Zgjidhja optimale pėr krizėn ballkanike

 

Shkruan: Dr Muhamet Aliu

 

Ish-sekretarja e shtetit e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Kondoliza Raiz, nė nėntor tė vitit 2007, nė njė intervistė pėr “Dallas Morning News” i shpjegoi zhvillimet politike dhe perspektivat ekonomike nė Ballkan. Me theks tė posaēėm i vuri nė spikamė dy pikat mė nevralgjike:

 

- paqėndrueshmėrinė ekonomike tė Kosovės dhe

- krizėn permanente kushtetuese, institucionale dhe juridike nė Bosnjė e Hercegovinė.

Sa mė shumė kohė po kalon nga kjo intervistė, aq mė tepėr po forcohen kėto parashikime. Edhe Kosova, edhe Bosnjė e Hercegovina e kanė tė pamundur tė funksionojnė gjatė si shtete mė vete.

 

Kosova ndodhet nė ambient tepėr tė papėrshtatshėm politik e ekonomik pėr shkak se zgjidhja e ēėshtjes kombėtare nuk ėshtė bėrė duke u respektuar vlerat e mirėfillta njerėzore e demokratike. Sidomos me Pakon e Ahtisarit dhe pastaj edhe me Kushtetutė ėshtė shkelur me tė dyja kėmbėt nė tė drejtėn e kombeve pėr vetėvendosje. Kjo ka lėnė pasoja edhe nė kompaktėsinė territoriale dhe nė administrimin e plotė tė territorit nga ana e institucioneve shtetėrore. Natyrisht, kjo do tė ketė pasoja jo vetėm politike, por edhe ekonomike.

 

Sot gjendja ekonomike e Kosovės na paraqitet mjaft e zymtė. Gati tė gjitha ndėrmarrjet  ekonomike pas privatizimit e kanė humbur karakterin parėsor tė tyre. Fabrikat janė degjeneruar deri nė nivel punėtorish me numėr shumė tė vogėl punėtorėsh; disa tė tjera janė rrėnuar tėrėsisht duke u kthyer nė troje pėr ndėrtim. Edhe ato pak prodhime vendore pėrditė i eksponohen konkurrencės sė egėr nga tregu disa herė mė i fortė i Serbisė dhe i Maqedonisė, i cili ka truall tė pėrshtatshėm nė Kosovė nė saje tė faktit qė futet brenda pa taksa doganore mbrojtėse dhe pa kurrfarė tatimi tjetėr.

 

Mungesa e kontrollimit tė tė gjithė vijės kufitare, politikat e papėrshtatshme fiskale, sistemi kreditor i pafavorshėm, mandej hapėsira e tregut tė brendshėm shumė e kufizuar, doganat e dhe akcizat e larta pėr material riprodhues dhe pėr teknologji pėr punė janė premisa qė lėnė pak ose aspak shpresė pėr njė qėndrueshmėri ekonomike. Kur kemi parasysh edhe keqpėrdorimet dhe shkallėn e lartė tė korrupsionit, kanė bėrė qė kriza ekonomike tė jetė mė e larta nė Evropė. Tė gjitha analizat tregojnė se kjo krizė edhe mė tutje po vjen duke u thelluar.

 

Bosnja e pas-Dejtonit i ka dy entitete pėrafėrsisht tė barabarta. Kjo ndarje nė baza etnike e dalė nga njė luftė pesėvjeēare shumė e pėrgjakshme, me shumė tė vrarė e tė zhdukur, ėshtė lėnė tė funksionojė si dy entitete nė njė shtet, ku vendimet do tė merreshin me konsensus. Ky konsensus asnjėherė nuk ėshtė arritur, as mund tė arrihet. Prandaj kriza institucionale ėshtė permanente. Kėtu shkelen parimet themelore tė demokracisė, pasi qė udhėheqja e lartė vendoset me rotacion. Mungesa e stabilitetit nė kėto dy vatra krize pa dyshim sjell mungesė stabiliteti nė krejt Ballkanin.

 

Ka njė zgjidhje qė do ta stabilizonte rajonin.

Kjo zgjidhje ėshtė parimi i vetėvendosjes sė kombeve dhe realizimi i saj me mjete demokratike. Kosova dhe pjesėt tjera tė banuara me shqiptarė do t’i bashkoheshin shtetit amė, Shqipėrisė. Kosova dhe viset tjera shqiptare bashkė me Republikėn e Shqipėrisė do ta formonin shtetin e tyre tė qėndrueshėm juridik, politik e ekonomik. Pjesės sė mbetur tė Maqedonisė do t’i lejohej pa imponim nga jashtė tė pėrcaktohet pėr shtet etnik maqedonas ose me dėshirė t’i bashkohet ndonjė shteti tjetėr (p.sh. Bullgarisė).

 

Edhe tek rasti i Bosnjės, pa respektimin e plotė tė parimit tė vetėvendosjes sė kombeve nuk do tė ketė premisa tė qetėsisė politike, e si rrjedhojė as ekonomike. Por duke mos e pranuar ndryshimin e kufijve me ndihmėn e krimeve tė luftės.

 

Tė gjitha kėto lėvizje mund tė bėhen me marrėveshje, pa dhunė, me njė mbikėqyrje ndėrkombėtare. Konsideroj qė kėto lėvizje janė shumė tė natyrshme dhe nuk do tė ketė kundėrshtime  pėrmbajtjesore, eventualisht me ndonjė problem tė vogėl, i cili lehtė mundė tė mbahet nėn kontroll. Kėshtu do tė stabilizohej tėrė rajoni, duke qenė pėrafėrsisht tė gjithė tė kėnaqur. Vetėm atėherė do tė fillonte bashkėpunimi i vėrtetė rajonal, e njėkohėsisht zhvillimi ekonomik i rajonit.

 

Atėherė nuk do tė kishte nevojė qė paqen nė Ballkan ta ruanin ushtritė e shteteve tė zhvilluara. Besoj qė edhe azilet pėr refugjatė do tė mbylleshin. Prandaj do tė udhėtonim edhe ne pa viza si popuj tė qytetėruar.

 

Ferizaj, 23.2.2010