Reagim ndaj debatit "tė ekspertėve" pėr mėsimin e maqedonishtes

 

Larg duar nga eksperimentet me fėmijėt shqiptar!

 

Debati lidhur me mėsimin e gjuhės maqedonase nga klasa e parė pėr fėmijėt e etnive tė tjera mobilizoi qarqet “shkencore” tė Maqedonisė tė udhėhequr nga patronėt e ministrit tė arsimit, si dikur iniciativa e ngjashme e Millosheviqit qė pat mobilizuar qarqet “shkencore” tė Serbisė.

 

Ata qė shtiren se kanė harruar dhe pėr ata qė nuk kanė pasur moshėn apo mundėsinė pėr tė ndjekur zhvillimet nė Serbinė diktatoriale, po u rikujtojmė se nė kohėn kur Millosheviqi pėrpiqej tė impononte mėsimin e gjuhės serbe nga klasa e parė e arsimit fillor, dolėn nė skenė “shkencėtarė” qė nė mėnyrė “shkencore” argumentonin se kjo mund tė sjellė vetėm zhvillimin intelektual tė fėmijėve.

 

Madje, “shkencėtarėt“ e llojit tė komanduar nga politika dolėn me konstatimet se “alfabeti cirilik ėshtė alfabeti qė mė sė paku i lodhė dhe i dėmton sytė! Ndėrsa alfabeti latin ėshtė shumė i dėmshėm pėr tė pamurit!” Zbulim shkencor se jo mahi!

Me kėto “zbulime tė mėdha shkencore” qė dėshmojnė pėr miopinė e tyre politike ata tentuan t’u imponojnė edhe kroatėve, edhe sllovenėve madje edhe shqiptarėve pėrdorimin e alfabetit cirilik “pėr tė mirėn e syve tė fėmijėve tanė”!

 

Maqedonia pėr pesė dekada rresht tė bashkėjetesės komuniste ka qenė laborator i eksperimentimit tė praktikave qė synojnė etnocidin. Dėshtimet qė qarqet antishqiptare tė Beogradit pėrjetuan nė Kosovė tentojnė t’i vėnė pėrsėri nė zbatim nė Maqedoni.

 

Pėrmes satelitėve tė vet nė Shkup (dhe mė gjerė) miratuan ligjin “nė interes tė fėmijėve tanė” qė tė mėsohet gjuha maqedonishte nga klasa e parė fillore! Madje, alamet profesor tė Universitetit dhe “ekspertė” tė llojit Pandev, Stefanovski etj, nxorėn konkluzione se pėr deri sa nė shekullin e XX na paskan qenė mėsuar nga 4-5 gjuhė, pse tė mos mundet tė mėsohet edhe sot nė shekullin XXI, kur metodika e mėsimit tė gjuhėve ėshtė “shumė e zhvilluar".

 

U drejtohemi bashkėmendimtarėve tė kėtyre “ekspertėve” qė kėto “metodika”, tė cilat nuk paskan asgjė tė keqe,  t’i eksperimentojnė me fėmijėt maqedonas, duke u imponuar mėsimin e gjuhės shqipe nga klasa e parė fillore.

 

Pas disa viteve do tė bėjmė bilancin e rezultateve. Nėse rezultatet do tė jenė pozitive do tė mbėshtesim qė edhe fėmijėt tanė tė mėsojnė maqedonishten. Nė tė kundėrtėn u themi larg duar nga eksperimentet me fėmijėt shqiptar!

 

Bashkimit Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Kryetar

16 shkurt, 2010