Kosova – mollė sherri nė skenėn ndėrkombėtare

 

 Shkruan: Rina ēela

 

Nė gjykatėn e Hagės, nė kėtė arenė ndėrkombėtare po ndeshen dy vende, dy etni : Kosova e Serbia, Shqiptarėt e Serbėt, pėr ta njohur tė ligjshėm apo tė paligjshėm pavarėsinė e kėtij shteti tė ri tė Europės. Si nė tragjeditė greke perėnditė, tė pushtetshmit e kėsaj bote, Rusia dhe SHBA-ja, pėrkrahin njėrėn dhe tjetrėn palė nė prapaskenė. Aleancat nė bazė tė origjinės, tė fesė, tė interesave ekonomike, gjeopolitike po ndėrthuren si kurth mbi fatin e njė popullsie qė rrezikon tė mbetet peng i HISTORISĖ. A e dinė kosovarėt se vendi i tyre ėshtė nėn dritėn e projektorėve tė skenės ndėrkombėtare ? Pse dy vite pas shpalljes sė pavarėsisė vetėm 65 vende kanė njohur Kosovėn, nga 192 qė bėjnė pjesė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara ? Pse njė pjesė e shteteve qė luajnė rol tė rėndėsishėm nė skenėn ndėrkombėtare kanė refuzuar kategorikisht njohjen e pavarėsisė ? Ēfarė interesash ekonomike, gjeopolitike, ushtarake luhen nė prapaskenė ?   Pavarėsia e Kosovės, e quajtur ndryshe Kutia e Pandorės nga armiqtė e saj, a do tė pėrdoret si cassius belli[1][1]  pėr luftėrat e ardhshme tė shekullit tė XXI ? A ka mbaruar VERTET  lufta PER Kosovėn ?

 

1. Thembra e Akilit e Politikės Ndėrkombėtare

 

Rishikimi i kufijve tė shteteve nė bazė tė etnisė ėshtė thembra e Akilit e politikės ndėrkombėtare. Nėse Organizata e Kombeve tė Bashkuara do ta njohė Kosovėn si shtet tė pavarur, ekziston frika se do tė krijohet njė preēedent qė mund tė justifikojė luftėrat e ardhshme pėr pavarėsi tė mijėra etnive nėpėr botė. Lista ėshtė e gjatė : Kina mund tė humbė Tajvanin, Tibetin dhe Sin-Kiangun musliman ; India, Kashmirin. Nė Sri Lanka, minoriteti etnik Tamul « vlon » prej vitesh pėr t’u shkėputur.

 

Abkazia dhe Ossetia e Jugut, krahina autonome tė Gjeorgjisė, shtet i krijuar me 1991 pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovietik nė 15 shtete, shpallėn pavarėsinė pa arritur tė marrin miratimin e OKB-sė.  I njėjti problem shtrohet pėr Transnistrinė rusofone qė mund tė kėrkojė tė shkėputet nga Moldavia (romanofone) pėr t’u bashkuar me Rusinė. Nagorni-Karabak, enklavė armeniane ortodokse nė Azerbaixhanin mysliman pret rastin tė bashkohet me Armeninė.

 

Lista e vendeve qė janė tė ndjeshme ndaj pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e gjatė dhe nuk kursen as Europėn e Amerikėn. Nė Europė, Spanja bėn pjesė nė grupin e vendeve qė kanė refuzuar njohjen e Kosovės, nga frika se mos humbė territoret baske e Katalonjėn. Nė Belgjikė tensionet etnike tė shkaktuara nga flandrėt, etni hollandeze qė shtrihet mes Belgjikės, Francės e Hollandės po japin shenjat e njė vullkani nė zgjim; Britania e Madhe me Skocinė dhe Irlandėn, Italia me Ligėn e Veriut qė kėrkon shkėputjen e Italisė sė Veriut nė shtet mė vete ; Rumania e Sllovakia me minoritetet hungareze. Lėvizjet separatiste nė Kaledoninė e Re dhe Korsikė pėr tė kėrkuar pavarėsinė nga Franca kanė partizanėt e tyre.

 

Nė Amerikėn e Veriut, krahina frankofone e Kebekut ndjek nga afėr proēesin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe lėvizja pėr pavarėsinė merr shtrirje gjithnjė e mė tė gjerė. Mė 1976 referendumi popullor pėr pak ia arriti kėsaj pavarėsie, me 49 % pro tė zėrave !

 

Nė Afrikė luftėrat etnike bėjnė batėrdinė dhe prej vitesh Afrika Qendrore, Ēadi, Sudani, Etiopia, Kongo, Kameruni, Gaboni, Bregu i Fildishte, Senegali, Ruanda janė kthyer nė skena tė pėrgjakshme ku etni tė tėra janė nė luftė gjenocide ku nuk kursehen as gratė e fėmijėt… Nė vitin 2008, 61 mijė kaska blu tė OKB-sė gjendeshin nė kontinentin afrikan nga 88 mijė qė ka gjithsej nė dispozicion. Sipas UNCHR rreth 6 million persona janė refugjatė dhe 25 million janė detyruar tė braktisin vendin e tyre nė kėtė kontinent !

 

Tėrėsia e kėtyre argumenteve pėrdoret, ose mė mirė keqpėrdoret nga Serbia e Russia. Sipas tyre Kosova mund tė shkaktojė efektin domino e tė nxisė ndjenjat separatiste tė etnive qė kėrkojnė pavarėsi kudo nė botė.  Ata pėrpiqen ta « mbysin » ēėshtjen kosovare mes historish « tė ngjashme » kombesh tė tjera. Nė kėtė arsyetim mund tė gjejmė pėrgjigje se pse shumė shtete qė kanė tensione etnike japin tė njėjtėn pėrgjigje si Zapatero nė Spanjė  : « Nuk do ta njohim kurrė pavarėsinė e Kosovės !».

 

2. Ēfarė fshihet pas spektaklit tė Hagės

 

Nė fund tė vitit 2010 Gjykata e Hagės do tė japė pėrgjigjen nėse ėshtė e ligjshme apo jo shpallja e pavarėsisė sė Kosovės. Serbia ka depozituar nė Gjykatėn e Hagės 2 libra me argumente qe shkojnė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, pėrkatėsisht 350 e 600 faqe. 30 shtete po bėjnė sfilatė para 15 gjykatėsve duke dhėnė argumente nėse ėshtė apo jo e ligjshme shpallja e pavarėsisė e Kosovės.

 

Kosova - njė komb, njė gjuhė, njė kulturė, njė trashėgimi, historikisht nė tė njėjtin territor… pėrfshirja nė shtetin serb daton njė periudhė kohe relativisht tė shkurtėr, vetėm njė shekull... Nė kohėn kur, nga tė gjithė shtetet sllave qė braktisėn Jugosllavinė pėr tė qenė tė pavarur pas periudhės sė Millosheviēit, Kosova ėshtė i vetmi shtet qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me Serbinė. Pse Serbia nuk do ta lėshojė nė asnjė mėnyrė Kosovėn ?

Pyetja tjetėr qė vjen logjikshėm ėshtė se pse Rusia po e pėrkrah kaq shumė Serbinė ? Ndjenjat e pėrkatėsisė sllave janė arsyet e vetme nė themel tė kėsaj mbėshtetjeje pa kusht ? Arsye tė tjera fshihen pas kėsaj maskarade qė po luhet, pėr fat tė keq edhe njė herė nė kurriz tė Kosovės martire.

 

3. Kosova peng mes ndeshjes Rusi - ShBA

 

Kosova ka fatin qė tė jetė e pėrkrahur nga ShBA-ja, qė luajti rolin kryesor pėr t’i dhėnė drejtim ēėshtjes sė Kosovės, e ndjekur nga Franca, Anglia, Gjermania e Italia, vendet e para qė njohėn zyrtarisht pavarėsinė e dėrguan pėrfaqėsi diplomatike urgjentisht nė vend.

Por, mbi tė gjitha Kosova pati fat qė u gjend nė kryqėzimin e tre korridoreve tė rėndėsishme europiane : korridori IV, VIII dhe X ku Europa ka investuar dhe vazhdon tė investojė miliarda dollarė. Kėto projekte stategjike kurorėzohen me projektin e naftėsjellėsit AMBO (Albanian, Macedonian and Bulgarian Oil Corporation) qė do tė kalojė pėrmes Kosovės. Ky naftėsjellės do tė lejojė qė tė transportohet nafta nga puset e Kashaganit nė veri tė Detit Kaspik deri nė portin e Vlorės. Nė njė hipotezė tė mundshme tė ardhjes nė pushtet tė fondamentalistėve islamistė nė Turqi, nafta qė vjen nga deti Kaspik mund tė shmangė kanalizimin aktual pėrmes ngushticės sė Bosforit e tė transportohet pėrmes njė rruge tė sigurtė, tė garantuar nga 4 baza ushtarake amerikane nė Rumani, 2 nė Bullgari dhe njė nė Kosovė, baza Bonsteel pranė qytetit tė Ferizajt !!! Marrja e masave paraprake ėshtė mėse normale nė njė kontekst ndėrkombėtar tė komplikuar pėr SHBA-nė qė ėshtė angazhuar nė dy luftėra qė s’po u duket fundi nė Afganistan dhe nė Irak, e luftėra tė tjera qė po profilohen nė horizont me Iranin e Pakistanin...

 

 

Kur ShBA-ja forcon pozitat e saj nė Ballkan, Rusia kėrcet dhėmbėt. Ajo bėn tė pamundurėn pėr tė realizuar aksin BRIK (Brazil-Rusi-Indi-Kine) qė do tė abdikonte nga froni i drejtuesve tė botės ShBA-nė dhe Europėn. Programi i « modernizimit » tė Rusisė ka vetėm njė qėllim : tė forcojė fuqinė ushtarake ruse. Qė ditėn kur erdhi nė pushtet, presidenti Medmedev nuk le rast pa pėrmendur “se raporti i forcave ka ndryshuar”. “Lufta mund tė shpėrthejė papritur... Konfliktet lokale qė nuk kanė shpėrthyer akoma e qė i quajmė ndryshe konflikte tė ngrira mund tė kthehen nė vatra lufte.” Nė tetor tė vitit 2009 Medmedev modifikoi ligjin pėr mbrojtjen dhe tani ai ka mundėsi tė angazhojė ushtrinė ruse pa autorizimin e Kėshillit tė Federatės. Ai ka tė drejtė tė ndėrhyjė me ushtrinė ruse nė rast “sulmi kundėr forcave tė armatosura ruse jashtė Rusisė”, dhe “tė mbrojė njė shtet qė i ka kėrkuar ndihmė Rusisė”. Ky paragraf i fundit ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse afirmon qė Rusia ėshtė e gatshme tė ndėrhyjė ushtarakisht edhe kur territori i saj nuk ėshtė i kėrcėnuar. A do ta pėrdorė kėtė paragraf Rusia nė rast se Gjykata e Hagės vlerėson se shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės ėshtė prekje e sovranitetit tė Serbisė ?

 

Rusia sulmoi Gjeorgjinė dhe edhe sot e kėsaj dite mban tė pushtuar 20% tė territorit tė saj nėn vėshtrimin e zgurdulluar tė diplomacisė botėrore. Kulmi ėshtė se Rusia mburret me kėtė gjest si mbrojtės i tė drejtės ndėrkombėtare duke pėrkrahur minoritetin e Osetisė sė Jugut. Pėrpjekjet e OKB-sė dhe marrėveshja me presidentin francez Sarkozi pėr tė negociuar tėrheqjen e trupave ruse nga Osetia ėshtė shkelur me kėmbė nga Medmedev. Ēdo tė ndodhė nesėr kur ky president kapriēioz e i plotfuqishėm do tė zgjohet me dėshirėn pėr tė provokuar SHBA-nė dhe pėr tė bėrė njė luftė tjetėr ? Larg qoftė, Kosova do tė ishte njė rast i shkėlqyer “pėr t’i ardhur nė ndihmė Serbisė, sė cilės i ėshtė prekur sovraniteti” e pėr tė shpėrthyer njė luftė nė mes tė Europės.

 

Perėndimi e di kėtė rrezik dhe kjo ėshtė arsyeja pse integrimi i Serbisė nė Komunitetin Europian ėshtė pėrshpejtuar. Shqiptarėt e shohin me xhelozi kėtė integrim qė ėshtė themel njė manovėr politike pėr tė shmangur njė konflikt katastrofik nė Kosovė e nė Ballkan.

 

Shqiptarėt u ngazėlluan me aktin e shpalljes sė pavarėsisė, mbyllėn njė kapitull e filluan tė shkruajnė njė faqe tjetėr tė historisė sė tyre me besim tė plotė nė vetvete dhe tek aleatėt e fuqishėm qė kanė nė krah.  Por nuk duhen nėnvlerėsuar armiqtė e rrezikshėm qė janė pėrballė, interesat makroekonomike e gjeopolitike qė po luhen nė oborrin e tyre.

 

Integrimi i Kosovės nė Europė ėshtė sot e vetmja garanci pėr pavarėsinė e Kosovės. Shqiptarėt duhet tė tregojnė sot, mė shumė se kurrė dėshirėn dhe vullnetin e mirė pėr tė ngritur njė shtet mbi themelet e demokracisė, ligjeve e respektimit tė tė drejtave tė minoriteteve, ngritjes sė njė ekonomie tė shėndetshme.

Diplomacia shqiptare duhet tė formulojė sot njė politikė tė brendshme e tė jashtme aktive e tė zhdėrvjellėt. E tė mos harrojė se njė shekull mė parė, ishin interesat e Fuqive tė Mėdha qė vendosėn pėr fatin e trojeve shqiptare. Historia nuk duhet tė pėrsėritet, nuk mund tė pėrsėritet !

 

Mė sė fundmi i uroj Shqiptarėve kudo ku janė Gėzuar Ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės !

 

Lion, Francė, 17 shkurt 2010

 

Rina Ēela ėshtė Kryetare e Shoqatės Shqiptare Iliria Lion