Demo(n)kracia e EULEX-it nė
Kosovė
Shkruan: Dritan Goxhaj
EULEX po e nis misionin e tij kėtė vit atje ku
e la UNMIK-u para dy vitesh, ose atje ku
u detyruan ta linin serbėt nė 1999, duke hapur procese gjyqėsore
politike ndaj tė gjithė atyre qė kundėrshtojnė demokracinė qė na kanė sjell
nė Kosovė Piter Feith dhe ata qė e kan vėnė nė kėtė detyrė. UNMIK e EULEX
pretendojnė se kanė ndėrtuar nė Kosovė demokracinė. Le tė mos flasim kėtu pėr ēfarė
lloj demokracie pretendojnė se kanė ndėrtuar udhėheqėsit tanė politikė e
pasuesit e tyre nė Kosovė, tė cilėt kanė gjetur njė El Dorado tė vėrtetė,
(Legjenda e Qytetit tė humbur tė florinjtė ku shumė kėrkues tė floririt e
kėrkojnė prej vitit 1541 dhe nuk e kanė gjetur ende), pėr veten e tyre dhe
familjet e tyre. Kėta dhe EULEX na flasin dhe drejtohen nė emėr tė demokracisė
sepse demokracia vetė ėshtė njė koncept qė ėshtė bėrė si standart nė botėn e
civilizuar.
Dhe me tė vėrtete njerėzit besojnė se mbasi
jemi duke jetuar nė demokraci, duhet tė kemi tė gjitha tė mirat qė ajo sjell.
Pra progres dhe pėrparim tė tė gjithė popullit. Por nė fakt kjo lloj demokracie
nė Kosovė ka sjellė vetėm progresin dhe pėrparimin e UNMIKut dhe EULEX-it dhe
tė politikanėve shqiptarė, vasalė tė kėtyre dy tė parave. Demokracia ėshtė njė
sistem pėr tė cilin ja vlen tė luftosh. Ndėrsa nė Kosovė, poqese e kundėrshton
kėtė pseudo-demokraci qė Eulex pretendon se po mbron e ndėrton, atėherėė tė
luftojnė me tė gjitha mėnyrat alla ballkanike mesjetare.
Pra ndodh e kundėrta
Dhe kushdo qė nuk e beson kėtė, le tė shohė se
ēpo ndodh me Albin Kurtin, liderin e Lėvizjes pėr Vetėvendosje. Domethėnė se
ata, tė cilėt e kundėrshtojnė kėtė demokraci tė EULEX, e tė vendeve qė rrinė
pas kėtij misioni ogurzi nė Kosovė, bėhen subjekt i pėrballjes me tė gjitha
presionet: duke filluar prej rrahjes nė protesta e deri te burgosja dhe
zhvillimi i gjyqeve politike. Pra i njėjti sistem kundėr tė cilit shqiptarėt nė
Kosovė rrokėn armėt nė vitet 1997-1999. Me sa po duket, kjo ėshtė e vetma
zgjidhje qė EULEX i ofron popullit tė Kosovės nėpėrmjet sistemit tė vet tė
aparteidit ndaj shqiptarėve qė guxojnė e mendojnė ndryshe.
Dhe gjithė kėtė sistem pseudo-demokratik na e
servirin nėpėrmjet qehajajve tė vet kosovarė. Ndokush edhe mund tė mos e
besojė, por ēdo komb, nė tė tilla raste historike ka nxjerrė, kush mė shumė e
kush mė pak, shėrbėtorė tė tillė besnikė tė tė huajve, tė cilėt as nuk duan tė
pyesin pėr nderin e kombit dhe tė popullit tė tyre. Pėr misionet si ky i EULEX
nuk ka rėndėsi se ēfarė ngjyre ap race ka skllavi. Pasi njė skllav pėr ta ėshtė
dhe mbetet gjithnjė skllav. EULEX dhe UNMIK nė Kosovė e ushtrojnė skllavėrimin
nėpėrmjet tė ashtuquajturės Respekti pėr
tė drejtat e njeriut dhe liritė, e cila thotė: Ne populli i kombeve tė
bashkuara tė determinuar pėr tė shpėtuar vazhdimėsinė e gjeneratave nga
luftėrat, tė cilat dy herė nė jėtėn tonė kanė sjellė shkatėrrim, dhe pėr tė
riafirmuar besimin nė tė drejtat e njeriut, nė dinjitetitn e personit njerėzor,
nė tė drejta tė barabarta pėr meshkuj dhe femra, dhe tė kombeve tė mėdha e tė
vogla, dhe tė vendosi kushte nė tė cilat drejtėsia dhe respekti pėr obligimet
qė dalin nga mareveshjet dhe nga ligjet ndėrkombėtare, mund tė mbahet si dhe tė
promovojė progresin social, standarte mė tė mira tė jetės dhe liri mė tė
madhe.
Pra siē shihet qartė nga kjo deklaratė deri mė
sot kanė pėrfituar vetėm ata qė bėhen tė bindur absolut tė UNMIK e EULEX. Edhe
njė budalla po tė lexonte kėtė dhe tė shihte atė ēpo ndodh nė Kosovė do ta
kuptonte se ky koncept i UNMIK e EULEX pėr barazinė, lirinė e tė drejtat e
njeriut nuk ėshtė i aplikueshėm pėr kombet e vegjėl si ky i yni. E kam fjalėn
pėr kombin shqiptar e jo pėr kombin e ri tė skllevėrve, tė ashtuquajturin komb
kosovar.
Sulmi qė EULEX ka marrė ndaj Albin Kurtit
ėshtė vetėm fillimi i demonstrimit tė forcės sė ligjit tė mė tė fortit ndaj
atij qė kėrkon lirinė. Ky gjyq nuk do tė tregojė asgjė mė shumė se EULEX ka
frikė nga fjala e lirė. Dhe jo mė kot ia ka vėnė emrin misionit tė vet: sundimi
i ligjit. Kėtu kemi vetėm sundim, por jo tė ligjit, sundim tė Maliqit, sikundėr
i thotė populli nė zhargonin e vet. Njė veprim i tillė nga ana e EULEX bėhet me
qėllimin e vetėm qė shqiptarėt nė Kosovė tė heqin dorė sė kėrkuari tė drejtat
qė u takojnė; bėhet qė shqiptarėt tė mos kundėrshtojnė ndaj ndarjes sė ardhshme
tė Kosovės mbi baza etnike; bėhet qė shqiptarėt ta pranojnė korrupsionin e
qeveritarėve tė tyre si tė vetmen
zgjidhje tė vetqeverisjes nė Kosovė; bėhet qė shqiptarėt aty tė
shkombtarizohen.
Prandaj kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė
DEMONKRACI.