Prezantohet
megalomania nacionaliste e qeverisė sė Fyromit
Nė organizim tė komunės qendėr-Shkup dhe nėn pėrkujdesjen e
kryetarit sėrb tė kėsaj komune maqedonase z.Vladimir Todoroviq, opinionit
publik nė vend iu prezantua plani i ri i qeverisė sė Fyromit pėr ndėrtime
masive nė qendrėn e gjerė tė kryeqytetit me emrin Shkupi
Shkruan: Valon Kurtishi
Sipas video-projektit qė e publikuan gjithė mediat vizive nė vend, plani
parasheh ngritjen e njė numri tė ndėrtesave tė mėdha pėr nevojat e
administratės shtetėrore, objekte kulturore, disa hoteleve, dy ura mbi lumin
Vardar, monumente, buste e skulptura tė ndryshme prej mermeri e bronzi tė
heronjve si dhe objekte fetare sllavo-bizantine tė proviniencės ortodokse. Parlamenti
republikan do tė mbulohet nga njė kupolė e madhe surealiste prej xhami kurse nė
skajet e urave do tė vendosen buste tė mėdha tė figurave tė ndryshme publike tė
kombit maqedonas. Parashihen tė ndėrtohen edhe pėrmendore tė mėdha qė nuk hyjnė
nė kategoritė e mėsipėrme si p.sh kafshė tė egra gjigante tė specieve luanė dhe
elefantė apo harqe tė mėdha tė llojit tė arkut tė triumfit qė gjenden nė
Berlin, Paris e Romė.
Inspirimi pėr vendosjen e kėtyre kafshėve
gjigante nė qendrėn e Shkupit Gruevskit me siguri i ėshtė zgjuar nga vizitat e
fundit nė lindjen e mesme, hapėsira kulturore ku faraonėt egjiptianė njiheshin
pėr pėrdorimin e animalizmit monumental nė arkitekturė si shprehje apo simbole
tė fuqisė sė egėr ushtarake. Inspirimin pėr portat e mėdha trimfale me siguri e
ka marė nga vizitat nė disa kryeqytete europiane. Kėto porta nga ana tjetėr
simbolizojnė pushtimet kolonialiste dhe fitoret e shumta nė beteja tė ndryshme.
Shuma e pėrgjithshme e gjithė kėsaj megalomanie abuzuese me fondet e njė vendi
tė varfėr do tė tejkalojė tė 200 milionė eurot sa janė paraparė nė fillim.
Kuptohet se pėr kėto ndėrtime do tė kontribuojnė gjithė qytetarėt e kėtij vendi
pa dallim pėrkatėsie etnike, fetare, pėrkatėsie klasore, apo bindje politike.
Sipas arkitektėve qė me urdhėr tė kryeministrit kanė punuar pėr realizimin e
kėtij plani, kjo do tia ndryshojė krejtėsisht pamjen qendrės sė kėtij qyteti,
pėr tė rikuperuar kohėn e humbur me anė tė siē e quajnė simbiozė tė stileve
arkitektonike.
Shkupi ėshtė i mbingarkuar me arkitekturė
soc-realiste prandaj ėshtė koha qė me kombinimin e stileve arkitektonike ti
japim njė ekspresion artistik tha kryetari i komunės Qendėr.
Ndėrsa sipas fjalėve tė ministres sė kulturės Elizabeta Mileva, prej realizimit
tė kėtij plani do tė burojė identiteti kombėtar i kombit maqedonas.
Gjithashtu, shtoi kjo ministre, qeveria nėpėrmjet kėtyre ndėrtimeve dėshiron tė
lėrė njė shenjė tė sundimit tė saj nė histori. Kėto fjalė duket sikur dalin nga
thėniet e mbretėrve sumerianė apo perandorėve romakė tė para dy-tremijė viteve
e mė shumė e jo nga njė qeveri e njė vendi europian me mė pak se dy milionė
banorė nė vitin 2010 tė erės sė re.
Tani sa pėr fillim mund tė shtojmė se mjerė ata kombe qė me ndėrtime antike tė
stilit grek, porta triumfale romake, ndėrtime barok tė stilit franko-gjerman
apo kisha tipike bizantine duan qė nė periudhėn postmoderniste tė prodhojnė apo
ndėrtojnė identitet kombėtar maqedonas!?.
Gjithė kėtė katastrofė arkitektonike njė arkitekt maqedonas me plot tė drejtė e
quajti degjenerim virtual nė formė tredimensionale. Por ēėshtja qėndron diku
tjetėr dhe ėshtė shumė mė e thellė sesa ēoroditja arkitektonike qė mund tė
duket nė shikim tė parė.
Duke dėgjuar dhe lexuar prononcimet e deklaratat e shumta tė hartuesve tė kėtij
plani qė tė gjithė janė sllavė etnikė, shihet se qėllim kryesor i tyre ėshtė
theksimi i karakterit kombėtar maqedonas tė sheshit tė gjerė tė kryeqytetit tė
vendit. Pėr qeverinė e sotme nacional-romantike tė Gruevskit karakteri kombėtar
maqedonas ėshtė i ndryshueshėm nė varėsi tė situatave politike. Kėshtu
identiteti maqedonas mund tė marė herė formė sllave e herė formė maqedonase
antike sipas interesave momentale politike tė vendit. Kjo lojė me tė kaluarėn e
njė populli e cila i bėn tė qeshen gjithė studiuesit vendorė e europianė ėshtė
marė shumė seriozisht dhe pa fije turpi nga kryeministri dhe qeveria aktuale.
D.m.th Leka i Madh dhe Justiniani i parė edhepse nuk kanė asnjė lidhje
gjenetike me sllavėt e sotėm bullgarishtfolės tė IRJM meren si heronj nacionalė
tė tyre. Kėshtu nė qendėr do tė ndėrtohet pėrmendorja 35 metra e lartė e Lekės
dhe njė tjetėr e ngjashme nė pėrmasa pėr perandorin ilir Justinian qė sipas
qeverisė janė heronj kombėtarė tė kombit maqedonas!!.
Nė pjesė tė ndryshme po nė qendėr do tė ndėrtohen edhe pėrmendore kolosale tė
apostujve sllavė Shėn Kirilit dhe Metodit. Edhe kėta sipas qeverisė sė Fyromit
janė heronj kombėtar tė kombit maqedonas!!. Tani
kontradikta etno-kulturore qė lindėn mes maqedonizmės e ilirizmės antike tė
Lekės dhe Justinianit nga njėra anė dhe apostujve tė kulturės sllave si shėn
Kirili dhe Shėn Metodi nga ana tjetėr ėshtė e parėndėsishme pėr qeverinė. Njė
provokim i radhės do tė bėhet edhe ndaj Bullgarisė fqinje me vendosjen e
pėrmendoreve tė heronjve bullgarė si Car Samuili, Nikolla Karev apo Goce
Dellcev tė cilėt janė figura madhore tė cilėsuara nga historiografia zyrtare
bullgare si heronj tė mėdhenj nė luftėn pėr ēlirim kombėtar nga pushtimet
bizantine e turke. Edhe vėllezėrit Milladinov janė shkrimtarė tė mėdhenj
bullgarė tė cilėt me dorėn e tyre kanė shkruar se janė bullgarė etnikė.
Goditja mė e madhe nė kėtė rast i jepet kulturės shqiptare e cila anashkalohet
nė mėnyrė tė tmershme dhe eliminohet totalisht nga gjithė zona e gjerė e
kryeqytetit tė njė shteti tė banuar me 35% shqiptarė etnikė. Me kėto ndėrtime
me prapavijė krejtėsisht politike, Shkupi e humb definitivisht edhe atė trohė
karakter shqiptar qė e kishte deri tani dhe shndėrrohet i gjithi nė
ekskluzivitet tė sllavėve etnikė dhe nė peng tė identiteteve tė tyre tė dyzuara
antike ose sllavojugore. Kjo nė periudha afatgjata do tė prodhojė krizė nė
identitetin kombėtar tė gjeneratave tė reja shqiptare nė Shkup, tė cilat me
kalimin e kohės do tė jenė gjithnjė e mė shumė nėn influencėn pėrthithėse
kulturore tė kėtyre ndėrtimeve gjigante. Sllavizimi i kėtillė masiv i hapėsirės
publike shkakton me automatizėm ndjenjė inferioriteti tek rinia shqiptare e
cila pastaj sukcesivisht do tė gjenerojė krizė vlerash nė botėn e tyre tė
brendshme. Rezultati pėrfundimtar do tė jetė adaptimi dhe nė perspektivė edhe
asimilimi i plotė i rinisė shqiptare nė Shkup.
Vendosja nga ana tjetėr e Katedrales gjigante tė Shėn Konstantinit dhe Elenės
nė vendin ku dikur ka qenė shtėpia e Nėnė Terezės ėshtė goditja e radhės ndaj
kulturės shqiptare dhe njė provokim i rėndė nė baza fetare, i cili i dėmton
rėndė interesat e komunitetit katolik shqiptar nė Shkup. Kjo ėshtė njė
pėrpjekje qė pas gjenocidit fizik dhe kulturor qė pasoi vrasjen dhe asimilimin
e pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve katolikė tė Shkupit, tė jepet edhe goditja
pėrfundimtare me fshirjen totale edhe tė gjurmės sė fundit shqiptare katolike
nė Shkup shtėpisė sė Nėnė Terezės.
Njė lojė tjetėr tė ndyrė qė luan Gruevski nė bashkėpunim perfekt me disa grupe
fundamentaliste islamike ėshtė edhe ajo nė lidhje me ndėrtimin e xhamisė sė
quajtur Burmali nė qendėr tė Shkupit. Qarqet nacionaliste sllave janė tė
interesuar qė shqiptarėt ti paraqesin para Europės si myslimanė tė devotshėm qė
kėrkojnė me ngulm ndėrtimin e faltoreve nėpėr qendrat e qyteteve, ku tė
mblidhen sa mė shumė besimtarė myslimanė nė mėnyrė qė qytetet shqiptare tu
ngjajnė atyre aziatike apo afrikane. Gruevski vdes nga dėshira qė ti shohė
shqiptarėt e Shkupit tė veshur me ēallma dhe ferexhe arabe duke u rotulluar me
llokuma orientale nėpėr duar njėjtė si nė Peshavar tė Pakistanit apo Daka tė
Senegalit. Pastaj vetė Gruevski do tė paraqitet nė mesin e kėtyre qenieve tė
mjera gjoja pėr tė respektuar besimin e tyre fetar !!!.
Gruevski nė ēdo vizitė tė tijėn nė Europė nė stilin tipik millosheviqian nuk i
heq nga goja fjalitė kontradiktore pėr maqedonasit e krishterė dhe shqiptarėt
myslimanė qė jetojnė nė harmoni dhe pėr rrezikun nga fundamentalizmi islamik
qė i kanoset vendit. Me kėtė fjalor makiavelist i kėrkon leje Europės pėr ndonjė
kryqėzatė tė re policore-ushtarake kundėr shqiptarėve. Prandaj komuniteti
mysliman shqiptar nė Fyrom si dhe disa grupe civile qė mbrojnė ndėrtimin e
kėsaj xhamie duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm dhe tė moderuar nė kėrkesat e
tyre. Nuk duhet tė keqpėrdoren ndjenjat nacionale tė qytetarėve pėr qėllime
fetare siē bėn qeveria aktuale e kėtij vendi.
Shqiptarėt gjithashtu nuk duhet tė bėhen lodra nė politikat turke pėr rikthim
nė Ballkan. Qeveria turke e cila interesohet pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie duhet
ta sqarojė prapavijėn e interesit tė saj nė kėso lloj objektesh historike dhe
nė pėrgjithėsi nė gjithė trashėgiminė kulturore materiale qė rjedh nga periudha
e sundimit otoman. Nėse dikush mendon se shqiptarėt do tė harxhojnė energji pėr
tė ndėrtuar vepra tė cilat qeveria turke i shpall pėr arkitekturė nacionale
turke e ka shumė gabim. Turqia bashkė me Nikolla Gruevskin pak muaj mė parė e
uzurpuan hanin Kurshumlia nė qendėr tė Shkupit duke e nxjerrė nė rrugė
Institutin e vetėm kulturor shqiptar nė kryeqytet pikėrisht duke arsyetuar se
ky han qenka arkitekturė turke. Shqiptarėt do tė shikojnė tė mbrojnė
interesat e tyre kombėtare dhe nuk do tė jenė shėrbetorė tė nacionalizmave tė
huaj dhe ėndrave tė tyre tė sėmura perandorake.
Arkitektura ėshtė pjesė thelbėsore dhe mė e rėndėsishme e civilizimit tė njė
populli, tė njė vendi. Vetė zhvillimi historik i njė kombi mund tė zbardhet nga
studimi i asaj qė quhet trashėgimi materiale kulturore e njė shoqėrie tė
caktuar. Shtrohet pyetja se ku ėshtė arkitektura shqiptare e Shkupit?
Civilizimet lėnė shenjat e tyre nė histori me anė tė ndėrtimeve masive tė kėsaj
natyre? Ku janė ndėrtimet karakteristike etnike shqiptare nė Shkup? Zhdukja e
arkitekturės sė njė populli si pjesė e kulturės sė tij materiale nėnkupton
vdekjen e ngadalshme kulturore dhe zhdukjen pėrfundimtare fizike tė tij. Kur
Isa Beu e pushtoi Shkupin nė shekullin e XV ai i shkatėroi me zjarr e me hekur
gjithė monumentet kulturore shqiptarė nė atė qytet. Kur ushtria sėrbe pushtoi
Shkupin nė vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithė monumentet
shqiptare nė qytet. Sot pėrsėri, plani arkitektonik siē e pamė nė
video-projektin qeveritar nuk parasheh ndėrtimin e asnjė objekti kulturor
shqiptar apo pėrmendoreje pėr ndonjė figurė historike shqiptare nė gjithė
hapėsirėn urbane tė Shkupit!? Ky ėshtė njė rrezik nacional pėr shqiptarėt e
kėtushėm. Ēėshtja ėshtė tė jesh apo mos jesh. A do tė gjejė forca komuniteti
shqiptar nė IRJM qė ta bllokojė kėtė gjenocid kulturor tė pėrmasave gjigante qė
i pėrgatitet publikisht?