Ne ecnim drejt!
Nga: Albin Kurti
(Fjalim nė Akademinė Pėrkujtimore
me rastin e 3 vjetorit tė rėnies sė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit)
Mon Balaj e Arben Xheladini kanė lindur nė dy
vendbanime tė skajshme tė hapėsirės shqiptare, nė Besianė dhe nė Bujanoc.
Sikurse nė tė gjitha zonat kufitare tė kombit tonė, edhe nė Besianė e Bujanoc,
fėmijėt rriten me shikim nga armiku. Mėsojnė ta
urrejnė ēizmen e ushtarit tė huaj ashtu siē mėsojnė ta duan tokėn qė ua shkel
ai. Rrėfimi i gjyshit atje nuk ėshtė pėrrallė. Nėna e baba e konfirmojnė
gjyshin. Vendi ku banojnė, para se tė jetė vendi i fundit larg kryeqytetit
tonė, ėshtė vendi i parė ku ndaloi dėbimi i mbramė, vendi i betejės sė fituar ku
u zmbraps armiku, por edhe vendi ku rrezikojmė betejėn e ardhshme. Armikun e
bėn tė tillė apetiti i tij.
Fshatrat prej nga u dėbuan, shqiptarėt i mbajnė pėr mbiemra. Emrin ta vė prindi
e mbiemrin ta vė vendi. Emri i vendit ėshtė mbiemri. I vendit qė tregon tokėn
qė ta morėn e qė duhet ta bėsh shpirt. Toka e mbetur pėrtej kufirit mė tė ri,
bėhet mbiemri i brezave tė njėpasnjėshėm. Vendi ku sjetuam dot mė, nis e jeton
nė ne. Hapėsira e humbur (nė tė kaluarėn) bėhet kohė (e ardhshme).
Besiana e Bujanoci janė shtrirja jonė e kufizuar prej zgjerimit tė huaj. Moni e
Arbeni janė fėmijė tė kufirit. E, secili kufi tregon atė qė tė ndalohet. Secili
kufi ėshtė dritare. Historia shqiptarėve ua ka mbyllur dritaret dhe u ka hapur
dritare tė reja qė ua kanė zvogėluar dhomėn. Njė kėso dritare e re, nė
historinė tonė mė tė re, ishte Plani i Ahtisaarit. Rebelimi ynė ishte rebelim
ndaj historisė. Ne nuk duam dritare tė reja, nga tė cilat shihen vetėm dritaret
e vjetra e tė mbyllura, teksa mbėshtetemi pėr muri. Nėse nga dritarja nė
Bujanoc shihet Vranja, nga dritarja e re nė Cėrnicė, tė cilėn na e sjell
decentralizimi etnik, shihet dritarja e mbyllur nė Bujanoc.
Demonstrata e 10 shkurtit tė vitit 2007 ishte demonstratė kundėr pėrsėritjes sė
historisė si histori e dritareve tė reja, si histori e kufijve qė na afrohen.
Dėshmorėt janė dėshmi e vullnetit pėr liri e kundėr pėrsėritjes sė historisė.
Moni e Arbeni janė dėshmorėt mė tė rinj kundėr pėrsėritjes mė tė re tė
historisė. Ata njėmend nuk jetuan gjatė. Porse, ata jetuan shumė. Jeta e
njeriut nuk matet me jetesėn e tij, por me atė qė vjen pasi ajo merr fund.
Plani i Ahtisaarit u publikua me 2 shkurt 2007, ndėrkaq rekomandimi pėr
pavarėsi tė mbikėqyrur erdhi mė vonė, duke pasur datėn 10 shkurt nė mes.
Tri vjet pas rėnies sė Monit e Arbenit ndodhemi nė hyrje tė njė viti tė rėndė,
nė mos edhe mė tė vėshtirė se viti 2007. Qysh tash dihet se kėtė vit do ta
shėnojnė shtypja e pėrjashtimi i shtresave nė mjerim social, protokollet e
bashkėpunimit EULEX-Serbi pėr gjyqėsi dhe dogana, shitja e pasurive natyrore
dhe e ndėrmarrjeve publike fitimprurėse tė Kosovės, si dhe bisedimet e reja me
Beogradin pėr veriun e vendit tonė. Pėrderisa partitė politike bėjnė
konkurrencė tė ashpėr se cila do ti zbatojė kėto nė kurriz tė popullit, Lėvizja
VETĖVENDOSJE! do ta organizojė rezistencėn e popullit
mė fuqishėm se asnjėherė mė parė.
Marshi i 10 shkurtit ishte marsh i njerėzve tė drejtė qė donin drejtėsi. Ne po
ecnim drejt atė ditė. Ne do tė ecim drejt gjithmonė. Nėse me 10 shkurt 2007 unė
iu prija Monit e Arbenit, qė prej asaj dite ata mė prijnė mua.
Prishtinė, 10 shkurt 2010