Letėr e hapur drejtuar

 

-         Shefit tė ZCN-sė (ICO), z. Peter Feith

-         Shefit tė EULEX-it, z. Yves de Kermabon

-         Kryetarit tė Republikės sė Kosovės, z. Fatmir Sejdiu

-         Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, z. Hashim Thaēi

-         Kryeparlamentarit tė Republikės sė Kosovės, z. Jakup Krasniqi

-         Mediave tė shkruara dhe elektronike.

 

          Zotėrinj!

 

Kėto ditė EULEX-i rihapi procesin gjyqėsor kundėr liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje! - Albin Kurtit.

Pas protestės sė 10 shkurtit 2007, nė tė cilėn u vranė dy demonstrues dhe u plagosėn mbi 80 tė tjerė, organet gjyqėsore tė UNMIK-ut ngritėn aktakuzė kundėr Albin Kurtit me pretekstin se “ka shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm dhe/ose dėmtim tė gjerė tė pronės”; se “ka penguar personat zyrtarė nė kryerjen e detyrės sė tyre” dhe se “ka nxitur njerėzit pėr rezistencė”.

Pikėrisht nė trevjetorin e vrasjes sė Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe tė plagosjes e keqtrajtimit tė sa e sa demonstruesve tė tjerė, riaktulizohet, tani nga EULEX-i, akuza ndaj Albin Kurtit si “fajtor pėr ngjarjen e 10 shkurtit”.

 

Riaktualizimi i kėtij procesi tė padrejtė e jodinjitoz ėshtė fyerje pėr tė gjithė ne qė kemi parė me sytė tanė se ē’ndodhi mė 10 shkurt 2007 nė rrugėt e Prishtinės, tė cilat, si pasojė e dhunės sė pajustifikuar tė policisė ndėrkombėtare, u lanė me gjak.

Tashmė dihet fare mirė se dhunė mė 10 shkurt 2007 nuk ushtruan demonstruesit paqėsorė e duarthatė, por pjesėtarėt e policisė sė armatosur deri nė dhėmbė tė UNMIK-ut dhe konkretisht njėsiti i policisė rumune, i cili u kthye i pandėshkuar andej prej nga kishte ardhur.

 

Demonstruesit e 10 shkurtit shfrytėzuan tė drejtėn e tyre elementare pėr tė manifestuar vullnetin politik nė rrugė paqėsore, kurse (ri)gjykimi i njeriut qė ishte nė krye tė manifestimit tregon se Kosova, edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe vendosjes sė Misionit tė BE-sė, ėshtė larg tė qenit shoqėri ku Drejtėsia ėshtė nė shėrbim tė qytetarit e jo mjet nė duart e autokracisė pushtetore.        

 

Ne konsiderojmė se procesi kundėr Albin Kurtit duhet tė ndėrpritet:

-         sepse vetėm ashtu do tė marrė fund fyerja dhe cenimi i kujtimit pėr jetėt e humbura tė dy tė rinjve tė pafajshėm;

-         sepse vetėm ashtu do tė marrė fund fyerja dhe cenimi i dinjitetit qė po u bėhet familjarėve tė tė ndjerėve;

-         sepse vetėm ashtu do tė mund tė pengohen proceset joemancipuese nė shoqėrinė kosovare, qė cenojnė vlerat dhe standardet themelore tė njė shoqėrie tė lirė e demokratike;

-         sepse vetėm ashtu do t’i bėhet shėrbimi i duhur e i shumėpritur Drejtėsisė, Etikės dhe Politikės.

Procesin gjyqėsor ndaj Albin Kurtit e konsiderojmė si njė proces thjesht politik, ku Drejtėsia s’e ka pėrmbajtjen dhe synimin qė duhet ta ketė, por ėshtė mjet pėr arritjen e objektivave politikė.

 

Si i tillė ky proces do ta dėmtojė rėndė autoritetin e EULEX-it nė sytė e qytetarėve tė Kosovės dhe besueshmėrinė e tyre nė misonin e tij tė sundimit tė ligjit.

 

Konsiderojmė gjithashtu se ky proces, qė koincidon me dyvjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, e dėmton procesin e konsolidimit tė Kosovės si shtet, si dhe prestigjin e institucioneve tė saj nė sytė e opinionit.

Pėr tė gjitha kėto kėrkojmė qė tė hiqet dorė nga ky proces dhe tė ndėrpritet menjėherė procedura pėr ndjekjen e mėtejshme tė liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje! - zotit Albin Kurti.

 

Pasojnė emrat dhe nėnshkrimet e reaguesve:

 

Adem Demaēi,

akad. Rexhep Qosja,

Prof. Dr. Agim Vinca,

Prof. Dr. Shyqyri Galica,

Prof. Dr. Shefkije Islamaj,

Prof. Dr. Zymer Neziri,

Mr. Sc. Arben Hoxha,

Prof. Dr. Emin Kabashi,

Prof. Dr. Resmije Kryeziu,

Dr. Arbnora Dushi,

Prof. Dr. Ragip Mulaku,

Dr. Sali Bytyēi,

Mr. Sc. Fadil Grajēevci,

Prof. Dr. Rrustem Berisha,

Mr.Sc. Jahir Ahmeti,

Mr.Sc. Bedri Zyberaj,

Prof. Dr. Sadri Fetiu,

Prof.Dr. Hysen Matoshi,

Prof. Abdyl Kadolli,

Prof.Dr. Enver Mehmeti,

Prof.Dr. Isak Shema,

Mr. Muhamet Peci,

Mr. Marjela Progni,

Prof. Asc.dr. Sedat Kuqi,

Mr. Zahrie Kapllanaj.