar nėn zgjedhe serbe Kosova lindore.
Por ish stafetisti i Titos Sejdiu e ka mė lehtė tė shlyejė me leckat e harresės tė drejtat e shqiptarėve nė trojet e veta dhe borxhet e Serbisė ndaj shqiptarėve.
Atij i vjen mė mire tė ketė dialog me serbėt dhe Serbinė se sa me shqiptarėt dhe Shqipėrinė!
Ai kurrė nuk ka menduar pėr dialogun dhe bashkėpunimin ndėrshqiptar, pėrkundrazi ka vepruar dhe vepron pėr largimin e distancimin e Kosovės nga Serbia.
Prej sjelljes dhe mendesinė e tij negative del se si duhet tė veprojė popullin shqiptar dhe lėvizjen e tij kombėtare:
- Serbisė tė mos i falet asgjė prej gjenocidit tė realizuar ndaj shqiptarėve!
- Duhet qė sa mė shpejt tė pėrforcohen lidhjet e shqiptarėve nga tė dyja anėt e kufirit artificial shqiptaro-shqiptar, pėr tė pėrgatitur kėshtu realizimin e Unionit Shqipėri Kosovė dhe mė pas tė shtetit kombėtar tė vetėm shqiptar!
Gjakovė (Shqipėri Etnike), 28 shkurt 2009