Turpi qė nuk e njeh mė turpin!
Shkruan: Kico Blushi
Sa here degjoj qe kryeministri
sa i ēuditshėm aq e i pakontrollueshė m, i cili, nė mėnyrė tė pavetėdijshme mė
shtyn tė them vetvete: O Zot, tė lutem, mos lejo qė pėrfaqėsuesi ynė tė shfaqet
para tė mėdhenjve tė botės si njė hyzmetēi i vdirė ballkanik; mos lejo qė tė
zgjedhurit tanė tė lartė tė shfaqen aq puthadorisht para tė huajve sa tė na
turpėrojnė edhe ne qė nuk jemi tė tillė, sepse tekefundit kjo na bėn tė ngjajmė
si popull primitiv e i pazhvilluar meqė...meqė kemi zgjedhur e vazhdojmė tė
mbajmė mbi krye tė tillė udhėheqės kaq servilosur! Mos lejo, o Zot, qė punėt
tona kombėtare tė pėrkeqen pėrditė aq rėndshėm, sa tė na vijė turp tė themi qė
jemi shqiptarė...! Mos, o Zot, rrėfe qė ne shqiptarėt e kėtij shekulli tė
paraqitemi si njė popull pa dinjitet, i poshtėruar, i shfytyruar, i dalėboje,
meqė kemi vėnė nė krye tė sofrės, me votė tė lirė, ca hairsėzė e ca dinsėzė
qė dėshmojnė se nuk kanė asnjė pikė dinjiteti vetjak, pale mė kombėtar! Na
ndihmo, o Zot, (pasi me sa shihet ne qytetarėt kėtė se ndreqkemi dot me votė!)
tė mos biem aq poshtė, sa tė duket sikur, pėr shkak tė keqqeverisjes, pėr shkak
tė mjerim-degradimit institucional, tė mungesės sė demokracisė funksionale, tė
njė udhėheqėsie karizmatike qė mbjell vetėm konflikte, tė mungesės sė
drejtėsisė e tė shtetit ligjor, tė fukarallėk-maskarallė kut tė tejzgjatur
(tranzicionit) , si dhe tė mungesės sė vizave...ne tė dukemi si qytetarėt mė tė
leqendisur tė Ballkanit, mė tė shtypurit, mė kokėulurit, mė tė pakulturuarit,
mė tė pagdhėndurit, e rrjedhimisht edhe mė pa tradita demokratike!
Edhe pse jam i bindur qė ne nuk e meritojmė kėtė fatkob dhe lutjet e mia nuk do
tė shkojnė nė vesh tė Perėndisė, prapėseprapė pėrgjėrohem, herė me shkrime e ca
mė shumė vetmevete: Mos e lejo, o Zot, qė kancelaritė e Evropės dhe tė SHBA-ve
tė besojnė se kanė tė drejtė kur dyshojnė pėr aftėsinė tonė vetėqeverisėse
pėrderisa veprojnė nė mėnyrė diferenciale me ne, shqiptarėt; mos lejo pra qė tė
na gjykojnė ndryshe nga ballkanikėt, duke besuar se e meritojmė njė izolim tė
ri, tė paktėn derisa tė plotėsojmė mbi katėr mijė e ca pyetjet e tyre! Mos na
ndėshko, o Zot, duke na lėnė pėr njė kohė tė pacaktuar tė monitoruar, tė
skualifikuar, tė pėrjashtuar, tė lėnė jashtė dyerve tė BE-sė, pa viza, pa
standarde, pa ligje, mė tė nėpėrkėmburit, mė tė padenjėt nė demokraci, pėr
shkak se pranojmė pėrulėsisht tė mbajmė mbi kurriz tė tillė drejtues qė
politikėn e quajnė sukses kur e realizojnė me sherre, me shpifje, me
manipulime, me dhunė e mosmarrėveshje, teksa jashtė vendit sillen si lepepeqėr
tė pėshtirė! Por, me sa duket, edhe Zoti, me tė drejtė, ėshtė bėrė shurdh ndaj
nesh!
E meqė krerėt tanė sistematikisht vazhdojnė tė shfaqen si bajraktarė, si
kordhėtarė, si feudalė kokorroēė, aq tė plotfuqishėm sa nuk ngurrojnė tė na
thonė se sė gjalli ata po i ndjek pas historia, u dashka qė ne tė paguajmė
taksėn e poshtėrimit kombėtar edhe kur qeveritarėt pranojnė buzagaz qė ne si
popull cilėsohemi nga kryeministri italian si njė popull qė prodhon dhe
eksporton prostituta, e thėnė shkoqur: vetėm kurva, tė cilat duhet tė jenė mė
tė lira se ne pėr tė shkuar, edhe pa viza, drejt Italisė...Shakaja e
Berluskonit nė konferencėn pėr shtyp me kryeministrin tonė nė Romė nuk ishte
tallje e poshtėrim i natyrshėm pėr hirin e sharmin e tri gazetareve, as pėr
vetė kryeministrin tonė, i cili vazhdonte tė buzėqeshte me mirėnjohje edhe kur
Berluskoni i tha qė ky e paskėsh mėsuar italishten nga televizori, meqė nuk
dallonte dot gjininė femėrore nga ajo mashkullore nė fjalėn moratorium..
.Vetėm se kavaljeri ama na qetėsoi kur shtoi se, megjithatė
Nuk ka dyshim qė thėniet e Berluskonit nė prani tė Berishės, pėr tė lejuar
vetėm gomonet qė sjellin vajza tė bukura nė Itali (dmth prostituta), ishin njė
metaforė cinike e poshtėrobhėse pėr tė gjithė shqiptarėt; edhe pse ato fjalė
dėshmuan mė shumė njė qėndrim se njė pėrfytyrim tė gabuar, sjellja e
habitshme e Berluskonit ishte njė deklarim politik tė cilin nuk do tė guxonin
ta bėnin as Musolini kur pushtoi Shqipėrinė, as Jakomoni e as perandori Viktor
Emmanueli, kur disa shqiptarė, tė veshur me kostume kombėtare, i ēuan nė pjatė
kurorėn e Skėnderbeut! Pėr tė provuar se shakaja nuk ishte rastėsi, mund tė
kujtojmė se Berluskoni ka pas thėnė tė njėjtėn gjė edhe mbi urėn e Matit, nė
prani tė njė kryeministri tjetėr, gjė qė do tė thotė se batutat e tij pėr
shqiptarėt nuk duhet tė konsiderohen si lapsus; mė pak akoma, si njė shtysė a
prirje seksuale e njė beqari plak tė tejngopur me pushtet e me para...Por
ndoshta nuk ėshtė faji i Berluskonit qė nuk e di se kur Italia pushtoi
Shqipėrinė, kėtu u hapėn pėr herė tė parė disa bordello, tė cilat ishin tė
rrėmbushura, sipas statistikave zyrtare, vetėm me femra italiane tė
eksportuara jo me gomone, por me anije, natyrisht edhe pa viza...Por kjo ė
vėrtetė asnjėherė nuk na ka dhėnė tė drejtė qė ne shqiptarėt tė themi se ishte
Italia ajo mbolli nė Shqipėri prostitucionin e se ka pas qenė dhe ėshtė po
Italia ajo qė po investon e po kėrkon pikėrisht kėtė mall nga Shqipėria e
varfėr...E nėse vėrtet nė Itali ka vajza shqiptare qė detyrohen prej hallit apo
edhe prej qejfit, tė prostituojnė rrugėve tė Italisė, ne asnjėherė nuk pyesim:
si quhen nė italisht ata meshkuj italianė qė shkojnė me prostitutat, qė blejnė
e shfrytėzojnė skllavet e seksit?...Ne pra nuk na shkon ndėrmend, meqė
kryeministri i sotėm italian ka pasur disa skandale seksi, tė hamendėsojmė se
tė tillė janė edhe italianėt...E pra, pėr kėtė arsye edhe italianėt, edhe
evropianėt nuk duhet tė na identifikojnė ne me Berishėn! Hollė-hollė pyetje tė
tilla janė tė kota; shqetėsimi me sa duket buron prej lėndimit tė natyrshėm tė
sedrės kombėtare. Ndaj ė mira ė do qė kėtė ēėshtje ta vėshtrojmė ashtu si e
meriton, me sy politik, sepse, edhe ky incident, apo shaka, flet shumė nga
ēduket. Dihet qė nė politikė e nė marrėdhėniet diplomatike mes shteteve e
shtetarėve asgjė nuk ėshtė e rastėsishme, pra asnjė veprim, apo fjalė nuk
konsiderohet se del nga rastėsia; kjo do tė thotė qė edhe ky skandal lipset tė
shėrbejė mė shumė se pėr tu ndjerė tė fyer, pėr tė na treguar me gisht se nė
ēfarė derexheje qėnkemi katandisur.. .E paskėsaj vjen
pėrfundimi tjetėr: E shikoni, o shqiptarė, se ēfarė udhėheqėsish keni dhe mbani
nė krye?...e dėgjuat dje se ai edhe kėtė thagmė