Drejtėsia
duhet ti zbardhė vrasjet e 10 Shkurtit 2007
Shkruan: Valon Murati
Kėrkimi i drejtėsisė pėr Arbenin dhe
Monin, ėshtė ēėshtje dinjiteti dhe drejtėsie pėr kombin shqiptar dhe pėr
shtetin e Kosovės. Andaj, nėse sot, pėr shkak edhe tė rrethanave ėshtė vėshtirė
tė iniciohet ndonjė hetim pėr kėtė rast, nesėr ėshtė detyrė e shoqėrisė dhe shtetit tonė qė ta nisė njė
proces tė pavarur hetimi pėr ti zbardhur vrasjet e asaj dite. Duhet bėrė e
qartė tė gjithėve se ka kaluar koha kur qytetarėt tanė mund tė vriten dhe
vrasėsit tė kalojnė pa u ndėshkuar.
1.
10 shkurti i kėtij viti domosdo na ktheu
nė 10 shkurtin e vitit 2007, protestėn qė u organizua atė kohė, intervenimin
brutal tė policisė ndėrkombėtare, vrasjen e Arben Xheladinit e Mon Balajt si
dhe plagosjen dhe lėndimin e mbi 80 personave tė tjerė. Para se ti prekim pak
dy momentet qė shėnuan kėtė ngjarje: vrasjen e lartpėrmendur dhe fillimin e
procesit gjyqėsor kundėr Albin Kurtit, ti kthehemi motivit tė protestės qė pati
organizuar Lėvizja Vetėvendosje! atė ditė. Atė ditė u protestua kundėr Pakos sė
Ahtisarit e cila iu pat shpalosur opinionit tonė publik pas muajsh negociatash
pėr statusin e Kosovės, si propozim i Marti Athisarit. Shumė flitet sot pėr ngėrēin
nė tė cilin ndodhet Kosova, pėr problemet nė funksionimin e saj tė brendshėm, pėr
jo-efikasitetin e sistemit tė saj politiko-juridik, e shumė pak ka guxim tė pėrmendet
se njė ndėr faktorėt themelorė tė kėsaj situate tė Kosovės ėshtė mu Pakoja e
Ahtisarit. Ende ngurrohet tė kritikohet Pakoja, sepse ajo konsiderohet si pjesė
pėrbėrėse e shpalljes sė pavarėsisė dhe e shtetit tė Kosovės. Madje, kjo
garniturė politike ishte e kushtėzuar qė pavarėsinė mund ta shpallin vetėm nėse
e ka Pakon brenda. E dizajnuar pėr ti integruar dhe akomoduar serbėt nė Kosovė,
kjo Pako, mu nga serbėt nuk ėshtė pranuar, sidomos jo nga ata tė veriut tė
Kosovės. Sidoqoftė, tėrė ky kontekst politik, qė e shndėrroi Kosovėn nė shtet,
nuk do tė na duhej tė na shndėrronte nė oportunistė dhe tė themi se korniza
politiko-juridike brenda sė cilės funksionon Kosova ėshtė e mirė, kur jemi tė
bindur pėr tė kundėrtėn. Madje janė disa elemente themelore qė e bėjnė atė tė
jetė nė kundėrshtim me vullnetin politik tė shumicės sė qytetarėve tė Kosovės,
tė cilėt nuk janė konsultuar fare kur kjo Pako ėshtė pranuar nga garnitura
politike. Tė fillojmė nga mė elementarja: shqiptarėt, ndonėse shumicė dėrrmuese
nė Kosovė, nuk njihen si komb, por si komunitet. Tė tjerėt, ndonėse pakicė nė
Kosovė, nuk njihen si pakica kombėtare, por si komunitete. Si rrjedhim i kėtij
defekti tė parė, projektohet Kosova si entitet politik nė tė cilin juridikisht
duhet tė instalohet ideja e multi-etnicitetit. Duke munguar kombi shqiptar si
kategori politiko-juridike nė Pako, Kosovės i ndalohet bashkimi me ndonjė vend
fqinj, apo pjesė tė vendeve fqinje. Duke u instaluar kjo ndalesė edhe nė
Kushtetutėn e Kosovės, atė e shndėrron nė njė shtet qė nuk mund tė vendosė pėr
tė ardhmen e vet. Pra, njė shtet pa vetėvendosje tė jashtme. Tjetri defekt ėshtė
decentralizimi etnik, e posaēėrisht ndarja e Mitrovicės nė dy komuna. Ky
decentralizim nuk ėshtė paraparė tė bėhet nė funksion tė pėrmirėsimit tė jetės
sė qytetarėve, por pėr ti akomoduar serbėt, pa e analizuar efikasitetin dhe
funksionalitetin e kėtij lloj decentralizimi. Pėr mė keq, nė rastin e Mitrovicės,
krijimi i komunės veriore mund tė jetė njė hap tutje pėr ta legalizuar dėbimin
e shqiptarėve nga ajo pjesė e qytetit. E metė tjetėr ėshtė edhe jo-funksionaliteti
i sistemit politiko-juridik ku mė pak se 10% pakica mund ta pengojnė
funksionimin e shtetit nė disa drejtime kyēe, si p.sh. nė rastet kur duhet tė
ndėrrohet Kushtetuta apo tė ndryshohen ligje me interes vital pėr vendin. Vetė propozimi
pėr pavarėsinė e mbikėqyrur qė erdhi mė vonė nga Marti Ahtisari si shtesė e
Pakos, shpall popullin e Kosovės tė paaftė pėr tė qeverisur me veten, dhe ia ligjėson
(iu jep fuqi ligjore) shumė kufizime, kontrolle e mbikėqyrje (ICO, EULEX, vetė
Pakoja me tėrė defektet qė i pėrmendėm). Si qershia mbi tortė na vjen nė fund
supremacia e kėsaj Pakoje mbi tėrė sistemin politiko-juridik nė Kosovė, e
sanksionuar kjo edhe nė Kushtetutėn e Kosovės. Kundėr gjithė kėtyre defekteve u
demonstrua mė 10 shkurt 2007.
2.
Mė 10 shkurt 2007 u vranė dy
demonstrues. Organizatat mė me renome nė botė nė fushėn e tė drejtave tė
njeriut, nė mesin e tė cilave edhe Amnesty International, e cilėsuan demonstratėn
si paqėsore dhe reagimin e policisė si brutal. Madje edhe njė hetim i nxitur
nga vetė UNMIK-u e i udhėhequr nga Robert Din, i cili mė vonė u bė kryeprokuror
i UNMIK-ut, qartazi e thotė se vrasjet kanė qenė tė shmangshme dhe tė vrarėt me
asgjė nuk e kanė provokuar policinė. Madje hetimi shkon deri aty sa tregon se pėrgjegjėse
pėr vrasjet ėshtė njėsiti rumun i policisė sė UNMIK-ut i cili ka pėrdorur edhe
plumba gome me afat tė kaluar dhe tė ndaluar me konventa ndėrkombėtare. Mirėpo
hetimi nuk tregon kush ka dhėnė urdhėr tė shtihet dhe disi humb nė problematikėn
e funksionimit tė zinxhirit komandues tė policisė sė UNMIK-ut. Ēudia mė e madhe
ėshtė se nė vend se tė fillojė njė proces kundėr atyre qė vranė dy demonstrues
paqėsorė dhe plagosėn e lėnduan 80 tė tjerė, UNMIK-u e filloi procesin gjyqėsor
kundėr Albin Kurtit nga Lėvizja Vetėvendosje! Ky proces, qė nė momentin e
parcializimit tė tij, duke e vendosur Albn Kurtin nė bangėn e tė akuzuarve dhe
duke injoruar faktin se atė ditė ėshtė kryer krim ndaj demonstruesve, mori
premisa tė njė procesi politik. Si i tillė ai u shndėrrua nė njė bumerang pėr tėrė
sistemin e drejtėsisė qė e kishte ndėrtuar UNMIK-u nė Kosovė. Duke qenė njė
proces politik, edhe Lėvizja Vetėvendosje! dhe Albin Kurti e shfrytėzuan
politikisht kėtė proces. Nė njė situatė tė pashpresė, kur tė gjithė avokatėt e
Kosovės mė nė fund iu pėrgjigjėn ftesės sė Lėvizjes Vetėvendosje! pėr tė mos e
mbrojtur Albinin, UNMIK-u pak para shpalljes sė pavarėsisė nė shkurt tė vitit
2008 e pezulloi procesin. Habia mė e madhe pėr tėrė opinionin publik ndodhi kur
EULEX-i shpalli rihapjen e kėtij procesi gjyqėsor. Kur tė gjithė prisnin qė
EULEX-i tė fillonte hetimet pėr vrasjet e 10 shkurtit 2007, apo arrestimet e (siē
kishte deklaruar) peshqve tė mėdhenj tė politikės tė lidhur me krimin e
organizuar dhe sistemin e korrupsionit, ata e filluan kėtė betejė, qė besoj se do
ta zbehė thellėsisht autoritetin edhe ashtu shumė tė brishtė tė EULEX-it nė sytė
e opinionit publik nė Kosovė.
3.
Serbia pėr afro njėqind vite ka vrarė,
plagosur e burgosur nė Kosovė. Populli shqiptar pėr asnjė moment nuk e ka
ndalur luftėn dhe pėrpjekjen e tij pėr liri. Njėkohėsisht populli shqiptar
ėshtė i vetėdijshėm qė pėr krimet e kryera nga Serbia gjatė pushtimit tė saj tė
gjatė tė Kosovės nuk mund tė kėrkojė nga shteti serb nesėr, pasnesėr
pėrgjegjėsi penale pėr ēdo krim nė mėnyrė individuale. Ato kanė qenė krime tė
kryera nga pushtuesi, gjatė njė periudhe tė gjatė dhe shumica e kriminelėve
madje nuk janė gjallė. Gjithsesi dėmshpėrblim moral, juridik e financiar duhet
kėrkuar ēdoherė Por me vrasjen e Arbenit dhe Monit situata ėshtė pak mė e
ndryshme. Ata u vranė nga policia ndėrkombėtare nė Kosovė, nga policia e njė
misioni qė erdhi kėtu me zotimin pėr vendosjen e demokracisė dhe promovimin e tė
drejtave tė njeriut. Dhe ky mision, le qė i vrau dy bij tanė, por nuk mori asnjė
masė pėr ti dėnuar vrasėsit. UNMIK-u qė nė fillim ka pasur probleme tė mėdha
me transparencėn dhe llogaridhėnien nė raport me qytetarėt e Kosovės, tė cilėt
i ka sunduar pėr rreth 9 vite. Nuk ka qenė i ndėrtuar asnjė mekanizėm nė tė
cilin qytetarėt e Kosovės do tė mund tė ankoheshin pėr veprimet e mekanizmave tė
UNMIK-ut e KFOR-it apo individėve qė punojnė nė kėto dy organizata. Mungesa e
njė mekanizmi i cili do ti vinte para pėrgjegjėsisė penale edhe veprimet dhe zyrtarėt
e UNMIK-ut dhe KFOR-it, ka bėrė qė ata tė mos frikėsohen nga veprimet e veta
arbitrare. Kjo situatė ėshtė kritikuar nė vazhdimėsi edhe nė nivel ndėrkombėtar
nga aktivistė tė shquar tė tė drejtave tė njeriut, profesorė eminentė, por edhe
organizata tė ndryshme qė merren me tė drejtat e njeriut. Madje Kėshilli i
Evropės nė fillim tė vitit 2005, pėrmes njė rezolute kėrkoi tė krijohet njė gjykatė
e pėrbėrė nga gjykatės ndėrkombėtarė e vendorė dhe cila do tė kishte njė lidhje
edhe me Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg, dhe kėshtu do
tė mund ta hetonte edhe UNMIK-un e KFOR-in. Natyrisht, kjo ide nuk u realizua
asnjėherė. UNMIK-u si zėvendėsim e ngriti Panelin Kėshillėdhėnės pėr tė Drejta
tė Njeriut, njė organ ky me fuqi vetėm rekomanduese, i cili po shihet sesi po
manipulohet nga UNMIK-u nė rastin e Arbenit dhe Monit. E njėjta gjendje e mungesės
sė llogaridhėnies ndaj qytetarėve tė Kosovės sipas tė gjitha gjasave po vazhdon
edhe me EULEX-in. Dhe kam pėrshtypjen se po vazhdon tė keqpėrdoret pamundėsia e
qytetarėve tė Kosovės pėr tė aplikuar nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e
Njeriut apo nė Komitetin pėr tė Drejta tė Njeriut tė OKB-sė. Sidoqoftė, kėrkimi i drejtėsisė pėr Arbenin dhe Monin duhet
tė vazhdojė pėrtej Panelit Kėshillėdhėnės pėr tė Drejtat e Njeriut tė UNMIK-ut,
pėrtej pranimit deklarativ tė fajit tė UNMIK-ut dhe pazarit tė ofruar nga ai pėr
familjet e Arbenit dhe Monit, pėr tė ndaluar hetimet e mundshme tė mėvonshme, pazar
tė cilėn ato e kanė refuzuar me dinjitet, madje edhe pėrtej EULEX-it, i cili po
refuzon tė merret me kėtė rast. Kėrkimi i drejtėsisė pėr Arbenin dhe Monin, ėshtė
ēėshtje dinjiteti dhe drejtėsie pėr kombin shqiptar dhe pėr shtetin e Kosovės.
Andaj, nėse sot, pėr shkak tė rrethanave, ėshtė vėshtirė tė inicohet ndonjė
hetim pėr kėtė rast, nesėr ėshtė detyrė e shoqėrisė dhe shtetit tonė qė ta nisė njė
proces tė pavarur hetimi pėr ti zbardhur vrasjet e asaj dite. Dhe mė pas me
dinjitet tė kėrkohet zbatimi i drejtėsisė qoftė edhe pėrmes gjykatave dhe
mekanizmave ndėrkombėtarė. Duhet bėrė e qartė tė gjithėve se ka kaluar koha kur
qytetarėt tanė mund tė vriten dhe vrasėsit tė kalojnė pa u ndėshkuar.
Prishtinė, 17.2.2010
* Autori ėshtė Anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes pėr
Bashkim