Nė vendė tė kriminelėve, pėr gjykim ftohet i vrari!

 

Shkruan: Petrit Bajraktari

 

Edhe pse dihet botėrishtė se demonstrata e 10 Shkurtit e vitit 2007, ishte paqėsore, e drejtė dhe shumė e nevojshme, prapė se prapė, puna me liderin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti nuk qenka kryer?!

Tė gjithė ata qė ishin pjesėmarrės atė ditė, nė mesin e tyre edhe unė, e dinė se kush ishte paqėsorė, dhe kush shkrepi breshėri plumbash mbi demonstrues, si tė ishin nė filmat aksion.

 

Madje nė reagimin e sajė, organizata pėr tė drejtat e njėriut Amnesty International, por jo vetėm kjo patėn deklaruar se demonstrata e 10 Shkurtit, ishte pėrmbrenda kornizave paqėsore.

Atė ditė nė organizim tė Lėvizjes Vetėvendosje! mė shumė se tridhjet mij qytetarė, nga e gjithė Kosova, kishin ardhė nė Prishtinė pėr tė demonstruar vullnetshėm kundėr propozimit tė Marti Ahtisarit, i cili paraqiste bazėn pėr pavarėsinė e kushtėzuar dhe pėr sovranitet tė cunguar, e qė sot vendi ynė ėshtė pikėrishtė ashtu, pa sovranitet dhe mė shumė kufizime.

Po atė ditė protestohej edhe kundėr grupit tė atėhershėm negociator tė Kosovės, tė cilėt pa e pyetur popullin shkonin nė Vjenė, dhe bėnin pazare me vendin tonė.

 

Edhe pse demonstrata ishte e qetė si gjithnjė nga ana e demonstruesve, kėshtu nuk ishte nga ana e atyre se kinse ishin aty pėr ta mbajtur nėn kontrollė, “rendin dhe qetėsin publike” duke vendosė kordone tė shumta policore.

Dhe si u ruajt rendi atė ditė?

Policia nė vendė qė ti siguronte demonstruesit se rrugėt nėpėr tė cilat do tė marshohej janė tė lira, zgjodhen tė kundėrtėn, ti ndalojė dhe ti vrasė ata.

 

Kriminelėt e njėsisė Rumune tė policisė sė UNMIK-ut, pa u hamendur fare, shtinin mbi demonstrues me armėt e tyre, sikur tė ishin nė luftė, ani pse pala tjetėr, pra demonstruesit ishin mė duar nė gjepa, ose eventualisht disa prej nesh mbanim parulla tė ndryshme, dhe asgjė tjetėr.

Nga tė shumtit qė ishim aty, Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetėn tė vdekur, ndėrsa mbi 80 tė tjerė ishin plagosė, shumica prej tyre rėndė, siq ėshtė rasti i Zenel Zenelit, i cili edhe sot e kėsaj dite e mbanė plumbin afėr zemrės, duke i bėrė jetėn ende tė pasigurtė.

 

Gjithqka shihej atė ditė, demonstruesit kundėrshtonin propozimin e Marti Ahtisarit, qė e sjelli me 2 Shkurt nė Prishtinė, dhe i cili propozim nuk e respektonte vullnetin e popullit tė Kosovės, prandaj qytetarėt me tė drejtė protestonin.

 

Por, qka ndodhi pas pėrfundimit tė Demonstratės?

Krerėt politikė, nė vendė se ta denonin krimin e bėrė, ata ju bashkuan zėrave tė atyre qė mundoheshin ti denonin tė vrarėt, demonstruesit. Ta marrim shembull deklaraten e Ulpiana Lamės, e cila nė cilėsinė e zėdhėnses sė qeveris kukull, ende pa ditur se qka nė tė vertetė kishte ndodh, pati deklaruar para mediave se: “Ndėrhyrja e policisė kudėr demonstruesve ka qenė e nėvojshme, dhe nė mėnyrė shumė proporcionale” Pra, ajo si ndėrhyrje tė drejtė, e ka cilėsuar vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve paqėsorė. Kėtu nuk janė tė pakta edhe ato media, tė cilat mundoheshin ti bėnin fajtorė organizatorėt e demonstratės, dhe vetė demonstruesit.

 

Politikanėt nuk dhan llogari pėr intėrvenimin brutalė tė policisė por, pėr mė keqė ata ndihmuan dhe lejuan qė njėsiti rumun i policisė sė UNMIK-ut, tė largohej nga vendi i krimit, siq thot populli, pa therr nė kėmbė, dhe pėr tu dekoruar mėpastaj nga shteti tyre pėr punėn e bėrė nė Kosovė. Asnjėherė nuk kėrkojė askush nga politika Kosovare, qė tė sillėn kriminelėt para drejtėsisė, dhe tė dėnohet krimi. Ndėrkaq qė sot Nekibe Kelmendi, dhe qeveria e Kosovės flasim pėr drejtėsi qė fare nuk ekzistonė. Madje politikanėt vendorė, si bashkėpjesėmarrės tė atij krimi, zgjedhnin tė heshtnin, nga frika se mos po gabonin nėse kishin me reaguar kundėr krimit, nė mbrojtje tė qytetarėve, dhe vendit tė tyre.

Pra, ata jo vetėm qė nuk reaguan kundėr krimit, por paturpėsishtė kėrkuan qė tė arrestohej Lideri i Vetėvendosje-s, Albin Kurti.

 

Dhe, qka ndodhė tani?

Kur jemi shumė afėr datės 10 Shkurt, qė duhėt tė pėrkujtohėt ajo ngjarje, “Misioni pėr sundim tė Ligjit” EULE-x, riaktualizonė lėndėn e Albin Kurtit, duke i dėrguar ftesė pėr tu paraqitur nė gjykatė mė 15 Shkurt.

Nė njė proces kryekėput politik, Albini ishte mbajtur nė burg padrejtėsisht nga ana e UNMIK-ut, por edhe me bekimin e politikanėve vendorė, pėr gati njė vitė, mė konkretisht (Shkurt 2007- Janar 2008). Procesi nuk pati pėrfunduar, por (siq do tė thoshte Albini), ai u shty pėrkohėsisht, por pėr njė afat tė pacaktuar. Aktakuza kundėr Albinit, ėshtė ngritur duke e marrė pėr bazė njė akt politik: demonstratėn kundėr pakos sė Ahtisarit, dhe dihet se gjykimi kundėr tij ėshtė padyshim gjykim politik.

 

Pra, Albini dhe 14 aktivistė tė tjerė janė ata tė vetmit qė ishin nė burgė, pėr krimet qė kishte bėrė dikush tjetėr.

Dhe, tani EULEX-i, duke u treguar i pafuqishėm, dhe duke mos pasė vullnetin, nuk po merrėt me strukturat paralele serbe, qė qto ditė e mė shumė po zgjerohėn, dhe janė kėrcėnim serioz pėr vendin.

Madje EULEX-i pėrfundimishtė po tregohet i njė anshėm, nė aspektin e “drejtėsisė” ateherė kur bėhėt fjalė pėr serbėt. Deri me tani merreni me mendė, asnjė serbė nuk gjendėt nė burgė, edhe pse kryejn krime tė ndryshme pothuajse qto ditė! Kėtė disa e kemi ditur qysh nė fillim tė mandatit tė papėrcaktuar tė EULEX-it por, vlenė tė thuhėt pėr ata “optimistėt iluzionist” qė mendonin se EULEX-i do tė vendosė “rendin dhe rregullin ligjorė” nė vendin tonė.

EULEX-i, pati nėnshkruar mė herėt protokollin pėr bashkėpunim policorė me Serbinė, pa i pyetur institucionet vendore, madje duke paralajmėruar edhe nėnshkrime tė tjera nė tė ardhmen.  

EULEX-i, nuk po merrėt as me politikanėt e korruptuar deri nė fytė, tė cilėve nuk u dihet prejardhja e pasuris marramendėse, se nga ju ka ardhė, dhe si?

 

EULEX-i, nuk po luftonė krimin ekonomik, dhe atė politik.

EULEX-i, nuk po hetonė vrasjet enigmatike-politike qė nuk janė tė pakta.

Mė fjal tė tjera, EULEX-i, duke qenė mbi ligjin, ėshtė shkelėsi mė i madhė i tė drejtave tė njėriut. 

Mė fjalė tjera, EULEX-i nuk ka ardhė kėtu pėr tė vendos  rendė dhe ligjė siq gėnjehet qto ditė, por ka ardhė qė tė denojė tė gjithė ata qė me veprime konkrete, dhe me ndėrgjegjje tė pastėr kombėtare e atdhetare, punojnė pėr tė mirėn e vendit, ose qė kan punuar mė herėt.

 

Dihet se kush janė ata, ish-luftėtarėt e Ushtrisė sė lavdishme Ēlirimtare tė Kosovės, dhe aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje!

Besojė e dini se sa ish- Ushtarė tė UĒK-sė, gjendėn sot nėpėr burgjet e Kosovės sė “pavarur” Ahtisariane, me akuza tė pabaza, pėr kinse “krime tė bėra” gjat viteve 98-99?

Shumė tė tjerė kemi tė akuzuar pėr vrasje tė ndryshme qė kanė ndodhė pas luftės, e pėr tė cilat vrasje UNMIK-u pa asnjė faktė, akuzonte vetėm djemtė e UĒK-sė, siq ėshtė rasti mė vllėzėrit Arsim e Burim Ramadani dhe Arben Kiqina, nga Baica e Drenasit, tė cilėt sė pari i kishte dėnuar UNMIK-u pa patur asnjė faktė qė do ta dėshmonte atė pėr tė cilėn akuzoheshin. Pra, ata akuzoheshin pėr “vrasjen” e Hamėz Hajres, dhe antarėt e tjerė tė familjės, dhe pėr kėtė qė tė tre sė bashku janė dėnuar me 90 vite heqje lirie!

 

Dhe, posa erdhi EULEX-i, mori mbi 1200 lėndė nga UNMIK-u, dhe pavarėsishtė ankesave tė avokatėve tė cilėt alarmonin pėr njė dėnim pa fakte nė rastin “Hajra” tė lartė pėrmendurve vetėm ua vazhdoj tė njejtin dėnim qė UNMIK-u kishte shqiptuar mė parė. Pra tė gjitha kėto dėnime, janė tė montuara politikisht dhe asgje mė tepėr.

Dhe, fare nė fundė dua tė ju bėjė thirrje gjith juve qytetarė shqiptarė tė Kosovės, pėr njė syqeltėsi mė tė madhe, dhe pėr njė vetėdisim sa mė tė shpejtė aq mė mirė do tė ishte, sepse do tė bėheshim shoqėri vepruese, dhe e gatshme pėr tė reaguar ateherė kur shfaqet nevoja. E mbase sot si asnjė herė mė parė kemi arsye pėr tė reaguar.

Pse mendojė kėshtu?

 

Sepse nuk ėshtė as i pari, dhe as i fundit Albin Kurti ai i cili thirret nga EULEX-i, pėr tu marrė nė pytje, dhe mbase nėse do mundėn edhe pėr ta dėnuar, pasi aty ėshtė qėllimi, shuarja e Lėvizjes Vetėvendosje, dhe qto zėri tjetėr tė mirėfilltė opozitar. Por, kjo mbase do tė jetė e kotė edhe nga ana e EULEX-it, e besa edhe nga ana e atyre vendorėve tė cilėt po mendojnė njejtė si EULEX-i.

 

Prandaj, ju ftoj pėr kujdesė mė tė shtuar gjith juve qytetarė tė nderuar, pasi po rrezikohemi dita ditės nga sunduesi mė i ri nė vendin tonė, EULEX-i. Dhe mos prisni qė tė ju mbrojė dikush nga organet pėrkatėse “shtetėrore” tė republikės Ahtisariane tė Kosovės pasi mbi ta, ėshtė Kermaboja, Feiti, Delli dhe shumė tė tjerė si ta. Pėr kėtė arsye, EULEX-i duhėt tė urrehėt nga ana jonė, dhe tė kundėrshtohėt nga masat popullore, qė sa mė shpejtė tė ikėn nga vendi ynė. Ndėrsa kėtyre politikanėve vendorė tu thuhet mjaftė mė duke qenė tė ndarė prej popullit.