Shqipėria
e anketave dhe Shqipėria e vullnetit tė lirė
Shkruan: Driton Avdiu
(Nėse sipas anketės sė Gallup
Internacional mbi 70% e shqiptarėve deklarohet pėr Shqipėrinė e Madhe
atėherė pėr bashkimin e popullit shqiptar nė njė shtet do tė deklaroheshin mbi
90% e tyre. Nėse shqiptarėt i pyet a janė pėr bashkim kombėtar vetėm si dėshirė
dhe vullnet e jo edhe si mundėsi, ata do
tė deklaroheshin pothuajse qind pėr qind pėr. Pra mbetet vetėm qė shqiptarėt
tė punojnė pėr realizimin e vullnetit tė tyre.)
Ideja e bashkimi kombėtar tė
shqiptarėve nuk ėshtė as e re, as e panjohur. Ajo lindi qė nė momentin e
ndarjes sė padrejtė tė popullit shqiptar nė pesė shtete dhe mbijetoi sulme e
fushata tė panumėrta, tė hapura apo tė fshehta pėr njė kohė jashtėzakonisht tė
gjatė. Pengesat i kanė ardhur dhe vazhdojnė ti
vijnė nė vazhdimėsi nga brenda e nga jashtė. Por pėrkundėr tė gjithave
kjo ide nuk u shua kurrė. Kjo ndodh sepse ajo ėshtė pjesė e pandashme e
ndjenjės sė fortė tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt kombėtare tė shqiptarėve, qė
tejkalon dukshėm kufijtė e shtetit tė sotėm shqiptar, ndjenjė kjo qė mbijetoi
shekuj dhe arriti deri nė ditėt tona.
U investua dhe po investohet shumė qė
kjo ide tė paraqitet si e vjetruar, demode,
e panevojshme nė kohėn e humbjes sė rėndėsisė sė kufijve nė Evropėn e
shekullit tė 21-tė, e deri te rrezikshmėria e saj, sepse po e rrezikuaka
paqen dhe stabilitetin rajonal, thuajse ne shqiptarėt duhet tė jemi ata mbi
shpatullat e tė cilėve duhet tė rėndojė barra e ruajtjes sė kėtij stabiliteti,
pa e marrė parasysh faktin se ky stabilitet nėnkupton vazhdimin e copėtimit tė
ekonomisė sonė dhe tė gjithė potencialeve tona nė pesė shtete, qė d.m.th.
pjesėtimi me pesė i ēdo mundėsie tonė pėr zhvillim nė raport me fqinjėt tanė.
Prandaj ne nuk kemi pse tė frikėsohemi
dhe duhet ti themi JO! kėsaj pikėpamjeje tė ruajtjes sė kėtij stabiliteti tė
brishtė nė llogari tė dėmtimit tė interesave tona kombėtare. Ne duhet tė
angazhohemi pėr arritjen e atij stabiliteti qė do tė ishte rezultat i shprehjes
sė vullnetit tė lirė politik tė shqiptarėve pėr vetėvendosje (aty ku kanė
vazhdimėsi territoriale, ku janė popullatė e vetme apo shumicė dėrrmuese dhe
kompaktėsi shtrirjeje banimi), se nė cilin shtet duan tė jetojnė. Dhe vetėm
kėshtu do tė ketė stabilitet tė njėmendtė. Por qė ky vullnet tė vijė nė shprehje vėrtet lirshėm, deklarimi pėr
kėtė ēėshtje nuk duhet tė nxitet nė bazė
tendencioze nė stilin: A jeni nė favor tė krijimit tė Shqipėrisė sė Madhe?.
Gogoli Shqipėria e Madhe nuk paraqitet pa qėllim para tė deklaruarve tė
mundshėm shqiptarė ndaj kėsaj ēėshtjeje. Nėse dikush ka pėr qėllim qė tė
ndikojė paraprakisht nė rezultatin e kėtij deklarimi (qoftė kjo edhe pėr
qėllime tė ndryshme studimi nė kėtė temė) duke ndrydhur vullnetin e lirė tė
shqiptarėve qė nė start, ska mėnyrė mė tė lehtė sesa ta paraqitėsh atė si njė
ide ekstreme, pėrpjekja pėr realizimin e sė cilės ėshtė e kobshme (sjell
fatkeqėsi tė madhe). Shqipėria e Madhe menjėherė tė ngjall asociacion nė
luftėra, nė konflikte tė reja dhe nė pushtime tė tokave tė popujve fqinj rreth
nesh. Dhe natyrisht kjo nuk ėshtė Shqipėria tė cilėn ne e dėshirojmė. Kjo ėshtė
Shqipėria tė cilėn dėshirojnė tė na e imponojnė ata qė po tė ishin pyetur as
Republikė tė Shqipėrisė siē e kemi sot nuk do tė ekzistonte.
Prandaj as shifrat e deklarimit tė
shqiptarėve nė raport me mundėsinė e krijimit tė Shqipėrisė sė Madhe nė njė
tė ardhme tė afėrt tė dhėna nga Gallup Ballkan Monitor kėto ditė nuk mė duken
reale. Shqipėria e vullnetit tė lirė tė shqiptarėve Shqipėria e bashkuar
ėshtė thellė e rrėnjosur nė ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve dhe kjo
ndėrgjegje tejkalon bindshėm edhe 70% tė mbėshtetjes nga ana e shqiptarėve qė
dha kėto ditė anketa e Gallupit.
Kjo anketė jo pa dashje u pėrqendrua nė
togfjalėshin Shqipėri e Madhe, term ky i prodhuar nga qarqet tė cilat
gjithmonė kanė mbajtur nėn pushtim tokat shqiptare dhe ēdo tendence qė ka
shkuar nė drejtim tė deklarimit tė lirė politik tė popullit shqiptar u janė
pėrgjigjur me kėtė argument. Por mos po tregon kjo matje e pulsit tė
opinionit shqiptar pėr tendencėn qė ėshtė vėnė re drejt njė bashkimi kombėtar
tė shqiptarėve nė tė ardhmen? Ėshtė e qartė qė kjo po ndihet dhe atė nė masė tė
madhe nga poshtė, nga rritja e madhe nė vitet e fundit tė kontakteve
ndėrnjerėzore tė pjesėve tė ndara tė kombit shqiptar.
Rezultatet e anketimit tregojnė se
pėrkundėr pėrpjekjeve tė pareshtura qė nga 1999 e kėtej nga qarqe politike tė
brendshme dhe tė jashtme qė ndaj kėsaj ideje tė krijohet njė distancė dhe
ftohje graduale nė opinionin shqiptar, ajo, ndonėse pa pėrkrahjen institucionale, sa vjen e po del nė
sipėrfaqe. Sado qė formulimi i pyetjes u bė nė formė jokorrekte, rezultatet
janė mė se tė kėnaqshme. Ato tregojnė se ata qė angazhohen pėr bashkimin
kombėtar tė shqiptarėve kanė terren tė pasur pėr ta shfrytėzuar situatėn nė
drejtim tė institucionalizimit tė kėrkesės pėr bashkim, e cila po u shtrua nė
formė tė mundėsisė pėr deklarim tė lirė tė popullit shqiptar pėr bashkim, ska
asnjė dyshim se do tė marrė njė mbėshtetje tė plotė gjithėpopullore e cila do
tė dominonte bindshėm, sigurisht shumė pėrtej 70%-shit tė deklaruar.
Prishtinė, 4.2.2010
* Autori ėshtė Sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun i Lėvizjes
pėr Bashkim