Dy intervista te Smajl Latifit, kryetar
i Levizjes per Integrim dhe Bashkim(LIB) dhene gazetes ditore Bota Sot( me
2 dhe 10 shkurt 2010)
****
Intervistė e Smajl
LATIFIT, kryetar i Lėvizjes pėr Integrim dhe Bashkim (LIB)
1) A ka ndonjė lėvizje tė re pėr
bashkimin kombetar, me qė shumė herė ėshtė folur nėpėr tryeza tė ndryshme
politike?
Programit pėr bashkim kombėtar po i krijohen
mundėsi dhe hapėsira tė reja. Ka zhvillime tė shumta nė favor tė kėtij opsioni.
Nėse do t`i marrim pėrmbytjet nė zonėn e Shkodrės, atėherė mund tė shohim se
shqiptarėt e ndjejnė bashkimin dhe japin shembuj pozitiv pėr kėtė qėllim. Kėtė
ndjenjė e kemi kudo. Mund tė thuhet se shqiptarėt e duan bashkimin dhe po t`iu
jepet mundėsia pėr ta shprehur vullnetin e tyre politik, do tė vendosnin pa
kurrfarė dyshimi pėr bashkimin kombėtar dhe territorial dhe pėr krijimin e njė
shteti tė bashkuar, si masė pėr qėndrueshmėrinė politike, mundėsi e madhe pėr
zhvillim ekonomik dhe bazė pėr pėrparim tė gjithanshėm. Kėto ditė Galup, nė
bazė tė anketave e verifikojė dėshirėn dhe vullnetin e atyre qė u anketuan.
Pra, mund tė konstatojmė lėvizje tė reja dhe rritje tė besimit nė opsionin e
bashkimit kombėtar. Nė ditėt e ardhshme presim tė shohim lėvizje edhe mė tė
prekshme, angazhime mė tė pėrqendruara nė favor tė bashkimit kombėtar.
2) A ka mbetur BE-ja e vetmja zgjidhje
ku shqiptarėt mund tė bashkohen?
Zgjidhja mė e drejtė dhe mė e mirė ėshtė
qė ne tė integrohemi dhe tė bashkohemi si komb nė njė shtet dhe tė bashkuar tė
integrohemi nė BE. Bashkimi nė kėtė mėnyrė do tė jetė shumė mė i frytshėm jo
vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr BE-nė.
Ne nuk mund t`i shėrbejmė paqes dhe prosperitetit tė BE-sė, nėse do tė
futeshim nė BE me problemin themelor tė pazgjidhur. Kjo ėshtė e kuptueshme pėr njohėsit
e mirė tė rrethanave dhe pėr dashamirėt e paqes dhe sigurisė nė rajon. Askush nė
Evropė sot nuk duhet tė jetojė i shtypur, i diskriminuar ose i administruar nga
regjime qė ruajnė pozita koloniale ndaj popujve. Askush nuk dėshiron sot tė
ndjehet i poshtėruar, i nėpėrkėmbur. As populli shqiptar i ndarė padrejtėsisht
nuk e dėshiron kėtė pozitė. Prandaj, ne kemi detyrim tė pėrpiqemi qė zgjidhjen
ta realizojmė nė rrugė tė natyrshme dhe jo tė presim se ajo do tė mund tė
realizohet pasi tė futemi nė BE. Pėr t`i pėrmbushur kriteret e anėtarėsimit nė
BE, ne do ta kishim shumė mė lehtė tė pėrqendrohemi nė zgjidhjen e problemit
tonė kombėtar si njė parakusht pėr tė shpejtuar hapat qė kėrkohen tė ndėrmerren
nga ana jonė.
3) Cilat mund tė jenė disa nga hapat
kryesor qė na ēojne drejt bashkimit kombėtar dhe cilėt mund tė ndėrmarrin kėtė
nismė?
Kontribut nė ēėshtjen e bashkimit kombėtar
mund tė japin tė gjithė ata qė mendojnė se kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė e ēėshtjes
sonė. Hapat janė tė shumtė, por thelbėsore
ėshtė tė konsolidohet mendimi dhe koncepti politik pėr bashkim kombėtar. Nė shėrbim
tė kėtij qėllimi, duhet tė vihen tė gjitha shtresat e popullsisė. Edhe njerėzit
e dijes, edhe shtypi, mediumet elektronike, tryezat shkencore, tribunat
politike etj. Tė gjitha kėto do tė jenė njė kontribut i mirė nė fuqizimin e
mendimit politik pėr bashkim kombėtar. Hap shumė i rėndėsishėm do tė jetė edhe
pėrfshirja nė institucione, posaēėrisht tė R. Kosovės dhe tė R. Shqipėrisė e
projektit pėr integrime mbarėshqiptare dhe bashkim kombėtar. Hap tjetėr do tė
jetė edhe rritja e nivelit tė komunikimit ndėrshqiptar, aktivitete dhe aksione
tė pėrbashkėta nė rrafshin e unisimit tė arsimit, tė institucioneve tė tjera tė
dijes, veprime intensive dhe njė dinamikė veprimesh e hapash nė rrafshin
kulturor, sportiv, tė shėndetėsisė, tė hapjes dhe heqjes sė barrierave pėr
tregun mbarėshqiptar, tregun e punės dhe prodhimit. Tė gjitha kėto janė hapa qė
duhet tė hidhen, nė mėnyrė qė ne ta shohim, se sa mundėsi e hapėsirė pėr njė
jetė mė tė mirė, pėr zhvillim dhe pėrparim do tė kemi si komb. Nismat pėr kėto
duhet tė jenė edhe nga institucionet, por edhe nga organizma tė ndryshėm ēofshin
politik, ekonomik apo shoqėror. Ne jemi tė hapur pėr tė kontribuar edhe mė tej
drejt kėtij qėllimi.
4) Meqė nuk ka parashikime pėr kėtė
ēėshtje, pasi tani u bė 1 shekull qė jemi tė ndarė, ju a mund tė hidhni njė
hipotezė se kur do tė mund tė bashkohen shqiptarėt?
Mund tė themi, se pėr gati njė shekull
nuk rreshtėn pėrpjekjet pėr bashkim kombėtar. Edhe sot ato vazhdojnė. Njė gjė ėshtė
e sigurt se ne nuk jemi pajtuar dhe nuk duhet tė pajtohemi asnjėherė tė jetojmė
si popull i ndarė. Na mbetet qė tė veprojmė pa u ndalur, duke i shfrytėzuar
rrethanat qė tani janė mė tė favorshme pėr t`u organizuar mė mirė. Sa mė i
shtrirė qė tė jetė bashkimi kombėtar nė popull, aq mė i besueshėm do tė bėhet
ky program. Gjykojmė se ky program tashmė nuk ėshtė vetėm njė ideal, por edhe
nevojė, interes dhe mundėsi e shkėlqyer pėr tė parė ne dhe tė tjerėt, njė komb
paqedashės dhe me dinjitet qė po hapėron nė rrugėn e tij tė zhvillimit dhe pėrparimit.
Bashkimit nuk duhet t`i frikėsohet askush, posaēėrisht faktorėt demokratik dhe
paqedashės. Dita e bashkimit do tė vie dhe kjo varet shumė nga vullneti dhe
veprimet tona si komb.
Prishtinė, mė 2.2.2010
****
Intervistė e Smajl LATIFIT, kryetar i Lėvizjes pėr Integrim dhe
Bashkim (LIB)
1. Rasti i shqiptarėve tė Maqedonisė,
mos respektimi i kulturave tė tyre dhe as identiteti i shqiptarizmit, duket se
po e ēon nė krize identitetin e shqiptarėve. Marrė nė pėrgjithėsi, pėrfshire
kėtu edhe Kosovėn, Shqipėrinė dhe Kosovėn Lindore, a ka krizė tė identitetit
shqiptar?
Do tė ishte mė realiste, tė themi se
kemi tė bėjmė me njė ofansivė intensive tė qarqeve antishqiptare
sllavo-maqedonase, serbe etj. dhe me njė servilizėm tė madh tė akterėvė politik
shqiptarė, tė cilėt ndjehen komodė pėrballė kėtyre pretendimeve iracionale dhe
shoviniste. Politikanėt qė drejtojnė partitė e ashtuquajtura parti tė mėdha
politike, nuk pėrfaqėsojnė interesa kombėtare, por interesa tė ngushta, ata nuk
bėzajnė - heshtin, nuk kanė vullnet dhe
nuk pėrpiqen pėr tė dalė nė mbrojtje tė identitetit kombėtar shqiptar sepse tė
tillėt kanė vetėm njė qėllim: tė ruajnė pozitat e veta, priviligjet e mėdha qė
i kanė krijuar duke e keqpėrdorur pushtetin dhe duke i nėpėrkėmbur vlerat
kombėtare.
Ne jemi tė bindur se identiteti
shqiptar absolutisht nuk ėshtė nė krizė, edhe pėrkundėr faktit se ai po
kėrcėnohet nga tenndenca pėrcarėse tė tė ashtuquajturit kosovarizim, pastaj
tendencave pėr ruajtjen dhe trashjen e ndasive brendashqiptare etj. Ne themi me
tė drejtė, se politika aktuale ėshtė nė krizė tė thellė dhe pėr pasojė tė kėsaj
politike servile e cila nuk e ka nė bosht zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, sulmet
ndaj identitetit shqiptar janė gjithnjė e mė tė shpeshta dhe mė tė shumta. Dhe
kur? Nė kushtet kur duhet tė ishte e kundėrta.
Sot dhe gjithnjė, ne kemi detyrim, posaēėrisht
forcat politike atdhetare, intelektualėt e mirėfilltė dhe tė gjithė shqiptarėt, iu takon dhe duhet
tė pėrpiqen ēcdo ditė pėr tė ngritur dhe
fuqizuar njė politikė tjetėr- politikėn e cila ndjek kursin pėr integrimin dhe
bashkimin e kombit shqiptar nė njė shtet. Kėmbanat e alarmit po bien,. ka ardhė
koha qė nė kėto rrethana tė favorshme pėr shqiptarėt, t`i japim pėrgjigjje tė
qartė dhe tė guximshme aspiratave hegjemoniste tė fqinjėve, qė po vrapojnė pėr
tė fshirė dėshmitė e autoktonisė sė
shqiptarėve qė jetuan, jetojnė dhe kanė tė drejtė tė jenė zot nė truallin e
vet.
2. Pse po ndodh kjo dhe cilat nga
institucionet duhet tė ngrenė zėrin pėr tė mbrojtur identitetin e shqiptarėve
kudo qė jetojnė?
Dėme tė tilla po shohim me sy,
pikėrisht pėr mungesė tė njė politike tė organizuar shtetėrore me palcė
kombėtare, e cila do tė ishte aktive dhe e pėrkushtuar pėr ruajtjen, kultivimin
dhe realizimin e tė drejtės sė patjetėrsueshme tė kombit shqiptar pėr tė jetuar
nė njė shtet. Ėshtė e domosdoshme qė pėr veten tonė, pėr mbrojtjen e
identitetit shqiptar, tė ngrejnė zėrin tė gjitha institucionet, para sė
gjithash institucionet politike dhe shtetėrore (ato tė R. Shqipėrisė dhe tė R.
Kosovės), partitė politike, akademikėt, intelektualėt, shoqatat atdhetare,
historianėt, studentėt-tė gjithė shqiptarėt duhet tė jenė tė mobilizuar pėr ta
mbrojtur vetveten kur janė nė rrezik, tė gjithė ne duhet tė organizohemi, jo
vetėm pėr t`ua ndalur hovin veprimeve antishqiptare, por doemos tė ndėrmarrim
veprime tė organizuara drejt inmtegrimit tė plotė dhe bashkimit politik e
territorial tė kombit shqiptar, cili
ende ėshtė ndarė dhe si rrjedhim i kėrcėnuar nga sjelljet agresive tė
fqinjėve tė tij.
3. Cilėt janė faktorėt qė ndikojnė nė
krizėn e identitetit tė shqiptarėve?
Nė rend tė parė ėshtė mosorganizimi i
brendshėm i faktorit shqiptar, politikat
jo tė duhura shtetėrore dhe veprimet e shumta parciale tė politikanėve
shqiptarė. Si rrjedhojė e kėsaj, janė interesat kundėrthėnėse brenda bashkėsisė
ndėrkombėtare ndaj ēėshtjers shqiptare. Kėta janė dy faktorėt themelorė tė
cilėt po ndikojnė shumė qė ne tė
vonohemi. Ne nuk i shfrytėzojmė mundėsitė e shumta, ne nuk jemi tė pėrkushtuar
nė tė drejtėn tonė pėr bashkim si komb i ndarė qė jemi, edhe pse kemi tė drejtė dhe aktualisht jemi nė
pozitė shumė mė tė pėrshtatshme pėr tė reaguar fuqishėm si komb i organizuar.
Mjerisht ende nė institucionet e R.Shqipėrisė, nuk shohim veprime tė duhura pėr
realizimin e aspiratės sė popullit shqiptar pėr bashkim (kėto janė detyrime qė
burojnė nga Preambula dhe nga neni 8 i Kushtetutės sė R. sė Shqipėrisė), por as
veprime tė duhura pėr ruajtjen ose mbrojtjen e identitetit kombėtar shqiptar tė
ndarė dhunshėm, padrejtėsisht dhe kundėr vullnetit tė tyre, tė cilėt vazhdojnė
tė goditen edhe sot e kėsaj dite nga tendencat pėrcarėse tė politikanėve
vendorė, nga sjelljet e tė cilėve duket sikur ka njėfarė gatishmėrie qė ta
zėvendėsojnė identitetin shqiptar me njė identitet i cili s`ka asgjė tė
pėrbashkėt me shqiptarėt. Ndėrkaq, bartėsit e institucioneve tė R. sė Kosovės,
sikur janė hedhur nė garė se kush mė shumė po largohet nga identiteti shqiptar
dhe nga Kosova si truall i shqiptarėve.
I keni parė se sa me zell promovohen simbolet e Kosovės multietnike dhe
i ashtuquajturi, identitet kosovar. Promovime tė tilla i shohin edhe dashakeqėt
e shqiptarėve, tė cilėt duket se po trimėrohen nga dita nė ditė, nė vend qė tė
braktisin dhe tė na lėnė tė qetė, po hedhin valle nė shtėpinė tonė.
Sė fundi, kriza e madhe qė e ka kapluar
kėtė politikė e cila nuk ka pėr qėllim ta mbrojė identitetin shqiptar nga
kanosjet e ndryshme, kėrkon qė tė tejkalohet sa mė parė. Pra, kėrkohet ndryshim
thelbėsor. Besojmė fort se vetėm njė politikė qė udhėhiqet nga qėllimet e
integrimit ndėrshiptar dhe pėrpiqet pėr bashkimin kombėtar, do t`i pėrgjigjej
qartė kėrcėnimeve tė ndryshme qė i sillen si fantazmė identitetit tonė
shqiptar.
Prishtinė, mė 10.2.2010