Dy vjet pavarėsi me tė arritura dhe stagnime

 

Koment nga Radio Kosova e Lirė

 

Dy vjet mė parė, mė 17 shkurt tė vitit 2008, kreu i vendit tonė shpalli Pavarėsinė e Kosovės, e cila u pranua dhe u njoh nga shumė shtete tė botės, nė mesin e tyre edhe nga shtetet mė tė fuqishme dhe mė me ndikim nė botė, si Amerika, Anglia, Gjermania, Franca, Italia etj. Deri tani shtetin e pavarur tė Kosovės e kanė pranuar 65 shtete tė botės, ndėrkohė qė vitin e fundit ky proces stagnoi pėr shkak tė diplomacisė, agresive virulente dhe shumė me ndikim tė Serbisė, Rusisė dhe bllokut tė ortodoksisė sė Lindjes.

 

Megjithatė, pėr dy vjet pavarėsi, Kosova ka krijuar njė legjitimitet tė brishtė ndėrkombėtar, por gjithnjė tė shantazhuar nga Serbia dhe vendet e saj mike. Kosova sot po feston Ditėn e Pavarėsisė, ditėn e realizimit vetėm tė njė pjese tė aspiratave tona tė ligjshme kombėtare, ditėn kur Deklarata Kushtetuese mori formė zyrtare dhe jo improvizuese, sikur nė fillim tė viteve 90.

 

Kosova  sot gėzon njė legjitimitet ndėrkombėtar, i cili mbėshtetet fuqishėm nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga shumica e vendeve tė Bashkimit Evropian. Ajo ėshtė pranuar nė Bankėn Botėrore dhe nė Fondin Ndėrkombėtar Monetar si dhe nė shumė asociacione e organizata tė tjera ndėrkombėtare, por ėshtė larg pranimit tė OKB dhe larg pranimit nga shumica e shteteve tė botės.

 

Sido qoftė, pavarėsia e Kosovės nuk mund tė kthehet prapa. Njohjet mund tė stagnojnė edhe pėr njė kohė, por ato njė ditė do tė ndodhin, pavarėsisht shantazheve tė Serbisė dhe tė Kremlinit.

 

Dy-vjetori i pavarėsisė doemos se shtron pyetjen, sa kemi bėrė pėr Kosovėn?

Pėrfaqėsuesit e institucioneve kanė radhitur shumė suksese,  edhe pse, as ata nuk janė plotėsisht tė kėnaqur me tė arriturat.

 

Kritikėt dhe opozita kanė kritikuar Qeverinė dhe diplomacinė e vendit se nė procesin e lobimit ka qenė inerte dhe jo sa duhet imponuese.

Miqtė e Kosovės i kanė ēmuar tė arriturat, por kanė kėrkuar mė shumė punė dhe angazhim nga institucionet nė shumė lėmenj tė ndjeshėm qė nuk varen madje as nga vullneti i kreut tė Kosovės, sikur ėshtė pozita  e serbėve nė Kosovė, me tė cilėt ka manipuluar dhe po manipulon haptas regjimi i Beogradit. Dhe, bashkėsia ndėrkombėtare, nė pamundėsi pėr tė ushtruan ndikim nė politikėn destruktive tė Beogradit nė kėtė segment, ajo po kėrkon tė pamundurėn nga zyrtarėt tanė.

 

Dy vjet tė rritės sė pavarėsisė janė vetėm dy vjet dhe askush qė rezonon esėll dhe realisht nuk ka pritur mė shumė, sepse ēėshtja e Kosovės ėshtė njė ekuacion me shumė elemente tė pazgjidhura, ėshtė njė ēėshtje komplekse, qė ka tė bėjė nė radhė tė parė me pozitėn e palakmueshme tė kombit shqiptar nė Ballkan, me ndarjen e dhunshme nė pesė pjesė  dhe me legjitimimin  e kėsaj dhune nga faktori vendimmarrės ndėrkombėtar. Kosova nuk mund tė zhvillohet, as tė pėrparojė, pa u integruar nė pjesėt e veta. Ajo nuk mund tė bashkohet nė BE pa u bashkuar paraprakisht me pjesėt e veta nė Kosovėn Lindore, nė Iliridė, me pjesėn shqiptare tė Malit tė Zi dhe me Shqipėrinė, qė do tė duhej tė ishte Piemonti i Shqiptarisė nė Ballkan dhe qė mjerisht, jo vetėm qė nuk ėshtė Piemont, por ėshtė njė faktor, qė ka defaktorizuar nė tėrėsi zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.

 

Pavarėsisht nga kjo, Kosova ka obligimet e veta kombėtare, sidomos pėr viset shqiptare, qė kanė mbetur nėn okupimin e tri shteteve sllave tė Ballkanit. Kėto pjesė mund dhe duhet tė integrohen me Kosovėn, nėse duam tė bėhemi faktor real dhe i natyrshėm nė kėtė pjesė tė Ballkanit, ku kemi jetuar shumė kohė para ardhjes sė fiseve sllave dhe pushtimit tė tokave tona nga kėto fise, qė mė vonė u zgjeruan nė tėrė territorin e Ballkanit e mė tej.

 

Nėse, dikur Shqipėria ishte shteti amė, ku i kishin varur shpresat, sot Kosova ėshtė shteti amė pėr pjesėn e vetė tė tri komunave shqiptare nė lindje, tė trojeve shqiptare tė Iliridės si dhe pjesės sė shqiptarėve nė mal tė Zi, meqė ky shtet, i cili e ka pranuar Kosovėn, po kėrkon pėrfaqėsim tė njėjtė tė malazezve sllavė me pakicat e tjera kombėtare nė vendin tonė. Pėrderisa Podgorica shfaq interesim tė tillė pėr bashkėkombėsit e vetė, Prishtina zyrtare duhet tė kėrkojė edhe mė shumė, meqė shqiptarėt nė Mal tė Zi janė banorė autoktonė,  dhe jo kolonė sikur janė malazezėt nė Kosovė, tė cilėt kanė qenė tė manipuluar nga tė gjitha regjimet pushtuese serbe, derisa mė nė fund edhe u ndanė pėrfundimisht nga Serbia.

 

Kosova duhet jo vetėm tė shfaq interesim, por duhet ta  ndėrtojė njė platformė tė fuqishme unifikuese kombėtare nė kėtė drejtim. Kosova do tė bėhet njė faktor shumė me rėndėsi pėr tė mbajtur baraspeshat etnike nė Ballkan, sepse katėr milionė shqiptarė nė Shqipėri dhe tre milionė nė Kosovė dhe nė Iliridė e mė gjerė, vetvetiu pėrbėjnė njė faktor, qė nuk mund tė injorohet mė, as mund tė zhbėhet as mund tė manipulohet sikur ėshtė manipuluar nė tė kaluarėn nga fqinjėt grabitqarė dhe nga Fuqitė e Mėdha.

 

Pavarėsia e Kosovės do tė arsyetohet dhe do tė mbėshtetet vetėm nėse ecėn drejt rrugės sė integrimit tė tė gjithė shqiptarėve, tė mbetur jashtė Shqipėrisė, duke kėrkuar unifikim dhe duke shfaqur interesim maksimal pėr perspektivėn zhvillimore dhe mirėqenien e tyre.