Ēfarė po ndodhė me ēėshtjen shqiptare?!

 

Shkruan: Xhemil Zeqiri

 

Fillimisht, shtroj pyetjen; ēfarė po ndodhė me shqiptarėt nė   ish-Repupliken jugosllave tė Maqedonisė? Kjo pyetje  ka qenė dhe po bėhet gjithnjė e  mė aktuale prej pavarėsisė sė kėtij shteti artificial.

 

-Dihet mirėfilli se gjatė sundimit tė ashtuqujtur socialist nė atė sistem tė dhunės e tė mashtrimit; -shqiptarėt kishin pak tė drejta dhe ato tė drejta iu garantoheshin me kushtetutė, dhe ishte e keqja se, nė praktikė ato tė drejta kurrė nuk u realizuan, dhe nė fakt ndaj shqiptarėve pushteti titist shvillonte njė politikė tė shtypjes e tė diskriminimit  nė tė gjitha sferat e jetės.

 

Me pranimin e pavarėsisė dhe me ndėrrimin e kushtetutės “demokratike”, shqiptarėt i humbėn tė gjitha ato tė drejta dhe nga trajtimi shumicė ; qė nė fakt ishin, sipas politikės maqedonase u bėn “brenda natės” minoritet.

-Kėto ndryshime ndodhėn dhe pėr shkak ndėrrimit tė  sistemit politik dhe tė situatave tė krijuara nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė Nėnė.

 

Pėrpjekjet e luftės ilegale, qė udhėhiqeshin nga organizatat ilegale shqiptare me nė krye shtetin shqiptar, para viteve 90-ta, objektivat politike ishin qė, shqiptarėt si hap i parė drejt lirisė dhe ribashkimit tė tyre tė barazoheshin me popujt tjerė nė ish-Jugosllavi, Ballkan dhe Evropė, nė aspektet nacionale,  ekonomike, politike, ushtarake e tė tjera fusha tė jetės.

Kėto pėrpjekje u pėrkrahėn zyrtarisht pa rezerva nga shteti amė.

 

Siē theksova mė lart, me ndryshimin e  sistemit nė rajonin tonė ndryshuan dhe kėrkesat e drejta tė shqiptarėve dhe ndryshuan dhe format e kėrkesave tė tyre. Pas shumė vitesh, natyrisht qė u bė e domosdoshme dhe ndryshimi i kėsaj lufte.

Vendin e kėrkesave pėr barazi nacionale,; sociale, ekonomike , ushtarake e tė jera qė i shėrbejnė pėrparimit dhe zhvillimit tonė, kėto kėrkesa u zėvendėsuan me kėrkesat e njė lufte ideologjike, sipas orekseve dhe llojeve tė partishmėrisė, pastaj sipas ideologjisė e orekseve tė sekteve fetare , konsideroj qė, pikėrisht kėtu qėndron e gjithė fatkeqsia jonė qė politikanėt shqiptarė, pavetdijshėm apo pa dashje ranė nė grackat e armiqve tanė shekullorė. Dhe,  natyrisht tani jemi  dėshmitarė tė kohės se si po zhvillohen ngjarjet, nė dėm tė ēėshtjes sonė gjithėkombėtare.

-Pra, pėrēarjet partiake nė trojet tona, tė nxitura nga politikanėt qė ishin shkolluar nė shkollėn e Kumrovcit i devjuan kėrkesat tona.

 

 ...Dhe, e tėrė filozofia e tyre dinake qe: tė injorohen kėrkesat e drejta gjithėkombėtare dhe tė kalohet nė kėrkesa tė tjera sekundare, siē janė integrimi ballkaniko-evropian e tė tjera...

Dhe , i tėrė potenciali i kėsaj lufte u drejtua kundėr partive e grupimeve  politike brenda-shqiptare dhe jemi dėshmitarė se kėto marrėzira po ndodhin deri sot: -ja, PD-ja  dhe PS-ja, nė Shqipėrinė administrative, PDK-ja, me AAK- nė Kosovė, dhe PDSH-ja,  kundėr BDI-sė,  nė Maqedoni. Pra, e keqja qėndron nė faktin se, partitė shqiptare nuk po merren me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, por me ngatėrrimin edhe mė tej tė kėsaj ēėshtjeje apo me cinizėm tiranik; po pėrpiqen pėr harrimin e saj. Dihet mirėfilli se tė tėra kėto probleme i krijuan dhe po i krijojnė liderėt politikė dje “nė krye” me I. Rugovėn, kurse tani me nė krye -tė  pakrye tė Sali Berishės.

 

-Kemi ardhur nė gjendje tė tillė qė,  edhe pas tri luftėrave tė zhvilluara ne shqiptarėt nuk arritėm dot qė tė vendosim njė  politikė tė drejtė  gjithėkombėtare.

Por, megjithatė jam i shtrėnguar tė theksojė qė, faji kryesor i kėsaj politike tė prapė anti-kombtare duhet tė kėrkohet nė shtetin amė-Shqiperinė , sepse, qė prej kur u formua PD- ja nga Sali Berisha shqiptarėt janė  nė konflikt n“mes veti e jo me pushtuesit e tokave tona. Mjerisht, po kėtė rrugė tė pakrye e ka ndjekur kurdoherė dhe “rahmetlia” , Ibrahim Rugova me LDK-n  e “famshme” tė tij; po kėtė rrugė po e  ndjekin tani dhe pasuesit e tij. Duke bėrė kėtė, i kanė bėrė dhe janė duke iu bėrė shėrbime tė mėdha Serbisė dhe shteteve tė tjera sllave. Pa dashur kėtu t“i rehabilitoj as  t“i mbrojė  as kundėrshtarėt e tyre “opozitarė”,  apo aleancistė.

 

Mendoj se,  pa u ndryshuar situata nė Shqipėri, nė favorin e shqiptarėve drejt unitetit brenda-shqiptar; nuk do tė ndryshojnė as situatat e konflikteve partiake dhe fetare ndėr-shqiptare.

I druaj mė sė keqes sepse, nuk po kanė tė ndalė kėto konflikte ideologjike; partiake dhe fetare dhe mund marrin pėrmasa tė paparashikuara  qė bartin nė vete rreziqe tė mėdha pėr Shqipėrinė Etnike.

-Me kėtė rast po e theksoj njė shembull: kėtė ashtuquajtur, “pavarėsi” e  Kosovės, nuk po e njohin as kėshtu siē ėshtė e gjymtuar siē ėshtė , gjithė ato shtete me fe islame , pėr faktin se siē gjykojnė ata:  -sepse, ne  jemi miq me amerikanėt dhe evropianėt , pra jemi aleatė me anti-islamistėt; kurse, nė anėn tjetėr Israeli nuk e njeh Kosovėn, duke na quajtur ne shqiptarėve fundementaistė islamikė, e tė tjera pengesa tė ngjashme po kemi ne, si komb.

Ja, pra sa keq na ka zhytur kjo politikė aspak e menqur e politikanėve tė sotėm.

 

Pėr t“u pėrmirėsuar e pėr tė marrė sė mbari kjo politikė, qė deri tani ėshtė me atribute tė errėta antikombėtare; qė,  qe njėzetė vjet po udhėhiqet nga kėto parti qė pėrmendėm mė lart doemos duhet t“ua bėjmė ADN- n, pra, t“ua kontrollojm gjakun e liderėve politikė , sepse sipas mendimit tim –kėtu, nuk ėshtė  dicka nė rregull...

-Ndonėse, pėr kėtė jam i vetėdijshėm se ėshtė ca e vėshirė  tė bėhet sepse, Shqiperinė tani po e sundon me mashtrime e dhunė  mafia e klanit tė Zemunit dhe e klanit tė Fazlliqit, pėr tė cilin pa hezituar Saloja e thotė hapur se e kam  mik.

 -Ndėrsa, njėkohėsisht nuk ngurron t“ i kėrcėnon opozitarėt qė edhe ju  keni lidhje biznesi me tė...

Ndėrsa, si pasojė e kėsaj maskarade politike, kudo nė trojet tona etnike, UNMIK-u dhe EULEX-i, si miq tė pėrbetuar tė Serbisė, po sundojnė poashtu me mashtrime e dhunė nė Kosovė.

 

Prandaj, kombi ka mbetur realisht-fatkeqėsisht, pa njė udhėheqje tė fuqishme qė do ta drejtonte drejt fitoreve dhe pėrparimit e ribashkimit  tė shtetit shqiptar.

 

Njė opozitė tė fuqishme shikuar nga aspekti i aspiratave gjithėkombėtare, konsideroj se, padyshim ėshtė Lėvizja Vetėvendosje; mirėpo nėse kjo lėvizje vizionare dhe sypatrembur nuk do ta ketė pėrkrahjen e duhur tė tė gjithė shqitparėve, mund  tė themi se, sot o nesėr ēėshtjen shqiptare po e merr lumi.

Kur i shtojmė kėsaj plus politikėn anti-shqiptare, ekperimentale kinse globaliste ballkanike dhe mė tej...-qė “aleatėt besnikė” evropianė e kanė pėr qėllim vetėm shkatėrrimin e kombit mė tė lashtė  dhe njėkohėisht mė tė ri nė Evropė.

-Por, tani e shtroj pyetjen qė secilit shqiptar atdhetar; duhet t“ia vret ndėrgjegjen: a mund ta durojmė gjatė kėtė gjėmė qė po i kanoset kombit tonė?! A mund tė mos bėjmė diēka tė mirė pėr atė tė uruar Shqipėri-siē thoshin rilinėsit tanė tė mėdhenj?!

 

O, sot o kurrė!

Atdheu nė rrezik!

 

Kopenhagė 10 shkurt 2010