Guri i rėndė peshon nė vend tė vet

 

Lėvizja Qytetare ZGJOHU! shprehet jashtėzakonisht e shqetėsuar nga lajmet pėr shpėrngulje tė theksuar tė qytetarėve shqiptar nga Maqedonia nė drejtim tė Evropės perendimore nė kėrkim tė jetės mė tė mirė.

 

ZGJOHU! informon tė gjithė qytetarėt qė liberalizimi i vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė paraqet vetėm njė mundėsi pėr udhėtime turistike dhe qėndrime tė shkurtėra deri nė 90 dite nė vendet e zonės shengen pa asnjė mundėsi pėr punė dhe studim nė ato vende. Leja pėr punė nė Evropėn perendimore mundėsohet vetėm nėpėrmjet marrjes sė vizės tė tipit D qė kushtėzohet me lejen e punės nė vėndin pėrkatės. Maqedonia gjithashtu ka nėnshkruar marrėveshje me Unionin Evropian si dhe me ēdo vend anėtar tė zonės shengen pėr rikthim tė qytetarėve tė saj dhe nė kėto shtete nuk ėshtė e mundur t'u ipet azil qytetarėve nga Maqedonia.

 

Lėvizja ZGJOHU! bashkė me Shoqatat e Historianėve, Arsimtarėve, Piktorėve, Intelektualėve, Artistėve dhe Shkrimtarėve shqiptarė si dhe shumė OJQ tjera apelojnė deri te tė gjithė agjencionet turistike qė mos t'i manipulojnė qytetarėt shqiptarė duke i keqinformuar rreth mundėsive pėr qėndrim dhe punė nė vendet e Evropės perendimore si rezultat i liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė. Mallkimi i kombit do tė bie mbi ato qė me gėnjeshtra po krijojnė rradhė tė tėra tė qytetarėve pėr tė braktisur trojet e baballarėve dhe po shesin pasurinė e tyre familjare pėr njė gėnjeshtėr turistike pėr pėrfitime mbi tragjedinė e popullit.

 

Vėshtirėsitė ekonomike tė qytetarėve tanė nuk do tė zhdukėn duke e shitur gjithė pasurinė e tyre dhe duke u shpėrngulur pėr tė hasur nė njė zhgėnjim edhe mė tė madh sesa nė vendin e tyre. Patriotizmi fillon ke pragu i derės dhe rruga jonė mund tė jetė e gjatė, ngjitja jonė mund tė jetė e vėshtirė, por ajo ēka historia na ka mėsuar ėshtė se nė keto troje ne vuajmė dhe rimėkėmbemi si njė, sepse jemi njė.

 

Njė vend pa artefakte ėshtė vend pa kujtesė, njė vend pa kujtesė ėshtė njė vend pa histori, njė vend pa njerėzit e vet, nuk ėshtė vend.

 

Tė brengosur,

Lėvizja Qytetare “ZGJOHU!”                          

Rr. Bitpazarska 127,                                       

Ēarshia e Vjetėr

1000 Shkup     

 

23 shkurt 2010