Instituti i heshtjes
Heshtja e vėrtetė ėshtė paqė pėr trurin, pėr shpirtin ėshtė si
gjumi pėr trupin, por pėr Institutin - heshtja ėshtė gjendje kome
Ka kohė qė Lėvizja ZGJOHU! po
shqyrton mundėsinė e themelimit tė Institutit tė Heshtjes Kombėtare pėr
diskriminim kulturor dhe shpirtėror tė shqiptarėve nė Maqedoni. Me gjasė, ky
Institut do tė bėjė mė shumė punė se sa Instituti pėr
Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrorė tė Shqiptarėve nė Maqedoni
"Pjetėr Bogdani". Edhe po mos tė bėjė as edhe tė vetmėn gjė, pėrsėri
do tė ketė bėrė mė tepėr.
Vendin drejtues nė Institutin e Heshtjes pa
dyshim duhet ta ketė Instituti Pjetėr Bogdani. Nė ditėt kur fryma shqiptare nė
Shkup po shfaroset me bulldozher dhe trashėgimia kulturore dhe shpirtėrore po
zhduket para syve tanė, tė gjitha institucionet mė tė thirura shqiptare, tė
prira nga Instituti, heshtin. Instituti heshti edhe kur fėmijėve tanė iu
imponua gjuha maqedonase. Instituti heshti edhe kur Enciklopedia falsifikoi
gjithė historinė shqiptare, na quajti malėsorė dhe ardhacak. Ndoshta Instituti
ėshtė mbėshtetur nė populloren heshtja ėshtė flori duke shpresuar nė
pėrfitime tė ēfarėdo lloji. Kur drejtuesit e Institutit u bindėn qė heshtja nuk
u sjell ndonjė pėrfitim, vendosėn qė tė bėjnė zhurmė rreth buxhetit pėr
rroga dhe pėr veturė zyrtare. Dhe pėrsėri iu kthyen veprimtarisė sė
parapėlqyer, heshtjes.
Instituti po ngulfatet nga paaftėsia e
menaxhimit, nga mungesa e vizionit, nga mungesa e guximit, por edhe nga mungesa
e iniciativave kreative nga stafi dhe drejtuesit qė paguhen pėr ta mbrojtur
qenien shqiptare nė Maqedoni.
Instituti Albanologjik i prin institucioneve
dhe subjekteve shqiptare qė qėndrojnė tė shurdhėr ndaj rrahjes alarmante tė
kambanave pėr diskriminin kulturor dhe shpirtėror kundėr shqiptarėve qė ka
arritur kulminacionin. Kjo politikė diskriminuese ka prishur ēdo mundėsi
urėzimi tė qėndrimeve midis dy komuniteteve mė tė mėdha nė vend.
Koha ėshtė e pamėshirshme dhe kombi shqiptar
nuk mund tė viktimizohet pėr paaftėsinė individuale ose mungesėn e frymėzimit.
Kjo vlen pėr tė gjitha institucionet qė drejtohen nga shqiptarėt. Nėse nuk ju
punohet ose nuk dini si ta bėni punėn, largohuni ditė mė parė. Ky do tė ishte
akti mė patriotik qė do ta kishit ndėrmarrė nė kėto rrethana sfiduese qė nuk
tolerojnė paaftėsi. Populli ka nevojė pėr prijės tė guximshėm.
Kėndjellja e shqiptarėve nė Maqedoni ėshtė e
mbrapshtė. Qytetarėt e thjeshtė arrijnė tė krijojnė opinion publik dhe janė
shumė mė tė vetėdishėm pėr fatin e popullit se sa
intelektualėt. Shumica e popujve udhėhiqen nga mendjet e ndritura, por neve na
rastisi fati tė kemi popullin mė tė ndritur se vetė mendjet e veta qė
pretendojnė tė janė tė ndritura. Shoqėria shqiptare po ndryshon, po evoluon dhe
nėse prijėsit intelektual dhe politik nuk mund t'a mbajnė hapin me popullin
duhet tė tėrhiqen dhe mos t'i mbajnė peng qytetarėt dhe ardhmėrinė e kombit.
Cili ėshtė proēesi i fundit politik dhe
zhvillimor qė ka gjetur nismė tek intelektualėt shqiptar? Ndoshta do t'a gjeni
pėrgjigjėn nėsė arrini t'a gjeni vrimėn se ku janė strukur ata. Tė nderuar,
dilni nga gėzhoja mbrojtėse me tė cilėn jeni rrethuar dhe prini popullit sepse
kemi nevojė pėr ju.
Gjitha kėto pasoja qė po i ndjejmė sot janė
rezultat i devijimit tė qėllimshėm nga vlerat e mirėfillta nė politikbėrjen
shqiptare. Politika shqiptare ka gisht tė drejtėpėrdrejt nė shuarjėn e
intelektualėve dhe promovimin e dėgjueshmėrisė dhe pėrkuljes si vlerė nė
politikė dhe shoqėri. Dhe fatmirėsisht pėr partitė, njerėz tė tillė ka mė
bollėk, por fatkeqėsia pėr popullin ėshtė qė po ata njerėz na kanė marrė nė
qafė gjithė kėto vite. Poltronizmi dhe mosdija e tyre ka parandaluar marrjen e
hisės dhe institucionalizmin e shqiptarit nė institucionet shtetėrore si dhe ka
shuar zėrin kritik tek shqiptarėt. Andaj, urojmė qė virusi i kėndelljes sė
qytetarit tė thjeshtė tė kaplojė edhe udhėheqėsit politik dhe intelektualėt sa
mė shpejtė sepse deri sa ata tė zgjohėn ne mund tė
fillojmė me palosjen e valixheve sepse Shkupi jonė po tjetėrsohet, po na bėhėt
i huaj.
Ka raste kur heshtja ėshtė shumė e zėshme, por
nė rastin e Institutit Albanologjik heshtja ėshtė shurdhėruese.
Lėvizja Qytetare ZGJOHU!
22 shkurt 2010