Njė letėr pas sė cilės qėndron i tėrė populli

 

Shkruan: Abdullah Prapashtica

 

Organizimin i kėtij procesit tė montuar politike, nga ana e Gjyqit tė EULEX-it ndaj Albin Kurtit  ka pėr qėllim eliminimin e Albin Kurtit nga skena politike nė prag tė zgjedhjeve kombėtare. Plani ėshtė qė Albin Kurti  tė mbahet nė burg dhe kėshtu tė mos munden tė merr pjesė nė zgjedhjet e ardhshėm nacionale nė Kosovė! Kur tė kryhen zgjedhjet atė do tė e lirojnė, qė ai prapė tė mbetet nė opozitė. Me kėtė mendohet ti vjedhen disa vite jetė  edhe Popullit  edhe Albinit, si po ndodh prej 1999 e deri me sot! Mos tė lejojmė qė tė na vjedhin kohėn! Koha, qė ikė nė pa kthim, ėshtė vlera mė e madhe nė jetėn e ēdo populli dhe nė jetėn e ēdo njeriu!

 

Nėnshkrimin tim ia bashkangjesė LETRĖS sė drejtuar institucioneve ndėrkombėtare dhe vendore me kėrkesė  pėr ndėrprerjen e  procesit gjyqėsor kundėr Liderit tė Lėvizjes Vetėvendose, ALBIN KURTIT, tė filluar  nga ish UNMIK-u  nė vitin 2007 dhe qė tani  po e vazhdon misioni i BE i quajtur EULEX!

 

Propozoi qė kjo Letėr tė shndėrrohet nė peticion tė cilin duhet pėrkrahur me nėnshkrime nga tė gjithė shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit. Gjithashtu propozoi qė kjo LETĖR tė pėrkthehet edhe nė disa gjuhė botėrore dhe tė ju bėhet thirrje  edhe njerėzve tė vendeve tjera qė tė dalin nė pėrkrahje tė sė drejtės dhe tė lirive demokratike. Mėrgimtarėt me vetė iniciative munde tė e pėrkthejnė kėtė LETĖR edhe          nė gjuhėt e vendeve ku ata jetojnė, qė nė nėnshkrimin e kėsaj letre tė marrin pjesė edhe miqtė e shqiptarėve dhe tė demokracisė sė vėrtetė  nė vendete tjera tė SHBA e tė Evropės dhe mė gjerė.

 

EULEX-t duhet bėrė me dije, se nuk mundet tė vazhdoi praktikėn e UNMIK-u, i cili burgoste shqiptarė nė bazė tė akuzave tė rrejshme dhe i hapte portat e burgjeve pėr tė ikur kriminelėt  serb tė luftės. Nė periudhėn 1999 20010 shumė krime janė kryer nga tė huajt nė Kosovė,  duke filluar nga bombardimeve e traktorėve me refugjat shqiptar, qė ishin detyruar tė braktisnin vatrat e veta nga dhuna serbe, e deri te akti terroriste i spiunėve BND ndaj selis sė EULEX-it  nė Prishtinė nė nėntorin 2008, e pėr tė cilat nuk ėshtė pėrgjigj penalisht askush. Sepse pa i pastrua krimet e forcave tė ndėrkombėtarėve tė vendosura nė Kosovė, pa e marr pėlqimin e popullit vendas, EULEX-i nuk ka tė drejtė flas pėr krimet e tjerėve!

 

Nėse BE synon qė pėrmes tė EULEX-it nė Kosovė tė demonstron respektimin e ligjeve tė bazuara nė parimet universale tė sė Drejtės, atėherė duhet:

 

1) EULEX-i punėn e vet duhet tė e fillon me ndriēimin e krimit tė parė, gjegjėsisht me vrasjet e dy tė rive shqiptar me 2 Korrik 1999 nė Prishtinė nga ana e KFOR-it, pastaj duhet tė vazhdoi me ndriēimin e  tėra krimet e mė vonshme tė  KFOR-it dhe UNMIK-ut duke i pėrfshirė vrasjet masive tė 17 e 18 Marsit 2004 e deri me vrasjet e plagosjet, gjymtimet, helmimet me helme kimike dhe rrahjet e burgosjet e demonstruesve tė 10 shkurtit 2007 nga ana e forcave tė KFOR-it dhe UNMIK-ut qė vinin nga disa vende tė BE, pse ata refuzuan Planin diskriminues tė  Ahtisarit dhe kėrkuan qė tė respektohet e drejta nė vetėvendosje pėr Popullin Shqiptar tė Kosovės!

 

2) Kur tė pastrohet oborri i tyre nga kėto krimet qė i ka bėrė KFOR-i dhe UNMIK-u nė Kosovė , EULEX-i duhet tė merret  me ndriēimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarėve nė periudhė 1878 1999, dhe me ndriēimin e rolin e fuqive tė Evropės sė vjetėr, tė atėhershme nė krahun e krimeve serbe kundėr shqiptarėve! Me theks tė veēanet nė periudhėn 1998-1999! KFOR-i dhe UNMIK-u munden tė lirohet nga kėto akuza pėr krime, kur vrasėsit dhe kriminelėt nga radhėt e veta ti nxjerr para DREJTĖSISĖ me emra e mbiemra! Vetėm kėshtu EULEX-i mundet tė fiton besimin se vėrtetė ėshtė mision i zbatimit tė ligjeve tė drejta, nga tė cilat nuk ka imunitet as njė kriminel, qoftė ai i huaj apo vendor!

 

3) Vetėm kur tė ndriēohen kėto krime tė lartpėrmendura, atėherė duhet me u marr me   ndriēimin e tė vėrtetave dhe tė pa vėrtetave mbi vrasjet dhe krimet  e ndryshme tė pandriēuara ndaj shqiptarėve dhe banorėve tjerė tė Kosovės pas 1999, pėr tė cilat u fol nė parlament edhe nė fund tė vitit qė shkoi. Kriminelėt nuk duhet tė kursehen, por nuk duhet tė kursehen edhe ata qė bėjnė krime duke i akuzuar njerėzit e pa fajshėm pėr krimet qė nuk i kanė kryer! Me theks tė veēantė ndaj vrasjeve dhe sulmeve fizike ndaj aktivistėve tė Lėvizjes Vetėvendosje nga ana e policisė Rumune, nga ana e policisė Italiane, nga ana e policisė sė Ukrainės etj. si dhe nga ana e SHPK dhe SHIP-it (Shėrbimet Informative Partiake qė nuk janė as kombėtare e as tė Kosovės) tė koalicionit nė pushtet (qė mendojnė se demokracia mundet tė behet pa popullin dhe duke pėrdor dhunė ndaj atyre qė mendojnė ndryshe), ndaj  aktivistėve Lėvizjes Vetėvendosje, gjatė demonstratave tė tyre paqėsore dhe tė pa dhunshme, me kėrkesėn demokratike pėr vetėvendosje tė Popullit Shqiptar tė Kosovės mbi fatin e vet.

 

4) EULEX-i ka rastin qė procesin qė e ka fillua UNMIK-u kundėr Albin Kurtit, ku drejtėsia ėshtė vu nė kokė pėr toke, tė e kthen mbarė duke e thirr Albin Kurtin si dėshmitar nė njė proces gjyqėsor kundėr terrorit gjyqėsor tė UNMIK-ut pėr kohėn 1999-2008! Pėrndryshe nėse EULEX-i e vazhdon traditėn e UNMIK-ut atėherė Bashkimi Evropian do tė e imiton  diktaturėn tė dikurshme tė ish Bashkimin Sovjetik nė ish Gjermanin Lindore, nė Hungari e Ēekosllovaki me 1968, si dhe  nė vendet tjera tė ish Bllokut pseudosocialist. BE duhet tė pėrcaktohet ēart: ose pėr alternativėn e demokracisė sė vėrtet ose pėr (pseudo) demokracinė false!

 

Pra, EULEX-i, si mision i BE, ose do tė zgjedh rrugėn diktaturės tė ish Bashkimit Sovjetik ose do tė e bėn tė kundėrtėn, kur ligji mundet me u pėrdor vetėm pėr luftė ndaj vrasėsve e kriminelėve! Por, Ligjet nuk munden tė pėrdoren pėr organizimin e proceseve tė montuar politike ndaj atyre qė mendojnė ndryshe, pėr ti eliminuar nga skena politike. Si po ndodh me rastin konkret,  me tė cilin Ligji po pėrdoret qė Albin Kurti nė procesin e zgjedhjeve e ardhshme tė gjenden nė burg dhe kėshtu tė mos munden tė merr pjesė nė zgjedhjet nacionale nė Kosovė! Manipulimet e tilla me procese tė montuara  gjyqėsore  ndaj kundėrshtarėve tė opozitės tė vėrtetė munden tė organizohen vetėm nga regjimet e  diktaturave  tė tiranisė ultra fashisoide, por jo edhe nga ana e demokracive tė vėrteta.

 

Dėshirojmė tė besojmė se EULEX-i nuk do tė lejon tė pėrdoret pėr kėso lloj manipulimesh! Institucionet aktuale duhet edhe vetė tė angazhohen qė tė ndėrpritet procesi kundėr Albin Kurtit, nėse nuk dėshirojnė tė jenė pjesėmarrėse dhe  pėrgjegjėse pėr shkeljen e drejtėsisė dhe tė interesave kombėtare! Dėshirojmė  tė besojmė se kėto veprime janė veprime grupesh destruktive dhe jo tė EULEX-it dhe tė tėrėsisė tė institucioneve aktuale.

 

Misioni i EULEX-it ėshtė njė mision i huaj, i vendosur nė Kosovė pa pėlqimin e Popullit tė Kosovės, prandaj si i tillė nuk mundet tė jetė legal, nėse ai nuk e merr miratimin nga populli nė njė referendum! Edhe institucionet aktuale janė pa mandat tė rregullt tė zgjedhjeve, tė cilat  u shtyn ilegalisht nga 2008 nė 2011. Nuk ka demokraci pa popullin! Prandaj, nėse nuk respektohet procedura demokratike e lartė pėrmendur, tėra vendimet e pėrbashkėta tė EULEX-it me institucionet vendore,  nė kėto kushte do tė  janė ilegale!