Dyvjetori i shtetėsisė pa veriun

 

Shkruan: Ramiz Bojaj

 

Kosova vetėm duke qenė unike dhe tėrėsisht e ēliruar i jep kuptimin e plotė lirisė sė saj. Dyvjetori i pavarėsisė sė Kosovės shėnon hapin mė tė rėndėsishėm nė adresė tė kombit shqiptar, por edhe tė shoqėrisė moderne nė pėrgjithėsi.

 

Nė dyvjetorin e shtetėsisė dhe nė prag tė 11-vjetorit tė dėbimit tė forcave pushtuese (kriminale dhe terroriste serbe) si dhe aterrimit tė NATO-s nė vendin tonė, shteti i Kosovės ende nuk ka arritur tė shtrijė autoritetin e vet legjitim nė pjesėn veriore, duke u pėrqendruar nė zbatimin e segmenteve juridiko-kushtetuese vetėm nė territoret me shumcė shqiptare. Akti parė i suksesit institucional mund tė nėnvizohet vetėm atėherė kur tė ndodh forcimi i autoritetit tė shtetit nė tėrė vendin, duke shėnuar edhe fundin e ekzistimit tė strukturave paralele dhe elemneteve tjera mafioze e kriminale.


Shtetėsia, akti mė sublim


Dyvjetori i pavarėsisė sė Kosovės shėnon hapin mė tė rėndėsishėm nė adresė tė kombit tonė, por edhe tė shoqėrisė moderne nė pėrgjithėsi. Shoqėria e Globit Demokratik, vazhdon ta cilėsojė Kosovėn si tregues tė suksesit universal (faktor paqeje dhe stabiliteti), pėrderisa ‘Aleanca e ngėrqeve diplomatike’, (Rusi-Serbi), vazhdojnė tė vajtojnė me nostalgji diktatorin e fundit ballkanik, kasapin Millosheviq, i cili vuri kapakun e ēmendurisė nė faqet e historinė mė tė re tė njerėzimit. Krijimi i imazhit diversiv brenda shtetit tė ri (Republikės sė Kosovės), ėshtė krijuar nė saje tė trubulencave psikologjike (shpifjeve dhe trillimeve serbe), laryshi kjo e cila ėshtė dashur tė jetė e tejshkuar dhe e harruar qė nė ditėt e para tė pavarėsisė sė Kosovės. Pa dyshim 17 shkurti i vitit 2008, ndėrroi historinė e Kosovės, duke njesuar kohėn si shtet i pavarur dhe sovran, mirėpo edhe dy vjet pas kėtij evenimenti krucial(tėrėsia territorial) mbetet e cenuar, ku nė pjesėn veriore akoma nuk ka arritur tė valojė flamuri i shtetit tonė. Fatkeqėsisht edhe kėtė vit aroma e ēlirimit do tė valojė kėndej Ibrit, ndėrkaq matanė, kriminelėt serbė (shumica me duart e pėrlyera me gjak) vazhdojnė tė kontrollojnė kėtė pjesė vitale tė shtetit tė Kosovės, (duke zėvendėsuar kolonėt millosheviqianė tė Serbisė ish agresore), elemente ilegale kėto tė pėrkujdesura nga sllavizmi serbo-rus.


Ndėrkombėtarėt na njohėn, ēfarė bėmė ne?


Pėr dy vjet tė shtetėsisė, Kosovėn e kanė njohur 65 shtete. Duke i shtuar edhe anėtarėsimin nė Bankėn Botėrore dhe FMN, tė gjitha kėto nėnvizojnė qartė mbėshtetjen shumėdimensionale nga prizmi ndėrkombėtar pėr tė ardhmėn e shtetit tė Kosovės. SHBA-tė duke qenė ‘avokate’ diplomatike e Kosovės, mbetet besnike e pėrhershme e ruajtjes sė integritetit territorial dhe profilit shtetėror tė Kosovės sė re. Kėtė qendrim e forcon edhe zv/ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, i cili citoi frazėn shumėherė tė pėrsėritur se: Shtetet e Bashkuara e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe janė tė angazhuara nė integritetin e saj territorial. "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbėshtesin integrimin e veriut nė institucionet e Kosovės”. Njė qėndrim i tillė i njė miku me peshė ėshtė sinjal pėr veprime konkrete rreth futjes nėn mbikqyrje tė ēdo cepi tė territorit tė vendit tonė,por jo tė presim qe edhe kėsaj radhe NATO-ja tė shpartallojė kriminalitetin nė veri. Kohėn e fundit janė dhėnė sinjale se Kosova do tė reagojė nė very, tashmė nė emėr tė shtetit duke paralajmėruar disa strategji, por per aq kohė sa nuk shohim veprim konkret e gjithė kjo mbetet teori hipotetike. Nėse nuk kemi arritur qe pėr dhjetė vjet tė krijojmė imazhin e unifikimit tė shtetit, atėherė pėr ēfarė suksesesh tjera mund tė flitet atėherė. Pėr ato qė tė tjerėt bėnė pėr ne! Apo, tė kenaqėmi me Deklaratėn e Pavarėsisė edhe ashtu tė koordinuar!. A duhet tė krenohemi me disa rrugė tė reja (asfalte jocilėsore), tė cilat mė shumė mund tė tingėllojnė si shpėrlarje parash sesa ndonjė investim qe mund tė cilėsohet si prioritet. Nė kontekstin kombėtar dhe shtetėror, sė pari duhet tė investojmė qe tė bėjmė shtetin tonė unik, t’i debojmė bandat nga veriu dhe t’i neutralizojmė ato nė zonat tjera (egocentrike ), pastaj vijnė rend e mbarė projekte tjera. Pa shtrirjen e autoritetit stetėror(administrativo-juridik si dhe policor) nė tėrė vendin, Kosova-shtet i pavarur mund tė ekzistojė vetėm nėn kornizat e formalitetit, me njė gjysmė kontrolle nė zonat me pakicat serbe dhe pa kontroll fare nė veri. Ndėrkaq, kocepti i njohjeve tė shtetėsisė ėshtė element shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn, por kjo asesi nuk mund tė garantojė inkuadrimin e veriut nėn kornizat e shtetit ligjor dhe administrativ, nėse kėsaj nuk i shtohen mekanizmat tė cilat janė tė thirrura qė ta bėjnė njė gjė tė tillė. Pavarėsia e Kosovės e shpallur nė bazė tė planit gjithėpėrfshirės tė tė dėrguarit tė OKB-sė Martti Ahtisaari, dhe nė bazė tė vullnetit tė popullit shumicė, nuk ėshtė e tėra qė do t’i rrėnojė gjymtyrėt e zgjatura tė Serbisė nė atdheun tonė. Kėto duhet tė priten njėherė e mirė, qė nėnkupton fundin e ekzistimit tė destruktivitetit sllav. Gjithsesi, vullneti qytetar mbetet bazė demokratike si dhe element ekzistencial i njė populli pėr tė jetuar si sovran (autoktonia iliro-shqiptare) nė tokėn dhe atdheun e vet. Mirėpo, kjo e drejtė duhet tė mbrohet duke i thėnė njėherė e pėrgjithmonė stop aventurave ekspansioniste dhe militare serbe, jo vetėm nė veri, por edhe nė ēdo pjesė tė vendit. Nė dyvjetorin e shtetėsisė , zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės vazhdojnė tė vlerėsojnė se “dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė janė shėnuar ndryshime tė konsiderueshme nė tė gjitha fushat”, e nė fakt as vet nuk guxojnė tė realizojnė asnjė vizitė nė zonėn e thellė tė Mitrovicės veriore, tė cilėn e kontrollojnė hiq mė shumė se 250 banditė serbo-rus.

 

16 shkurt 2010


(Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike).