ME benzinė nuk ndalet zjarri!

 

Revolta e pėrgjithshme qė kanė shkaktuar vendimet e fundit tė Qeverisė VMRO-BDI dhe indiference e kėsaj qeveria pėrballė krizės sė pėrgjithshme qė ka kapluar vendin, kėrkon njė angazhim edhe mė tė fuqishėm tė forcave demokratike dhe tė institucioneve mė relevante nė marrėdhėniet ndėrkombėtare qė t’i bėhet e qartė koalicionit qeveritar VMRO-BDI se ka perėnduar koha e diktaturės!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar pėrshėndet angazhimin e pėrfaqėsuesve tė Misioneve tė BE-sė,  NATO-s, OSBE-sė dhe tė SHBA-sė nė Shkup, pėr uljen e tensioneve ndėretnike nė Maqedoni.

 

Autoritet qeveritare tė Shkupit vazhdojnė tė injorojė realitetin dhe nė vend tė uljes sė tensioneve i hedhin benzinė zjarrit tė mos tolerancės ndėretnike.

Tė gjitha “debatet shkencore” tė kurdisura nga logjika diktatoriale e VMRO-sė dhe kėrkesat drejtuar Gjykatės Kushtetuese pėr tė shqyrtuar vlefshmėrinė e kėtij vendimi janė pėrpjekjet pėr tė zhvendosur problemin politik nė sfera tjera.

 

Kėto manovrime politike nuk mund tė ulin tensionet ndėretnike!Pėrkundrazi!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar kėrkon me urgjencė qė tė anulohet vendimi i Qeverisė pėr imponimin e mėsimit tė maqedonishtes nga klasa e parė e arsimit fillor si parakusht i uljes sė tensioneve ndėretnike;

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar kėrkon me urgjencė qė BDI tė shpall tė pavlefshėm pjesėn e programit tė vet partiak ku si prioritet cakton “ mėsimin e gjuhės sė mjedisit nga klasa e parė e arsimit fillor”!

 

Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė jepen shenjat e para tė uljes sė tensioneve.

Nė tė kundėrtėn, pėrgjegjėsia e situatės bije mbi ta!

 

 

Bashkimit Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

19 shkurt, 2010