BDI e mban
fjalėn se jo mahi!
Nė Emisionin Rruga Drejtė tė Alsat M, deklaruat se Ja kemi dhanė fjalėn Nikolla
Gruevskit se nuk do ti hapim kėto ēėshtje dhe ne nuk mund tė bėhemi tė
pafytyrė me te!
Po. Kėtu e keni dėshmuar veten! Ju e mbani fjalėn dhe nuk mund tė
jeni tė pafytyrė karshi atij qė shtyp shqiptarėt!
Po me ēfarė fytyre do tė dilni tė kėrkoni edhe njė herė mandatin
e popullit?!!
Pas mandatit tė parė qeveritar nė
koalicion LSDM, udhėheqėsit e BDI-sė deklaruan
se nuk i kishte realizuar asnjė nga premtimet e veta elektorale pėr
shkak tė gjoja sugjerimeve tė ndėrkombėtarėve qė tė mos ia ulė rejtingun
LSDM-sė.
Nė kėtė shkrim nuk do tė analizoj
implikimet e kėtij arsyetimi sepse hapen hipoteza tė shumta pėr motivet e
krijimit tė kėsaj partie politike. Po kufizohem vetėm nė disa fakte qė patėn
implikime tė drejtpėrdrejta nė jetėn e popullit shqiptar nė Maqedoni.
Nė vend tė respektimit tė ligjit pėr
amnisti, term qė nuk ėshtė adekuat pėr luftėtarėt e lirisė, burgosje masive tė
ish ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare;
Nė vend tė rregullimit tė statusit tė
dėshmorėve tė kombit dhe pėrkujdesjes
institucionale tė familjarėve tė dėshmorėve tė tyre, privilegje tė
panumėrta pėr branitelėt;
Nė vend tė riparimit tė dėmeve
materiale tė luftės, zhdukėt gjurmėt e 500 milion euro qė Konferenca e
Donatorėve nė Bruksel i ndau Maqedonisė pėr zonat e dėmtuara nga lufta e vitit
2001;
Nė vend tė ndarjes proporcionale tė
buxhetit, asnjė investim nė vendbanimet shqiptare;
Nė vend tė paqes dhe sigurisė, dhunė e
paparė (mbi 500 shqiptarė u vranė dhe u plagosėn nė rrethana ende tė
pandriēuara gjatė mandatit tuaj katėrvjeēar);
Nė vend tė lirisė sė premtuar......Maqedonia
u shndėrrua nė njė burg tė vėrtetė kolektiv pėr shqiptarėt.
Pas refuzimit qė Nikola Gruevski ta
merr nė qeverisjen e tij tė parė, BDI-ja
aktivizoi kartėn nacionaliste dhe nga njė parti qytetare u shndėrruat nė
parti radikale pėr realizimin e tė drejtave tė shqiptarėve.
Premtuan pėr dy vite rresht se nėse
edhe njė herė merrni mandatin e popullit do tė zyrtarizoni gjuhėn shqipe; do tė
rregulloni statusin e dėshmorėve tė kombit; do tė pėrkujdeseni pėr gjendjen e
mjerueshme tė familjarėve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės; do tė abrogojė vendimin pėr ndalimin e
pėrdorimit tė lirė tė flamurit kombėtarė; do tė bashkoni Kėrēovėn me komunat
rurale qė ky qytet shqiptar tė mbetet shqiptar; do tė lironi tė gjithė tė
pafajshmit nga burgjet maqedonase (madje spotin kryesor tė fushatės elektorale
e ndėrtuat me pamjet tragjike tė Masakrės sė Brodecit); se do ti jepni fund
varfėrisė sė shqiptarėve nė Maqedoni; se do tė punėsoni mbi 100.000 persona tė
papunė....
Ju premtuat se e mbani fjalėn! Madje,
kjo moto e pėrsėritur deri nė bezdi, disa muaj mė vonė u bė moto e fushatės
elektorale pėr pushtet lokal!
Sapo u ulėt nė pushtetin e Gruevskit harruat premtimet
e dhėna!;
Ju shkatėrruat Institutin pėr
Trashėgimi Kulturore Shqiptare, si i vetmi institucion ku duhej
tė pėrcaktohej mėnyra e sistemimit tė vlerave historike dhe kulturore,
pa gjykuar pėr statusin politik tė
shqiptarėve, dhe krijuat « Muzeun e
Lirisė » !
A ka tallje mė tė madhe se njė populli
tė robėruar ti servohet « Muzeu i Lirisė » ?!
Nė vend tė bashkimit tė Komunės
shqiptare tė Kėrēovės ju miratuat vendimin e vendosjes sė 600 ushtarakėve
maqedonas dhe familjeve tė tyre nė kėtė qytet pėr tė ndryshuar pėrqindjen e
strukturės sė popullsisė;
- Nė vend tė lirimit nga burgu i shqiptarėve
qė padrejtėsisht janė dėnuar, montim i procese tė reja tė gjyqėsore dhe apel qė
ish ushtarėt e ish UĒK-sė, ata qė kanė mbetur tė pa arrestuar deri tani, tė
mbledhin reliket e rezistencės dhe ti dorėzojnė nė « Muzeun e
Lirisė » - Paradhomėn e Burgut tė Idrizovės!
BDI-ja ėshtė nė pushtet ! BDI-ja
ju garanton procese gjyqėsore tė drejta !
Rikthim i rasteve tė ish ushtarėve tė
UĒK-sė, qė Gjykata e Hagės i hodhi si tė pabaza;
Ekstradim i ish ushtarit tė UĒK-sė,
Shkodran Idrizit nga Gjermania nė Shkup
pėr tu gjykuar;
Dėnimi i civilėve tė pafajshėm pėr
Rastin e Brodecit me 190 vjet burg;
Dėnimi me burg tė pėrjetshėm tė tre
ushtarėve tė ish UĒK-sė, Ismail Etemin, Bashkim Bajramin dhe njėrin nga
udhėheqėsit e luftės,z. Harun Aliun (Komandant Kushtrimin, nėse e keni
harruar!);
BDI-ja ėshtė nė pushtet ! BDI-ja
ju garanton procese gjyqėsore tė drejta se jo mahi! BDI-ja e mban fjalėn!
Nė vend tė zyrtarizmit tė gjuhės shqipe
ju caktuat prioritet programor nė Kongresin e fundit dhe votuat vendimin qė nxėnėsve
shqiptar tu imponohet mėsimi i maqedonishtes nga klasa e parė e arsimit
fillor, si hap i parė drejtė maqedonizimit tė arsimit shqip nė Maqedoni.
Ju e mbani fjalėn se jo mahi!
Tani deklaroni se nuk jemi nė
komunizėm ku shteti ndėrtonte fabrika dhe punėsonte nga 15000 punėtorė. Tani
jemi nė treg tė lirė dhe secili duhet tė gjendet vet!
Keni tė drejtė. Nuk ėshtė kohė e
komunizmit! Shpenzimet qindra milion euro pėr pyllėzimin e territoreve
shqiptare me kisha ortodokse maqedonase nė kohėn kur varfėria e skajshme ka
kapluar shumicėn e popullit ėshtė nė pėrputhje me kohėn e mesjetės! Apo edhe mė
larg. Me kohėn e Faraonėve!
Ku mbetėn premtimet elektorale pėr
100000 punėsime tė reja!
Ju e mbani fjalėn se jo mahi! Secili
duhet tė gjendet vet! Vizat u hoqėn!Shqiptarėt mund tė shkojnė ku tė duan!
Mund tė vazhdoj pafund me ilustrimin e
kuteve tė dyfishta qė pėrdorni kur jeni nė opozitė dhe kur jeni argat tė
pushtetit antishqiptar nė Shkup. Por, konkluzionin mė tė mirė dhe domethėnien
vėrtetė tė motos sė fushatės elektorale Ne e mbajmė fjalėn!e sqaruat vet.
Pėr herė tė parė ishit tė sinqertė para
opinionit publik shqiptar kur si mysafir i
Emisionit Rruga Drejtė tė Alsat M,
deklaruat se Nikola Gruevskit i keni premtuar se nuk do tė hapni
ēėshtjen e zyrtarizmit tė gjuhės shqipe, ēėshtjen e pėrdorimit tė flamurit
kombėtare dhe asnjė ēėshtje qė kishit premtuar nė fushatė elektoratit shqiptar.
Dhe me arrogancė tė paparė ju drejtuat gazetarėve. Ja kemi dhanė fjalėn
Nikolla Gruevskit se nuk do ti hapim kėto ēėshtje dhe ne nuk mund tė bėhemi tė
pafytyrė me te!
Po. Kėtu e keni dėshmuar veten! Ju e
mbani fjalėn dhe nuk mund tė jeni tė pafytyrė karshi atij qė shtyp shqiptarėt!
Po me ēfarė fytyre do tė dilni tė
kėrkoni edhe njė herė mandatin e popullit?!!
Mbes me shpresė se shumė patriot dhe
anėtarė tė BDI-sė, tė cilėve u ka mbetur ndėrgjegje kombėtare, do tju thonė
njė ditė: MJAFTĖ se e tepruat argatllėkun nė kėtė politikė zullumqare ndaj
popullit shqiptar!
Mjaftė se na lodhėt me Muzeun e
Lirisė!
Populli shqiptar ende mbetet i robėruar
nė Maqedoni dhe luftėtarėve tė lirisė u ėshtė rezervuar burg i pėrjetshėm nė
kėtė shtet ferr pėr shqiptarėt.
Mos harroni fjalėn e urtė popullore
shqiptare: Ēdo gjė kėputet prej sė holli! Vetėm zullumi prej sė trashi!
Edhe kėtij zullumi do ti vij fundi siē
do ti vij fundi edhe censurės qė keni imponuar ndaj mendimit ndryshe !
Bashkimit Demokratik
Shqiptar
Kryetar
3 mars, 2010