Kėrkojmė me vendosmėri tė ndėrpritet gjykimi i Albin Kurtit!

 

Gjykatės sė EULEX-it dhe Qeverisė sė Kosovės

 

                            LETĖR  TĖ HAPUR

 

Siē u njoftua sot i tėrė opinioni shqiptar dhe i huaj, Gjykata e EULEX-it, ka ngritur padrejtėsisht fletėarresti pėr udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurtin, pėr faktin qė “fajtori” e prijėsi i  demonstrative tė 10 Shkrutit 2007, nuk ka pranuar tė gjykohet nga njė Gjykatė e cila nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės; prandaj, siē ėshtė shprehur ai: “As unė as Lėvizja Vetėvendosje nuk e njohim atė gjykatė”!

 

Pastaj, njė turmė policėsh paskan shkuar nė shtėpinė Albinit dhe nuk e paskan gjetur aty, ata, kanė shkuar mė tej -drejt shtėpisė  Lėvizjes Vetėvendosje  mirėpo,  sipas aktivistit, Sherif Konjufca i cili tha nė ALSAT : “Albini gjendet nė takim me popullin”! Mirėpo, - siē u njoftua pastaj; vendndodhjen e tij kolonialistėt e EULEX-it dhe puthadorėt e tyre shqipfolės nuk e dinė!

 

Me kėtė rast ndiejmė revoltė tė arsyeshme dhe pa humbur kohė duam t“u drejtohemi me kėtė letėr dhe t“i paralajmėrojmė qė sot e tutje pėr gjithēka e keqe qė mund t“i ngjanė Albinit dhe pėr gjithēka e rėndė qė mund tė ngjanė nė Kosovė, pėrgjegjėsinė kryesore do ta kenė EULEX-i dhe Qeveria e Hashim Thaēit!

 

Themi kėshtu, sepse, kjo qeveri po lejon tė torturohet burgjeve rinia e Kosovės, nga thundrat shtypėse tė kolonizatorėve tė huaj , UNMIK-u dhe EULEX-i.

Kujtojmė me kėtė rast qė; -po kėtė fat e pėrjetoi edhe i madhi atdhetar, Ukshin Hoti, pėr tė cilin organet “republikane” tė “ pushtetit paralel” Kosovės nėn udhėheqjen e Ibrahim Rugovės, nė bashkėpunim me organet republikane tė Serbisė e burgosėn , e torturuan, e syrgjynosėn dhe mė nė fund edhe kur nuk dihej ku gjendej: kurrė nuk u interesuan seriozisht as para luftės as gjatė luftės qė ky vigan i shqiptarizmės tė jetojė dhe tė veprojė nė dobi tė kombit shqiptar, i lirė ashtu siē e meritonte njė shkencėtar i madh si Ay.

 

Me kėtė rast ua pėrkujtojmė kolonizatorėve  tė huaj dhe kundėrshtarėve politikė shqipfolės se, mos tė kujtojnė se mund tė luhet lehtė me fatet e udhėheqėsit shpirtėror tė kombit shqiptar. Dje, siē u njoftua nė lajmet e mbrėmjes; vetėm pėr 6 ditė janė mbledhur 76000 nėnshkrime pėr lirimin e tij nga ato akuza ogurzeza, vetėm nė Kosovė, -kur i shtojmė ato edhe pėrtej kufijve tė saj si nė Shqipėrinė administrative dhe kudo nėpėr botė, padyshim numri i shqiptarėve dhe i shqiptareve qė e kėrkojnė lirimin e Albinit, - e themi me modesti; i tejkalon njėqindmijė e tutje...

 

Prandaj, kujdes zotėrinj!

Mos provoni ta trazoni kėtė popull se, shumė  ka derdhur gjak e djersė, shumė ka pėrjetuar tmerre nga serbomėdhenjtė e maqedonėt  gjakatarė; nga tri luftėrat qė i bėri nė trojet e veta etnike; mjaft po vuan ky populli  ynė madje,  pa buk“e dritė, pa ujė e pa gjalpė nė vatėr nga kėta “shpėtimtarė”, ndėrkombėtarė dhe udhėheqės tė partive nė pushtet e besa edhe nė “opozitė” tė tė gjitha trojeve shqiptare, tė cilėt gjithēka tė mira e begati kanė bėrė pėr vete por, Shqipėrinė Etnike  e lanė nė mėshirėn e fatit, pjesa mė madhe  e saj po lėngon nga duar tė huaja tė fqinjėve gjakatarė dhe  aleatėve tė tyre, reaksionarėve evropianė; miqve tė hapur e tė maskuar tė tyre.

 

Kujdes zotėrinj!

Mos e revoltoni mė tej kėtė popull, se pastaj, po i filluat zaret e zjarreve tė revoltave popullore qė mund tė shpėrthejnė me mjetet e lejuara demokratike si: grevat, demonstratat, mosdėgjueshsmėria qytetare e tė tjera si kėto, pastaj zor do ta keni ta ndaloni uraganin popull.

 

Po e ritheksojmė qė, pėr tė gjitha kėto mynxyra qė mund tė pasojnė, pėrgjegjėsinė do ta bartni ju mbi supe dhe jo vetėm kėtė, mirėpo, bashkė me ato edhe turpet ndaj historisė kombėtare e njerėzore- qė do t“ju ndjekin tėrė jetėn!

 

Tė nėnshkruarit: Xhemil Zeqiri,  aktivist i Lėvizjes Vetėvendosje , Danimarkė dhe

Fadil Shyti, aktivist i Lėvizjes Vetėvendosje, Suedi.