Regjistrimi
etnik dhe fetar i popullsisė sė Shqipėrisė vegėl e ē'kombėtarėzimit
antishqiptar
Shkruan: Vera Dushi
Nė Shqipėrinė administrative flitet pėr njė
regjistrim etnik dhe fetar tė popullsisė, nė propozimet e klerikut grek
Janullatosi, bashkė me klerikun e sektės bektashiane.
Konsideroj se kėto lloj propozimesh janė
antishqiptare dhe synojnė ēkombėtarizimin e shqiptarėve, sepse identiteti
shqiptar nuk mund tė ēkompozohet nė karakteristika fetare sikurse nė kohėrat
tė zeza tė Perandorisė Osmane, kur iu mohua ekzistimin e kombėsi shqiptare dhe
shqiptarėt ndaheshin sipas feve.
Pikėrisht kėtu ėshtė qėllimi i njė propozimi tė tillė: qė shqiptarėt tė ndahen
dhe tė pėrēahen nė baza fetare, duke paralizuar ndjenjat kombėtare.
Sot, kur flitet gjithnjė e mė shumė pėr
zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare dhe pėr njė Rilindje tė Dytė Kombėtare, zėrat e
sė keqes synojnė tė shėndrrojnė kombin shqiptar nė njė masė tė papėrcaktuar
fetare, duke u shtuar edhe njė greqizim bizantin, njė turqizim dhe njė
latinizim tė tyre, ashtu qė tė mos vlejė mė fjala e drejtė e Martin
Barletit se : shqiptarėt janė mė shumė luftėtarė sesa fetarė, se ata nuk janė
fanatikė fetarė dhe as jotolerantė me fetė tė tjera.
Sepse shpirti luftarak shqiptar, qė nėpėr shekuj nuk ėshtė shuar,dhe kjo po i
shqetėson shumė armiqtė tė kombit shqiptar qė kanė nėn sundim copa tė tėra tė
truallit etnik shqiptar dhe kanė qejf tė pushtojnė ende mė shumė territor
shqiptar pėr realizimin e planeve tė ekspansionizmit si "Megali
Ideja" dhe Naēertanije.
Prandaj, mbėshtes reagimin e drejtė e At Nikollės ndaj kėtij propozimi
antishqiptar dhe kėrkoj nga politikanėt shqiptarė tė mos miratojnė njė tė
ashtuquajtur regjistrim etnik dhe fetar, sepse nė radhė tė parė shqiptarėt
janė SHQIPTARĖ, dhe identiteti i tyre pėrcaktohet nėpėrmjet gjuhės, kulturės,
traditave tė pėrbashkėta kombėtare, tė trashėguara qė nga lashtėsia
pellazgjiko-ilire deri nė ditet tona.
Gjilan (Shqipėri Etnike), 7 shkurt 2010