MATERIAL PĖR GAZETARĖ

 

Kosova nė dyvjetorin e Pavarėsisė

 

1. Dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės konsiderojmė se:

 

- Institucionet e Kosovės vazhdojnė tė jenė tė brishta ;

 

- Republika e Kosovės mbetet njė shtet i kufizuar dhe i kushtėzuar;

 

- Drejtuesit e shtetit tė Kosovės nuk kanė bėrė hapa konkret nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė qeverisjes;

 

- Drejtuesit e shtetit dhe pushtetit, nuk kanė dėshmuar se punojnė pėr shtetin, pėr qytetarėt, por hallin e kanė te vetja e tyre;

 

- Shteti i Kosovės nuk ka shėnuar hapa serioz nė drejtim tė zhvillimit tė qėndrueshėm dhe konsolidimit. Ai ballafaqohet me jo-funksionalitet, mungesė tė politikave tė qarta zhvillimore dhe mungesė tė vullnetit politik pėr tė realizuar objektiva nė interes tė Kosovės dhe tė  popullit tė saj;

 

- Politikanėt e veshur me pushtet japin fjalė tė shumta dhe bėjnė punė shumė tė pakta;

 

- Shteti i Kosovės ende nuk i ka shpėrbėrė strukturat paralele serbe qė veprojnė nė vendet e banuara me serbė, mos tė flasim pėr strukturat shtetėrore tė Serbisė nė veriun e Kosovės;

 

- Nė njėrėn anė pushteti promovon dhe tregon zell tė madh nė realizimin e decentralizimit nė baza etnike duke krijuar komuna tė reja serbe qė i kontribuojnė mos-integrimit tė Kosovės, nė anėn tjetėr  tė njėjtit e kanė gojėn plot integrim;

 

- Pėr integrimet ndėrshqiptare rrallė u bie ndėrmend! Duket se drejtuesit e kėtij shteti kanė vendosur vetėm tė flasin ndonjėherė, sa pėr konsum tė brendshėm dhe pėr poena politikė, ndėrkohė qė nuk kemi vėrejtur hapa tė duhur nė kėtė drejtim, edhe pse mundėsitė dhe rrethanat pėr intensidikimin e integrimeve ndėrshiptare janė tė favorshme. Mbase, ata kanė vendosur t’i  qėndrojnė besnik pakos sė Ahtisaarit dhe Kushtetutės sė mbėshtetur nė kėtė pako, nenit 1.3 tė saj, qė sanksionon mosbashkimin e Kosovės me asnjė shtet tjetėr;

 

- Republika e Kosovės nuk ka bėrė asgjė lidhur me pozitėn e keqe dhe gjendjen e nderė tė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore qė dhunshėm mbahet nėn Serbi, pėr shqiptarėt nėn IRJM dhe pėr shqiptarėt nėn Mal tė Zi, ndėrkohė qė tė tjerėt promovojnė enciklopedi e  projekte antishqiptare ēdo ditė;

 

- Liberalizimi i vizave pėr Serbinė, pėr Malin e Zi dhe IRJM-nė, dėshmon se BE-ja po i pėrkėdhelė politikat  diskriminuese dhe shtypėse ndaj shqiptarėve autoktonė, tė cilėve pikėrisht ky liberalizim aktualisht po iu kushton shtrenjtė sepse ata po braktisin vatrat e tyre dhe po ikin. Pėrveē gjendjes sė rėndė ekonomike dhe shoqėrore, shkaktarė tė kėsaj tė keqeje janė edhe: politika e hapur diskriminuese e Serbisė nė ato treva, pushteti i padrejtė dhe okupues i saj, pastaj sjellja e subjekteve politike shqiptare atje dhe braktisja e qartė qė iu ka bėrė kėtyre trevave klasa politika shqiptare nė pėrgjithėsi. Nėse vazhdon e njėjta sjellje, pra nuk ndryshon qasja ndaj gjendjes me tė cilėn po pėrballet populli shqiptar, nuk shohim politikė pro-aktive qė angazhohet pėr interesat e popullit tonė kudo qė jeton nė trojet e veta, nuk ka pėrkushtime serioze pėr ta ruajtur dhe mbrojtur territorin shqiptar, nuk ka nisma konkrete pėr mirėqenie ekonomike dhe shoqėrore, njerėzit tanė do tė braktisin vatrat e tyre jo vetėm nė atė pjesė, por pėrgjithėsisht nė hapėsirat shqiptare. Hiq mė mirė nuk ėshtė gjendja as nė trevat shqiptare nėn “Maqedoni”.  Nesėr me liberalizimin e vizave nė mungesė tė politikave tė qarta zhvillimore dhe perspektvės sė sigurt pėr punė dhe mirėqenie, mund tė ndodhė edhe me bashkėkombasit tanė nė Shqipėri dhe Kosovė.

Nga atje(Kosova Lindore) vijnė njoftime alarmante. Psh. zyra ndėrkombėtare pėr migrim nė Preshevė, ka regjistruar rreth 8000 shqiptarė nė dy-tre javėt e fundit qė po i braktisin familjarisht shtėpitė dhe pronat e veta. Askush nuk e ngre zėrin ndaj kėtyre fakteve rrėnqethėse tė spastrimit etnik tė kėtyre viseve. Ku janė institucionet e Republikės sė Kosovės dhe ato tė Republikės sė Shqipėrisė?

 

***

 

2. Gjendja ekonomike nė Kosovė ėshtė vėshtirėsuar, nuk ka zhvillim normal ekonomik, por vetėm pasurim tė politikanėve. Ēdo ditė e mė tepėr po thellohen dallimet ndėrmjet atyre qė u pasuruan dhe po pasurohen nė mėnyrat mė tė pandershme dhe masės sė gjerė tė varfėr tė popullit. Nė kėtė aspekt, LIB-i konsideron se Kosova ėshtė shndėrruar nė njė vend me kontraste tė mėdha dhe tė thella shoqėrore dhe ekonomike.

 

- Pėr shkak tė papunėsisė,varfėria po thellohet. Mbi 45% tė papunė dhe ky numėr po rritet ēdo ditė. Njerėzit kėrkojnė zgjidhje, kėrkojnė jetė mė tė mirė. Pushtetmbajtėsit janė nė garė kush mė shumė po pasurohet, kush mė tepėr po e forcon grupin e vet tė interesit. Ne nuk shpresojmė se gjendja do tė ndryshojė pėr tė mirė me tė tillė pushtetarė qė po ia ngushtojnė pėrditė e mė shumė perspektivėn qytetarėve tanė. Prandaj, ideja pėr ta ndryshuar mentalitetin e qeverisjes ėshtė e drejtė, mbi tė gjitha kėrkesė legjitime dhe domosdoshmėri e madhe e kohės;

 

- Nuk janė punėt mirė as me punėtorėt, nėpunėsit, shėrbyesit civil, mjekėt, arsimtarėt, policėt. Ata me tė drejtė protestojnė dhe u hodhėn nė grevė. Pėr ēka? Pėr njė pagė mė tė mirė, pėr njė jetė mė dinjitoze. Kosova  e ka tė vėshtirė t’i evitojė trazirat sociale. Qeveria le tė mendojė pėr valėn e pakėnaqėsive qė do tė shpėrthejnė. Le tu japė zgjidhje kėrkesave legjitime tė tyre, siē ka ditur tė kujdeset pėr veten, siē po di t’ua shtojė privilegjet deputetėve, ministrave e strukturave tjera qeveritare .

 

-Flitet shumė se dhėnia e tenderėve bėhet duke kėrkuar haraē nga 5-25%. Nė kėtė mėnyrė po dėmtohet buxheti i Kosovės, po varfėrohet Kosova, po pėrfitojnė politikanėt dhe po dėmtohet biznesi. Ne kėrkojmė qė tė deklarohen hapur ata qė kushtėzohen dhe tė demaskohen publikisht keqbėrėsit.

 

***

 

3. Gjykimi i Albin Kurtit, dėshmon se EULEX-i merret me punė qė nuk duhej tė ishin nė vėmendjen e tij. Ky mision po vazhdon padrejtėsinė sikur pararendėsi i tij UNMIK-u. Rasti i Albin Kurtit dhe shumė procese tė tjera negative qė po ndodhin gjatė kėtyre dy viteve nė kurriz tė Kosovės janė dėshmi se EULEX -i  po  e  vazhdon realizimin e amaneteve qė ia la UNMIK-u.

 

Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim(LIB) kėrkon ndėrprerjen e kėtij procesi tė motivuar politikisht. Ndėrsa ndaj bartėsve tė institucioneve ka njė porosi:  Jeni pėrgjegjės pėr heshtjen dhe  pėrgjegjės pėr shumė punė tė tjera, pėr tė cilat nuk keni as vullnetin mė tė vogėl qė t’i kryeni. Ju jeni mumie para ndėrkombėtarėve, arrogant ndaj qytetarėve, shpėrdorues ndaj interesave tė larta tė Kosovės, gėnjeshtar ndaj popullit, tė nėnshtruar ndaj tė huajve.  Politika e udhėhequr nga ju, po e ēon Kosovėn drejt njė vendi me varėsi tė plotė ndėrkombėtare, me ndarje funksionale territoriale, tė varfėr ekonomikisht, me rreziqe pėr t’u zhveshur nga identiteti kombėtar. Me njė fjalė, me kėtė formė tė qeverisjes Kosova po hynė nė njė rrugė qorre, prej sė cilės ėshtė shumė e vėshtirė tė dilet.

 

24.2.2010                 Smajl Latifi, kryetar i Lėvizjes pėr Integrim dhe Bashkim(LIB)