Selenica shkėlqimi dhe rėnia e njė qyteti
Shkruan:
Kur del nga Vlora nė drejtim tė qafės sė Babicės, pasi lė nė tė djathtė
Sherishtėn e begatė, rruga nacionale ndahet nė dy drejtime: njėra, nė tė
djathtė, tė ēon nė Drashovicė, e mė tej nė tė gjitha fshatrat e Lumit tė
Vlorės, deri nė Kuē ku buron ky lum jetėdhėnės, e mė pas arrin detin nė Borsh;
ndėrsa tjetra, nė tė majtė shkon drejt Peshkėpisė duke kaluar urėn e re mbi
lumė. Pikėrisht kėtu ka njė degėzim tjetėr rrugė: njėra tė ēon nė zonėn e
naftės me qendėr Vllahinėn, ndėrsa nė tė majtė rruga tė shpie drejt e nė
Selenicė, duke kaluar mė parė nga Armeni, qėndra e komunės me tė njėjtin emrė,
ndėrtuar buzė lumit, i cili pak mė poshtė derdhet nė Vjosė.
Qyteti i Selenicės shtrihet rrėzė kodrave nė bregun e majtė tė Vjosės,
pikėrisht nė afėrsi tė fushės ku Lumi i Vlorės (apo i Shushicės, siē quhet nė
rrjedhėn e sipėrme tė tij) derdhet nė Vjosė, si njė degė e rėndėsishme e tij. E
gjithė rruga automobisitike, e ngushtė (sa zor mund tė ndrrohen dy makina) dhe
e asfaltuar keq, kalon buzė lumit, madje aq afėr sa shpesh dimrit apo nė
pranverė pėrmbytet nga ujrat e lumit duke i izoluar banorėt nga pjesa tjetėr e
vendit. Njė problem ky i ngritur shumė herė nga selenicasit, por qė nuk u muar
parasysh as tani sė fundi kur u bė riasfaltimi i rrugės qė lidh qytetin me
Peshkėpinė nė prag tė fushatės elektorale.
Nga tė dhėnat historike Selenica dėshmohet si vendbanim i lashtė me emrin
Nymfeum dhe pėrmendet pėr zjarret e pėrherėshme qė dalloheshin qė larg; mesa
duket nga pėrbėrja bituminoze e tokės qė pėrbėn kėtė zonė. Ka tė dhėna qė
miniera sere ka pasur qė nė antikitet dhe bitumi ėshtė shfrytėzuar nė ndėrtime
dhe si lėndė izoluese pėr mjetet e lundrimit tė kohės nė qytetet pėrreth, si
Amantia, Oriku, Apollonia, Bylisi, madje edhe mė larg nė qytetet e njohura
greke dhe pėrtej detit nė qytetet romake.
Dėshmitė e para pėr emrin Selenicė datojnė nė vitin 1700 dhe deri mė sot
vazhdon tė njihet me kėtė emėr. Emri i kėtij qyteti ėshtė i lidhur kryesisht me
pasuritė e nėntokės sė saj, nxjerrjen dhe shfrytėzimin e bitumit natyror, gjė
qė ka ndikuar nė rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Nė fillim tė shekullit tė
kaluar ka dėshmi tė shumta tė shfrytėzimit ēnjerėzor qė i janė bėrė burimeve
natyrore tė bitumit nga shoqėritė e huaja. Nė fillim nga Perandoria Turke, ku
ishte e pėrfshirė edhe Shqipėria pėr gati 500 vjet, mė pas nga shoqėritė
angleze, francese e, mė pas ato italiane para dhe gjatė Luftės II Botėrore.
Miniera e parė e organizuar si e tillė daton nė vitin rreth vitit 1830 dhe
ėshtė ngritur nga njė shoqėri angleze. Dokumente pėr grevat e punėtorėve nė
fillim tė shekullit tė kaluar, kryesisht nė vitin 1923 dhe 1927, pėr kushte mė
tė mira pune e paga mė tė larta e tregojnė mė sė miri
kėtė. Gjatė kohės sė mbretėrimit tė Zogut shfrytėzimi i bitumeve tė Selenicės
bėhej nga shoqėritė italiane, revolta e punėtorėve ndaj tė cilave ėshtė e
njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Poeti dhe shqiptari i
madh Dritėro Agolli nė poemėn e tij tė njohur Nėnė Shqipėri shkruan nė vargje
se me bitumin cilėsor tė Selenicės u shtruan rrugėt e Romės e Parisit, nė njė
kohė qė ne nuk kishim rrugė pėr vehte. Zhvillimin mė tė madh Selenica e mori
pas Luftės II Botėrore, ku rrjedhojė e shfrytėzimit tė bitumeve tė saj u hapėn
shumė vende pune dhe numri i banorėve u rrit ndjeshėm, kryesisht me tė ardhur
nga zona e Lumit tė Vlorės dhe fshatrat pėrrreth. Nė vitin 1950 Selenica kishte
rreth 2000 banorė, nė 1970 mbi 5000 banorė, nė 1980 rreth 6200 banorė, ndėrsa
nė vitit 1990 gati 9.000 banorė.
Vėnia nė shfrytėzim tė plotė tė minierės sė Bitumit, rritja e numrit tė
banorėve, ndikuan nė zgjerimin dhe zhvillimi i qytetit dhe nevojėn pėr njė jetė
tė gjallė shoqėrore, kultrurore e sportive. Kujtohet me nostalgji qė nė
Selenicė kishte trupė amatore teatri, estrade dhe sallė kinemaje, pallat
kulture dhe muzeum, shkollė tė mesme dhe bujqėsore, si dhe bibliotekė publike.
Selenica kishte ekipin e saj te futbollit, tė njohur nė kampionatin kombėtar
edhe si pjesmarrėse nė kategorinė e parė, si dhe ekipe zinxhir tė femrave nė
volejboll e basketboll, madje edhe kjo e fundit nė kategorinė e parė tė
kampionatit shqiptar. Sot asgjė, veē njė grumbull gėrmadhash tė objekteve tė
dikurshme dhe njė kujtim i largėt nė rrėfimet e tė moshuarve.
Po ku ėshtė katandisur Selenica sot?
Ėshtė e trishtueshme ta themi qė nė fillim qė
Selenica, nga njė qytet me emėr dhe i njohur nė tė gjithė vendin, me mbi 8000
banorė nė fillim tė viteve 90 ėshtė kthyer sot nė njė fshat tė madh me jo mė shumė
se 2500 banorė, tė cilėt jetojnė nė kufijtė e mbijetesės dhe, mbi 80 pėrqind e
popullsisė, me tė ardhurat qė vijnė kryesisht nga emigracioni. Njė pamje e
zymtė ka mbuluar gjithė atė qė ka mbetur nga qyteti i dikurshėm dhe gjurmėt e
objekteve tė shkatėrruara janė panorama qė tė del pėrpara ngado. Problemi mė i
madh ėshtė papunėsia; nė vitin 1990 vetėm nė minierė punonin 1350 punonjės,
ndėrsa sot nuk bėhen as 100 punonjės, edhe kjo falė njė firme franceze qė ka
mbetur akoma e interesuar pėr bitiumin e Selenicės, por qė nuk ka asnjė interes
tė bėjė investime pėr zgjerimin e fronteve tė punės dhe modernizimin e
teknologjisė sė nxjerrjes sė mineralit. Nė nėntokėn e Selenicės
janė hapur mbi 500 kilometra tutele, galeri pėr nxjerrjen e bitumit, i cili mė
pak kalonte nė fabrikėn e pasurimit mbi tokė. Gjatėsia e kėtyre galerive do tė
ishte e barabartė sikur tė hapeshin dy tutele paralele qė do tė pėrshkonin
gjithė Shqipėrinė nga jugu nė veri. Parametrat mė tė larta tė prodhimit nė
historinė e saj miniera e Selenicės i arriti nė vitin 1987, nė prag tė
shpėrbėrjes sė sistemit monist, kur u arrit tė prodhoheshin 123.000 ton bitume
e rėrė bituminose dhe brenda kėtij viti u arrit tė hapeshin 17.000 ml galeri tė
reja. Kur e krahason me prodhimin e sotėm, ku me vėshtirėsi arrihet tė
prodhohen jo mė shumė se 9.000 ton prodhime bituminose nė vit e kupton se
ēdrejtim ka marre fati i ketij qyteti dhe sa pak po bėhet pėr shfrytėzimin e
resurseve tė brendshme tė vendit. Ėshtė pėr tu ēuditur se si shteti qėndron i
painteresuar dhe nuk shfrytėzon resurset natyrore tė llojshmėrisė
sė bitumeve, tė cilat janė me cilėsi tė lartė. Kjo do tė ishte dhe njė rrugė
efektive pėr zgjidhjen e problemit tė papunėsisė jo vetėm nė bashkinė e
Selenicės, por edhe nė zonat pėrreth.
Por, veē zhdukjes sė burimeve tė punės, jetės socialkulturore Selenica ka edhe
probleme tė tjera qė i kanė ēuar njerėzit e kėtij qyteti drejt njė mjerimi tė
skajshėm dhe me pak shpresa pėr fėmijėt e tyre. E ndėrtuar buzė dy lumenjeve tė
njohur, Vjosės dhe Shushicės, qyteti dhe zonat pėrreth janė tė kėrcėnuara nga
pėrmbytjet e pėrvitėshme pėr mungesė tė pak fondeve nga shteti pėr ngritjen e
pritave dhe argjinaturave nė shtratin e lumit. Si rrjedhojė e kėsaj, vetėm
vitet e fundit janė humbur pėrfundimisht nga pėrmbytjet rreth 50 hektarė tokė
buzė lumit, pronė e disa dhjetra familjeve dhe mjeti i vetėm i jetesės sė tyre.
Por pėrmbytjet periodike tė lumenjėve nuk kanė kursyer as rrugėn qė lidh
qytetin me Vlorėn dhe fshatrat pėrreth; njė rrugė jashtė standarteve, sa mezi
shkėmbehen 2 biēikleta e jo mė dy automjete. Edhe kjo rrugė e ndėrtuar e
pastudiuar buzė lumit pėrmbytet vazhdimisht gjatė
dimrit dhe bėhet e pakalueshme duke izoluar qytetin nga bota.
Por edhe pse noton nė ujrat e lumenjėve familjet selenicase nuk janė tė furnizuara
me ujė tė vazhdueshėm nė shtėpitė e tyre. Kjo tashmė nuk ėshtė ndonjė gjė e re
edhe pėr banorėt e zonave pėrreth apo pėr shqiptarėt nė tė gjithė vendin. Por
pėr banorėt e Selenicės problemi mė i madh ėshtė cilėsia e ujit qė pinė, i cili
ėshtė normalisht i papėrdorshėm pėr shkak tė pėrqindjes sė lartė tė squfurit
dhe hidrokarbureve qė pėrmban. Me sa duket shtresat bituminose tė tokės mbi tė
cilat ngrihet qyteti ndikojnė nė pėrbėrjen e ujrave nėntokėsorė dhe janė
kimikisht tė papėrdorshėm dhe njė rrezik real pėr jetėn e njerėzve. Efektet nga
pėrdorimi i ujrave tė tilla tė qė nuk i plotėsojnė parametrat kimiko
biologjike tė lejuara janė shkatėrruese pėr organizimin e njeriut dhe mund tė
sjellin pasoja tė dėmshme qė zor se rikuperohen nė disa breza. Ndaj dhe
zgjidhja e problemit tė furnizimit me
ujė tė pijshėm tė kontrolluar pėr banorėt e Selenicės ėshtė njė nga masat mė
emergjente, pavarėsisht nga investimi qė kėrkohet.
Ėshtė e lehtė ta konstatosh dhe akoma mė e lehtė ta thuash se degradami i kėtij
qyteti ka ardhur si rrjedhojė e ndryshimeve tė mėdha sociale qė pėrfshinė edhe
vendin tonė pas viteve 90 tė shekullit tė kaluar, por edhe nga mungesa e
politikave dhe strategjive tė studiuara pėr zhvillimet e vendit dhe nė shėrbim
tė njerėzve. Fatin e Selenicės, ku mė shumė e ku mė pak, e kanė sot edhe qėndra
tė tjera industriale nė tė gjithė vendin, kryesisht qėndrat minatrore apo
fabrikat e pasurimit tė mineraleve, si Memaliaj, Laēi, Rubiku, Spaēi, Gjegjani,
Kurbneshi, Valiasi, Prrenjasi, madje edhe qyetete tė tilla tė mėdha si
Elbasani, etj. Por rasti i Selenicės ėshtė mė specifik pėr shkak tė interesit
pėr prodhimin me cilėsi tė larte bitumit dhe rėrėrave bituminose.Veē kėsaj
Selenica ėshtė e njohur si njė prej tre prodhuesve mė tė rėndėsishėm nė botė
pėr prodhimin e aditivit natyral (SL 120), i cili
pėrdoret si shtesė (nė masėn 2 %) pėr pėrmirėsimin cilėsor nė pėrdorimin e
bitumeve, duke i dhėnė pėrzierjes elesticitetin, butėsinė apo fortėsinė e duhur
praktike. Qėndra tė tjera tė njohura pėr prodhimin e kėtij aditivi janė
Gelsomite nė SHBA dhe nė Trinidat tė Afrikės, qė do tė thotė se ėshtė e vetmja
qėndėr prodhuese e tillė nė gjithė Evropėn.
Kuptohet se me minierėn e bitumit ėshtė e lidhur ekzistenca e kėtij qyteti, aq
sa zor se ka familje nė kėtė qytet qė tė mos ketė pjestar tė saj tė punėsuar nė
njė nga hallkat e industrisė sė nxjerrjes dhe pėrpunimit tė bitumeve. Njė prej
tyre, inxhinieri Pandi Bombaj, kur flet pėr Selenicėn, kryefjala e tė gjithė
bisedės ėshtė miniera. I ka kushtuar gjithė jetėn punės nė kėtė minierė, ku ka
punuar dhe ngrysi jetėn edhe i ati, dhe trishtimi pėr gjendjen e sotme i
lexohet nė sy. Ai akoma beson se interesi dhe vėmendja pėr qytetin e tij do tė
kthehet njė ditė dhe Selenica do ti kthehet shkėlqimit tė dikurshėm. Ndaj dhe
vazhdon tė punojė si drejtor ekzekutiv nė ndėrmarrjen Selenicė Bitumi ShA, tė
cilėn e ka marrė me koncesion njė firmė francese, e cila punon kryesisht pėr
eksport. Mbyllja e galerive tė minierės, kuptohet, hodhi nė rrugė disa qindra
minatorė dhe punonjės tė tjerė tė
industrisė sė bitimit. Me qindra familje mbeten pa tė ardhura dhe pjesa mė e
madhe e minatorėve dhe fėmijėt e tyre nė moshė pėr punė, morėn rrugėn e
kurbetit. Mendohet se 80 % e tė ardhurave pėr mbijetesėn e familjeve tė
Selenicės vijnė nga emigrazioni. Por, vala e krizės ekonomike qė ka goditur
Greqinė dhe vendet e tjera te Evropės ka filluar tė ndihet edhe nė vendin tonė,
kėshtu qė edhe selenicasit ndihen pėrsėri tė rrezikuar si nė ditėt kur u mbyll
miniera dhe u hodhėn nė rrugė. Kėrkesat e vazhdueshme tė tyre pėr punė duke
ringjallur minierėn, status tė minatorit, rritje tė pensioneve dhe asistencė
sociale kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr pėrfaqėsuesve tė shtetit dhe qeverive qė
janė ndėrruar shpesh nė dy dekadat e fundit. Edhe politika vetėm sa i ka
pėrdorur selenicasit, duke u premtuar gjatė fushatave elektorale dhe duke u
kthyer krahėt sapo u ka marrė votėn. Edhe ato pak investime qė janė bėrė me
bujė e me zhurmė nuk janė realizuar sipas kėrkesave e premtimeve dhe, nga ana
tjetėr janė kthyer nė burime korrupsioni e allishverishesh nė bashkėpunim me
njerėzit e veshur me pushtet. Rastet e financimeve qė janė dhėnė pėr rrugė,
ujsjellsa, punime bonifikimi apo edhe ndonjė objekt memorial kulturor e
tregojnė mė sė miri kėtė.
Por ajo qė e ka bėrė mė tė vrazhdė dhe tė acaruar jetėn e banorėve tė kėtij
qyteti ėshtė ndikimi i politikės tė njerėzit, tė ndarė tashmė nė kampe, dhe
rritja e frymės konfliktuale edhe nga prekja e interesave tė njerėzve duke i
goditur ata pėr shkak tė mendimit dhe qėndrimit tė tyre tė lirė deri nė lėvizje
tė qėllimshme dhe largime nga puna. Eshtė tipik rasti i intelektualit Kozma
Mitro, mėsues dhe nėndrejtor i shkollės 9-vjeēareTodi Koēeli tė Selenicės,
njohės i tre gjuhėve tė huaja, i cili u largua nga puna menjėherė pas zgjedhjeve
tė 28 qershorit. Arsyeja: se ishte komisioner si pėrfaqėsues i Partisė
Socialiste nė kėto zgjedhje. Pėrvoja 30-vjeēare e mėsimdhėnėsit Kozma Mitro,
mesa duket, nuk i vlen drejtuesve tė arėsimit nė Qarkun e Vlorės dhe e
zėvėndėsuan menjėherė me militantė tė partisė nė pushtet me arėsim tė
papėrfunduar bujqėsor. Na e forcojn bindjen tonė veprimet e kėsaj drejtorie
arsimore, qė po vepron nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė gjitha shkollat e qarkut, kur
shohim se nė shkollat e Selenicės, madje edhe nė atė tė mesme mėsimin e gjuhės
e tė lėtėrsisė, por edhe lėndėt e tjera, i japin mėsuės tė padiplomuar. Por
hakmarrja e pushtetit ndaj njerėzve tė lirė qė nuk pas fillit dhe nuk mendojnė
si ata nuk mbaron kėtu. Kryetari i Bashkisė, i cili si forcė politike i
pėrkiste PPDNJ dhe erdhi nė atė karrige mė votat e kėsaj partie, pasi ndėrroi
padron dhe kaloi me fituesin nuk mund tė mbante nė punė nė administratėn
bashkiake njerėz qė nuk i bindeshin verbėrisht dhe nuk ktheheshin nė militantė
tė padronit tė tij tė ri. Pėr tu treguar i zellshėm ai largoi menjėherė nga
puna financierėt Gjinovefa Xhafa dhe Anton Arapaj, pėr shkak tė bindjeve tė
tyre tė majta dhe aspak pėr moskryejen e detyrės, duke thyer kėshtu edhe ligjin
pėr statusin e
nėpunėsit civil. Shpata ra edhe mbi disa punonjės tė Telekomit si Ermion
Rrapaj, Veli Beqiri, Fatmir Abazi, etj. duke mos
kursyer as edhe pėrgjegjėsin e Telekomit Ilir Veizi. Edukatoret e kopshtit
Kateriana Velaj dhe Alketa Veizi nuk u pa e arėsyshme qė tė edukonin
selenicasit e vegjėl me ide tė kulturė tė majtė, ndaj u hodhėn nė rrugė pėr
tė punėsuar militantėt e djathtė. Po kėshtu edhe Leftėri Abazi, punonjėse nė
qendrėn shendetėsore, tė cilėn e transferuar nė fshatin Roms pėr ta dekurajuar
e paėr ta detyruar qė tė lironte vendin e punės. Por rastet mė antinjerėzore
janė largimi nga puna i punonjėsit tė Zyrės sė Sigurimeve Shoqėrore Luan
Islami, i sėmurė prej kohėsh, duke ja shtuar atij vėshtirėsitė e mbijetesės, si
dhe e Pėrparime Trokės, pastruese nė Qendrėn Shėndetėsore, e cila ka mbetur e
ve qė nga viti i mbrapshtė 1997, kur humbi jetėn i shoqi. E mbetur vetėm me dy
fėmijė tė pamundur akoma pėr punė familja Troka po kalon ditėt mė tė zeza tė
jetės sė saj, pa asnjė tė ardhur dhe pa asnjė ndihmė. Raste tė tilla janė me
dhjetra nė Selenicėn e varfėr dhe skajshėm tė politizuar, por, besojmė se
mjaftojnė pėr tė treguar sadopak mjerimin e njerėzve qė kėrkojnė punė, arsim,
dituri dhe njė jetė normale,tė drejta qė ia siguron Kushtetuta e kėtij vendi,
tė drejtat universale tė njeriut, por nuk ua jep dhe ua mohon politika e ditės,
shteti e pushteti i sotėm me indiferencėn dhe mospėrfilljen e pashembullt tė
kėrkesave dhe halleve tė tyre.
Selenica ėshtė njė vend qė i ka te gjitha: fushėn, kodrėn, ujin e lumenjeve,
ullishta e vreshta, dhe afėr Vlorės si njė qytet i madh e pranė detit.
Selenica e njohur qė prej para Krishtit, e banuar dhe me aktivitet pėr disa
mijėvjeēarė, e rėndėsishme pėr bitumin e saj sidomos nė dy shekuj e fundit, me
gjallėrim e shkėlqim nė gjysmėshekullin e kaluar, sot rrezikohet tė kthehet nga
qytet nė njė fshat tė madh dhe, ndoshta nesėr nė njė fshat tė vogėl sa njė pikė
nė hartėn e SHqipėrisė.
E vetmja gjė qė na mbetet qė tu themi ketyre njerėzve tė dėshpėruar dhe tė
zhytur nė mjerimin ku e kanė katandisur vendin ėshtė qė tė mos e humbin
shpresėn dhe tė mos gjunjėzohen nga presioni i njė klani hajdutėsh dhe
shėrbėtorėt e tyre qė e ka mbėrthyer pėr gryke kėtė vend dhe poi a marrin
frymen.