Njė sihariq i madh!

 

(Makthi i njė ėndrre)

 

Shkruan: Mehmet Bislimi   

 

- Sa kishte ngrysur dita, atij po i rėndonte koka, as fjetur as zgjuar, po hynte pa dashje nėn sqetullat e njė gjumi tė rėndė, i pa mundur qė tė pėrballoi peshėn e pushtetit tė qepallave mė, nė ēast, sikur ia bėhu ai... Mirė sė tė pruri Zoti, o njėri i Perėndisė! Po ulu, o i uruar ulu, merre kėtė gotė me verė, dhe na thuaj se mė ēmende me kėto sihariqet tuaja, si gjithmonė, nė kėto orė tė vona tė natės! Efendi Heqmet, po ē’e mirė tė solli o njeri? Ē’ėshtė e vėrteta unė kam vėnė re se sa herė qė vjen ti, efendi, zakonisht vjen sė bashku me terrin e kjo mė fut frikėn nė palcė. Po pse kėshtu, o i uruar, nuk e kuptoj dot pse gjithmonė fshihesh pas errėsirės?!

    

- Mirė sė tė gjej, imzot Jakov! Para sė gjithash uroj qė tė jeni mirė imzot, pastaj tė jam mirėnjohės pėr mirėkuptimin qė keni pėr mua! Pra, mos ke frikė, ti e kupton misionin tim tė “muzgut”, unė tė sjell gjithmonė habere tė mira, imzot. Shkaku qė unė dukem kėtu me tė ngrysur, kjo nuk ėshtė shenjė ogurzie, pėrkundrazi, unė tė sjell lajme tė mira, dhe i siguroi ato, duke i mbėshtjellė me tisin e errėsirės, prandaj dukem e zhdukem, vetėm kur errėsohet. Nė errėsirė unė gjejė sigurinė dhe prehjen time, hirėsi.

    

- Seē kisha njė parandjenjė edhe mbrėmė! Shqetėsime tė tilla mė kishin kapluar si ethet e ftohta, efendi; sikur nė gjysmė ėndėrr ... gjysmė zhgjėndėrr, nė pėrpėlitje me qentė, efendi, desh me doli shpirti nga makthi qė mė kishte zėnė frymėn. Ishin ngatėrruar qentė tanė me ata tė sjellė nga larg, seē po gėrvishte errėsirėn njė kakofoni tė lehurash me intonacione tė ēakorduara. Zoti qoftė me ne, biri im, nga gjithė kjo e lehur qensh, efendi Heqmet, ky kungulli yt, nuk konkretizoi asgjė prej gjėje, mbetėn vetėm klithmat dhe kuisjet e tmerrshme mbrapa, siē bėjnė zakonisht qentė nė ikje, efendi. Me sa mora informata, prapė po kuiste njė diku atje nga anėt e Tasjanit mė thanė! Kam frike se i doli boja fare kėsaj dredhie farse me lehje e kuisjeje, sado qė bishtin ia kishim lyer me bojė tė portokalltė, i doli boja tani mė kėsaj gjalle tė mykur efendi Hqemet, mjaftė mė, mjaftė ju lutemi se u komprometuam keq!

    

- Jo, imzot jo, mos ke frikė! Largoji parandjenjat e liga nga shpirti yt! Ēdo gjė nė kėtė botė ka fillimin e vrullshėm, gati adoleshent, por edhe fundin e vet tė zverdhur si gjethe e pa vlerė vjeshte... Mė nė fund, ne duhet tė dorėzohemi paqėsisht para Perėndisė. Me rėndėsi ėshtė qė tė mbijetojmė. Kohėve tė rėnda kanė ngėrthyer fatin tonė, sė fundit seē dėgjova se po pėrflitet pėr njė strategji tė sofistikuar, tė cilėn ata nga “lart” e paskan pėrgatitur prej kohėsh pėr ta testuar kėtu tek ne, dhe po thonė se nėse kjo do tė jap rezultat, ēėshtja jonė do tė shpėtojė nga katrahurat qė kurdisen pararendėsit e errėsirės!...

   

- Po kėtė thuaj se ma ngrive gjakun, efendi! -Kjo strategji, imzot, tashmė ka filluar qė tė testohet tek ne?! Po flitet se ka dhėnė shenjat e para tė gjallimit tė saj!? O krijesė e Perėndisė, po ē’nuk i pjell mendja njeriut, kėtė nuk e kisha besuar as vetė, por faktet po flasin ndryshe, imzot. Fol efendi Hqmet, fol se mė ēmende! Zaten ty Perėndia nė kėtė botė vetėm pėr tė me ēmendur mua tė ka sjellė! Po ē’ėshtė gjithė kjo hata qė bėhet nėn hundėt e mia, dhe unė nuk po e marr vesh gjė? Si ka mundėsi, dhe unė tė mos njoftohem me kohė pėr kėto “strategjia”?... Tė paktėn do tė duhej tė isha i pėrgatitur, nė mėnyrė qė tė mos zihem si nė leqe - jam apo nuk jam unė i pari vendit kėtu, o zot, me pėrfill njeri mua, apo jo?

    

- Imzot Jakov, ja sihariqi i madh! Sot i madhi KFOR- ia dhuroi tre qenė Policisė sė Kosovės, pėrkatėsisht Njėsitit K 9, tė Policisė sonė!... Kėta tre qenė, ishin tė rinj, janė dhuruar nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr Policinė tonė! Ata qen tė denjė, nė emėr tė BE-sė, i dorėzoi KFOR-i para pak ditėsh. Kėtė haber e ka dhėnė edhe gazeta, prandaj po me befasoni imzot, lexoni ju, apo jo shtypin ditor?!...

    

- O Zot i madh, po pėr kėtė sihariq ti efendi Heqmet erdhe qė nga atje?! Po ky qenka sihariqi yt, ė? Ti e di mirė, efendi Heqmet, se nė Kosovė, ne kemi qenė sa tė duash - edhe tė rinj, edhe pleq. A nuk ishte administrata e UNMIK-ut, ajo qė solli nė Kosovė qenė tė llojeve tė ndryshme. A nuk e provoj ajo para EULEX-it, zgjidhjen e nyjės sė Demokleut, pėr mes faktorit qen, por, dėshtoi, dėshtoi katėrēipėrisht, a nuk duhet kėta tė mėsojnė nga pėsimet?, me anė tė qenve nuk zgjidhen ēėshtjet e ndėrlikuara, pėrkundrazi qentė i ndėrlikojnė gjėrat edhe mė shumė, ngase ata, aftėsinė e tyre e bazojnė vetėm nė shqisat e nuhatjes qė quhet hundė, efendi. Prandaj kėto punė nuk zgjidhen nė saje tė hundės, dhe nuhatjes sate dhe tė shokėve tuaj, qė jeni sorollatur tėrė kėtė kohė Kreshtė- Tasian e tėrthorazi, sado tė zhvilluara tė jetė ajo, prapė hundė mbetėt efendi! Kėto ēėshtje duan tru, efendi, tru tė zhdėrvjelltė! Duan kokė, efendi, kokė tė madhe!... Ta them tė drejtėn nuk po shoh arsye pėr tė shpjeguar entuziazmin tėnd, ke bėrė gjithė atė rrugė, pėr tė mė sjellė kėtė “sihariq”?! Bile po ta them troē e pa fije ndrojtjeje; edhe ti, efendi Heqmet, je gati njė “asi” qė KFOR-i, ia paska dhuruar Policisė sė Kosovės, bile njė “asi” plak!... me ndjej, por nuk kam shpėrblim mė tė madh pėr tė tė dhėnė!

    

- Tė falem nderit, hirėsi Jakov! Dorėn nė zemėr, nuk e prisja kėtė nga ana juaj, ta them tė vėrtetėn nuk mė ka fyer kush kaq rėndė deri mė tani! Por, me gjithė fryrjen qė mė bėre, tė sqaroj, hirėsi, se midis qenve tė sjellė nga Evropa dhe qeneve tanė  ka njė dallim, prandaj edhe nėse jam qen, dua tė jem qen ndėrkombėtar, ndėrkaq ti, hirėsi, mbase je ose dėshiron tė mbesėsh qen vendor!, kėshtu qė pjesėn fyese ta mbaj secili pėr vet.

    

- Oh, efendi Heqmet, e more me tė shpejtė dhe ma ktheve kusurin kėmbė e dorė, unė nuk ta thash pėr fyerje, por qė ta kemi tė qartė se mes qenve nuk ka ndonjė dallim sa pėr tė qenė, qen ata tė sjellė nga Evropa, qen kėta tanėt, qen kėtej e qen andej, pra qen me bollėk, tė cilėt ėshtė vėshtirė t’i sistemosh dhe, siē e sheh, janė bėrė edhe tė rrezikshėm pėr qytetarėt: bėjnė zhurmė e potere pa asnjė shkak, po ta panė hallin tė hanė edhe prapa shpine, s’ka besė mė, na ishte dikur thėnia: “Qeni ėshtė besnik!”... Jo lum vėllai, mė nuk i besohet as qenit ndėrkombėtar dhe as qenit vendor - qen hesapi! Prandaj halli im ėshtė sė me kėtė veprim nuk zgjidhet gjė, tė thashė mė parė; e ka provuar UNMIK-u me qen, para kėtyre, por kot. Njė gjė nuk po e kuptoj: ne qen kemi mjaft e pėrse na sjellin ata, qen prapė!?

    

- Keni tė drejtė, imzot Jakov, mbase pak edhe u nxitova, pavarėsisht se unė edhe ti nuk dallojmė edhe aq. Kjo nėnkuptohet se jemi tė njėjtė, varet nga mosha se cili ėshtė qen mė plak, e cili mė i ri?! Megjithatė, unė e mbroj parimin se nė shumėsinė e qeneve ka dallime tė mėdha. Po ta zbėrthejmė, bie fjala: ka qen tinėzar, ka qen besnik, ka edhe zagar. Ka qen qė, i yshtur nga tė tjerėt, turret edhe nė Parlament, ka qen qė nuk e shohin qenėrinė e vet, ka qen qė ha nga prapa edhe tė zonė e vet. Ka qen e bir qeni, ka qen dai, ka qen qė Kosovės ia ka sjellė ujkun nė shtėpi. Ka qen e bir kėlyshi, ka qen e bir qeni, ka qen e bir gjyshi, ka qen qė e kėrkon vendi, ka vend qė e kėrkon qenin, ka qen e bir thiu, ka qen qė ha bukė nė shtėpi, dhe leh ne fqi! Ka qen qė lėpin nga njė asht e fle rehat nė kashtė, ka qen qė lemeris dynjanė, ka qen qė edhe kur e shqelmojnė nuk bėzan! Ka qen qė tė ha pas shpine, ka qen pa lesh e qime! Pra me fjalė tjera, imzot, siē e sheh edhe ti, nuk janė tė gjithė qentė njėsoi, pastaj ata qentė e sjellė nga KFOR-i duhet studiuar mirė se si do tė pėrshtaten.

 

Sė pari, nė ēfarė kushtesh kanė jetuar ata mė parė?

Kush do t’i mbrojė nga ndonjė aferė e supozuar dhe e marrė, nėse ata shkelin ligjin?

Nėse vendit tonė i hynė nė hak, mund t’i fshijmė nė “dajak”?

Kush do tė kujdeset pėr ta, nėse iu bėhet arrest shtėpiak?!

Nėse janė tė stėrvitur, tė ēfarė moshe a race na i kanė ofruar?

A janė tė disiplinuar apo mos janė fare tė pafre?

Ku kanė hanė sot e ku kanė hėngėr deri dje?

 

A do ta njohin realitetin e ri, e tė mos bėjnė teatėr, apo prapė krye nė vete me Rezolutėn 1244?!

Kjo ka shumė rėndėsi, imzot, nė mėnyrė qė tė mos na shkojė puna sė koti - le tė dihet sė kush ėshtė qeni kėtu e kush i zoti!...

    

- Tėrhiqem, efendi Heqmet, tėrhiqem, mbase keni tė drejtė, as njerėzit nuk janė njėsoj, kėshtu qė edhe qentė kanė tė drejtė, secili nė qenėrinė e vet! Nga ana tjetėr, unė si njeri i Perėndisė qė jam, kryesisht me punėt e predikimit jam marrė, nuk jam ngatėrruar shumė nė punėt e qenve, ngase nuk ishte nė dorėn time, prandaj sikur ma ndien zemra se pėrderisa nuk u zgjidhėn shumė ēėshtje pėr kėto vite, nuk mė besohet se mund tė arrihet ndonjė rezultat i madh, aq mė pak nė saje tė kėtyre qenve, qė i paska sjellė KFOR-i nė Kosovė! Thjesht, pasigurinė time unė, efendi Heqmet, e mbėshtes nė urtėsinė popullore: “Qeni s’e ha qenin!”..., prandaj nuk pėrzihem nė kėto punė unė, sidomos nė punėt e qenve... Imzot Jakovit, teksa po pėrpėlitej nėn batanijen e tij, i bėrė ēull nė djersė, po i vinin nė vesh ca tė lehura qensh, sė bashku me njė trokitje tė fortė nė derėn e oborrit, qė shoqėroheshin me njė zė gati tė mbytur:

     

- Imzot Jakov, imzot Jakov, hapeni derėn se mė shqyen qentė!

Imzot Jakovi hodhi batanijen krahėve dhe doli me vrap nė oborr, tėrhoqi me forcė lozin dhe hapi derėn e rėndė prej hekuri, duke i thirrur njė qeni qė nuk po prante sė lehuri: “Mjaft mė, he tė preftė ujku, tė preftė!” ...

    

- Efendi Heqmet, ti qenke? Po ē’tė solli nė kėtė errėsirė o i uruar?! Ēfarė haberesh tė liga po na sjell, o njeri i kobshėm, se ma bėrė gjakun ujė?!

    

- Jo, jo, mos ke frikė, imzot, kalova kėtejpari dhe thashė ta pimė nga njė gotė, njėkohėsisht desha tė tė njoftoj se KFOR-i...

   

- Oh tė lutem mos,- e ndėrpreu imzot Jakovi, -mos, pėr qentė tė lutem mos mė fol pėr qentė se na mbytėn qentė, na hėngrėn tė gjallė qentė! Tė lutem, mos! -dhe ia mbylli derėn me rrapėllimė, duke ikur brenda e duke bėrė kryq pėr ta qetėsuar shpirtin e tij tė trazuar, nga ai makth i asaj  ėndrre tė trishtuar qė po e ndjente ende nė gjoksin e tij tė lagur qull nga djersėt ...

 

Shkurt, 2010