Disa kėshilla pėr institucionet republikane
Shkruan: Prof. Abdyl Kadolli
Republika e Kosovės ėshtė njė shtet i ri, ende
i brishtė, qė ka nevojė pėr stabilizim, afirmim ndėrkombėtar dhe integrim
euroatlantik.
Ajo ende nuk ka vėnė kontrollin shtetėror nė
gjithė territorin e vet.
Pikat e saj mė tė dobėta sot janė mekanizmat
shtetėrorė dhe gjendja ekonomike e sociale e popullsisė.
Tronditjen e tashme sociale e provokuan tri
kupolat republikane: Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria e Kosovės, me veprimet
e tyre tė paligjshme e tė papėrgjegjshme. Arsyetimet me gabime teknike
tingėllojnė shumė qesharake!
Sė pari ato injoruan vetė segmentet kryesore
tė aparatit shtetėror, si policinė, gjyqėsinė dhe administratėn shtetėrore, pa
tė cilat nuk mund tė ketė zbatim tė ligjit.
Pėr ta zbutur krizėn e tashme sociale,
institucionet shtetėrore duhet tė veprojnė me masa tė pėrshpejtuara.
Sė pari ato duhet ti kthejnė nė arkėn
shtetėrore rritjet e pagave, pagėn e 13-tė dhe pagesėn retroaktive.
Brengos shumė fakti qė asnjė ministėr dhe
asnjė deputet nuk kishte refuzuar kėtė superluks, duke ditur mirė gjendjen e
tashme sociale, ashtu siē veproi shkrimtari dinjitoz Rexhep Hoxha.
Presidenca tua shpėrndajė shumicėn e makinave
tė blera institucioneve tė tjera, sepse ka mė shumė makina se punonjės tė saj.
Harmonizimi i pagave
Paga ėshtė barometėr i drejtėsisė sociale,
sepse ajo ėshtė pagė familjare.
Nuk mund tė ketė rritje pagash tė larta pa u
rritur paga bazė.
Parlamenti i Kosovės duhet ti miratojė shpejt
tri ligjet kryesore: Ligjin e punės, Ligjin e pagave dhe Ligjin e mbrojtjes
shėndetėsore. Askush tė mos ketė tė drejtė mė shumė se pėr njė pagė. Nėse njė
deputet zgjidhet ministėr, atij i pushon mandati i deputetit dhe vendin ia zė
kandidati pasues nė ranglistėn zgjedhore tė subjektit politik.
Nė kushtet e tashme ekonomike e sociale
pėrpjesėtimi i pagave mund jetė mė sė shumti 1:5. Paga minimale duhet tė jetė
200 euro, ndėrsa maksimalja 1000 euro, pėrveē tre krerėve tė institucioneve
kryesore, qė mund ta kenė diē mė tė lartė. Pagėn minimale duhet ta gėzojnė tė
gjithė pensionistėt dhe kategoritė e rrezikuara sociale.
Pushtetarėt tanė nuk mund tė shtyhen me pagat
e UNMIK-ut e EULEX-it!
Shujta duhet tė jetė e njėjtė pėr tė gjithė
punonjėsit, pavarėsisht hierarkisė shtetėrore. Tė bėhet transparent fondi i
tenderėve dhe ku ndodhet tash ai. Tė gjithė
punėtorėve, objektet e tė cilėve janė shitur ose uzurpuar, duhet paguar
menjėherė pjesa e tyre 20% , siē ėshtė vepruar nė tė
gjitha vendet e tranzicionit.
Harmonizimi i pagave nėnkupton edhe
stabilitetin social e politik. Kėshtu qytetarėt do tė mund tė paguanin faturat
e banimit, taksat e tatimet, me tė cilat do tė rritej buxheti shtetėror.
Parlamenti nuk ėshtė pallat mbretėror
Parlamenti i Kosovės nuk ėshtė Pallat mbretėror
me lukse tė pakufishme.
Qytetarėt janė pėshtirosur nga stili
Daci-Haliti.
Ai duhet tė heqė dorė nga privilegjet e shumta
dhe shtesat nėpėr komisione e organe tė Kuvendit, sepse deputeti ka pagėn e vet.
Parlamenti ėshtė organ mė i lartė pėr
pėrgjegjėsinė e miratimit tė legjislativit, por jo edhe pėr hartimin e tij, sepse
atė e bėjnė ministritė ose grupet e punės.
Parlamenti ėshtė pėrgjegjės para sovranit
popull.
Pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhen
bėrė ndryshime ligjore. Zgjedhjet mund tė konsiderohen valide vetėm nėse
votojnė mbi 50% e elektoratit, ndryshe duhen pėrsėritur. Pėrveē votimit
pėr subjekte politike, duhet votuar edhe ēdo kandidat i tyre, e jo tė zgjidhen
ashtu nė thes partiak. Mund tė dalė mė shumė punė, por jo aq sa tė pėrsėriten
ato edhe nga tri herė. Kėshtu, do tė shmangej mundėsia qė disa njerėz tė jenė
deputetė nė shumė mandate dhe tė bien aty kėlluq.
Te ne duhet aplikuar edhe zgjedhja
presidenciale me votim tė drejtpėrdrejtė, siē zgjidhen tash kryetarėt e
komunave. Presidenti duhet tė jetė autoritet jashtėpartiak, qė pėrfaqėson
shtetin dhe krijon ekuilibrin ndėrmjet Parlamentit e Qeverisė.
Kontrolli shtetėror
Duhen kufizuar tė gjitha shpenzimet e
panevojshme tė institucioneve republikane, si karburanti, ahengjet, salltanetet
e suitave, sepse mund tė hidhėrohet shumė Brahim Hallaēi me dy palė
mustaqe.
Kufizime gjatė krizės financare kanė bėrė
madje edhe amerikanėt, e si tė mos bėjmė ne!
Autoriteti moral e profesional duhet tė jetė
kriter i autoritetit politik.
Askush nuk mund tė bėhet ministėr nėse nuk
ėshtė ekspert i fushės pėrkatėse. Njerėzit e komprometuar nuk mund tė qėndrojnė
nė pushtet.
Tė gjithė pushtetarėt duhet ti lėnė vetes
vend kur tė bien nga pushteti.
Gjyqėsori duhet tė jetė plotėsisht i pavarur
dhe tė ketė sigurinė e lirinė nė zbatimin e ligjit.
Organet e prokurimit dhe tė auditimit duhet ta
kryejnė lirisht funksionin e tyre kundėr korrupsionit e krimit tė
organizuar.
Tė hetohet gjithė shitja e pasurisė shoqėrore
dhe prejardhja e pasurisė, sepse nuk ishte ajo bahēe e babės.
Duhet ngritur pėrgjegjėsia penale pėr ata qė
dėrguan ose dogjėn jashtė vendit trustin pensional, pikėn mė tė dobėt sociale.
Opozita politike, shoqėritė civile e
sindikatat duhet tė jenė tė lira nė kontrollimin e pozitės politike. Ēdo
ngulfatje autokratike e tyre ėshtė vetėm bumerang.
Masmediet tė jenė plotėsisht tė pavarura dhe
jo monopole partiake e klanore. Pa mendimin e veprimin kritik, nuk mund tė ketė
zhvillim tė lirė demokratik.
Reformat demokratike
Tranzicioni demokratik nuk nėnkupton vetėm
kapitalizimin e pronės shoqėrore, por edhe reformat e thella demokratike nė
shoqėri.
Reformat nėnkuptojnė demokratizimin dhe
ndryshimet pozitive.
Janė disa parime e vlera qė duhen krijuar pėr
tė pėrmbushur standardet europiane.
Bie fjala, nė shkencėn e kulturėn tonė nuk
janė bėrė kurrfarė ndryshimesh. Aty ende dominojnė skemat dhe klanet e vjetra.
Lidhja e Shkrimtarėve ende nuk gėzon statusin
institucional, kur edhe ansambli Shota e Galeria e Arteve marrin dotacione
vjetore. Pra, stimulohen interpretuesit e artit dhe jo krijuesit e tij.
Kultura nuk shkon me sportin dhe rininė.
Mund tė riorganizohet edhe funksionimi i
spitaleve sikur tė kishte njė stimulim pėrkatės. Mjekėt do tė zgjidhnin tė punonin
nė spitale apo nė klinika private. Tash mjeku detyrohet tė vrapojė gjithė ditėn
pėr tė siguruar njė pagė tė denjė pėr jetesė.
Ne kemi kushte tė mira pėr sigurimin e
ushqimit vendor, por bujqėsia duhet stimuluar me kredi tė volitshme pėr hapjen
e serrave, plantacioneve e fermave tė ndryshme.
Pėr reformimin demokratik tė shoqėrisė sonė
duhet hapur debat me ekspertė profesionalė, qė nuk i mungojnė sot Kosovės,
sepse nuk zgjidhen ēėshtjet vetėm me kėshilltarė politikė.
Nėse institucionet republikane nuk veprojnė
menjėherė pėr rregullimin e ēėshtjeve tė hapura, atėherė vendi mund tė
rrėshqasė nga qeveria teknike.
Kosova ka shumė tė pabėra.
Prishtinė, mė 12 janar 2010