Vazhdon presioni politik mbi Anamoravėn dhe Kosovėn

 

Shkruan: Xhevat Bislimi

 

Projekti djallėzor pėr copėtimin e Anamoravės dhe tė Kosovės sė mbetur nga kafshimet e mėhershme, duke krijuar "komuna" tė pastėrta serbe, nisi nė emėr tė decentralizimit dhe tė ofrimit tė shėrbimeve te qytetarėt. Flamurin pėr zbatimin e kėtij projekti fillimisht e mori dhe e tundte fort, Lutfi Haziri, nga njė fshat i Gjilanit. Ideja pėr hartimin e kėtij projekti me formė, pėrmbajtje dhe qėllime thellėsisht kundėrshqiptare kishte lindur nė qarqe tė disponuara armiqėsisht ndaj Kosovės dhe ēėshtjes shqiptare. Formėn dhe pėrmbajtjen pėrfundimtare, qė ka edhe sot, e mori nė Beograd, nė Kuvendin e Serbisė. Pa ndonjė ndryshim pėrmbajtėsor u pėrfshi nė planin e Atisarit - Kushtetutėn e Kosovės.

 

Mirėpo, pėr zbatimin e tij tė plotė dhe pa vėshtirėsi, sipas Beogradit dhe disa qarqeve ndėrkombėtare tė imponuara nė Kosovė, nuk do tė duhej tė fitonte Partia Demokratike e Kosovės, sidomos nė Anamoravė. Reagimet e kėtyre qarqeve pas fitores sė PDK-sė nė Viti dhe Gjilan vėrtetojnė dyshimin se pėr Anamoravėn ishin hartuar politika tė caktuara qė pėr synim pėrfundimtar kishin dobėsimin e elementit shqiptar nė Anamoravė dhe fuqizimin e elementit sllav, serb. Humbja e PDK-sė nė Dardanė dhe Artanė nuk ishte e mjaftueshme, nuk i kėnaqi hartuesit e politikave antishqiptare. Fitorja e PDK-sė nė Viti dhe Gjilan shkaktoi hidhėrim, dėshprim dhe revoltė tė paparė te kėto qarqe. Se sa e madhe ishte pakėnaqėsia e kėtyre qarqeve u pa edhe nga reagimet dhe deklaratat e tyre pa kripė dhe pa takt. Dikush harroi se ishte diplomat dhe kėrkoi hapur (duke e parė veten mbi ligjin dhe mbi Kosovėn) tė pėrsėriten votimet nė Gjilan, sepse atje duhej tė humbiste PDK-ja! Kėto qarqe ushtruan dhe po ushtrojnė presion mė shumė tė fshehur, por edhe tė hapur pėr anulimin e votimeve dhe pėrsėritjen e tyre nė Gjilan. Rinumrimi i votimeve nė kėtė Komunė dėshmoi nė sytė dhe praninė e vėshguesėve vendorė e ndėrkombėtarė rregullėsinė e procesit tė votimit dhe fitoren bindėse tė PDK-sė nė kėtė Komunė. Por, ata qė kishin hartuar projektet dhe planet pėr zhbėrjen ose transformimin e qenėsisė shqiptare tė Kosovės nuk mund tė pajtoheshin me humbjen e radhės. Sipas tyre, Kosova mund tė jetė ēkado tjetėr vetėm shqiptare jo!? Pėr ta realizuar kėtė projekt tė pazbatueshėm, kėto qarqe mendojnė se PDK-ja duhet tė humb ose tė jetė njė forcė e parėndėsishme nė Kosovė. Edhe pse, kjo parti, PDK-ja, tashmė ėshtė njė forcė politike e moderuar, evropiane dhe moderne, qarqet e pėrmendura nuk e besojnė. I frikėson e kaluara liridashėse e kėsaj partie dhe e njerėzve tė saj…

 

Kėto qarqe nuk i brengos fare sundimi i ligjit dhe rendit, luftimi i korrupcionit dhe i krimit tė organizuar, zhvillimi ekonomik dhe shoqėror nė Kosovė. Jo, jo. Kėto qarqe kanė vetėm njė brengė: Si t’i zbatojnė politikat e tyre kundėrshqiptare nė Kosovė! Pėr zbatimin e kėtyre politikave kėto qarqe janė tė gatshme dhe po bashkėpunojnė ngushtė me bashkėpunėtorėt e djeshėm dhe tė sotėm tė Serbisė, janė tė gatshme dhe po e tolerojnė krimin e organizuar dhe korrupcionin, janė tė gatshme dhe po mundėsojnė shkatėrrimin e ekonomisė sė Kosovės dhe tė pronės sė saj, janė tė gatshme dhe po bashkėpunojnė ngushtė edhe me Serbinė. Tetė vite UNMIK-u dhe tash EULEX-i ngritėn dhe po e mbajnė nė kėmbė njė sistem drejtėsie tė korruptuar nė palcė, njė sistem drejtėsie me gjyqtarė dhe prokurorė qė i shėrbyen me besnikėri qeni politikave represive dhe kriminale tė Serbisė pushtuese. Me gjyqtarė e prokurorė qė kanė shqiptuar qindėra e mijėra vite burgim pėr rininė dhe popullin shqiptar tė Kosovės. Janė po kėta gjyqtarė e prokurorė qė gjatė kėtyre dhjetė viteve vazhdojnė tė jenė kontribuesit mė tė mėdhenj pėr rritjen e korrupcionit dhe tė krimit tė organizuar nė Kosovė. Gjyqėsia sot ėshtė streha mė e sigurtė e korrupcionit dhe e krimit tė organizuar. Madje, edhe fabrika mė e madhe e tyre. Shėrbim tė mirė kėtyre politikave dhe planeve po u bėjnė edhe shumė zyrtarė qeveritarė e shtetėror. Mos tė flasim pėr disa media tė shkruara dhe elektronike, tė cilat, jo vetėm se janė bėrė zėdhėnėse tė kėtyre politikave, por shpeshherė bėhen edhe avangardė e tyre...

 

Deri dje ishte vetėm UNMIK-u, sot ėshtė edhe EULEX-i sponzoruesi dhe garancia mė e madhe pėr mbajtjen e statusquos nė Veri tė Kosovės. Mbetja e Veriut nėn kontrollin e Serbisė i atribuohet kėtyre dy "misioneve" qė mbajnė emblema tė ndryshme, por kanė qėllime tė njėjta. Pėr realizimin e kėtyre qėllimeve u duhej dhe u duhet edhe njė "Veri" i Kosovės, e kjo ėshtė Anamorava. Pengesė pėr jetėsimin e kėtyre qėllimeve janė lėvizje, parti, grupe dhe njerėz me tė kaluar liridashėse. Pengesė ėshtė Albin Kurti, tė cilin kur nuk mund ta "vrasin" politikisht, provojnė ta fusin nė burg dhe ta dėnojnė pėr krimet qė i kanė bėrė vetė! Kurrė nuk u shkon mendja t'i dėnojnė ata qė bėnė gjenocid dhe holokaust nė Kosovė. Kurrė nuk u shkon ndėrmend t'i dėnojnė ose largojnė nga jeta politike, mediale dhe publike argatėt e tyre, qė nuk ishin tė pakėt nė Kosovė, sepse ata u duhen edhe sot! Por, edhe mė tej digė e pakapėrcyeshme pėr zbatimin e kėtyre qėllimeve ogurzeza ėshtė dhe do tė mbetet kombi shqiptar nė Ballkan e mė gjerė. Prandaj, kėto misione dhe qendrat e qarqet qė qėndrojnė prapa tyre do tė duhej tė heqin dorė nga kėto politika tė vjetruara. Tė shohin pėrpara dhe tė hapin rrugė edhe pėr liritė dhe tė drejtat kombėtare, politike e demokratike tė kombit shqiptar nė Ballkan. Populli qė nuk e humbi rrugėn pėr mijėra vjet nuk do ta humb as sot, as nesėr…

 

14.02.2010