Kryeqendra e dreqit
Shkruan: Agim Jakupi
Shqiptarėt nė Maqedoni ndodhen pėrballė
vėshtirėsive, provokimeve qė vijnė nga qeveria, sidomos me proektin Shkupi 2014. Nė vend se tė
bashkojnė forcat dhe ti japin grushtin e merituar qeverisė, partitė politike po
mbyllen nė bunkeret politike dhe nė mungesė tė dritės marrin vendime qė
vėshtirėsojnė proceset e filluara. Populli mbetet nė udhėkryq, nuk di ēfarė
udhe duhet marrė. Midis manovrave, kuptohet tė dėshtuara politike, po vjen koha
kur largohen maskat dhe dalin nė shesh fytyrat e vėrteta, kush janė ato qė kanė
qenė dhe udhėheqin me popullin. Gjatė javėve tė fundit janė marrė shumė
iniciativa dhe janė bėrė shumė propozime. Mirėpo, asnjė nė interes tė shqiptarėve.
Indiferenca e partisė shqiptare nė pushtet ėshtė pėr habi. O kėlltuqet
qeveritare i kanė fajėt, o Gruevski i ka bekuar me ujin e shenjtė. Siduket,
kėrkesat legjitime tė shqiptarėve llogariten si mėkate tė mėdhaja nė shtet. Dhe
nga kjo del se deputetėt shqiptar janė duke u pastruar prej kėtyre mėkateve
dhe janė bė lojtarė tė mirė tė shahut, duke dėgjuar potezat e Nikollės.
Mirėpo, Ilaz Halimi i PDSH-sė u
tregua se ėshtė ndėr tė parėt nė kėtė drejtim. Ai kėtė pastrim e filloi mė 2001
kur nėn hijen e kryqit tė VODNOS ecte duke mbajtur flamurin e bardhė tė
dėshtimit, e vazhdoi atėherė kur dhunoi vullnetin politik tė shqiptarėve mė
2006 dhe qė dėshmoi pėr fazėn pėrfundimtare mė 11. 02. 2010 nė emisionin Rruga
drejtė.. nė televizionin Alsat-m. Faza e fundit ishte shumė e rrezikshme.
Dhunonte historinė qė patriotėt e krijuan me sakrificė dhe e shkruajtėn me
gjakun e tyre. Kėtu ėshtė e domosdoshme tė vihet nė dukje se Iliaz Halimi ende
u beson parimeve tė titos, se si duhet edukuar shqiptarėt. Pėrderisa titoja
shqiptarėt i largonte nga Shkupi pėr nė Turqi, Ilazi vend tė pėrshtatshėm pėr
grumbullimin e shqiptarėve e bėnė Tetovėn. Ai nuk njehė parime dhe nuk di pėr
vlera. Shihet se ka qenė i preokupuar me punė tė tjera, mė tė mėdhaja. Ėshtė
marrė me filozofi tė Beogradit dhe me arkitekturėn e Sofjes. Ai bėhet i
shurdhėr kur ia pėrmendim Dervish Carėn, Jashar bej Shkupin, Hasan Prishtinen,
Nexhib Dragėn. I nderuari Ilaz, ato pėr ēka luftuan? Dihet se Shkupi ka qenė
kryeqendėr e shqiptarėve (Dardanisė, Vilajetit tė Kosovės), mandej nė Kuvendin
e Shkupit (tetor 1912) u miratua deklarata nė emėr tė shqiptarėve dhe qė u vunė
nė dijeni pėrfaqėsitė diplomatike se shqiptarėt luftonin pėr tėresin
territoriale e jo pėr interesa tė huaja. Nga ky Kuvend ndryshuan rrethanat
historike, me ēka kėrkesa e autonomisė u zėvendėsua me ate pėr pavarėsi.
Ngjajshėm me shqetėsimin tėnd tė sotėm, edhe atėherė u shqetėsuan kryeqendrat e
shteteve Ballkanike. Edhe atėherė shtetet Ballkanike filluan tė lidhin aleanca
nė mes vete pėr tė gjunjėzuar popullin shqiptar, kurse sot ti qėndron shumė
mirė me dreqin dhe bėnė pazarllėqe sipas qejfit tėnd. Kėsaj here tė gjithė
kuptuam pėr politikėn provinciale tėnden, kuptuam pėr sakatllėqet e juaja,
kuptuam pse forcat policore penguan faljen e namazit tė Xhumasė nė njė xhami tė
Shkupit kur ju ishit nė qeveri. Proekti juaj qenka i madh. Logjika abstrake
nuk njehė fare mirėsjellje. Qendra e Shkupit ėshtė pėr tė gjithė. Aty takohen
shumė kombėsi dhe shumė kultura. Ajo nuk njehė kishat e juaja e as tė Nikolla
Gruevskit. Mandej, institucionet fetare janė tė shenjta, mos i pėrdhosni duke
bė politika tė fėlliqura. Vendi i Burmali Xhamisė ishte aty para se ju tė
bėheni deputet apo ministėr. Po ashtu edhe Shkupi ka qenė kryeqendėr e
shqiptarėve para aleancave tuaja, para se ju tė krijoni partner strategjik...
Dhe nė fund, kur dėgjojė atė qė ke thėnė se kryeqendėr e shqiptarėve ėshtė
Tetova, mu kujtua Max Weber i cili njė politikan e pėrshkruan me tre kualitete:
pasion- ndjenjėn e pėrgjegjėsisė- tė maturit me sy. Nėse gjykoj sipas Max
Weberit nuk mė mbetet asgjė tjetėr pėrveē se tė them: ēou bėne njė machiato.
Proverbi latin, sipas tė cilit Jupiteri u merr mendjen atyre qė dėshiron ti
shkatėrrojė duhet ndrequr: Ilaz Halimit ia ka marrė edhe sy e vesh.
Shkup, 15. 02. 2010