Njoftim
pėr Opinion
Duke u nisur nga e
drejta pėr liri, demokraci dhe drejtėsi, nga e drejta e natyrshme pėr lėvizje
dhe komunikim tė lirė tė etnitetit shqiptar tė ndarė pėrmes shumė kufijve nė
njė hapesirė tė pėrbashkėt etnike - me iniciativėn e shqiptarėve nga komunat e
Kosovės lindore (Lugina e Preshevės), me banim nė Kosovė, si dhe bashkėatdhetarėve
mbėshtetės tė Kosovės, formohet:
Lėvizja
pėr Demokraci dhe Integrim (LDI)
si organizim shoqėror
- politik i shqiptarėve tė kėtyre viseve me qėndrim nė Kosovė, dhe i tė gjithė
pėrkrahėsve vullnetmirė nga Kosova, pėr integrime brendashqiptare, rajonale dhe
evropiane, nė baza tė vlerave tė demokracisė dhe drejtėsisė autentike dhe asaj
ndėrkombėtare.
Treva e Preshevės,
Bujanocit dhe Medvegjės, historikisht dhe etnikisht e lidhur me Kosovėn, ka
mbetur e izoluar, pa mundėsi pėr lėvizje e komunikim tė lirė, pėr zhvillime
demokratike dhe ekonomike. Populli i kėsaj treve e ka shprehur vullnetin e vet
tė natyrshėm me Referendumin e Vitit 1992, nė kohė tė kthesave dhe ndryshimeve
sistemore demokratike nė pėrmasa globale, ngjarje historike tė pėrcjella me
rėnje simbolike dhe efektive muresh, hapje kufijsh, e rėnje shtetesh
diktatoriale.
Megjithė kėto
ndryshime, mungoi angazhimi dhe vullneti i duhur pėr integrimin demokratik tė kėsaj
treve tė Kosovės lindore ('Lugina e Preshevės'), e mbetur brenda Serbisė Jugore.
Nė vend tė eliminimit tė barrierave tė zhvillimit dhe integrimit, ato janė
pėrforcuar, duke e izoluar kėtė hapėsirė mė shumė se kurrė, nga etniteti
pėrkatės autokton dhe nga bota demokratike. Nė kėto rrethana, Serbia i ka duart
e lira tė ushtrojė presione, dhunė e terror kundėr popullatės sė pa mbrojtur
shqiptare, kur tė dojė, e si tė dojė, duke sajuar skenare tė llojllojshme pėr
shpėrnguljen sa mė tė madhe tė shqiptarėve autoktonė. Shqiptarėt e kėtyre tri
komunave, aktualisht rreth 30.000 me qėndrim nė Republikėn e Kosovės, kanė
ngelur pa asnjė zė legjitim pėr t'i shprehur shqetėsimet pėr tė drejtat e popullatės sė kėsaj treve nė
institucione tė Kosovės.
Nė fokus tė
angazhimeve tė veta, LDI do tė ketė avancimin demokratik tė kėsaj ēėshtje,
senzibilizimin sa mė efektiv pėr zgjidhje, duke bashkėpunuar me subjektet
pėrkatėse kombėtare e ndėrkombėtare, nga tė cilėt pret interesimin dhe prononcimin
e tyre lidhur me kėtė subjekt te ri politik. Hollėsitė e veprimtarisė sė LDI do
tė shpalosen pėrmes Platformės qė do tė miratohet nė Kuvend tė LDI.
LDI bazohet nė vullnetin
e popullit dhe aktet e konventat ndėrkombėtare, siē janė:
Karta e Kombeve tė
Bashkuara (Neni 1, 2 dhe 55 - viti 1993)
Konventa e Kombeve tė
Bashkuara mbi tė drejtat e njeriut (1950)
Deklarata e Njohjes sė
Pavarėsisė sė vendeve dhe popujve tė kolonizuar (1960)
Deklarata e
Marrėdhėnieve tė Miqėsisė (1970)
Karta e Parisit dhe
Dokumenti i Kopenhagės (1990)
Deklarata e Vjenės
(1993)
Karta evropiane pėr tė
Drejtat e Njeriut
Kėshilli Nismėtar i
LDI,
Per informacione me te
hollesishme:
personi kontaktues, nr.tel.
049 293 654; 049 365 180; 049 293 641,
email: ldi.kosove@gmail.com.
Adresa e Selisė sė
LDI: Rr. Perandori Justinian, sol. I, kat.I, nr.4, Prishtinė
Prishtinė, 31 janar
2010