Shkruan:
Pėrfaqėsuesit Special tė
Bashkimit Evropian nė Kosovė, Piter Fait
Shefit tė EULEX-it nė Kosovė, Ivė
dė Kermabo
Mediave tė shkruara dhe
elektronike
Letėr e hapur
Pjesa e Parė
Zotėrinj,
Pas Veriut dhe strukturave tė organizuara
shtetėrore tė Serbisė nė Kosovė, plaga mė e madhe e kėtij vendi ėshtė sisitemi
i drejtėsisė. Menjėherė pas Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UēK-sė, nė Kosovė u vendosė UNMIK-u.
Vendosjes sė tij i parapriu ndėrhyrja ushtarake e NATO-s. Realisht, pėr tu
qetėsuar njėherė e mirė Ballkani, KFOR-i, misioni i OKB-sė dhe misione tė tjera
ndėrkombėtare do tė duhej tė vendoseshin nė Serbi, nė vendin qė ishte shkaktari
i tė gjitha luftėrave, shkatėrrimeve, gjenocidit dhe holokaustit nė Ballkan. Meqė,
kjo nuk ndodhi (pėr shkak tė raportit tė forcave nė botė dhe rajon), atėherė
kėto misione do tė duhej qė Kosovės sė paku ti garantonin tėrėsinė e mbetur
tokėsore, sigurinė, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit. Kaluan dhjetė
vite nga vendosja e kėtyre misioneve ushtarake e civile, por Kosova vazhdon ta
ketė tė kėrcėnuar tėrėsinė tokėsore (njė tė katėrtėn e territorit tė saj
vazhdon ta kontrolloj Serbia), varfėria vazhdon tė rritet, si pasojė e
shkatėrrimit sistematik tė ekonomisė sė saj tė dobėt nėpėrmjet privatizimit,
korrupcioni dhe krimi i organizuar vazhdojnė tė fuqizohen dhe ta bėjnė ligjin
e ta ndajnė drejtėsinė. Kosova, e cila ishte me njė mision civil dhe me njė
pėrfaqėsues special, pas shpalljes sė Pavarėsisė, mė 17 shkurt 2008, u bė me dy
misione civile ndėrkombėtare dhe me dy pėrfaqėsues specialė! Edhe pse Kosova
ėshtė shpallur shtet i pavarur dhe sovran, UNMIK-u dhe pėrfaqėsuesi special i
Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, vazhdojnė tė qėndrojnė nė Kosovė pėr ti
mbrojtur interesat e pakicės serbe (tė Serbisė) nė Kosovė!
Sistemi i drejtėsisė u organizua dhe u
ndėrtua nga UNMIK-u, i cili u tregua tepėr i kujdesshėm qė nė kėtė sistem tė
mos pėrfshiheshin shqiptarė me tė kaluar nacionaliste, separatiste dhe
irredentiste! Njė pjesė e mirė e gjykatėsve dhe prokurorėve tė rekrutuar nga
UNMIK-u, jo vetėm qė kishin shqiptuar qindra e mijėra vite dėnime me burg pėr
rininė dhe popullin e Kosovės, nė emėr tė patriotizmit jugosllav, por, jam
shumė i sigurtė, ata ishin tė rekrutuar dhe u shėrbenin edhe shėrbimeve sekrete
jugosllave-serbe. Po tė hapeshin dosjet e tyre bindja ime do tė vėrtetohej
katėrcipėrisht
Kėta prokurorė e gjykatės vazhdojnė ta bėjnė
ligjin dhe ta ndajnė drejtėsinė edhe sot nė Kosovė! Askush, madje as ata qė
kanė vuajtur shumė nga drejtėsia e tyre, nė kohėn e pushtimit tė egėr
serbo-jugosllav, nuk ka kėrkuar qė kėta njerėz tė ndiqen apo tė dėnohen. Por,
nė ēdo vend normal dhe demokratik, njerėz qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė
drejpėrdrejtė tė shėrbimeve sekrete, njerėz qė kanė qenė nė pozita dhe
struktura tė larta partiake e shtetėrore tė njė sistemi socialist dhe pėr mė
tepėr pushtues, nuk do tė lejoheshin qė ta ndanin drejtėsinė, tė merreshin me
politikė, tė drejtonin media tė shkruara apo elektronike dhe tė ushtronin
funksione tė tjera publike. Prandaj nė Kosovė nuk lejohet tė ketė ligj pėr
pastėrtinė (lustrifikimin) e figurave publike
Zoti Fait dhe zoti Kermabo,
Popullit tė Kosovės po i dhembin veshėt nga
fjalėt dhe zhurma e madhe qė prodhoni ju me misionet tuaja pėr gjoja sundimin e
ligjit dhe tė drejtėsisė nė Kosovė. Kjo zhurmė vjen e bėhet edhe mė e madhe nga
mediat qė herė tėrthorazi, herė drejtėpėrdrejtė kontrollohen nga misionet tuaja
dhe nga qendra tė tjera tė vendosjes vendore e ndėrkombėtare. Por, askush nga
ju dhe as nga institucionet e vendit nuk e vė dorėn mbi plagė: Te shkaqet,
shkaktarėt dhe burimet e korrupcionit dhe tė krimit tė organizuar. Pėr mua,
njėri prej shkaqeve dhe burimeve kryesore ėshtė edhe prona, sidomos ajo qė nė
sistemin socialist jugosllav quhej pronė shoqėrore, dhe mosdefinimi i
qėllimshėm i saj, kurse njėri prej shkaktarėve kryesor ėshtė sistemi i
drejtėsisė.
Prona shoqėrore, qė qeverisej dhe
shfrytėzohej nga komunat e atėherėshme, nga organizatat e punės sė bashkuar,
nga bashkėsitė vetėqeverisėse tė interesit, etj., pra nga shteti, pas lufte u
konsiderua si pronė pa zot! Pėr qeversijen (administrimin) dhe privatizimin e
saj, UNMIK-u themeloi AKM-nė famėkeqe, sot AKP. Nė fakt AKM-ja, e pėrkrahur nga
UNMIK-u dhe nga segmente, qarqe e grupe tė ndryshme formale e joformale, edhe
vendore, mė shumė e plaēkiti, e trafikoi dhe e kontrabandoi pasurinė e Kosovės,
qė e quanin shoqėrore dhe e konsideronin mė keq se njė pasuri tė huajėn, e
cila mbase pėr UNIMK-un edhe ishte e huaj, por tė huaj e konsideronin edhe
grupe tė caktuara interesi (vendore) me karakter dhe nuanca tė theksuara
mafioze e kriminale. Kėto grupe bashkėpunonin dhe vazhdojnė tė bashkėpunojnė
ngushtė me segmente tė caktuara tė shtetit serb dhe me grupe e rrjete mafioze e
kriminale tė Serbisė. Nė mungesė tė dokumentacionit kadastral, qė ishte
grabitur dhe po mbahet peng nga Serbia, prona shoqėrore para se tė
privatizohej nga AKM-AKP-ja, privatizohej nga kėto grupe tė organizuara
mafioze dhe kriminale me dokumente qė prodhoheshin nga to nėpėr bodrume tė
ndryshme tė Kosovės dhe Serbisė. Por kėto dokumente do tė mbeteshin letra pa
vlerė sikur nė kėtė biznes tė mos pėrfshiheshin gjykatat, qeveritė komunale
dhe segmente tė caktuara edhe tė Qeverisė dhe institucioneve tjera qendrore (si
AKM-AKP-ja). Dokumente tė falsifikuara pėr toka dhe pasuri tė tjera
vėrtetoheshin dhe vazhdojnė tė vėrtetohen si autentike (origjinale) nga
gjykatat e Kosovės (UNMIK-ut, tash edhe tė EULEX-it), pa asnjė problem! Mjafton
tė kesh para, mbėshtetje politike ose rrjetė, bandė tė organizuar kriminale! Tė
gjitha kėto transaksione kriminale tė pronės nė fund i vulosin komunat, duke
i regjistruar nė kadastėr si prona tė iksit apo ypsilanit! Pėr kėto
transaksione mafioze dhe kriminale pajtohej dhe vazhdon tė pajtohet edhe
AKM-AKP-ja! Mos e bėnė zot qė Komuna tė marrė ndonjė pronė shoqėrore pėr
nevojat e saj, qė edhe ėshtė e saj, pėr interesa publike a qytetare! Do tė
ngrihet nė kėmbė gjithė rrjeti kriminal i Komunės sė caktuar, gjykata,
AKM-AKP-ja, UNMIK-EULEX-i e kush jo tjetėr! Prandaj, Ju zoti Fait dhe Ju zoti
Kermabo, por edhe qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes, do tė duhej tė
kėmbėngulnit dhe ta detyronit Beogradin ta kthente dokumentacionin e grabitur
kadastral. Kjo ēėshtje e madhe pėr normalitetin nė Kosovė dhe nė ēdo shoqėri do
tė duhej tė shtrohej nė bisedime me Serbinė para ēėshtjes sė decentralizimit
tė Kosovės. Por, qarqe tė caktuara nė botė nuk ishin tė interesuara pėr
zgjidhje tė qėndrueshme dhe pėr vendosjen e njė rendi demokratik dhe tė drejtė
nė Kosovė. Shikojeni tokėn qė dikur
ishte shoqėrore nga Ferizaji e nė Prishtinė. Ajo nuk u privatizua dhe as u
administrua nga AKM-AKP-ja, por nga krimi i organizuar dhe rrjeti mafioz me anė
tė dokumenteve tė falsifikuara, tė cilat bėheshin origjinale nga gjykata dhe
nga kadastri i komunės sė caktuar! Nė kėto prona-toka shoqėrore, jo vetėm nė
rrugėn Ferizaj-Prishtinė, por anė e mbanė Kosovės ka lulėzuar njė gjungėl e
ndėrtuar nga hekuri, betoni dhe bllokat ose tullat! Toka e bukės po
shkatėrrohet nė mėnyrė sistematike! Askush nuk u dėnua dhe nuk po dėnohet pėr
kėtė trafikim kriminal tė tokės dhe tė pasurive tė Kosovės, askush nuk u dėnua
dhe nuk po dėnohet pėr korrupcion dhe shpėrdorime tė tjera. Pėrkundrazi. Krimi
i organizuar dhe korrupcioni po ushqehen dhe inkurajohen nga drejtėsia e
organizuar, e ndėrtuar, e mbikėqyrur, e kontrolluar dhe e zbatuar nga
UNMIK-EULEX-i.
Pa dashur me i arsyetu institucionet dhe
qeverisjen vazale vendore, kot ia hidhni fajin Qeverisė dhe institucioneve
tjera tė Kosovės, derisa drejtėsinė e kontrolloni dhe e bėni Ju!
Institucionet vendore kanė vetėm njė faj: Dėgjueshmėrin, servilizmin,
hipokrizinė dhe vazalitetin pa kushte ndaj politikave tė UNMIK-EULEX-it, nė
vend tė ndėrtimit dhe fuqizimit tė politikave dhe tė qeverisjes sė pavarur nė
interes tė vendit dhe nė vend tė ndėrtimit tė partneritetit e jo tė
vazalitetit.
Pjesa e Dytė
Se ēfarė ėshtė drejtėsia e UNMIK-EULEX-it dhe
e gjykatave tė tyre, tė quajtura tė Kosovės, dėshmon edhe rasti i Komunės sė
Vitisė dhe i aferės me objektin e Komunės, ku ėshtė vendosur Drejtoria e
Arsimit.
Lexojeni me vėmendje kėtė histori zoti Fait
dhe Kermabo!
Nė oborrin e Qendrės sė Arsimit tė Mesėm, ku
ėshtė Gjimnazi dhe Shkolla e Mesme Profesionale, nė vitin 1985, nga Bashkėsia
Vetėqeverisėse e Interesit (Komuna) ishte ndėrtuar njė objekt pėr Shoqatėn e
gjuetisė qė mbante emrin JELEN
(sėrbisht). Vendimi pėr dhėnien e kėsaj prone tė shkollės nė shfrytėzim ėshtė i
botuar edhe nė gazetėn zyrtare tė KSAK (Krahina Socialiste Autonome e Kosovės),
mė 15 nėntor tė vitit
Komuna e Vitisė nuk pranoi ta dorėzonte
objektin, sepse kishte obligim ligjor qė ta mbronte. Pėr kėtė arsye u arrestuan
rreth njėqindė zyrtarė komunalė, drejtorėt e shkollave tė Komunės sė Vitisė dhe
kryetarėt e fshatrave, qė nuk pranuan tė largoheshin nga objekti! Ky ishte njė
skandal i pa paparė as nė kohėn e regjimit socialist jugosllav! Pas kėtij
skandali, i njėti gjyqtar i EULEX-it, sjell njė vendim me tė cilin Komunės i
njihet e drejta qė ta disponoj dhe shfrytėzoj objektin e saj! Para ca dite, i
njėjti gjyqtar, Vitor Hugo Pardal, pas njė vendimi qė paska marrė Gjykata e
Qarkut nė Gjilan, alias Ymer Huruglica, urdhėron Komunėn ta liroj objektin!
Meqė Komuna nuk e ka liruar dhe as nuk ka tė
drejtė ta liroj, sepse ligji i jep tė drejtė dhe e obligon Komunėn tė
administroj me pasurinė e saj, EULEX-i merr njė hap tjetėr. Presionin mbi
Komunėn e Vitisė e zhvendos te ēėshtja e banesave qė po ndėrtohen nė Kllokot.
Mė 16 shkurt 2010, Kryetarja e Asmblesė sė gjyqtarėve tė EULEX-it, me kėrkesė
tė Pėrfaqėsuesit Special tė Bashkimit Evropian, Pieter Feith (siē thuhet nė atė
letėr), cakton shqyrtimin e rastit mė 23 shkurt, nė orėn 10 e 30 minuta, nė
Gjykatėn e Qarkut nė Gjilan! Nga kjo shkresė mėsojmė se EULEX-i e paska
detyruar AKP-nė tė bėjė padi pėr vėrtetimin e pronėsisė! Hajde AKP, hajde!
Agjenci e Kosovės se jo mahi!
Nuk e di, zoti Piter Fait, a jeni i njoftuar
pėr pėrfshirjen e emrit tuaj nė kėtė rast a jo? Por, tė merreni Ju dhe EULEX-i
me ndėrtimin e disa banesave nė Kllokot (ato janė nisur dhe po ndėrtohen
konform ligjeve nė fuqi), dhe tė mos merreni me dhjetėra e qindra prona tė
trafikuara dhe tė kontrabanduara nė Komunėn e Vitisė, me ndihmėn e gjykatave
dhe tė pushtetarėve vendorė e ndėrkombėtarė, me ndihmėn e AKM-AKP-sė dhe tė
avokatėve tė tipit Shemsedin e Ekrem Pira dhe kolegėve tė tyre, thėnė mė sė
buti ėshtė e papranueshme pėr kėtė vend. Ju dhe EULEX-i do tė bėnit mirė tė
hetonit se si u privatizua, mė saktė, si u shkatėrrua bahqja (serra) e
Vitisė, 12 hektarė, dhe shumė e shumė prona e pasuri tjera tė Vitisė dhe tė
Kosovės. Rreth njėmijė e pesėqindė lėndė penale janė tė pashqyrtuara (tė
pazgjidhura) nė Gjykatėn Komunale tė Vitisė, mijėra tė tjera nė Gjykatėn e Qarkut
nė Gjilan, mbi njėzetė mijė nė Gjykatėn e Mitrovicės dhe Ju, me EULEX-in, gjeni
kohė tė merreni qe dy vjet me njė objekt tė Komunės dhe tash edhe me njė pronė
ku po ndėrtohen banesa!! Pastaj, Ju nuk po arrini tė vendosni edhe pas njė viti
minimumin e sundimit tė ligjit nė Veri dhe as kthimin e gjykatėsve atje e po
merreni me pasurinė komunale tė Vitisė! Nėse Ju jeni kėtu pėr ta ruajtur dhe
thelluar ndarjen e Kosovės, nėse Ju jeni kėtu pėr ti pėrkrahur uzurpatorėt,
krimin e organizuar dhe trafikimin e pronės sė Vitisė dhe tė Kosovės, unė, dhe
besoj ēdo
Ju mund tė mė pyetni: ēfarė duhet tė bėjmė? Pėrgjigjia ime: Tė ndėrpritet menjėherė
ky proces absurd, korruptiv dhe i sponzorizuar nga krimi i organizuar. Tė
ndėrpritet edhe procesi kundėr ndėrtimit tė banesave nė Kllokot dhe politizimi
bajat i ndėrtimit tė atyre banesave! Sistemi i drejtėsisė, gjykatat nė Kosovė
tė pavarėsohen nga krimi i organizuar dhe nga lidhjet e tyre tė vjetra me
Serbinė. Sistemi i drejtėsisė tė bėhet pjesė e pandashme e sitemit politik,
juridik dhe ekonomik tė Kosovės. Gjykatat, nė bashkėpunim tė ngushtė me
pushtetet tjera nė Kosovė, tė angazhohen dhe ta luftojnė korrupcionin, krimin e
organizuar dhe dukuritė tjera tė dėmshme pėr vendin. UNMIK-u dhe Shefi i tij
ti bėjnė gati menjėherė valixhet e tyre dhe tė largohen nga Kosova. EULEX-i ta
kuptoj dhe pranoj se vepron nė shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės. Nėse
EULEX-i nuk arrinė qė brenda njė kohe tė shkurtėr ta ndihmojė dhe pėrkrah
vendosjen e kontrollit tė plotė tė Qeverisė sė Kosovės nė tėrė territorin e
Republikės, do tė duhej tė shqyrtonte arsyeshmėrinė e qėndrimit tė mėtejmė nė
Kosovė. Evropa e Bashkuar, SHBA-ja dhe qeveritė tjera mike tė Kosovės do tė
duhej tė gjenin forma, rrugė dhe mjete tjera tė pėrkrahjes sė Kosovės. Populli
i Kosovės dhe e ardhmja e tij nuk guxon tė mbetet peng i kėtij sistemi tė
drejtėsisė, i krimit tė organizuar dhe i korrupcionit qė shpeshherė nxitet,
inkurajohet dhe prodhohet nga ky sistem dhe nga misionet qė e kanė ndėrtuar dhe
e kontrollojnė atė
Viti, mė 21 shkurt 2010
P.S. nga njė kopje e kėsaj letre do tu dėrgohet edhe ambasadave
nė Kosovė dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė jashtė Kosove