Drejtėsia
duhet ti zbardhė vrasjet e 10 Shkurtit 2007!
Shkruan: Valon Murati
1.
10 shkurti i kėtij viti domosdo na ktheu nė 10 shkurtin e vitit 2007, protestėn
qė u organizua atė kohė, intervenimin brutal tė policisė ndėrkombėtare, vrasjen
e Arben Xheladinit e Mon Balajt si dhe plagosjen dhe lėndimin e mbi 80
personave tė tjerė. Para se ti prekim pak dy momentet qė shėnuan kėtė ngjarje:
vrasjen e lartpėrmendur dhe fillimin e procesit gjyqėsor kundėr Albin Kurtit,
ti kthehemi motivit tė protestės qė pati organizuar Lėvizja Vetėvendosje! atė ditė. Atė ditė u protestua kundėr Pakos sė Ahtisarit e
cila iu pat shpalosur opinionit tonė publik pas muajsh negociatash pėr statusin
e Kosovės, si propozim i Marti Athisarit. Shumė flitet sot pėr ngėrēin nė tė
cilin ndodhet Kosova, pėr problemet nė funksionimin e saj tė brendshėm, pėr
jo-efikasitetin e sistemit tė saj politiko-juridik, e shumė pak ka guxim tė
pėrmendet se njė ndėr faktorėt themelorė tė kėsaj situate tė Kosovės ėshtė mu
Pakoja e Ahtisarit. Ende ngurrohet tė kritikohet Pakoja, sepse ajo konsiderohet
si pjesė pėrbėrėse e shpalljes sė pavarėsisė dhe e shtetit tė Kosovės. Madje,
kjo garniturė politike ishte e kushtėzuar qė pavarėsinė mund ta shpallin vetėm
nėse e ka Pakon brenda. E dizajnuar pėr ti integruar dhe akomoduar serbėt nė
Kosovė, kjo Pako, mu nga serbėt nuk ėshtė pranuar, sidomos jo nga ata tė veriut
tė Kosovės. Sidoqoftė, tėrė ky kontekst politik, qė e shndėrroi Kosovėn nė
shtet, nuk do tė na duhej tė na shndėrronte nė oportunistė dhe tė themi se
korniza politiko-juridike brenda sė cilės funksionon Kosova ėshtė e mirė, kur
jemi tė bindur pėr tė kundėrtėn. Madje janė disa elemente themelore qė e bėjnė
atė tė jetė nė kundėrshtim me vullnetin politik tė shumicės sė qytetarėve tė
Kosovės, tė cilėt nuk janė konsultuar fare kur kjo Pako ėshtė pranuar nga
garnitura politike. Tė fillojmė nga mė elementarja: shqiptarėt, ndonėse shumicė
dėrrmuese nė Kosovė, nuk njihen si komb, por si komunitet. Tė tjerėt, ndonėse
pakicė nė Kosovė, nuk njihen si pakica kombėtare, por si komunitete. Si
rrjedhim i kėtij defekti tė parė, projektohet Kosova si entitet politik nė tė
cilin juridikisht duhet tė instalohet ideja e multi-etnicitetit. Duke munguar
kombi shqiptar si kategori politiko-juridike nė Pako, Kosovės i ndalohet
bashkimi me ndonjė vend fqinj, apo pjesė tė vendeve fqinje. Duke u instaluar
kjo ndalesė edhe nė Kushtetutėn e Kosovės, atė e shndėrron nė njė shtet qė nuk
mund tė vendosė pėr tė ardhmen e vet. Pra, njė shtet pa vetėvendosje tė
jashtme. Tjetri defekt ėshtė decentralizimi etnik, e posaēėrisht ndarja e
Mitrovicės nė dy komuna. Ky decentralizim nuk ėshtė paraparė tė bėhet nė
funksion tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve, por pėr ti akomoduar serbėt,
pa e analizuar efikasitetin dhe funksionalitetin e kėtij lloj decentralizimi.
Pėr mė keq, nė rastin e Mitrovicės, krijimi i komunės veriore mund tė jetė njė
hap tutje pėr ta legalizuar dėbimin e shqiptarėve nga ajo pjesė e qytetit. E
metė tjetėr ėshtė edhe jo-funksionaliteti i sistemit politiko-juridik ku mė pak
se 10% pakica mund ta pengojnė funksionimin e shtetit nė disa drejtime kyēe, si
p.sh. nė rastet kur duhet tė ndėrrohet Kushtetuta apo
tė ndryshohen ligje me interes vital pėr vendin. Vetė propozimi pėr pavarėsinė
e mbikėqyrur qė erdhi mė vonė nga Marti Ahtisari si shtesė e Pakos, shpall
popullin e Kosovės tė paaftė pėr tė qeverisur me veten, dhe ia ligjėson (iu jep
fuqi ligjore) shumė kufizime, kontrolle e mbikėqyrje (ICO, EULEX, vetė Pakoja
me tėrė defektet qė i pėrmendėm). Si qershia mbi tortė na vjen nė fund supremacia
e kėsaj Pakoje mbi tėrė sistemin politiko-juridik nė Kosovė, e sanksionuar kjo
edhe nė Kushtetutėn e Kosovės. Kundėr gjithė kėtyre defekteve u demonstrua mė
10 shkurt 2007.
2.
Mė 10 shkurt 2007 u vranė dy demonstrues. Organizatat mė me renome nė botė nė
fushėn e tė drejtave tė njeriut, nė mesin e tė cilave edhe Amnesty
International, e cilėsuan demonstratėn si paqėsore dhe reagimin e policisė si
brutal. Madje edhe njė hetim i nxitur nga vetė UNMIK-u e i udhėhequr nga Robert
Din, i cili mė vonė u bė kryeprokuror i UNMIK-ut, qartazi e thotė se vrasjet
kanė qenė tė shmangshme dhe tė vrarėt me asgjė nuk e kanė provokuar policinė.
Madje hetimi shkon deri aty sa tregon se pėrgjegjėse pėr vrasjet ėshtė njėsiti
rumun i policisė sė UNMIK-ut i cili ka pėrdorur edhe plumba gome me afat tė
kaluar dhe tė ndaluar me konventa ndėrkombėtare. Mirėpo hetimi nuk tregon kush
ka dhėnė urdhėr tė shtihet dhe disi humb nė problematikėn e funksionimit tė
zinxhirit komandues tė policisė sė UNMIK-ut. Ēudia mė e madhe ėshtė se nė vend
se tė fillojė njė proces kundėr atyre qė vranė dy demonstrues paqėsorė dhe
plagosėn e lėnduan 80 tė tjerė, UNMIK-u e filloi procesin gjyqėsor kundėr Albin
Kurtit nga Lėvizja Vetėvendosje! Ky proces, qė nė momentin e parcializimit tė
tij, duke e vendosur Albn Kurtin nė bangėn e tė akuzuarve dhe duke injoruar
faktin se atė ditė ėshtė kryer krim ndaj demonstruesve, mori premisa tė njė
procesi politik. Si i tillė ai u shndėrrua nė njė bumerang pėr tėrė sistemin e
drejtėsisė qė e kishte ndėrtuar UNMIK-u nė Kosovė. Duke qenė njė proces
politik, edhe Lėvizja Vetėvendosje! dhe Albin Kurti e
shfrytėzuan politikisht kėtė proces. Nė njė situatė tė pashpresė, kur tė gjithė
avokatėt e Kosovės mė nė fund iu pėrgjigjėn ftesės sė Lėvizjes Vetėvendosje! pėr tė mos e mbrojtur Albinin, UNMIK-u pak para shpalljes sė
pavarėsisė nė shkurt tė vitit 2008 e pezulloi procesin. Habia mė e madhe pėr
tėrė opinionin publik ndodhi kur EULEX-i shpalli rihapjen e kėtij procesi
gjyqėsor. Kur tė gjithė prisnin qė EULEX-i tė fillonte hetimet pėr vrasjet e 10
shkurtit 2007, apo arrestimet e (siē kishte deklaruar) peshqve tė mėdhenj tė
politikės tė lidhur me krimin e organizuar dhe sistemin e korrupsionit, ata e
filluan kėtė betejė, qė besoj se do ta zbehė thellėsisht autoritetin edhe ashtu
shumė tė brishtė tė EULEX-it nė sytė e opinionit publik nė Kosovė.
3.
Serbia pėr afro njėqind vite ka vrarė, plagosur e burgosur nė Kosovė. Populli
shqiptar pėr asnjė moment nuk e ka ndalur luftėn dhe pėrpjekjen e tij pėr liri.
Njėkohėsisht populli shqiptar ėshtė i vetėdijshėm qė pėr krimet e kryera nga
Serbia gjatė pushtimit tė saj tė gjatė tė Kosovės nuk mund tė kėrkojė nga
shteti serb nesėr, pasnesėr pėrgjegjėsi penale pėr ēdo krim nė mėnyrė
individuale. Ato kanė qenė krime tė kryera nga pushtuesi, gjatė njė periudhe tė
gjatė dhe shumica e kriminelėve madje nuk janė gjallė. Gjithsesi dėmshpėrblim
moral, juridik e financiar duhet kėrkuar ēdoherė Por me vrasjen e Arbenit dhe
Monit situata ėshtė pak mė e ndryshme. Ata u vranė nga policia ndėrkombėtare nė
Kosovė, nga policia e njė misioni qė erdhi kėtu me zotimin pėr vendosjen e
demokracisė dhe promovimin e tė drejtave tė njeriut. Dhe ky mision, le qė i
vrau dy bij tanė, por nuk mori asnjė masė pėr ti dėnuar vrasėsit. UNMIK-u qė
nė fillim ka pasur probleme tė mėdha me transparencėn dhe llogaridhėnien nė
raport me qytetarėt e Kosovės, tė cilėt i ka sunduar pėr rreth 9 vite. Nuk ka
qenė i ndėrtuar asnjė mekanizėm nė tė cilin qytetarėt e Kosovės do tė mund tė
ankoheshin pėr veprimet e mekanizmave tė UNMIK-ut e KFOR-it apo individėve qė
punojnė nė kėto dy organizata. Mungesa e njė mekanizmi i cili do ti vinte para
pėrgjegjėsisė penale edhe veprimet dhe zyrtarėt e UNMIK-ut dhe KFOR-it, ka bėrė
qė ata tė mos frikėsohen nga veprimet e veta arbitrare. Kjo situatė ėshtė
kritikuar nė vazhdimėsi edhe nė nivel ndėrkombėtar nga aktivistė tė shquar tė
tė drejtave tė njeriut, profesorė eminentė, por edhe organizata tė ndryshme qė
merren me tė drejtat e njeriut. Madje Kėshilli i Evropės nė fillim tė vitit
2005, pėrmes njė rezolute kėrkoi tė krijohet njė gjykatė e pėrbėrė nga gjykatės
ndėrkombėtarė e vendorė dhe cila do tė kishte njė lidhje edhe me Gjykatėn
Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg, dhe kėshtu do tė mund ta
hetonte edhe UNMIK-un e KFOR-in. Natyrisht, kjo ide nuk u realizua asnjėherė.
UNMIK-u si zėvendėsim e ngriti Panelin Kėshillėdhėnės pėr tė Drejta tė Njeriut,
njė organ ky me fuqi vetėm rekomanduese, i cili po shihet sesi po manipulohet
nga UNMIK-u nė rastin e Arbenit dhe Monit. E njėjta gjendje e mungesės sė
llogaridhėnies ndaj qytetarėve tė Kosovės sipas tė gjitha gjasave po vazhdon
edhe me EULEX-in. Dhe kam pėrshtypjen se po vazhdon tė keqpėrdoret pamundėsia e
qytetarėve tė Kosovės pėr tė aplikuar nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e
Njeriut apo nė Komitetin pėr tė Drejta tė Njeriut tė OKB-sė. Sidoqoftė, kėrkimi
i drejtėsisė pėr Arbenin dhe Monin duhet tė vazhdojė pėrtej Panelit
Kėshillėdhėnės pėr tė Drejtat e Njeriut tė UNMIK-ut, pėrtej pranimit deklarativ
tė fajit tė UNMIK-ut dhe pazarit tė ofruar nga ai pėr familjet e Arbenit dhe
Monit, pėr tė ndaluar hetimet e mundshme tė mėvonshme, pazar tė cilėn ato e
kanė refuzuar me dinjitet, madje edhe pėrtej EULEX-it, i cili po refuzon tė
merret me kėtė rast. Kėrkimi i drejtėsisė pėr Arbenin dhe Monin, ėshtė ēėshtje
dinjiteti dhe drejtėsie pėr kombin shqiptar dhe pėr shtetin e Kosovės. Andaj,
nėse sot, pėr shkak tė rrethanave, ėshtė vėshtirė tė inicohet ndonjė hetim pėr
kėtė rast, nesėr ėshtė detyrė e shoqėrisė dhe shtetit tonė qė ta nisė njė
proces tė pavarur hetimi pėr ti zbardhur vrasjet e asaj dite. Dhe mė pas me
dinjitet tė kėrkohet zbatimi i drejtėsisė qoftė edhe pėrmes gjykatave dhe
mekanizmave ndėrkombėtarė. Duhet bėrė e qartė tė gjithėve se ka kaluar koha kur
qytetarėt tanė mund tė vriten dhe vrasėsit tė kalojnė pa u ndėshkuar.
(Autori ėshtė anėtar i Kėshillit
tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes pėr Bashkim)