Nė vend tė pėrkujtimit...
Shkruan:
Mehmet Bislimi
Kėtu e tri vjet mė parė!
Kėtu e tri vite mė
parė, nė gjirin e Kosovės u hapen dy varre! Kosova nė gjirin e saj po mbanė dy
bijtė e vet, tė vrarė nga paqeruajtėsit!, kėta dy shpirtra kėrkojnė drejtėsi,
dhe drejtėsia ndėrkombėtare, as sot e kėsaj dite nuk e ka thėnė fjalėn e saj
pėr kėto dy krime tė rėndė dhe tragjike
pėr Kosovėn e re!
Kėtu e tri vite mė
parė, paqeruajtėsit ndėrkombėtarė, nė zemėr tė Prishtinės, vranė dy djem tė
ri shqiptarė, ua morėn jetėn atyre para kohe, dhunshėm, duke i goditur me plumb
nė ballė!... Fėmijėt e tyre i lanė pa prindėr, jetim pėr jetė
, prindėrit e
tyre i lanė pa bijtė e vet mė tė dashur, nuset e tyre i lanė pa tė zot e vet,
motrat e tyre i lanė me duar nė gji, Kosovės ia hapėn e dhe njė plagė tė rėndė,
pėr me keq, popullit shqiptarė ia kujtuan kohėt e liga kur pushtuesi gjakatar
serb, bėnte po tė njėjtat vrasje- me plumb nė kokė!
Qė nga atėherė e deri me sot, drejtėsia
ndėrkombėtare, i ra vetėm njėrit tel, atij qė nxirrte melodi pėr ta, por jo
edhe atij qė nxjerr tė drejtėn nė shesh: Ata u morėn, kryesisht me ndjekjen e
protestueseve, me ndjekjen e rinisė sonė tė pakėnaqur me gjendjen e
pėrgjithshme, me ndrydhjen dhe ngufatjen e vullnetit tonė pėr tė zbardhur
krimin, pėr tė zbardhur vrasjen, pėr tė zbardhur tė vėrtetėn! Kjo drejtėsi, u
mor me ēėshtje krejtėsisht terciare, qė kaloi gati nė suaza tė njė sarkazmi e
ironie banale, madje duke iu ofruar edhe para tė gatshme, nė dorė,
familjarėve tė tė rėnėve!, nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė mbyllet. Kėtė kėrkoi
drejtėsia ndėrkombėtare!, nga familjarėt e tė rėnėve, duka ua lėnduar atyre
edhe njė herė shpirtin e plagosur rėndė, njėkohėsisht, duke nxitur provokime tė
reja, duke irrituar dhe fyer gjakun e rinisė sonė, tė cilin pretendoi ta
mbuloi me lekė!
Drejtėsia
ndėrkombėtare, deri me sot, nuk tregoi vullnet tė mirė, qė aktorėt e krimit,
pra vrasėsit ti nxjerr para gjyqit, ti uli ata, nė bankėn e tė akuzuarve pėr
vrasje- me, apo pa paramendim, nė fund tė fundit kjo ishte vrasje! Kjo drejtėsi, nga ana tjetėr nuk
hezitoi (as tani), qė sa herė vjen kjo datė, apo muaji shkurt, tė merret me
Albin Kurtin, nė mėnyrė qė ditėn e 10 shkurtit tė pėrgjakur me ngjyrėn e kuqe
tė gjakut tė rinisė sonė, ta mbulojė me ngjyrėn e hirtė tė dėshtimit tė
drejtėsisė sė saj, dhe tė misionit tė saj paqeruajtės!, njėkohėsisht, me kėtė
duke dashur qė vėmendjen e popullit tonė ta spostoi tek viktima e kjo jemi
ne...
Na e vranė, e na e
shan,
Na i thanė tradhtar!
Nėno moj mbaj zi pėr
djalė...
Paqe dhe drejtėsi, nuk
nėnkupton: ta vrasėsh njė njeri, dhe vrasėsit tė shėtisin tė lirė, ndėrkaq nga
ana tjetėr, tė vrarin, tė dėmtuarin ta shash e akuzosh, madje ta nxirresh edhe
para gjyqi nėn akuzėn:Ėhė, Ti je ai qė tė kemi vrarė: pėrgjigju pra; pse tė
kemi vrarė, dhe na thuaj nėse je penduar qė tė kemi vrarė!
Njė absurd i llojit tė
vet, qė kalon edhe kufijtė etik tė tė gjitha kohėrave. Kjo do tė thotė se ende
nuk kemi njė Emil Zola pėr ta mbrojtur Drajfusin shqiptar!...
ė nga atėherė e deri
me sot, populli ynė, nuk dėgjoi nga paqeruajtėsit ndėrkombėtare, tė paktė njė
fjalė humane, etike, njerėzore, njė fjalė tė vullnetit tė mirė ku do tė
sqarohej e vėrteta, duke e pranuar atė, ashtu siē ishte e hidhur, e rėndė, e
trishtuar, por e mbi tė gjitha e vėrtetė!, ata as sot nuk thanė atė qė do duhej
ta thoshin, ata nuk e patėn guximin moral, qė popullit shqiptarė ti thoshin
se: Vrasja ishte njė akt i shėmtuar, ishte njė akt qė nuk ka guxuar tė ndodh,
ishte njė akt pa pėrgjegjėsie, ishte njė akt qė lėndoi zemrat tuaja, por edhe
tonat, ishte njė akt jashtė ēdo norme njerėzore, ishte njė akt jopaqėsor qė
dėmton rėndė forcat tona misionare- prandaj oooo popull shqiptar, nė emėr tė
drejtėsisė, nė emėr tė paqes, nė emėr tė zotit- JU KĖKROJMĖ FALJE !...
... Jo ata nuk e thanė
as kėtė, sepse janė tė zėnė me procesin
gjyqėsor pėr ta quar drejtėsinė nė vend, duke i bėrė gjyq viktimės!...
10, shkurt 2010