Integrimi
ndėrshqiptar goditje vetėm pėr armiqtė e paqes
Shkruan:
Gjithmonė ndėr shekuj, shqiptarėt nga gjiri vet kanė nxjerrė veprimtarė, patriotė qė kanė bėrė tė pamundurėn
nė drejtim tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare,
por nė mėnyrėn e organizuar jo rrallė jemi treguar tė pasuksesshėm, ndoshta
edhe pėr mungesė vetėdijeje institucionale apo shtetėrore unifikuese, mbase edhe
pėr ndonjė pasojė tjetėr qė ka ndikuar nė tėrė rrjedhėn e historisė dhe ēėshtja
shqiptare edhe sot e kėsaj dite tė jetė e pazgjidhur .
Integrimi brendashqiptar nė kufijtė
natyror ėshtė njė element bazė shumė i fuqishėm qė lidhja ndėrmjet shqiptarėve
tė jetė lidhje e gjallė, nė kuptimin e krijimit tė bashkėpunimit nė tė gjitha
fushat, para sė gjithash, nė rrafshin ekonomik, kulturor, politik etj. Ky
zhvillim do tė vinte nė funksion tė gjitha elementet pėrcjellėse, qė shqiptarėt
do t`i bėnin faktor me fuqi ndikuese nė rajon. Kėtė projekt pra duhet ta
jetėsojmė dhe tė dimė t`i shfrytėzojmė rrethanat aktuale nė mėnyrėn mė tė mirė
tė mundshme. Kundėr kėtij procesi tė pandalshėm dhe kundėr kėsaj rrjedhe tė
natyrshme janė vetėm armiqtė e paqes.
Nga ne kėrkohen mendime tė qarta, veprime
tė organizuara, pjekuri dhe maturi politike nė rrethanat aktuale, nė mėnyrė qė
tė shohim pėrparime mė tė dukshme nė kėtė drejtim. Ėshtė jo e frytshme tė
mbesim nė njė rreth tė mbyllur, sa pėr tu vetėkėnaqur dhe sa pėr tė thėnė, se
ne kemi programe dhe ato tė ngelen nėpėr sirtarė tė zyrave, por kėto si tė
tilla duhet tė bashkė-orientohen nė atė mėnyrė qė tė gjejnė zbatim nė praktikė.
Ky projekt,(integrimi dhe bashkimi kombėtar) qė tė zbatohet mė mirė, tė
zbatohet mė lehtė dhe mė shpejtė, duhet
tė jetė i kapshėm dhe pesha e ndikimit tė realizimit tė tij, tė reflektojė pėrveē
tė mirave tė tjera, edhe paqen nė rajon e mė gjerė.
Nga integrimi i brendshėm do tė
pėrfitonim asgjė mė shumė se sa qytetarėt e tjerė tė lirė tė Evropės. Kjo ecje
nuk duhet kuptuar, si diēka qė prish marrėdhėniet me tė tjerėt ose si projekt i
pa realizueshėm, por si diēka e logjikshme, mė se e domosdoshme dhe
fitimprurėse pėr qytetarėt e vendit tonė
si dhe garanci i cila do tė sjellė stabilitet nė rajon. Pėrfituesit mė tė
mėdhenj janė qytetarėt tanė, tė cilėt do ta ndjenė vetėn tė lirė nė vendin e
vet sepse do t`i zgjeroheshin hapėsirat dhe do t`i rriteshin mundėsitė pėr tė
parė se atdheu ynė dhe resurset e tij njerėzore, ekonomike dhe shoqėrore janė
tė bollshme dhe bazė e mirė pėr njė ardhmėri tė qartė dhe tė sigurt.
Nė kėtė kohė qė po e quajnė moderne, ne
jemi ende me probleme tė vjetra. Andaj, duhet tė ndryshoj patjetėr qasja e
mėnyrės sė zgjidhjes sė problemeve qė neve padyshim na shqetėsojnė. Para sė
gjithash secili duhet tė niset nga vetja. Prej nesh kėrkohet ti japim pėrgjigje
pyetjes: ēfarė bėra unė sot pėr vendin tim?!. Dikush sot mund tė gjen
pėrgjigjen ne mes tė rreshtave, bie fjala te autostrada, pėr tė cilėn kohėve tė
fundit po flitet shumė nė mediat tona elektronike dhe ato tė shkruara. Padyshim
se autostrada ėshtė njėri nga projektet mė madhore. Mirėpo, pa marrė parasysh
ēmimin, ajo duhet tė ndėrtohet pėr shkak tė rėndėsisė, vlerės dhe mundėsive
reale qė i krijon, por brenda saj ka elemente qė mund tė korrigjohen, pėrmirėsohen
etj. P sh. kualiteti ndėrtimit, trajektorja e
saj, qasja qė duhet tė kenė qytetarėt nė tė, pastaj tė mbahet parasysh,
se a po pėrfshihen tė gjitha trevat tona
etj. Pse jo duhet tė trajtohet me kujdes
edhe kostoja e ndėrtimit. Mirėpo, esenca e tėrė kėsaj, ėshtė se nuk duhet jetė
objektiv vetėm Prishtina, siē po pretendohet, por ajo duhet tė prekė viset
shqiptare, banorėt e saj nga kepet e ndryshme tė atdheut. Ky projekt madhor,
pra, duhet tė shihet dhe analizohet nė rrafshin politik, ekonomik dhe strategjik
kombėtar, nė mėnyrė qė tė ndihmohet integrimi ndėrshqiptar dhe tė mundėsohet
lėvizja mė e madhe brenda trevave tona, ajo tė jetė sa mė gjithėpėrfshirėse dhe
mė e lehtė. Thjeshtė kėtė duhet ta kuptojmė si formė tė pėrshtatshme e ndėrlidhjeve
pėrmes infrastrukturės rrugore, i cila pėrshpejton ringjalljen, njohjen mė tė
mirė nė mes nesh, thellimin e raporteve tona nė tė gjitha fushat etj. Me gjithė
faktin e pamohueshėm, se pesha dhe vlerat e kėsaj autostrade janė tė mėdha, ne
nuk duhet tė kėnaqemi, se ajo ėshtė gjithēka dhe me kėtė tė themi, se me kėtė u
krye e tėrė puna. Jo. Na mbetet tė mendojmė kthjellėt dhe tė veprojmė edhe mė
tej, pėr tė krijuar hapėsira tė reja nė planin e forcimit ekonomik, i cili mund
tė bėhet edhe pėrmes rrugėve hekurudhore, ajrore, telekomunikimit etj. Nė planin
afatgjatė duhet hartuar sa mė shumė projekte tė vogla e tė mėdha, tė cilat janė
me levėrdi dhe tė realizuara. Pastaj, sa
mė parė duhet tė pėrfshihemi mė seriozisht edhe nė projektet rajonale.
Ka ardhur koha ti ikim fjalorit tė madh
sepse ėshtė me interes ti qasemi projekteve tė mėdha ku do tė pėrfitonin
qytetarėt. Ti heqim pengesat qė krijojnė kufijtė aktual ndėrshqiptar. Nė kėtė kėndvėshtrim,
orientimi ynė ėshtė qė ti qasemi sė bashku projektit tė madh, atij tė integrimit nė Evropė si vend
stabil i fuqishėm, prosperues me synime tė qarta pro-evropiane. Themi me plot tė drejtė, se me
Evropėn mė afėr do tė jemi, nėse e ndjekim rrugėn qė kalon pėrmes shtetit amė-
Republikės sė Shqipėrisė.
Tanimė ka ardhur koha qė tė flaken
praktikat e vjetra, aspak tė mira, praktika tė papranueshme pėr ne, sepse kur e
kemi parasysh pėrfitimin e madh qė ka jetėsimi i kėtij programi, atėherė del e
domosdoshme qė tė gjithė duhet tė punojnė pėr integrimin dhe bashkimin e kombit
shqiptar dhe jo vetėm njė subjekt i caktuar.
Proceset qė po kalojmė kėrkojnė qė tė orientohemi
nė rrugėn e duhur, nė mėnyrė qė vendit tonė ti sjellim dritė, siguri,
mirėqenie dhe pėrparim. Ėshtė njerėzore dhe kėrkesė e kohės, qė tė veprojmė sė
bashku pėr ta bėrė vendin tonė, njė vend ku bashkėkombasit tanė do tė ndjehen mirė,
do tė jetojnė tė qetė, do tė kenė mė
shumė punė ku do tė punojnė pėr tė pasur njė ardhmėri tė ndritur tė familjeve
tė tyre. Kombi shqiptar duke u integruar mirė dhe duke u bashkuar nė njė shtet,
do tė bėhet i aftė qė t`i zotėrojė
pronat dhe pasuritė qė kanė trojet tona, nė mėnyrė qė tė shqiptarėt tė jetojnė
e veprojnė pa kėto shqetėsime tė mėdha e tė shumta qė i kemi sot.
4.2.2010