UNMMIK-u, EULEX-i dhe vullneti i popullit
Shkruan: Valon Murati
Nė shumicėn e rasteve misionet
ndėrkombėtare paqėsore apo edhe ato qė vendosin administrata tė pėrkohshme
qeverisėse fillimisht pranohen me entuziazėm nga popullsia vendėse. Me kohė dėshpėrimi
nė to rritet dhe shpeshherė marrėdhėniet nė mes kėtyre misioneve dhe popullsisė
pėrfundojnė gati nė raporte armiqėsore. Dhe kjo ėshtė deri diku normale. Kėto
misione zakonisht vendosen nė zona tė prekura nga luftėrat dhe konfliktet,
andaj vendosja e tyre nėnkupton vendosjen e njė paqeje sė paku tė pėrkohshme.
Njė proces i tillė ka ndodhur edhe nė Kosovė me UNMIK-un. I ardhur nė njė
moment tė vėshtirė, pasi qė shqiptarėt nė Kosovė i kishin pėrjetuar krimet mė
monstruoze nga regjimi i Millosheviqit dhe nė masė ishin dėbuar nga Kosova, UNMIK-u
qė pasonte intervenimin ushtarak tė NATO-s, si njė administratė e pėrkohshme
ndėrkombėtare e OKB-sė, u prit me entuziazėm nga shumica e qytetarėve tė
Kosovės. Mirėpo, duke qenė i vendosur nė Kosovė nė bazė tė njė rezolute tė njihte
sovranitetin ish-Jugosllavisė sė Millosheiviqit mbi Kosovėn, ky mision shumė
shpejt filloi ti zhgėnjente qytetarėt e Kosovės. Me kalimin e kohės dallimi nė
mes tė misionit politik tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe dėshirės e vullnetit politik
tė shumicės sė qytetarėve tė saj - shqiptarėve, sa vinte dhe thellohej. Nė
thelb, UNMIK-u si i tillė nuk kishte faj; problemi qėndronte tek mandati qė
atij i ishte dhėnė nga KS i OKB-sė pėrmes Rezolutės 1244. Rrethanat politike nė
Kosovė ishin shumė komplekse dhe tė tillė e bėnin edhe misionin e tij. Ky
mision qė operonte me njė rezolutė e cila e njihte sovranitetin e njė shteti qė
kishte bėrė krime nė Kosovė e nga i cili shtet Kosova luftonte me dekada tė
ēlirohej, ballafaqohej me njė vullnet kolektiv pėr vetėvendosje. Njėkohėsisht ky
mision duhej tė ndėrtonte institucione vetėqeverisėse e demokratike nė Kosovė
gjė qė qysh nė fillim shkaktoi kokėēarje tė mėdha se cili ligj duhej tė
zbatohej nė Kosovė. Dhe ndoshta pėrcaktimi i ligjeve serbe (edhe i atyre tė
kohės sė Millosheviqit) si valide nė Kosovė, ishte fillimi i fundit tė
popullaritetit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Me kalimin e kohės popullariteti i kėtij
misioni gjithnjė ishte nė rėnie e sipėr. Mungesa e transparencės, mungesa e
llogaridhėnies ndaj qytetarėve tė Kosovės, vendosja e standardeve tė dyfishta
nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe tė demokracisė (tė tjera pėr institucionet
e Kosovės dhe tė tjera pėr vete dhe punėtorėt e saj qė kishin imunitet tė
plotė), problemet me mungesėn e efikasitetit tė sistemit gjyqėsor hibrid (i
pėrbėrė nga ndėrkombėtarėt dhe vendorėt, por me ata tė parėt me mė shumė fuqi)
si dhe pengesat qė shkaktoheshin edhe nė fushėn e zhvillimit ekonomik (sidomos
pėrmes politikave fiskale tė pafavorshme pėr ekonominė vendore dhe problemet me
procesin e privatizimit) ishin elemente pėrcjellėse tė kėtij misioni nė Kosovė.
Sidoqoftė, ngjarjet mė tė spikatura qė e dėmtuan imazhin e tij, ishin ngjarjet
e marsit tė vitit 2004, si dhe reagimi i policisė sė UNMIK-ut ndaj demonstratės
sė 10 shkurtit tė Lėvizjes Vetėvendosje! kundėr Pakos sė Ahtisarit kur u vranė
dy demonstrues, e qė u pasua me fillimin e procesit gjyqėsor kundėr Albin
Kurtit, liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje!. Pėr mė tepėr UNMIK-u filloi tė
shihej si njė pengesė e procesit tė pavarėsisė sė Kosovės si nė prag tė
shpalljes sė saj, e deri nė ditėt e sotme. Nuk ishte e thėnė qė dashuria e
filluar nė qershorin e vitit 1999 nė mes tė qytetarėve tė Kosovės dhe tė
UNMIK-ut tė zgjasė. Nė vitin 2008 qytetarėt e Kosovės nuk ishin ata tė vitit
1999. Hallet dhe brengat e tyre kishin ndryshuar. Qytetarėt e Kosovės tani
besonin se meritonin mė shumė se Rezolutėn 1244 dhe UNMIK-un.
Misioni pėr sundimin e ligjit tė BE-sė
i njohur si EULEX, nė fillim u perceptua si njė shpresė e madhe pėr Kosovėn nė
periudhėn e pas-pavarėsisė. Mė entuziastėt besonin se tė gjitha problemet qė
Kosova i ka nė fushėn e sundimit tė ligjit, e posaēėrisht nė gjyqėsi, polici
dhe dogana do tė zgjidheshin si me shkop magjik me vendosjen e EULEX-it nė
Kosovė si pjesė e mekanizmit ndėrkombėtar pėr mbikėqyrjen dhe kontrollimin e
shtetit tė ri tė pavarur tė Kosovės. Madje edhe vetė integrimi i Kosovės nė BE
dukej pėr kėta entuziastė si punė e kryer. Mirėpo edhe EULEX-i na doli qė nė
fillim se i kishte kufizimet e veta. Duke qenė njė mision i mandatuar nga
BE-ja, ai do ti bartė qė nga fillimi edhe kufizimet qė ka BE nė raport me
mosnjohjen e Kosovės si shtet nga pesė vendet anėtare tė BE-sė. Madje atij, pėr
tu vendosur nė Kosovė, iu desh tė pranojė tė jetė neutral ndaj statusit tė
Kosovės. Njėkohėsisht EULEX-i pranoi tė operojė sė paku formalisht nėn
UNMIK-un, pėr tu vendosur nė Kosovė si pjesė e marrėveshjes gjashtėpikėshe tė
UNMIK-ut me Serbinė. Kėshtu qė nė fillim ky mision nuk e nisi mbarė punėn e
tij. Neutraliteti ndaj statusit, nuk e entuziazmoi opinionin publik nė Kosovė
dhe qytetarėt e saj. Mė pas EULEX-i e nėnshkroi marrėveshjen pėr bashkėpunimin
policor me policinė e Serbisė qė edhe mė tej e rrėnoi entuziazmin pėr tė. Lėnia
anash e Kosovės nė tėrė procesin e liberalizimit tė vizave nėpėr tė cilin po
kalojnė vendet e tjera tė Ballkanit edhe mė shumė i frustroi qytetarėt e
Kosovės. Pėr qytetarėt ishte e pakuptueshme sesi ne me njė mision evropian nė
Kosovė qė ka edhe fuqi ekzekutive nė fushėn e sundimit tė ligjit, jemi nė
realitet aq larg BE-sė nė tė gjitha proceset integruese. Dhe kapaku iu vu
tenxheres kėto ditė kur tėrė opinioni publik ishte nė pritje se kush nga
peshqit e mėdhenj tė politikės do tė kapej pėr korrupsion e lidhje me krimin,
siē ishte paralajmėruar, ndėrsa EULEX-i deklaroi se do ta rihapė procesin gjyqėsor
kundėr Albin Kurtit, liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje!, pėr pėrgjegjėsinė e tij
penale pėr demonstratat e 10 shkurtit, proces qė UNMIK-u u pat detyruar me turp
ta pezullojė disa ditė para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė shkurtin e
vitit 2008. Ky proces do ta fusė EULEX-in nė njė vorbull politike nga e cila vėshtirė
se do tė nxirret me fytyrė tė larė e pėr mė tepėr e vendos atė nė anėn e atyre
qė ua mohojnė qytetarėve tė drejtat themelore politike, ato tė mendimit tė lirė
dhe tė protestės. Pėr mė tepėr mosmarrja me vrasėsit e demonstruesve tė 10
shkurtit tė cilėt ishin nga radhėt e policisė ndėrkombėtare e bėn edhe mė tė
pabesueshėm misionin e EULEX-it pėr ti ndihmuar institucionet e Kosovės nė
vendosjen e sundimit ligjit.
Nė tė vėrtetė, ashtu siē thashė nė
fillim, kėto misione fillojnė me entuziazėm e pėrfundojnė me dėshpėrim.
Sidoqoftė, pėr shkak tė dobėsive tė brendshme dhe vėshtirėsive qė nė kėtė
situatė ti bėhet ballė Serbisė pa ndihmėn ndėrkombėtare, si UNMIK-u nė vitin
1999 ashtu edhe EULEX-i (e posaēėrisht KFOR-i) sot ende ėshtė i nevojshėm nė
Kosovė. Mirėpo ashtu siē u bė UNMIK-u kėmishė e ngushtė pėr Kosovėn, sepse
Rezoluta 1244 nuk ishte nė pėrputhshmėri me vullnetin e shqiptarėve pėr
vetėvendosje, ashtu edhe EULEX-i sė bashku me tėrė kornizėn qė i ėshtė caktuar
Kosovės pėrmes Pakos sė Ahtisarit dhe Kushtetutės sė saj, do tė bėhen tepėr tė
ngushta pėr ti mbajtur nė supet e saj. Si pasojė e njė varg rrethanash, lufta
ēlirimtare e udhėhequr nga UĒK nuk pėrfundoi me ēlirimin e Kosovės vetėm nga forcat
e brendshme tė popullit shqiptar. Pėr shkak tė involvimit ndėrkombėtar dhe
dobėsisė sonė politike, ne na u vendos jo vetėm UNMIK-u, por ne e kemi edhe
kėtė pavarėsi (posaēėrisht rregullimin e saj politiko-juridik) mė shumė si njė
produkt tė rrethanave ndėrkombėtare e mė pak si vullnet tė popullit shqiptar. Ėshtė
bukur absurde pėr fillimshekullin e 21-tė, ta kemi njė shtet nė Evropė tė cilit
formalisht i njihet sovraniteti ndėrsa nė anėn tjetėr i mohohet vetėvendosja.
Ky rast ėshtė Kosova, njė rast vėrtet sui generis, ku popullit tė saj shumicė,
shqiptarėve, duke mos i trajtuar si komb, me kushtetutė (nė nenin 1.3) i
ndalohet vetėvendosja. Shtet pa tė drejtė vetėvendosjeje ka pasur nė Evropė,
por nė atė tė pas Luftės sė Dytė Botėrore, ku Austrisė si dėnim pėr
pjesėmarrjen nė aleancėn fashiste, qė shkaktoi me dhjetėra milionė viktima nė
botė, iu pat ndaluar bashkimi me Gjermaninė. Tė krahasohet Kosova me Austrinė
ėshtė vėrtet mė shumė se cinike. Kosova prej vitit 1912 ka qenė nė mėnyrė
permanente viktimė e regjimeve pushtuese shoviniste serbe dhe populli i saj
kaloi njė sėrė synimesh pėr zhdukje. Dhe si shpėrblim ky popull e mori
pavarėsinė e Ahtisarit, qė ia mohon nė thelb vetėvendosjen. Si rezultat i kėsaj
pavarėsie, dhe pėr mė tepėr, si rezultat i komplikimit qė pat edhe kjo pavarėsi
qė nuk kaloi pėrmes KS tė OKB-sė, ne na u vendos edhe EULEX-i. Ne si shoqėri
duhet ta kuptojmė njė gjė: kėto misione ndėrkombėtare (qė nė tė vėrtetė janė
produkte tė balancės sė forcės nė mes tė shteteve mė tė fuqishme nė arenėn
ndėrkombėtare) kanė mandat tė kufizuar dhe nuk janė kėtu dhe askund tė botė pėr
ta realizuar vullnetin e popujve. Vullnetin e tyre politik popujt duhet ta
realizojnė vetė me punė e angazhim tė vazhdueshėm e tė pėrkushtuar. Nė planin
individual, kėto misione pėrbėhen nga njerėz qė nuk kanė ardhur kėtu pėr tia
rregulluar punėt Kosovės, por pėr ti rregulluar punėt e tyre me paga tė majme.
Kjo gjithashtu ėshtė normale, sepse kėto misione nuk pėrbėhen nga idealistė, por
nga burokratė qė punojnė pėr pagė. Problemi ėshtė qė ne si shoqėri duhet ti
heqim iluzionet dhe naivitetin nė raport me kėta zyrtarė ndėrkombėtarė. Pėr mė
tepėr, nė disa raste (jo nė tė gjitha!) edhe kapacitetet e tyre profesionale
janė shumė tė dyshimta. Nė rastet kur kemi tė bėjmė me profesionistė tė
vėrtetė, ne duhet tė dimė tė mėsojmė, qė nė njė moment tė bėhemi tė aftė qė ato
punė ti kryejmė vetė. Sidoqoftė, ėshtė e rėndėsishme qė ne tė shkėputemi nga
logjika e improvizimeve dhe nga pasivitetit qė na ėshtė imponuar si popull nga
lėvizja dominante politike qė nga fillimi i viteve 90-tė tė shekullit tė kaluar.
Ne duhet ta kuptojmė se askush nuk na i kryen punėt tona, por ato duhet ti
kryejmė ne, qytetarėt e Kosovės. Dhe kėshtu duke i kryer detyrat tona, duke u
nisur nga tė voglat e deri tek mė tė mėdhatė, ne do tua krijomė rrethanat
kėtyre misioneve tė shkojnė nė shtėpitė e veta, e ne ashtu si ēdo popull tjetėr
tė tregojmė se jemi tė aftė vetė tė qeverisim dhe se me punėn dhe veprimet tona
politike e meritojmė pėrfundimisht tė vetėvendosim. Normalisht, pėr kėtė do ta
na presin nė tė ardhmen njė sėrė betejash politike jo tė lehta pėr tu fituar,
por tė pashmangshme nėse duam tė pėrparojmė si shoqėri. As luftėn kundėr
korrupsionit, kundėr krimit tė organizuar, vendosjen e plotė tė demokracisė, tė
sundimit tė ligjit dhe respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe atyre tė
pakicave, luftėn kundėr garniturave politike tė kriminalizuara kokė e kėmbė (e
qė janė edhe produkt i kėtyre misioneve ndėrkombėtare), pėrmirėsimin e
marrėdhėnieve me serbėt dhe me Serbinė, asnjėrėn nga kėto nuk mund ti bėjė
asnjė mision ndėrkombėtar. Kėto mund ti bėjmė vetėm ne me angazhim, me vendosmėri
e pėrkushtim nė punė, por edhe me qartėsi politike, duke e ditur se ēka duam
dhe ku duam tė shkojmė.
Prishtinė, 1.2.2010