Pėrgjigjie dhėnė Ministrit Sadri Ferati pėr ēėshtjen e "komunės" sė Kllokotit

 

Shkruan: Xhevat Bislimi, Nėnkryetari i Komunės sė Vitisė


Zoti Ministėr,


Mendimin, pėrcaktimin dhe pėrgjigjien tuaj pėr cėshtjen e Komunės sė Vitisė dhe tė copėtimit tė saj e kemi ditur qė moti. Ju nė mėnyrė tė dhunėshme, nė kundėrshtim me vullnetin e qytetarėve shqiptarė (shumicės absolute) dhe nė kundėrshtim me interesat e pakicės serbe keni “krijuar” komunėn e Kllokotit. Nė kėtė process nuk ka qenė e pėrfshirė Komuna e Vitisė, sepse nuk kemi patur mandat pėr krijimin e njė “komune” tjetėr nė zemėr tė Vitisė.


Ne edhe sot mendojmė se kjo “komunė” nuk ka asnjė mundėsi mbijetese. Ndoshta, kur tė bėhet riorganizimi territorial dhe administrativ sipas modelit francez apo shqiptar, edhe Kllokoti, Pozherani, Smira e ndonjė tjetėr mund tė bėhen komuna. Por me kėtė model tė trashėguar dhe me kompetencat qė ka Komuna sot, Kllokoti as nuk mund tė mbijetoj, as nuk mund t’i plotėsoj dhe pėrfaqėsoj interesat e pakicės serbe, e lėre mė ato shqiptare. Rruga e vetme dhe konform frymės, parimeve dhe filozofisė evropiane (Bashkimit Evropian) ėshtė integrimi i pakicave dhe i popujve e jo ndarja e tyre me mure Berlini.


Duke patur parasysh interesat e qytetarėve tė kėtyre fshatrave tė shkėputura dhunshėm nga Komuna e Vitisė, Kryetari i Komunės sė Vitisė i ka ofruar bashkėpunim Sasha Mirkovicit dhe pėrkrahje pėr pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve. Kjo ofertė nuk ėshtė pranuar edhe pėr fajin tuaj. Tė gjitha veprimet dhe politikat tuaja ishin dhe mbetėn partiake nė raport me Komunėn e Vitisė. Logjika dhe filozofia e Partisė nuk i shkon gjithmonė pėr shtat logjikės dhe filozofisė shtetėrore. Shqiptarėt e pėrfshirė pa vullnetin e tyre brenda kufijve tė “komunės” sė Kllokotit kanė mbetur tė pa pėrfaqėsuar nė kėtė “komunė”.

 

Pastaj, kjo “komunė” ėshtė komunė pilot dhe Komuna amė ėshtė Komuna e Vitisė. Por, ju, me politikat dhe angazhimet e juaja partiake po kėrkoni ta bėni njėfarė minishteti nė tokėn e Vitisė, qė nuk mund tė bėhet sepse ėshtė nė kundėrshtim edhe me ligjet nė fuqi.


Ēėshtja e Drejtorit tė Shkollės fillore nė Mogilė i vėrteton mė sė miri ato qė thash mė lartė. Ju nuk merreni me drejtorėt paralelė tė shkollave tė pakicės serbe nė Komunėn e Vitisė, por merreni me njė Drejtor tė zgjedhur nėpėrmjet konkursit dhe nė rrugė krejt legale! Ju merrni nė mbrojtje njė ish-drejtor qė vėrtetė ishte i LDK-sė, por edhe atėherė i zgjedhur nė kundėrshtim me ligjin. Si shumica e drejtorėve tė zgjedhur nė kohėn e qeverisjes sė LDK-sė nė Viti, edhe ky ishte zgjedhur drejtor shkolle me shkollė tė lartė!


Veē kėsaj, po habitem ku po e gjeni atė kohė me u marrė me Vitinė nė kohėn qė e keni Mitrovicėn dhe krejt Veriun e Kosovės! Po dua tė them qė keni mjaft punė para se tė merreni me Vitinė