2- vjet me Kosovėn shtet, por...
Shkruan:
U bėnė dy vjet qė njihemi si shtet i pavarur,
ndėrsa rruga deri kėtu ishte e gjatė, na u dashtė shumė sakrifica, ngase pėr
ballė kishim njė armik vrastar qė ndaj nesh nuk zgjodhi metoda, por ndoqi taktikėn e tokės sė djegur.
Janė dy vjet nga shpallja e Pavarėsisė
qė shkuan shumė shpejtė, por problemet kanė mbetur aty ku kanė qenė. Atėbotė, u
manifestua euforia e tė bėrit shtet, por
ajo ka filluar tė zbehet, ngase shqetėsimet qė lidhen edhe rrugėtimin e
Kosovės shtet, kanė filluar tė dalin nė plan tė parė. Qytetarėt e Kosovės tė
liruar tashmė nga ajo qė ėshtė ngulitė, se sė pari ėshtė pavarėsi, kurse tė
tjerat vijnė lehtė, doli se ata kishin vetėm njė dėshirė ose ndjenjė tė mirė
sepse ata po e kuptojnė se punėt po shkojnė shumė ngadalė dhe procesi nuk po ec, ashtu siē
ėshtė pritur. Kjo lė tė kuptohet, se nė pėrgjithėsi nuk jemi tė pėrgatitur si
duhet pėr tu pėrballur me sfidėn e re ose nuk e kemi analizuar mirė atė qė ėshtė
dashur, tė pėrgatitemi pėr funksionimin e mirė tė shtetit tė ri.
Nuk ka shumė hapėsirė pėr tu lavdėruar,
edhe pse Kosovėn e kanė njohur 65 shtete tė botės. Pushteti shtetėror ende nuk
ka shtrirje nė tėrė hapėsirėn territoriale tė Kosovės shtet. Mbi 30% e territorit,
nė pjesėn veriore tė Kosovės ende ėshtė jashtė kontrollit tė institucioneve tė
Kosovės. Nė kėtė pjesė nuk ka kufij, veprojnė strukturat e njė shteti tjetėr -
Serbisė, doganat nuk kontrollohen, ndėrhyrjet dhe veprimet e Serbisė nė Kosovė
dhe strukturave tė saj tė organizuara veprojnė pa frikė se mund ti ndėshkojė
shteti i Kosovės, pastaj nuk ka tė ndalur qarkullimi i paligjshėm i mallrave
dhe trafiqet e shumta, tė cilat buxhetit tė Kosovės i kushtojnė me miliona euro.
Nė njėrėn anė, ekzistojnė fakte qė
flasin se, me qindra punėtorė tė nacionalitetit serb marrin paga nga buxheti i shtetit
tė Kosovės(edhe nga buxheti i shtetit tė Serbisė), tė cilin jo vetėm qė nuk e njohin, por edhe punojnė
orė e ēast kundėr tij, kurse nė anėn tjetėr, varfėria e skajshme e qytetarėve
shumicė, pėrfshirė edhe ata qė kanė dhėnė
gjymtyrėt e trupit pėr kėtė shtet, janė pa ndonjė pėrkujdesje nga shteti i tyre.
Nėse bėjmė krahasim tė tė drejtave dhe
privilegjeve qė ka minoritetit serb nė Kosovė me diskriminimin qė ua bėjnė, bie fjala shqiptarėve
autoktonė qė lėngojnė ende prej vargonjve si shpėrblim nga qeveritė e vendeve
fqinjė.
Neve na ėshtė bėrė rutinė tė dėgjojmė
sidomos nėpėr qarqe ndėrkombėtare
ankesat serbe, se gjoja nė Kosovė
serbėt nuk e paskan lirinė e mjaftueshme, nuk paskan mbėshtetje, janė tė
rrezikuar, etj. Vėrtet ky ėshtė cinizėm dhe ironi therėse, kur dihet se minoriteti
serb ėshtė i privilegjuar, sikur tė njerėzit e kėsaj etnie tė ishin idhuj dhe
jo qenie njerėzore.
Nė IRJM shqiptarėt edhe pse pėrbėjnė zyrtarisht mbi 26% tė popullsisė (jo-zyrtarisht
mėsohet se pėrqindja ėshtė edhe mė e madhe) ndėrsa tė drejtat e tyre, nuk plotėsojnė
as 10%-in sa ka minoriteti serb nė Kosovė. Edhe mė keq, nė aspektin e tė
drejtave kombėtare qėndrojnė shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e veta nėn Serbi dhe Mal tė Zi. Sipas kėsaj logjike, pashmangshėm lindin
pyetjet: Mbi bazėn e cilave kritere apo cilave
konventa ndėrkombėtare po veprohet? Pastaj, nėse paska tė tilla kritere dhe
kėshtu qenka e rregulluar me konventa ndėrkombėtare- A thua ato vlejnė vetėm
pėr Kosovėn dhe nuk vlejnė pėr fqinjėt e saj, Serbinė, IRJM-nė dhe Malin e Zi? Dihet
se tė tri kėto shtete i kanė nėnshkruar
ato, por askush nuk merret dhe nuk bėn presion mbi kėto shtete (pėrjashto
Republikėn e Kosovės, e cila ėshtė bėrė njė vend qė sikur i duhet dikujt si
storie e suksesit pėr pakica, duke dėmtuar interesat e shumicės sė popullit tė
vet), bile-bile, pėr mė shumė, ato favorizohen nga bashkėsia ndėrkombėtare, ua
liberalizojnė vizat, iu krijohen kushte pėr zhvillim, pėr forcimin e pozitės sė
tyre nė arenėn ndėrkombėtare, iu jepet mbėshtetje edhe pėr anėtarėsim nė mekanizmat
ndėrkombėtarė. Pra, rrugėtojnė pa u penguar prej bashkėsisė ndėrkombėtare, edhe
pse sillen me agresivitet ndaj ne shqiptarėve, vendosin kushte dhe adresojnė
presion edhe ndaj tė huajve, jo rrallė edhe i sulmojnė misionet e tyre. Nuk
lėnė gjė pa bėrė dhe trajtohen si shtete tė pėrkėdhelura, ndėrsa kur janė nė pyetje shqiptarėt, duke iu referuar
sjelljeve tė buta, tė moderuara, servile tė tyre, ndryshojnė kriteret,
ashpėrsohen kushtet dhe kushtėzimet. Njė mal vėrejtje, njė valė e vazhdueshme
presioni, njė gogol qė iu rri si shpatė mbi kokė. Ende Kosova ėshtė njė vend ku
loja dhe eksperimentet ndaj saj vazhdojnė ti bėhen pengesė pėr tė pasur
normalitet, zhvillim, tė ardhme tė qartė dhe tė sigurt, mirėqenie shoqėrore dhe
ngritje ekonomike, njė vend tė dashur qė
i bėn me dinjitet qytetarėt tanė. Nė rrafshin
ndėrkombėtar, diplomacia e Kosovės ėshtė mjaft e brishtė, kurse ajo e shtetit
amė, ende nuk ėshtė ajo qė i duhet kombit shqiptar tė ndarė dhe me pozitė tė
mirė gjeopolitike, me mundėsi tė mėdha zhvillimi, pėrparimi, me resurse tė
shumta mbitokėsore, nėntokėsore dhe ujore, me vitalitet tė madh, me energji tė
mėdha njerėzore, me tė rinj tė gatshėm pėr fronte pune, me kapacitete tė
mjaftueshme pėr tė mbuluar veprimtari tė ndryshme qė i duhen njė shteti tė
bashkuar kombėtar dhe tė integruar nė rrjedhat e ecjes si i barabartė me
shtetet e tjerė tė lirė.
Pėr tė arritur kėto objektiva reale,
doemos kėrkohet rishqyrtim serioz i
veprimeve politike i tėrė spektrit politik dhe institucionalė shqiptar si e
vetmja mundėsi qė tė pėrballemi me njė Serbi e cila gjithnjė mundohet tė
raportojė ēdo gjė tė keqe pėr Kosovėn. Nuk mund tė ketė sukses Kosova, nėse
Serbisė vazhdon ti mungon kundėrpėrgjigjja nga ana e institucioneve tė
Kosovės. Serbia do tė mbetet e fortė pėr sa kohė qė merr pėrgjigje shumė tė
zbehtė nga Kosova. Kosova kėrkon hapėsirė, populli i saj kėrkon zgjerim,
popullit shqiptar i duhet integrimi, nuk i duhen pengesat dhe kufijtė qė e
mbajnė tė ndarė atė. Nuk ka interes mė tė madh se sa shteti i Kosovės tė dalė
jashtė kornizės sė imponuar qė e ka penguar Kosovėn pėr dy vjet qė tė jetė njė
shtet funksional dhe i zhvilluar. Krahas kėtyre problemeve dhe pengesave qė i
pėrjetoi Republika e Kosovės nė kėto dy vite, nė funksion tė kapėrcimit tė tyre
dhe pėr tė pasur njė rrėfim tė suksesshėm, kėrkohet veprim i dendur qė ka pėr
qėllim: thellimin e integrimeve ndėrshqiptare, veprime tė pėrbashkėta politike
dhe shtetėrore tė faktorit progresiv shqiptar, mbėshtetje dhe pėrpjekje pėr
shqiptarėt kudo qė jetojnė nė trojet veta. Kjo ėshtė rruga qė na shpie nė
fitore tė reja, na mundėson tiu bėjmė ballė veprimeve tė shumta destruktive
dhe ofensivės politike, invazionit ekonomik tė prodhimeve serbe, betejės diplomatike dhe dėmeve praktike tė Serbisė, Malit
tė Zi dhe IRJM-sė..
17.2.2010